Lajmet

Rama, Vuçiç dhe Zaev thirrje të përbashkët BE dhe SHBA për të mbështetur Ballkanin Perëndimor

Rama, Zaev dhe Vuçiç kanë bërë thirrje për zbatimin e katër lirive themelore të Evropës, lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave, shërbimit dhe kapitalit.

Published

on

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka mbajtur një videokonferencë bashkë me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ku kanë diskutuar për nismën e mini Schengen.

Të tre liderët shprehën bindjen që vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të anëtarësohen në Bashkimin Evropian, por njëkohësisht sips tyre dhe BE ka nevojë për Ballkanin pasi vendet janë të rrethuara nga kufijtë e unionit.

Rama, Zaev dhe Vuçiç kanë bërë thirrje për zbatimin e katër lirive themelore të Evropës, lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave, shërbimit dhe kapitalit në mënyrë që rajoni të funksionojë si një market i përbashkët.

“Vetëm duke punuar së bashku dhe pranuar bashkëpunimin rajonal me iniciativa si tregu i përbashkët, mini Schegen, korridoret e gjelbra apo Procesi i Berlinit, mund të rrisim mirëqenien e qytetarëve dhe të sjellim investime të mëdha”, thuhet në përfundimet e konferencës së përbashkët.

Ata gjithashtu u bënë thirrje vendeve të tjera të rajonit që të ndjekin të njëjtin shembull për të krijuar një hapësirë të përbashkët politike dhe ekonominë në Ballkanin Perëndimor.

Rama, Zaev dhe Vuçiç gjithashtu do t’i drejtojnë një thirrje BE dhe SHBA që të mbështesin projektet për zhvillimin e rajonit përmes investimeve, mbrojtjen e mjedisit dhe përdorimin e burimeve të rinovueshme përmes Agjendës Jeshile për Ballkanin Perëndimor.

“Vendet tona kanë një potencial të madh në rritje e qëndrueshme dhe zhvillimin e këtij sektori. Ne do të kërkojmë mbështetje të volitshme për projekte që do të përmirësojnë burimet e energjisë së rinovueshme”, përfundon deklarata e përbashkët.

Liderët e Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut përcaktuan që takimi i ardhshëm të mbahet në Shkup më 29 korrik për të rishikuar progresin e arritur në zbatimin e marrëveshjeve ekzistuese mes tre vendeve.

Continue Reading

lajme

Dekania e Fakultetit të Shkencave Politike në UBT, Hajdi Xhixha, prezanton kërkimin e saj në Universitetin Suedez të Mbrojtjes

Published

on

By

Dekania e Fakultetit të Shkencave Politike dhe Studimeve të Sigurisë në UBT, Dr. Hajdi Xhixha, ka marrë pjesë në punëtorinë kërkimore “Research Workshop on Military Profession, Education and Organization”, të mbajtur më 7 tetor 2026 në Universitetin Suedez të Mbrojtjes në Stokholm të Suedisë.

Në këtë aktivitet ndërkombëtar, Dr. Xhixha prezantoi punimin me temë “Russian Cognitive Warfare and European Cognitive Defence from Strategic Concern to Actionable Framework: The Garrison Mindset, the Luria-Lefebvre Framework, and Europe’s Cognitive Defence Architecture”, duke trajtuar luftën kognitive ruse dhe mbrojtjen kognitive evropiane, me fokus në qasjet strategjike dhe kornizat e zbatueshme për adresimin e këtyre sfidave.

Po ashtu, u shpreh gatishmëria për mundësi të ardhshme bashkëpunimi ndërmjet dy institucioneve.

Continue Reading

Vendi

Maqedonci me Përfaqësuesin e SHBA-së në NATO: Diskutohet blerja e helikopterëve “Black Hawk” dhe kontributi i FSK-së në Gaza

Published

on

By

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka zhvilluar një takim me Ambasadorin Matthew Whitaker, Përfaqësuesin e Përhershëm të SHBA-së në NATO, me të cilin ka diskutuar për thellimin e partneritetit strategjik në fushën e mbrojtjes dhe integrimin e Kosovës në aleancën euroatlantike.

Sipas njoftimit të ministrit Maqedonci, ambasadori Whitaker ka konfirmuar mbështetjen e SHBA-së për rrugëtimin e Kosovës drejt NATO-s dhe avancimin e kapaciteteve mbrojtëse të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Gjatë takimit u theksuan pikat kryesore të bashkëpunimit.

Blerjet ushtarake dhe industria e mbrojtjes: U diskutua për procedurat e nisura për blerjen e helikopterëve “Black Hawk”, furnizimin me sisteme ushtarake nga SHBA-ja, si dhe zhvillimin e industrisë vendore të mbrojtjes në Kosovë.

Partneriteti me Iowa-n: U vlerësua bashkëpunimi më se 15-vjeçar me Gardën Kombëtare të Iowa-s përmes trajnimeve dhe ushtrimeve të përbashkëta.

Misionet ndërkombëtare dhe KFOR-i: Maqedonci shprehu gatishmërinë e Kosovës për të kontribuar me trupa në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese në Gaza, si dhe diskutoi për bashkëpunimin me NATO-n lidhur me praninë e KFOR-it, optimizimin e hapësirës ajrore dhe shfrytëzimin e mundshëm të Kampit Bondsteel e Aeroportit të Gjakovës.

Ministri Maqedonci i ka dërguar ftesë zyrtare ambasadorit Whitaker për të vizituar Kosovën, duke ritheksuar se partneriteti me SHBA-në mbetet thelbësor për të ardhmen euroatlantike të vendit. /E.A/

 

 

 

 

 

Continue Reading

Rajoni

UBT International Smart Schools shënon Ditën Botërore të Shëndetit Mendor në bashkëpunim me organizatën SIT

Published

on

By

Nxënësit e UBT International Smart Schools kanë shënuar Ditën Botërore të Shëndetit Mendor përmes një aktiviteti të organizuar në bashkëpunim me organizatën SIT, me qëllim të promovimit të mirëqenies emocionale, ndërgjegjësimit dhe rëndësisë së kujdesit për shëndetin mendor.

Përmes këtij aktiviteti, nxënësit patën mundësinë të angazhohen në iniciativa ndërgjegjësuese që theksojnë rëndësinë e shprehjes së emocioneve, komunikimit të hapur dhe mbështetjes së ndërsjellë. Aktiviteti synoi gjithashtu të kontribuojë në krijimin e një mjedisi shkollor ku mirëqenia emocionale dhe shëndeti mendor trajtohen me kujdes, respekt dhe pa paragjykime.

Continue Reading

Lajmet

Fakulteti i Psikologjisë në UBT shënon Ditën Botërore të Shëndetit Mendor në bashkëpunim me organizatën SIT

Published

on

By

Studentët e vitit të parë të Fakultetit të Psikologjisë në UBT, në bashkëpunim me organizatën SIT, kanë zhvilluar aktivitete me rastin e Ditës Botërore të Shëndetit Mendor, me qëllim të promovimit të mirëqenies psikologjike, ndërgjegjësimit dhe rëndësisë së kujdesit për shëndetin mendor.

Aktiviteti shërbeu si mundësi për studentët që të angazhohen në diskutime dhe aktivitete ndërgjegjësuese, duke theksuar rëndësinë e komunikimit të hapur, mbështetjes sociale dhe krijimit të një mjedisi ku shëndeti mendor trajtohet pa paragjykime.

Përmes aktiviteteve të tilla, Fakulteti i Psikologjisë në UBT synon të nxisë te studentët jo vetëm zhvillimin e njohurive profesionale, por edhe ndjeshmërinë sociale, përgjegjësinë dhe angazhimin për çështjet që ndikojnë në mirëqenien e individit dhe të shoqërisë.

Bashkëpunimi me organizatën SIT përbën një mundësi për të afruar studentët me iniciativa ndërgjegjësuese dhe për të promovuar një qasje më të hapur dhe gjithëpërfshirëse ndaj shëndetit mendor.

Continue Reading

Të kërkuara