Lajmet

Rama: Ibrahim Rugova, njeriu i madh i historisë së Kosovës

Rama ka përkujtuar sot në 16 vjetorin e vdekjes ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova.

Published

on

Kryeministri Edi Rama ka përkujtuar sot në 16 vjetorin e vdekjes ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova.

Rama e ka cilësuar atë njeriun e madh të historisë së Kosovës.

“Në këtë ditë të ngarkuar emocionale të vitit, kujtojmë edhe njeriun e madh të historisë së Kosovës, udhëheqësin më atipik ndër të shquarit e historisë sonë, presidentin e parë të shtetit tjetër të pavarur të shqiptarëve, Ibrahim Rugovën, i cili u nda nga jeta sot e 16 vjet më parë, por në çdo vit që kalon ylli i tij rritet në qiellin e kujtesës sonë kombëtare”, shprehet Rama.

Presidenti Rugova ka vdekur më 21 janar të vitit 2006, ku u varros me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake.

Continue Reading

Lajmet

Basha: Hungaria e ka dëshmuar se është shtet mik i vërtetë i Kosovës

Published

on

By

Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, në ceremoninë e mbrëmshme të organizuar nga ambasada hungareze në Prishtinë, për shënimin e Ditës Kombëtare të Hungarisë, tha se ky shtet e ka dëshmuar se është “mik i vërtetë” i Kosovës.

Në adreimin e tij para të pranishmëve, Basha tha se në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj, shpreh mirënjohjen për “miqësinë dhe mbështetjen e palëkundur” që Hungaria i ka dhënë Kosovës ndër vite.

“Nga njohja e Pavarësisë sonë, tek mbështetja në arenën ndërkombëtare, e deri te programi Stipendium Hungaricum përmes të cilit mbi 100 studentë tanë janë ndihmuar drejtpërdrejt të hapin horizontet e botës akademike në tërë botën, Hungaria e ka dëshmuar se është shtet mik i vërtetë dhe partner i qëndrueshëm i vendit tonë”, tha Basha.

Në fjalën e tij, Basha vlerësoi gjithashtu “guximin dhe qëndresën e popullit hungarez për liri, që, ashtu si e kaluara e popullit tonë, mbetet frymëzim për brezat e ardhshëm”.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë me përkushtim për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona”, tha ai./EO

Continue Reading

Lajmet

​Ushtarët e KFOR-it kryejnë misione në veri të Kosovës

Published

on

By

Ushtarë amerikanë, letonezë, polakë, turq dhe gjermanë nga batalioni manovrues Komanda Rajonale-Lindje i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, kryejnë misione të futjes ajrore mbi veriun e Kosovës.

Të kryera si ditën ashtu edhe natën me njësitë e aviacionit, këto aktivitete lejojnë patrullat të arrijnë në zonat kyçe duke forcuar ndërveprimin, koordinimin dhe gatishmërinë operacionale ndërmjet forcave të KFOR-it në rajon.

Aktivitete të tilla janë thelbësore për ruajtjen e kohezionit dhe gatishmërisë së njësive, ndërsa sigurojnë efektivitetin e vazhdueshëm të KFOR-it në mbështetjen e një mjedisi të sigurt dhe të sigurt për të gjithë njerëzit në mbarë Kosovën, shkruan KFOR-i në një postim në Facebook.

KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes. KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Sundimit të Ligjit të Bashkimit Evropian në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë./KP

Continue Reading

Lajmet

Zbulohen 50 mijë euro të padeklaruara në Vermicë

Published

on

By

Dogana e Kosovës në Pikën Kufitare Vermicë ka zbuluar një sasi të konsiderueshme të mjeteve monetare të padeklaruara gjatë një kontrolli të detajuar të një automjeti që po hynte në territorin e Kosovës.

Gjatë procedurës së zakonshme doganore, udhëtari kishte deklaruar se nuk kishte asgjë për deklarim, por pas kontrollit në vijën e dytë, zyrtarët doganorë kanë zbuluar 50 mijë euro në monedha metalike, të fshehura në bagazhin e automjetit.

Dogana e Kosovës ka ndërmarrë masat e parapara ligjore, ku është konfiskuar 25% e shumës së padeklaruar, ndërsa rasti është proceduar për hetime të mëtejshme pranë Sektorit të Hetuesisë.

Dogana e Kosovës apelon te qytetarët dhe udhëtarët të deklarojnë çdo shumë që tejkalon 10 mijë euro, në hyrje apo dalje nga territori i Kosovës./KP

Continue Reading

Lajmet

​Rekord historik në Ligën e Kampionëve

Published

on

Liga e Kampionëve ka përfunduar raundin e tretë të fazës së grupeve me një rekord të ri historik, ku sipas të dhënave të UEFA-s, në 18 ndeshjet e këtij raundi janë shënuar plot 71 gola, shifër që nuk është regjistruar kurrë më parë në historinë e garës më prestigjioze evropiane për klube.

Edhe pse formati i ri përfshin një grup të vetëm me më shumë ndeshje se më parë, ky rezultat mbetet impresionues.

Raundi i parë i sezonit aktual 2025-26 kishte përfunduar me 67 gola, po aq sa raundi i pestë i sezonit të kaluar, ndërsa rekordi i mëparshëm mbahej nga raundi i tetë i edicionit 2023-24 me 64 gola.

Në formatin e vjetër me 32 ekipe dhe 16 ndeshje, raundi më i frytshëm ishte ai i parë i sezonit 2000-2001, me ndeshje spektakolare si Milan–Beşiktaş 4-1, Hamburg–Juventus 4-4 dhe Shakhtar–Lazio 0-3.

Në raundin rekord të kësaj jave, gjashtë ndeshje prodhuan pesë ose më shumë gola. Chelsea dhe Liverpool shënuan nga pesë gola secila, PSV dhe Barcelona nga gjashtë, ndërsa PSG e mbylli ndeshjen e saj me shtatë gola.

Tre ndeshje përfunduan pa gola.

Një javë e mbushur me spektakël, gola dhe emocione, konfirmoi se formati i ri i Ligës së Kampionëve po i ofron tifozëve më shumë argëtim se kurrë më parë./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara