Lajmet

Rama: Plani Shqipëria e pavarur energjetike drejt realizimit

Rama tha se edhe disa investime të tjera po shkojnë paralelisht.

Published

on

Plani për ta bërë Shqipërinë të pavarur plotësisht nga pikëpamja e energjetike është gjithmonë e më realist, tha të premten kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Ai tha se volumi i investimeve potenciale është gjigant, ndërsa investime të tjera po shkojnë paralelisht. Rama përmendi ndërtimin e HEC-it të Skavicës që është në proces, impiantet e prodhimit të energjisë me anë të erës si dhe futjen në prodhim e gazit të lëngshëm me projektin e parë të gazifikimit që po hartohet me partnerët nga Azerbajxhani.

Kryeministri Rama tha do ishin bërë shumë më tepër investime, por Shqipëria u përball me domosdoshmërinë për të mos lejuar rritjen e çmimit. Ai u shpreh se do duhet të rifillojë një tjetër fushatë për kursimin për shkak të turizmit që po rritet sidomos në vijën bregdetare.

Duke prezantuar Parkun Fotovoltaik “Blue 1” në Fier , Zv/ Kryeministrja dhe Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, tha se kapaciteti i instaluar i këtij impianti është 50 MW, investim vendas me vlerë 43 milionë euro.

Ai do pasohet nga projekti “Blue 2” me kapacitet 200 megavat dhe që hap pas hapi, jo vetëm do të plotësojë nevojat për energji për 30 mijë familje të zonës, por do të kontribuojë në planin strategjik të kthimit të Shqipërisë në një vend eksportues neto të energjisë elektrike, tha zonja Balluku.

Ministrja Belinda Balluku, tha se në fund të muajit qershor Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, do të hapë një ankand të ri për parqe fotovoltaike që tashmë do jetë ankandi hibrid. Shteti nuk e ofron më tokën, por ofron mundësinë e blerjes në një ankand të hapur me synim çmimin më të ulët.

Ministrja tha se në muajin qershor do të përfundojë ankandi i parë për ndërtimin e impianteve të energjisë së prodhuar nga era. Nga 16 kompani ndërkombëtare, në fazën e fundit janë përzgjedhur 4 dhe fituesi do të definohet nga një grup i përbashkët i krijuar nga BERZH dhe nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Zonja Balluku tha se sekretariati i energjisë në raportin e 2022 ka cilësuar Shqipërinë si vendi me progresin më të madh rajonal për sa i përket ankandeve të energjisë së rinovueshme dhe realizimit të tyre, duke e vendosur kështu Shqipërinë në një standard tjetër dhe duke e kthyer ne një shembull për vendet e tjera të rajonit.

Ndër të tjera Ministrja Balluku bëri të ditur disa ndryshime të ndërmarra në kuadrin ligjor lidhur me tokat bujqësore në të cilat mund të ndërtohen panele fotovoltaike të kësaj natyre.

Kryeministri Rama tha ndërkaq se nuk mundet në asnjë mënyrë që të lëshojmë terrene prodhuese bujqësore për të vendosur panele. Këtë mund ta bëjmë sipas disa kushteve të caktuara vetëm për impiantet agro-solare tha ai.

Vendi

Skenderaj: Qëlloi qenin me armë, policia ia sekuestron armën

Published

on

By

Një person është shoqëruar në polici pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të qenit të një bashkëqytetari në Skenderaj. Ngjarja ka ndodhur të dielën, më 18 tetor, rreth orës 10:20.

Pas raportimit të rastit, Policia e Kosovës, në konsultim me prokurorin e shtetit, ka ushtruar kontroll në shtëpinë e të dyshuarit, ku ka gjetur dhe sekuestruar një armë gjuetie.

I dyshuari është intervistuar nga hetuesit policorë dhe më pas, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt. Rasti po hetohet nën dyshimin për veprat penale “Përdorim i armës” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. /E.A/

Continue Reading

lajme

Gjenden mbi 140 fishekë të vjetër në një fushë në Gjakovë

Published

on

By

Gjatë ditës së djeshme, në një fushë të hapur në Gjakovë janë hasur disa municione të vjetra.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, pas marrjes së informacionit, njësitet përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe sekuestruar rreth 144 fishekë.

Lidhur me rastin janë iniciuar hetimet dhe autoritetet po kryejnë procedurat e nevojshme. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Zhduket një person në Gjakovë

Published

on

By

Një burrë është rapotuar i zhdukur në Gjakovë pasi është larguar nga shtëpia e tij dhe nuk dihet më asgjë për vendndodhjen e tij.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 13 tetor, rreth orës 07:00 të mëngjesit.

Familjarët kanë njoftuar autoritetet për largimin e tij nga shtëpia.

Policia e Kosovës bën me dije se rasti tashmë ka kaluar në procedurë hetimore dhe po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme për gjetjen e tij. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Rama dënon protestat e dhunshme: Efektivët e policisë marrin 2.500 euro shpërblim

Published

on

By

Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me strukturat e Policisë së Shtetit, i ka cilësuar protestat e ditëve të fundit si një “valë dhune” që nuk ka asnjë lidhje me kërkesat legitime apo me parimet e një shoqërie demokratike.

Sipas kreut të qeverisë, personat që po përfshihen në akte dhune dhe shkatërrime nuk mund të konsiderohen studentë. Rama theksoi se kjo lëvizje nuk është një revoltë për arsimin, duke e bërë të qartë dallimin mes studentëve që protestuan paqësisht për kërkesat e tyre universitare dhe grupeve të maskuara që përdorin dhunën. Ai akuzoi organizatorët se po përdorin të mitur të moshave 13-14 vjeçare në vijën e parë të përplasjeve me qëllim provokimin e një incidenti tragjik.

Gjatë fjalës së tij, Kryeministri përgëzoi forcat e policisë për vetëpërmbajtjen dhe profesionalizmin e treguar përballë sulmeve. Si mbështetje konkrete për efektivët e angazhuar në terren, Rama njoftoi se secili prej tyre do të përfitojë menjëherë një shpërblim prej 2.500 eurosh, ndërsa bëri të ditur se nga 1 janari i vitit 2027 do të ketë edhe një rritje të pagave për të gjithë punonjësit e Policisë së Shtetit. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara