Lajmet

Rama: Veliaj nuk do të shkarkohet nga detyra

Published

on

Kryeministri Edi Rama i ka dalë sërish në mbrojtje kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pas arrestimit të tij të hënën nga SPAK nën akuzat për korrupsion dhe pastrim parash.

Në një intervistë të dhënë për BIRN, Rama u pyet nëse do të ndiqte standardin e vendosur më parë, duke i shkarkuar nga detyra kryebashkiakët kur janë vënë nën akuzë, kryeministri tha se Veliaj ishte ndryshe.

Jo vetëm kryetari i Bashkisë së Tiranës nuk do të shkarkohet nga detyra, por nga ndalimi i tij ka lindur për ne detyra që të vazhdojmë të jemi garantë të palëkundur të drejtësisë, duke nxitur sa më shumë transparencë për të dalë tek e vërteta,” tha Rama për BIRN.

Erion Veliaj, një bashkëpunëtor i ngushtë i kryeministrit, është ndër zyrtarët më të lartë të Partisë Socialiste në pushtet që arrestohet për vepra penale të korrupsionit, pastrimit të parave, deklarimit të rremë dhe fshehjes së pasurisë.

Rama pretendon se ‘nuk ka një çështje konkrete korrupsioni’ dhe e krahason dosjen hetimore me “një roman voluminoz mbi gërmimet e kryera në jetën e tij dhe të bashkëshortes së tij.”

Pra, në thelb jemi përballë një rasti që krijon dyshimin e arsyeshëm të një hetimi jashtë shinave kushtetuese dhe një ndalimi në shkelje të standardeve demokratike,” – shton Rama, edhe pse kërkon të drejtën për të marrë më shumë kohë para se të dalë në përfundime.

Kryeministri paralajmëron një epokë të re të marrëdhënieve të tij dhe të partisë në pushtet me sistemin e drejtësisë.

Qëndrimi pesëvjeçar i Partisë Socialiste dhe i kryeministrit për të mos bërë asnjë koment në asnjë rast specifik ka ndryshuar me heqjen e djeshme nga puna të kryetarit të bashkisë së kryeqytetit, për ta mbyllur pa gjyq në një qeli dhe duke kyçur në shtëpi edhe bashkëshorten, nënë e një djali gjashtëvjeçar,” tha Rama.

Një qëndrim të ngjashëm ai mbajti edhe gjatë një bisede live në rrjete sociale me komentuesit, ku vuri në pikëpyetje standardet e funksionimit të drejtësisë dhe e cilësoi heshtjen ndaj punës së saj ‘të keqkuptuar’.

Sipas Ramës, qëndrimi i ri i mazhorancës do të jetë “kritikë konstruktive.”

Me iniciativën e tij, prej disa muajsh është ngritur një komision i posaçëm parlamentar me objektiv edhe forcimin e sundimit të ligjit, por ky mekanizëm është parë me mosbesim si një tentativë për kapjen e institucioneve të drejtësisë.

Lajmet

Sot protesta e opozitës para Kryeministrisë, rrugët që bllokohen

Published

on

By

Policia e Shtetit ka marrë masat për garantimin e mbarëvajtjes së protestës kombëtare të thirrur nga opozita ditën e sotme në orën 18:00 para Kryeministrisë.

Mbi 1000 efektivë do të jenë në terren dhe në gatishmëri, ku përveç forcave të rendit, Forcave Kombëtare të Sigurisë dhe RENEA-s, do të ketë edhe agjentë civilë, raporton Euronews.

Duke nisur që prej orës 23:45, të së enjtes nuk do të lejohet parkimi i automjeteve deri në përfundim të tubimit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga vendi i quajtur “Ura e Dajtit” deri në rrugën “Ismail Qemali”.

Nga ora 15:00 deri në përfundim të protestës do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi afër Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, si dhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.

Në varësi të zhvillimit të tubimit, mund të ketë kufizime të qarkullimit të automjeteve edhe në akse të tjera rrugore.

Në rast bllokimi, Policia e Tiranës ka marrë masat për të devijuar qarkullimin e automjeteve përmes rrugëve alternative.

Policia iu bën apel qytetarëve që të shmangin lëvizjen me automjete në akset rrugore që do të bllokohen, për të mos penguar lëvizjen e lirë të pjesëmarrësve në tubim.

Policia e Tiranës i bën thirrje qytetarëve që të distancohen në rast se gjenden përballë veprime të kundërligjshme që cenojnë rendin dhe sigurinë publike. /Euronews/

 

 

Continue Reading

Lajmet

LDK kundër refuzimit të 21 amandamenteve të propozuara në buxhet

Published

on

By

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka shprehur indinjatën e saj për refuzimin e 21 amandamenteve që kishte propozuar për buxhetin, gjatë një konference për media.

Shefja e Grupit Parlamentar, Jehona Lushaku, tha se projekti i buxhetit nuk përkrah arsimin, shëndetësinë dhe projektet kapitale si Unaza e Kryeqytetit, ndërtimi i Spitalit të Kryeqytetit dhe digjitalizimi i sistemeve arsimore e shëndetësore. Ajo shtoi se LDK do të insistojë që këto projekte të futen në buxhet.

Deputeti Besian Mustafa vuri në dukje se asnjë nga amandamentet e komunave, përveç buxhetit të Kryeqytetit, nuk janë miratuar, ndërsa deputeti Fadil Hadergjonaj kritikoi moskalimin e amandamentit të tij për punimet në Kompleksin Memorial të Betejës së Kosharës.

LDK deklaron se nuk do të mbështesë buxhetin përderisa nuk përfshin këto projekte kapitale dhe reformuese.

Continue Reading

Lajmet

Fëmijët me sëmundje të lindura të zemrës trajtohen në QKUK me mbështetje ndërkombëtare

Published

on

By

Në Klinikën e Pediatrisë të Qendra Klinike Universitare e Kosovës, është zhvilluar një mision për diagnostikimin dhe trajtimin e fëmijëve me sëmundje të lindura të zemrës nga 8 shkurt deri me 13 shkurt 2026. Ky misioni u mbështet nga Muntada Aid nga Londra dhe u realizua në bashkëpunim me mjekë nga Turqia dhe stafin e QKUK-së.

Gjatë kësaj kohe u kontrolluan 92 fëmijë, ndërsa 35 prej tyre u trajtuan me ndërhyrje kardiologjike dhe kardiokirurgjikale, disa prej të cilave u realizuan për herë të parë në Kosovë, sipas njoftimit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK).

Aktualisht, tre fëmijë po marrin trajtim pas ndërhyrjeve kirurgjikale, ndërsa të gjithë pacientët e tjerë janë liruar në gjendje të mirë dhe vazhdojnë kontrollet në shtëpi.

Continue Reading

Lajmet

Qeveria miraton pakon e 19-të të masave kundër Rusisë dhe Bjellorusisë

Published

on

By

Qeveria e Kosovës ka miratuar të premten pakon e 19-të të masave kundër Federatës Ruse dhe Bjellorusisë, në përputhje me situatën në Ukrainë. Kryeministri Albin Kurti ka theksuar se kjo është pjesë e vazhdimësisë së 18 pakove të mëparshme dhe se është në përputhje me masat e Bashkimit Evropian dhe SHBA-së.

Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka sqaruar se pakoja synon sektorët e energjisë, financave, kompleksin ushtarako-industrial, tregtinë dhe zinxhirët e furnizimit me mallra ushtarakë, si dhe shërbimet strategjike përfshirë teknologjinë dhe inteligjencën artificiale. Po ashtu, masat përfshijnë kontrolle mbi diplomatët rusë dhe përgjegjësinë për rrëmbimin dhe deportimin e fëmijëve ukrainas, duke përfshirë edhe Bjellorusinë.

Kryeministri Kurti dhe ministri Konjufca kanë theksuar se vendimi i qeverisë kontribuon në forcimin e sundimit të ligjit, zhvillimin e administratës, mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe ruajtjen e bashkëpunimit të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë.

Qeveria njofton se masat janë pjesë e politikës së Kosovës për të qëndruar në linjë me partnerët strategjikë ndërkombëtarë dhe për të mbështetur integritetin dhe paqen në rajon.

Continue Reading

Të kërkuara