Lajmet

Rama: Binjakëzimi i Prishtinës me qytetin Kaohsiung të Tajvanit, hap dyert e bashkëpunimit ndërkombëtar

Në njoftim thuhet se këto marrëveshje sinjalizojnë fillimin e projekteve të përbashkëta dhe shkëmbimit të njohurive dhe teknologjive.

Publikuar

Prishtina dhe qyteti Kaohsiung i Tajvanit kanë nisur një kapitull të ri në marrëdhëniet ndërkombëtare duke u binjakëzuar zyrtarisht. Binjakëzimi mes dy qyteteve u shënua me nënshkrimin e marrëveshjeve të bashkëpunimit mes kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama dhe kryetarit të Kaohsiungut, Chen Chi – mai, për bashkëpunim ekonomik dhe industrial.

Në njoftim thuhet se këto marrëveshje sinjalizojnë fillimin e projekteve të përbashkëta dhe shkëmbimit të njohurive dhe teknologjive.

“Po ashtu u diskutua mundësia që kompanitë nga Prishtina të zgjerojnë praninë e tyre në tregun aziatik përmes hapjes së hapësirave fizike në Kaohsiung. Kjo lëvizje strategjike pritet të lehtësojë qasjen e kompanive të Prishtinës në tregun e gjerë Taieanez dhe të forcojë më tej lidhjet ekonomike dhe kulturore ndërmjet dy qyteteve”, citohet të ketë thënë Rama./UBTNews/

Lajmet

Kusari–Lila: Kuvendi shpërndahet vetëm nëse ka vullnet të të gjithë grupeve parlamentare

Publikuar

nga

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Mimoza Kusari-Lila ka folur pas dështimit të mbajtjes së seancës së Kuvendit të Kosovës, ku pritej të diskutohej për tri vjet të qeverisjes Kurti.

Në fjalën e saj, Kusari ka vlerësuar se Kuvendi mund të shpërndahet nëse ka vullnet të grupeve parlamentare që janë pjesë e Kuvendit.

“Është e paimagjinueshme të shpërndahet Kuvendi, për një debat për 3 vjet qeverisje ka kaq pak interesim nga deputetët. Jemi në dinamikën e ritmin e mirë të përmbushjes së agjendës legjislative. Vet AAK-ja nuk e kishte kryetarin e partisë, vetëm 3 deputetë ishin prezentë”, ka deklaruar Kusari-Lila.

Kusari-Lila tha se Kuvendi shpërndahet vetëm nëse ka vullnet të grupeve parlamentare që janë pjesë e Kuvendit.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Mungojnë deputetët, shtyhet debati parlamentar për tri vjet qeverisje

Publikuar

nga

Në mungesë të deputetëve ka dështuar seanca plenare ku do të diskutohej për tri vjet qeverisje. Kryeparlamentari Glauk Konjufca tha se të pranishëm janë vetëm 40 deputetë dhe si e tillë seanca nuk mund të vijojë pa prezencën e 61 deputetëve.

Kjo seancë është ftuar me kërkesë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri tha se janë dakorduar edhe me grupet tjera parlamentare që ky debat të vendoset në një datë tjetër.

“GP i AAK-së tash e tre muaj ka vendosur në kryesi të kuvendit një kërkesë për një debat për tri vjet qeverisje. Në diskutim edhe me grupet parlamentare edhe në mungesë të deputetëve, një temë kaq e rëndësishme që do të jetë një ballafaqim i vërtetë mes opozitës në mes të neve si grup dhe kryeministrit, nuk do të duhej që do të ndodhë pa një dakordim të plot dhe pa pjesëmarrjen të deputetëve. Andaj në mungesë të deputetëve, në dakordim edhe me grupet parlamentare po e shtyjmë këtë debat në kryesi vendosim për datën”, tha ai.

Edhe kryeparlamentari Glauk Konjufca u shpreh se debati parlamentar për tri vjet qeverisje do të vendoset në kryesi për një datë tjetër.

“Merremi vesh në një rast tjetër që kur ka gatishmëri më të madhe të deputetëve, vërtetë nuk do të ishte mirë që kjo seancë të ndodhte me 40 deputetë të pranishëm. Është pa përgjegjësi me prit shumë gjatë, kështu që pritem boll, rreth 40 minuta e ndërprejmë këtë seancë. Duhet me 61 deputetë të zhvillohet seancë. Atëherë merremi vesh për një datë tjetër kur do të ketë kohë kryeministri një datë tjetër, atëherë vijmë në kuvend”, deklaroi Konjufca.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës po kërkon që përmes një rezolute qeveria ta përmbyllë mandatin e saj me dorëheqje ose me mocion për shkarkim e që më pas të shpërndahet Kuvendi i Kosovës.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Policia në Shqipëri arreston katër persona nga Kosova për trafikim armësh

Publikuar

nga

Policia e Shqipërisë bën të ditur se të premten i ka arrestuar katër persona në një fshat të Tiranës, të cilët dyshohen për trafikimin e armëve të zjarrit nga Kosova. Policia ka njoftuar se të gjithë të arrestuarit, të moshës 20-28 vjeçe, janë banorë nga Kosova.

Gjatë një aksioni policor në vendparkimin e një terminali autobusësh në periferi të Tiranës, policia gjeti dhe sekuestroi një çantë me armë dhe municion.

Sipas policisë, një 28-vjeçar me inicialet B.K dyshohet se kishte futur në një autobus që vinte nga Kosova drejt Shqipërisë një çantë brenda së cilës u gjetën 10 pistoleta, 10 krehra dhe sasi municioni luftarak.

Policia shqiptare në një video të publikuar në Facebook, shfaq momentin e arrestimit të të dyshuarve, si dhe armët e sekuestruara gjatë aksionit.

Sipas Policisë, pas hetimit, erdhi në përfundim se armët po trafikoheshin me qëllim për t’u shitur në vlerat “1.500-3.000 euro”.

“Po nga verifikimet e kryera dyshohet se pronari i linjës së autobusëve, së bashku me shtetas të tjerë, ka trafikuar armë zjarri drejt Shqipërisë, në disa raste”, thuhet në njoftimin e policisë së Tiranës.

“Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan edhe një automjet dhe pesë celularë”, bën të ditur Policia e Shqipërisë.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Njoftim me rëndësi për ata që planifikojnë të udhëtojnë përmes pikëkalimeve kufitare me Serbinë

Publikuar

nga

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar u ka bërë thirrje qytetarëve që planifikojnë të udhëtojnë përmes pikëkalimeve kufitare me Serbinë, që të përdorin pika tjera për qarkullim, meqë janë paralajmëruar protesta për nesër.

Në postimin e QKMK-së thuhet se ky njoftim vlen deri në një njoftim tjetër.

“Njoftohen të gjithë qytetarët të cilët planifikojnë të udhëtojnë përmes Pikë Kalimeve Kufitare me SRB, se në pjesën e SRB, për nesër, datë 25 Maj 2024, janë paralajmëruar protesta. Ju inkurajojmë që të përdorni PKK tjera për qarkullim. Ky njoftim vlen deri në një njoftim tjetër. Ju falënderojmë për mirëkuptim dhe bashkëpunim! Për çdo informatë shtesë kontaktoni numrat e telefonit në QKMK 045198000, 045198606 dhe pa pagesë 080050095”, thuhet në njoftim.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara