Lajmet

​Vonesa në numërimin e votave, KQZ kritikohet për dështim dhe shkelje ligjore

Published

on

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve fillimisht kishte planifikuar që numërimi i votave të kandidatëve për deputetë dhe rikonfirmimi për subjektet politike të niste sot në Qendrat Komunale të Numërimit në gjithë vendin, por kjo nuk ndodhi.

Ky numërim sot po nis nga ora 16:00 vetëm në 4 komunat e Kosovës, saktësisht në Prishtinë, Lipjan, Obiliq e Partesh, ndërsa 34 komunat tjerë numërimi pritet të nis nesër.

E vonesat për fillimin e numërimit të votave të subjekteve politike dhe kandidatëve për deputet në Qendrat Komunale të Numërimit po konsiderohet dështim i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe shkelje e Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme nga ky institucion.

Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Arianit Elshani u shpreh se vonesat për fillimin e numërimit të votave në QKN kanë ndodhur për çështje teknike.

Ai insiston që gjithçka nga ky proces numërimi do të publikohet në platformën online të KQZ-së.

“Sot ka pasur që të filloj procesi i numërimit në Qendrat Komunale të Numërimit, mirëpo kjo është shtyrë për disa orë për shkaqe teknike dhe logjistike meqenëse jemi duke krijuar gjithë stafin e nevojshëm për të qenë prezent në Qendra Komunale të Numërimit. Kemi bërë të gjitha përgatitjet si KQZ që ky proces të filloj nga ora 16:00 në disa komuna të Kosovës bëhet fjalë për Prishtinën, Obiliqin, Lipjanin dhe Parteshin ku sot nga ora 16:00 do të filloj procesi i numërimit i votave të subjekteve politike dhe kandidatëve. Nuk do të filloj në të gjitha qendrat e përcaktuara komunale për shkak të sigurisë që po na nevojitet neve si KQZ për shkak të pengesave dhe problemeve që kemi pasur gjatë ditës së zgjedhjeve me platformën të cilën si KQZ e përdorë për tabelimin e rezultateve të tjerat do të nisin nga nesër me mëngjes sepse kemi ftuar gjithë akterët tjerë nga qendrat komunale të tjera që nuk fillon numërimi të vijnë që të shohin. Ne po insistojmë dhe jemi të sigurt që do të vazhdojmë me platformën elektronike dhe gjithçka të tablohet në formë të tillë”, u shpreh Elshani.

Anëtari i KQZ-së nga radhët e PDK-së siguron qytetarët dhe subjektet politike se votat janë të sigurta dhe nuk janë prekur.

“Dua të siguroj të gjithë qytetarët e Kosovës dhe subjektet politike që votat nuk janë prekur e as nuk preken, janë ato për të cilat ka vendosur qytetari i Kosovës. Por, ajo çka po rrezikohet sot është transmetimi dhe publikimi i këtyre rezultateve për opinionin publik”, theksoi ai.

Por, sipas Institut Demokratik të Kosovës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dështuar të filloi me kohë numërimin e votave në Qendrat Komunale të Numërimit, ashtu siç e parasheh ligji.

Vullnet Bugaqku nga KDI thotë se ky dështim po e minon besimin e publikut në punën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

“Fatkeqësisht KQZ dështoi të filloi me kohë që ta respektoj ligjin dhe që të jetë madje transparente në kuptimin që të tregoj para publikut se pse po ndodh kjo vonesë e fillimit të numërimit të votave të kandidatëve. Dhe ne vlerësojmë që ky lloj dështimi e cenon ose minon besimin e publikut në punën dhe aktivitetin e këtij Komisioni.. Esenciale është fakti që ka dështuar serveri për t’i futur të dhënat e kandidatëve dhe fletëvotimeve në server dhe numërimi i votave të kandidatëve është shqetësues fakti që me gjithë buxhetin e lartë që ka KQZ dhe me gjithë përgatitjet që i ka pasur diku 6 muaj apo 1 vit më herët caktimi i lartë i buxhetit që është bërë për administrimin e suksesshëm të këtyre zgjedhjeve nuk pati sukses. Arsyet janë me gjasë krejt për shkak të mungesës së funksionimit të serverëve, por megjithatë mendoj që KQZ është dashur t’i testoj me kohë këto gjëra dhe sot mos të jemi në një situatë kur dy ditë pas përfundimit pothuajse të numërimit të votave të subjekteve politike ende nuk ka filluar numërimi i votave të kandidatëve”, theksoi ai.

Bugaqku thekson se vonesat në nisjen e këtij procesi mund ta zvarrisë dhe certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të përgjithshme të 9 shkurtit.

“Kjo mund të ketë pasoja në certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve, në vonesën e certifikimit të rezultateve dhe në vonesën e krijimit të institucioneve…Ka me pas njëfarë lloj humbje të besimit sa i përket mënyrës së besimit të këtij numërimi”, theksoi ai.

Me ligjin e ri për Zgjedhjet e Përgjithshme numërimi i votave të kandidatëve për deputet do të numërohet në Qendrat Komunale të Numërimit të cilat janë në secilën komunë të Kosovës. Ky proces në proceset e kaluara zgjedhor ka ndodhur në Qendrën e Numërimit të Rezultateve.

Më 9 shkurt pas përfundimit të procesit të votimit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pati telashe me platformën elektronike të saj.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka numëruar 99.17 qind për qind të votave nga 2,512 qendra votimi nga gjithsej 2.533, deri në orën 19:10, sipas të cilave vazhdon të prijë Lëvizja Vetëvendosje me 40.83 për qind ose 339 mijë 350 vota.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) renditet e dyta me 22.15 për qind ose 184 mijë e 40 vota, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) e treta me 17.59 për qind ose 146 mijë 241 vota.

AAK-NISMA-Konservatorët-Intelektualët-Ideal renditet subjekti i katërt me 7.47 për qind ose 62 mijë e 66 vota.

Në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit të drejtën e tyre për të votuar e shfrytëzuan vetëm 40.59% me të drejtë vote.

Vendi

Rritet numri i protestuesve para Kuvendit: Kërkohet votimi i ndryshimeve për Gjykatën Speciale

Published

on

By

Një numër i madh qytetarësh janë mbledhur para objektit të Kuvendit të Kosovës, duke mbajtur pankarta në duar dhe duke bërë thirrje që deputetët të votojnë ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Protestuesit kanë qëndruar para Kuvendit që nga mbrëmja e së dielës, në kuadër të thirrjes së iniciativës “Jo në emrin tim”, ndërkohë që në orën 09:00 është paralajmëruar edhe një protestë e re nga Organizatë e Veteranëve të Luftës së UÇK-së me të njëjtën kërkesë.

Këto zhvillime po ndodhin ndërkohë që Komisioni për Legjislacion po shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Pas përfundimit të mbledhjes së Komisionit, nga ora 09:00 pritet të nisë seanca plenare e Kuvendit, ku ky projektligj është përcaktuar si pika e parë e rendit të ditës. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Komisioni për Legjislacion miraton ndryshimet për Specialen

Published

on

By

Komisioni për Legjislacion ka miratuar të hënën, në një mbledhje urgjente para seancës plenare, Projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës. Dokumenti u votua njëzëri nga 9 deputetët e pranishëm, pa asnjë votë kundër dhe pa asnjë abstenim.

Gjatë arsyetimit të nismës, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Përparim Gruda, theksoi se përmes këtij ndryshimi të ligjit të zakonshëm synohet t’i hiqet një pjesë e juridiksionit Gjykatës Speciale, konkretisht ajo e krimeve të luftës, pa prekur Kushtetutën apo detyrimet ndërkombëtare.

Kryetari i Komisionit, Vigan Qorolli, konfirmoi mbështetjen e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), duke cilësuar se lufta e UÇK-së është pjesa më e lavdishme e historisë dhe se katër krerët e saj duhet të prezumohen të pafajshëm.

Ndërkaq, Besnik Tahiri nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) vlerësoi se procesi gjashtëvjeçar dëshmoi se qëllimi i themelimit të kësaj gjykate është tejkaluar, duke shtuar se ligjet nuk janë të pandryshueshme dhe institucionet duhet të reflektojnë sipas nevojave të kohës. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Kosova barazon me Austrinë dhe mbetet në vendin e dytë në Ligën e Kombeve

Published

on

By

Kombëtarja e Kosovës është ndalur në një barazim 1-1 kundër Austrisë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të xhiros së katërt të Ligës B në Ligën e Kombeve.

Pas një pjese të parë të tensionuar dhe me raste nga të dyja palët, “Dardanët” kaluan të epërsi në minutën e 70-të kur Fisnik Asllani shënoi pas asistimit të bukur të Edon Zhegrovës, ndërsa vetëm tre minuta më vonë Milot Rashica pati mundësinë të dyfishonte rezultatin por goditi shtyllën.

Kur dukej se fitorja ishte afër, Austria barazoi shifrat në minutën e 85-të përmes një goli me kokë të Lang nga rivendja anësore, duke bërë që ndeshja të mbyllet baras.

Me këtë pikë, Kosova ngjitet në kuotën e pesë pikëve si e dyta në grup, tri më pak se Austria, ndërsa ciklin kualifikues do ta mbyllë në nëntor me ndeshjen ndaj Izraelit në shtëpi dhe udhëtimin në Irlandë. /E.A/

 

Continue Reading

Lajmet

Kuvendi i Kosovës mblidhet sot në seancë të jashtëzakonshme për Ligjin e Speciales

Published

on

By

Deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen sot në orën 09:00 në një seancë të jashtëzakonshme, ku pika kryesore e rendit të ditës është votimi i Ligjit për Specialen.

Ky zhvillim vjen pas mbledhjes së Komisionit për Legjislacion, e cila është caktuar për orën 08:00 për të shqyrtuar këtë projektligj në lexim të parë.

 

Continue Reading

Të kërkuara