Aktualitet

Rama: Festoni me kujdes!

Ai ka potencuar se siguria e qytetarëve është prioritet i tyre.

Published

on

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, sot ka bërë thirrje që të festohet me kujdes.

Ai ka potencuar se siguria e qytetarëve është prioritet i tyre.

“Kemi marrë vendim për ndalimin e përdorimit të produkteve piroteknike në vendet e hapura publike – përkatësisht në tregje, rrugë të frekuentuara nga qytetarët dhe në sheshe”, ka shkruar Rama në Facebook.

Komuna e Prishtinës ka ndaluar përdorimin e mjeteve piroteknike në hapësira publike. Sipas njoftimit, përdorimi i mjeteve piroteknike është ndaluar nga 25 dhjetori 2022 deri më 3 janar 2023. Përdorimin e mjeteve prioteknike e kanë ndaluar edhe komuna e Podujevës, Ferizajt.

Bota

Gjermania e shpall AfD-në grup ekstremist të krahut të djathtë

Published

on

By

Agjencia për inteligjencë të brendshme në Gjermani e ka shpallur partinë Alternativa për Gjermaninë (AfD) organizatë ekstremiste të krahut të djathtë.

Agjencia, e quajtur Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës (BfV), tha se tani ka konfirmuar këtë cilësim për AfD-në, pasi sipas saj, tashmë ka të dhëna konkrete që partia antimigrante, e themeluar më 2013, ndjek qëllime që kërcënojnë rendin demokratik të Gjermanisë.

Kuptimi i partisë për popullin, i bazuar në përkatësinë etnike dhe prejardhje, nuk është në përputhje me rendin demokratik dhe të lirë”, tha agjencia.

Qëndrimet e partisë dhe udhëheqësve të AfD-së shkelin parimet kushtetuese të paprekshmërisë të dinjitetit njerëzor, thanë zëvendëspresidentetët e agjencisë, Sinan Selen dhe Silke Willems.

AfD-ja, që doli e dyta në zgjedhjet e fundit parlamentare të mbajtura këtë vit në Gjermani, më herët kishte pasur statusin e grupit “të dyshuar” ekstremist. Kjo parti e sfidoi këtë cilësim të agjencisë në gjykatë, por pa sukses./REL/

Continue Reading

Bota

Mes tensioneve me Indinë, Pakistani urdhëron banorët e Kashmirit të mbledhin ushqime

Published

on

By

Kashmiri, i administruar nga Pakistani, u bëri thirrje banorëve afër kufirit de facto me pjesën indiane të rajonit që të grumbullojnë ushqime, teksa tensionet mes dy rivalëve janë rritur pas një sulmi vdekjeprurës muajin e kaluar.

India fajëson Pakistanin për sulmin nga një sulmues i armatosur ndaj civilëve dhe turistëve në pjesën e Kashmirit, që administrohet nga India, më 22 prill, që la të vrarë 26 persona. Islamabadi mohon këto akuza.

Dy shtetet, që kanë armë bërthamore, kanë këmbyer zjarr për tetë net rresht përgjatë vijës së kontrollit, kufirit de facto, sipas ushtrisë indiane dhe dy fqinjët kanë ndërmarrë masa diplomatike ndaj njëri-tjetrit.

Janë lëshuar instruksione për të grumbulluar furnizime ushqimore për dy muaj në 13 zona përgjatë vijës së kontrollit”, tha kryeministri i pjesës së Kashmirit që administrohet nga Pakistani, Chaudhry Anwar ul Haq, më 2 maj.

Qeveria rajonale po ashtu ka krijuar një fond të emergjencës prej 3.5 milionë dollarësh për të siguruar furnizim “me ushqime, ilaçe dhe gjëra të tjera elementare” për 13 zonat, tha ai.

Sulmi në Kashmirin indian dhe tensionet që pasuan, përfshirë shpërthime dhe mbyllje të kalimeve kufitare, kanë rritur frikën për një përshkallëzim më të madh mes Pakistanit dhe Indisë.

Kryeministri i Indisë, Narendra Modi, të martën i dha “liri të plotë operacionale” ushtrisë sa i përket përgjigjes ndaj sulmit.

Pakistani ka mohuar çdo përfshirje dhe ka thënë se ka “të dhëna të besueshme” se India po përgatitet për një sulm ushtarak, duke u zotuar se do të kundërpërgjigjet.

India dhe Pakistani, që pretendojnë se Kashmiri u takon në tërësi, kanë luftuar për këtë territor në Himalaje që nga përfundimi i sundimit britanik më 1947./REL/

Continue Reading

Bota

Polonia e shqetësuar nga planet gjermane për forcimin e kontrolleve kufitare

Published

on

By

Ambasada e Polonisë në Berlin ka ngritur shqetësime në lidhje me planet e qeverisë së ardhshme të udhëhequr nga konservatorët në Gjermani për të shtrënguar kontrollet kufitare duke paralajmëruar se masa të tilla mund të dëmtojnë trafikun ndërkufitar dhe funksionimin e tregut të brendshëm të BE-së.

Ky ka qenë problem edhe më parë”, tha ambasadori polak në detyrë në Berlin, Jan Tombinski për ”Politico”, në komentet e publikuara sot.

Tombinski iu referua masave ekzistuese të futura nga koalicioni gjerman në largim që kanë shkaktuar bllokime trafiku me orë të tëra nga Polonia në Gjermani.

Ai tha se ”Polonia nuk dëshiron të shohë ndonjë shtrëngim të mëtejshëm të kontrolleve kufitare”.

Tombinski, i cili ende nuk është emëruar zyrtarisht si ambasador, por tashmë po vepron si i tillë, theksoi angazhimin e Polonisë për të mbrojtur kufirin e jashtëm të BE-së, veçanërisht me Rusinë dhe Bjellorusinë.

Ai theksoi gjithashtu nevojën për të ruajtur lëvizjen e lirë brenda zonës evropiane të Schengenit.

I pyetur nëse Polonia do të pranonte kthimet e emigrantëve nën qeverinë e re gjermane, Tombinski tha se Varshava do t’i përmbahej detyrimeve të saj sipas ligjit të BE-së, duke përfshirë ato të përcaktuara në Sistemin e ri të Përbashkët Evropian të Azilit (CEAS)./ATSH/

Continue Reading

Bota

Zelensky: Marrëveshja për mineralet me SHBA-në, historike

Published

on

By

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e quajti marrëveshjen për lëndët e para midis SHBA-së dhe vendit të tij “historike”.

Ky është rezultati i parë i prekshëm i atij takimi në Vatikan, duke e bërë atë vërtet historik”, tha sot Zelensky në një deklaratë.

Ai iu referua bisedimeve që zhvilloi me presidentin e SHBA-së, Donald Trump përpara funeralit të Papa Françeskut të shtunën.

Marrëveshja do të ratifikohet së shpejti nga parlamenti ukrainas.

Marrëveshja parashikon t’i japë SHBA-së akses në burime të vlefshme natyrore në mënyrë që ta mbajë Uashingtonin si një aleat në mbrojtjen e saj kundër pushtimit rus, në shkallë të plotë.

Marrëveshja ka ndryshuar ndjeshëm gjatë procesit të përgatitjes. Tani është vërtet një partneritet i barabartë – një partneritet që krijon mundësi për investime të konsiderueshme në Ukrainë, si dhe modernizim të konsiderueshëm të industrive të Ukrainës dhe, po aq e rëndësishme, praktikave të saj ligjore”, tha Zelensky në fjalimin e tij.

Marrëveshja nuk parashikon borxhe. Ajo përcakton krijimin e një Fondi Rindërtimi që do të investojë dhe do të gjenerojë fitime në Ukrainë. Kjo do të thotë punë e përbashkët me Amerikën, bazuar në kushte të drejta, duke i lejuar si Ukrainës ashtu edhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilat na mbështesin në mbrojtjen tonë, të fitojnë para në partneritet”, tha presidenti ukrainas./ATSH/

Continue Reading

Të kërkuara