Lajmet

Rama: Do ta bëjmë gati Shqipërinë për Bashkimin Evropian brenda vitit 2030

Published

on

Para nisjes së konferencës së dytë ndërqeveritare në Luksemburg, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama u shpreh se “do ta bëjë gati Shqipërinë për anëtare të Bashkimit Evropian brenda vitit 2030”.

Në një prononcim për mediet Rama u shpreh se brenda afatit Shqipëria do të ulet e barabartë në të njëjtën tryezë me vendet e anëtare të BE.

 “Është mënyra më e mirë për të nisur ditën dhe pavarësisht nga moti gri i Luksemburgut, ndihemi vërtet, shumë, shumë të emocionuar dhe shumë të inkurajuar, që më në fund fillojmë me pjesën më të rëndë të punës, çfarë nënkupton çeljen e grup-kapitujve të “Themeloreve” me 5 kapituj më shumë, plus 3 kritere, të cilat do të na bëjnë që të ecim më përpara dhe do të përmbyllim brenda afatit tonë mjaft ambicioz të gjithë këtë proces të negociatave dhe më së fundi do ta bëjnë Shqipërinë që të ulet si e barabartë rreth tryezës së shteteve anëtare të BE-së”, deklaroi kryeminisri Rama.

Teksa e konsideroi rrugën drejt BE të vështirë, Rama deklaroi se Shqipëri po shkon me ide të qarta drejt saj.

“Ne jemi shumë të qartë se për t’u bërë shtet anëtar i BE nuk duhet të mbështetemi vetëm në ndjenjat apo qasjen pozitive të forcave që ekzistojnë brenda BE, por në realitetin faktik të shteteve kandidate për të garantuar që jeta e përditshme e qytetarëve bazohet në atë që shkruhet në Kushtetutë dhe janë detyrat e shtëpisë që na udhëheqin në këtë proces. Ne po mendojmë se po ecim shpejt dhe po ngjitemi në këtë rrugë të vështirë me synimin e qartë, me ide të qarta dhe pa asnjë ngurrim që të realizojmë ato angazhime që kërkohen nga BE për një kohë të shkurtër”, tha Rama.

Lajmet

Mali i Zi me më pak se 5% të banorëve shqiptarë

Published

on

By

Në Mal të Zi, 41.1 për qind e qytetarëve deklarohen si malazezë, ndërsa 32.9 për qind si serbë, tregojnë rezultatet e regjistrimit të fundit të popullsisë, që u bë në dhjetor të vitit 2023.

Ato u publikuan të martën nga Drejtoria e Statistikave në këtë vend, MONSTAT.

Për krahasim, në regjistrimin e parafundit – më 2011 – 45 për qind ishin malazezë dhe rreth 29 për qind ishin serbë.

Të dhënat e fundit tregojnë, po ashtu, se popullsinë e Malit të Zi e përbëjnë 9.45% boshnjakë, 4.97% shqiptarë, 2% rusë dhe 1.6% myslimanë.

Krahasuar me regjistrimin e parafundit, numri i shqiptarëve duket stabil: më 2011 ishin 4.91%, apo 30.439, ndërsa tani janë 30.978.

Në regjistrimin e fundit, rreth 2.8% e popullsisë nuk u deklaruan.

Në Mal të Zi, përndryshe, jetojnë 623.633 banorë, që do të thotë 0.6% më shumë se në vitin 2011.

Në pyetjen se çfarë gjuhe flasin, 36.2% thanë gjuhën malazeze, ndërsa 43.5% gjuhën serbe.

Sipas fesë, qytetarët e Malit të Zi ndahen në ortodoksë – 71.1%, myslimanë – 20% dhe katolikë – 3.2%.

Regjistrimi i rregullt i popullsisë në Mal të Zi duhej të bëhej në vitin 2021, por, fillimisht, u shty për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Pas saj, ai u shty disa herë, për shkak të mosbesimit të opozitës në atë proces.

Partia Demokratike e Socialistëve shprehu vazhdimisht dyshime se qëllimi i vërtetë i regjistrimit ishte rritja e numrit të serbëve në Mal të Zi dhe ulja e numrit të malazezëve.

Për muaj të tërë, forcat dhe mediat proserbe e proruse bënë fushatë, duke u kërkuar qytetarëve që të deklaroheshin si serbë.

Fushatës iu bashkua edhe Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije, i cili u bëri thirrje qytetarëve që të identifikoheshin si pjesëtarë të popullit serb dhe besimtarë të Kishës Ortodokse Serbe, që flasin gjuhën serbe.

Krerët e kësaj kishe e mohojnë kombin malazez, duke e klasifikuar atë si pjesë të korpusit serb.

Në atë kohë, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, fliste vazhdimisht për rëndësinë e regjistrimit në përcaktimin e numrit të serbëve në Mal të Zi./REL/

Continue Reading

Lajmet

​Kosovë-Qipro, “Fadil Vokrri” do jetë i stërmbushur sot

Published

on

By

Kombëtarja e Kosovës do ta ketë mbështetjen maksimale sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” për ndeshjen e Ligës së Kombeve kundër Qipros. Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se tashmë janë shitur të gjitha biletat që ishin në dispozicion për këtë sfidë.

Kjo nënkupton se mbështetja e tifozëve nga tribunat do të jetë maksimale, derisa synohet vetëm fitorja ndaj Qipros dhe tri pikët e reja, raporton KosovaPress.

Trajneri Franco Foda dhe sulmuesi Edon Zhegrova kanë premtuar maksimumin për të kërkuan fitoren e radhës pas asaj ndaj Lituanisë në udhëtim.

Continue Reading

Bota

Shefi gjerman i inteligjencës: Ekziston mundësia që deri në fund të dekadës Rusia të sulmojë NATO-n

Published

on

Rusia mund të “kryejë një sulm” ndaj NATO-s deri në fund të dekadës, tha presidenti i Shërbimit Federal të Inteligjencës Gjermane, Bruno Kahl. Në një seancë vjetore të Komitetit të Kontrollit të Bundestagut në Berlin, Kahl theksoi se “ne jemi në një konflikt të drejtpërdrejtë me Rusinë”, pavarësisht dëshirës për të shmangur përshkallëzimin.

Ai shprehu shqetësimin se presidenti rus Vladimir Putin ka “deklaruar armikun e tij shumë kohë më parë”, duke e bërë konfliktin ushtarak me NATO-n një mundësi reale për Moskën.

Kahl, së bashku me kreun e Zyrës Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës, Thomas Haldenwang, dhe shefen e Shërbimit Ushtarak të Kundërzbulimit (MAD), Martina Rosenberg, diskutuan për rrezikun e mundshëm për të ardhmen e NATO-s dhe Gjermanisë. Haldenwang vuri në dukje se aktivitetet ruse kanë arritur një nivel alarmant, duke kërkuar një “thirrje zgjimi” për të gjithë.

Ai sqaroi se zyra e tij ka vëzhguar një rritje të “veprimeve agresive” nga shërbimet e inteligjencës ruse, duke përfshirë spiunazhin dhe sabotimin.

Ndërkohë, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, e ribotoi mbështetjen për Ukrainën gjatë një vizite në Kiev, duke shprehur besimin se “do të vijë dita që Ukraina të jetë anëtare e plotë” e organizatës.

Ministrja e Brendshme e Gjermanisë, Nancy Faeser, gjithashtu theksoi se situata e sigurisë mbetet e tensionuar dhe se lufta e Rusisë në Ukrainë vazhdon të rrezikojë “paqen dhe rendin evropian”. Këto deklarata nënvizojnë një atmosferë të tensionuar dhe shqetësuese për sigurinë në Europë, duke rikthyer vëmendjen te kërcënimet ruse./UBTNews/

 

 

Continue Reading

Lajmet

​Guvernatori Ismaili merr pjesë në takime të nivelit të lartë në Bruksel

Published

on

By

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili mori pjesë në takime të nivelit të lartë në Bruksel, ku u takua me Drejtorin e Përgjithshëm të Këshillit Evropian të Pagesave (EPC), Andreoli, dhe me Drejtorin e Përgjithshëm për Zgjerim dhe Fqinjësi (DG NEAR), Koopman, së bashku me guvernatorët e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Në këto takime u diskutua mbi efektet pozitive të Planit të Rritjes në kontekstin e zgjerimit të Zonës së Vetme të Pagesave të Evropës (SEPA), ku edhe Kosova synon anëtarësimin si pjesë e këtij procesi. Gjithashtu, u diskutuan aspekte të tjera operacionale që lidhen me përgatitjet e duhura për zbatimin e tij.

Gjatë paraqitjes së zhvillimeve të fundit dhe aktiviteteve të ndërmarra nga BQK-ja për hartimin e legjislacionit dhe harmonizimin e tij me atë të Bashkimit Evropian, parakusht për një aplikim të suksesshëm, Ismaili informoi se BQK-ja ka bërë përgatitjet e nevojshme. Me këtë rast, edhe njoftoi palët për procesin para-aplikues të Kosovës i cili do të mundësojë shqyrtim paraprak të aspekteve kryesore të përmbushjes se kritereve ligjore dhe rregullative, për të hapur rrugën për aplikimin zyrtar për anëtarësim në SEPA.

“Përfshirja e Kosovës në SEPA pritet të kontribuojë në zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik me vendet e rajonit dhe të BE-së, të rrisë efikasitetin e pagesave, të avancojë infrastrukturën e pagesave dhe të ulë kostot e pagesave dhe remitancave. BQK-ja në përputhje me objektivat e saj strategjike është e angazhuar për të përmbyllur me sukses këtë proces dhe shpreh mirënjohje e saj për kontributin e institucioneve vendore, si dhe atyre ndërkombëtare për mbështetjen në këtë proces”, thuhet në njoftim të BQK-së.

Continue Reading

Të kërkuara