Aktualitet
Rama: Zgjatja e Vettingut domosdoshmëri, nuk është diçka për t’u negociuar
Ai shtoi se zgjatja e Vettingut është e bazuar në partneritetin e ngushtë me partnerët ndërkombëtarë.
Published
4 years agoon
By
UBT newsKryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u pyet sot nga gazetarët nëse ka ndonjë “pazar” me kryedemokratin Lulzim Basha për zgjatjen e mandatit të organeve të Vettingut. Kreu i qeverisë tha se zgjatja e Vettingut është domosdoshmëri dhe e bazuar në partneritetin e ngushtë me partnerët ndërkombëtarë.
“Zgjatja e mandatit të organeve të Vettingut është një domosdoshmëri, e cila vjen si rezultat i një procesi që e ka treguar se sa i vyer është për pastrimin e llumit nga sistemi i drejtësisë dhe për nxjerrjen në pah të njerëzve me integritet dhe ky proces nuk mund të ndërpritet. Nga ana tjetër ju kujtoj që Reforma në Drejtësi është një reformë e bazuar tek një partneritet shumë i ngushtë, i pandërprerë dhe i padiskutueshëm me partnerët tanë strategjik, aleatët tanë strategjike SHBA, dhe BE. Këtu besoj që vija është shumë qe qartë”.
Por a do të negociojë mazhoranca me opozitën reformën territoriale për zgjatjen e Vettingut?
Rama u përgjigj se, “Reforma në drejtësi nuk është diçka për t’u negociuar, por për t’u kryer, besoj se në këtë pikë është e qartë që kthim mbrapa nuk ka, qëndrim në vendnumëro nuk ka dhe kush i bie ndesh Reformës në Drejtësi i bie ndesh interesave të vendit, i bie ndesh aleancave strategjike të vendit, i bie ndesh të ardhmes së vendit
Këto nuk janë të lidhur me njëra-tjetrën. Reforma në Drejtësi nuk është kërkesë partiake, por kërkesë historike, është kërkesë kombëtare, është kërkesë e të gjithë fëmijëve të këtij vendi. Të tjerat janë të gjitha çështje që mund të diskutohen, jemi të gatshëm të diskutojmë çdo gjë me PD, e kam thënë që ditën e parë, por njëra me tjetrën nuk ka lidhje fare”.
Partia Socialiste ka mbledhur mëngjesin e kësaj të premteje Kryesinë. Pjesë e këtij takimi ka qenë edhe kryeministri Edi Rama, i cili në fund pati një prononcim për mediat. Ai tha se do të thellohet vija e kuqe e vendosur në Kongresin e partisë ku punësimet dhe drejtoritë nuk janë pronë e Partisë Socialiste, por e popullit shqiptar.
“Njëkohësisht për një proces tjetër të ri transformimi të brendshëm dhe hapjeje. […] Ajo që do të nënvizoja si shumë të rëndësishme edhe nga kjo mbledhje dhe që falë jush do ta ndaja me të gjithë publikun, por në radhë të parë me të gjithë familjen tonë politike në territor, është që një vijë e kuqe e cila është vendosur fort në Kongresin e partisë dhe do të thellohet në vijimësi është se punësimet dhe drejtoritë nuk janë pronë e Partisë Socialiste, janë pronë e popullit shqiptar dhe janë funksion i qeverisë dhe i gjithë strukturave ekzekutive të Republikës së Shqipërisë bazuar në Kushtetutën dhe ligjet në fuqi. Ta kenë të qartë këtë gjë, kjo nuk është propagandë. Kjo është vija ndarëse që do të na garantojë kalimin në një nivel tjetër të vetë cilësisë dhe të qasjes së gjithë administratës shtetërore në raport me publikun”, tha Rama.
Kreu i qeverisë tha se deputetët nuk janë punëdhënës apo zyra pune.
“Nuk dua të hyj në thashetheme që dalin rrugëve dhe që marrin forma nga më të ndryshëm nga mbledhje që mund të kenë përmbajtje krejt tjetër, por ajo që dua të them është se deputetët janë aty për t’u shërbyer komuniteteve dhe janë aty për t’u shërbyer popullit. Janë për të përçuar mesazhet e nevojshme tek njerëzit, për të dëgjuar njerëzit dhe për të sjellë në grupin parlamentar dhe në veshët e të gjithë anëtarëve të qeverisë shqetësimet e njerëzve. Deputetët nuk janë punëdhënës, as zyra pune dhe kjo do të jetë një vijë e kuqe. Nuk diskutohet. Proceset se si organizohet puna e shtetit dhe si rekrutohen njerëzit dhe se kush merr përgjegjësi në administratë janë procese që rregullohen nga ligjet dhe u takojnë strukturave të shtetit e jo deputetëve”, tha Rama./tvklan
Vendi
Takimet me LDK e PDK, Kurti: Nuk priten zgjedhje të reja
Published
10 hours agoon
February 23, 2026By
UBTNews
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se ka konstatuar gatishmëri për zgjedhjen e presidentit, por se bashkëpunimi mes LVV dhe LDK nuk garanton automatikisht përfundimin e këtij procesi.
Sipas Kurtit, të dy partitë politike disponojnë 81 vota, dhe nga ky numër mund të bjerë vetëm një deputet, por jo më pak se 80. Ai ka vlerësuar takimet me Abdixhikun dhe me Bedri Hamza nga PDK-ja si konstruktive dhe me përmbajtje pozitive.
“Zellë për zgjedhje të reja nuk shoh as te LDK, as te PDK, dhe kjo më jep shpresë që nuk do të ketë zgjedhje të reja,” tha kryeministri.
Ndërkaq, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e ka konsideruar takimin mbi dyorësh me Kurtin si konstruktiv dhe me përmbajtje të qartë. Ai ka shtuar se për zgjedhjen e presidentit nevojitet një marrëveshje klasike mes partive ose konsensus mbi një kandidat të vetëm, dhe se LDK nuk ka plan të hyjë në qeveri./Kosovapress/
Vendi
Kurti takon Përfaqësuesin e UNDP-së, rikonfirmohet bashkëpunimi strategjik
Published
13 hours agoon
February 23, 2026By
UBTNews
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim Përfaqësuesin e Përhershëm të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), Nuno Queirós.
Perfaqwsuesi Queirós e uroi Kryeministrin Kurti për mandatin e tij të ri dhe kabinetin qeveritar.
Ndërkaq, Kryeministri Kurti falënderoi Queirós për bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe UNDP-së, duke theksuar se UNDP mbetet një partner strategjik në forcimin e institucioneve dhe në zbatimin e reformave me rezultate konkrete për qytetarët.
Në takim u rikonfirmua gatishmëria për bashkëpunim në fusha me prioriet si lufta kundër korrupsionit dhe sundimi i ligjit, mbrojtja e trashëgimisë kulturore, dokumentimi dhe adresimi i krimeve të luftës, mbrojtja e mjedisit dhe tranzicioni i gjelbër, si dhe reforma në arsim dhe ngritja e kapaciteteve institucionale.
Kryeministri Kurti theksoi rëndësinë e reformës në prokurimin publik, me fokus në rritjen e transparencës, digjitalizimin e proceseve dhe forcimin e mekanizmave mbrojtës kundër keqpërdorimit të fondeve publike.
Ai bëri me dije se qeveria do të vazhdojë me miratimin e strategjisë anti-korrupsion dhe ligjit për Byronë Shtetërore për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.
Të dy palët theksuan se bashkëpunimi i deritanishëm ka dhënë rezultate të prekshme dhe shprehën përkushtimin për ta thelluar më tej partneritetin në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm dhe forcimit të institucioneve të Republikës së Kosovës.
Vendi
Dialogu Kosovë-Serbi nën udhëheqjen e Konjufcës
Published
13 hours agoon
February 23, 2026By
UBTNews
Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, priti sot Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sørensen, ku diskutuan mbi zhvillimet e fundit në dialog dhe mënyrën e avancimit të tij.
Gjatë takimit, Konjufca informoi Sørensen se nga tani procesi i dialogut do të udhëhiqet nga ai personalisht, përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës. U shkëmbyen pikëpamje mbi momentumin aktual të dialogut dhe parimet që mund të sigurojnë një proces më efektiv dhe të qëndrueshëm.
Konjufca theksoi se Kosova mbetet e përkushtuar që dialogun ta shohë si mundësi për përmirësimin e marrëdhënieve fqinjësore me Serbinë, si dy shtete sovrane në rrugën e tyre drejt integrimit evropian.
Konjufca dhe Sørensen u pajtuan mbi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë midis Kosovës dhe Bashkimit Evropian për një dialog konstruktiv dhe të rezultateve konkrete.
Lajmet
Haxhiu dhe ambasadori britanik diskutojnë zgjedhjen e Presidentit
Published
13 hours agoon
February 23, 2026By
UBTNews
Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, priti sot Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ku biseduan mbi marrëdhëniet e mes dy vendeve, zhvillimet aktuale institucionale dhe proceset lidhur me Presidencën.
Gjatë takimit, Kryetarja Haxhiu shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës, veçanërisht në faza kyçe të zhvillimit të saj, duke theksuar progresin e arritur në konstituimin e institucioneve dhe në kalimin e fazave të rëndësishme.
Ambasadori Hargreaves e përgëzoi Kryetaren Haxhiu për zgjedhjen në detyrë dhe vlerësoi përparimin e shpejtë të Kuvendit në miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare dhe buxhetit për vitin 2026. Ai gjithashtu diskutoi me Kryetaren për zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe shprehu pritshmëri për bashkëpunim të ngushtë mes parlamenteve të Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.
Në këtë takim u ritheksua nga të dy palët gatishmëria për thellimin e bashkëpunimit dhe forcimin e partneritetit ndërmjet dy vendeve, duke përfshirë edhe intensifikimin e shkëmbimeve parlamentare që lidhen me institucionet e larta të shtetit.
UEFA pezullon përkohësisht Prestiannin pas incidentit me Vinicius
Takimet me LDK e PDK, Kurti: Nuk priten zgjedhje të reja
Zvicra këmbëngul për një marrëveshje tregtare të detyrueshme ligjërisht me SHBA-në
Dalin në shitje biletat për Kosovë – Sllovaki
Kurti takon Përfaqësuesin e UNDP-së, rikonfirmohet bashkëpunimi strategjik
Dialogu Kosovë-Serbi nën udhëheqjen e Konjufcës
Haxhiu dhe ambasadori britanik diskutojnë zgjedhjen e Presidentit
DW:Rrezik për zgjedhje të reja në Kosovë?
Shpërthen dhuna pasi forcat meksikane të sigurisë vrasin bosin e kartelit të drogës “El Mencho”
Të kërkuara
-
Aktualitet3 months agoMe shumicë votash, Vesa Shatri zgjidhet Kryetare e re e Këshillit Studentor të UBT-së
-
Lajmet nga UBT3 months agoNjohja me proceset profesionale televizive, vizita e studentëve të Media dhe Komunikim në Klan Kosova
-
Vendi2 months agoDizajneri grafik Berin Hasi ligjëron për studentët e Dizajnit të Integruar në UBT
-
Rajoni2 months agoProfesori i UBT-së, Hazir S. Çadraku dhe bashkëpunëtorët publikojnë artikullin “Historia e Mbrojtjes së Shpellës në Kosovë” në SpeleoMedit Magazine
