Lajmet

Rama: “Ballkani i Hapur” fillimi i një epoke të re në rajon

Ai u bëri thirrje vendeve tjera refuzuese t’iu bashkohen kësaj nisme.

Published

on

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, marrëveshjet e sotme që pritet të nënshkruhen në kuadër të “Ballkanit të Hapur” i ka quajtur fillim i një epoke të re në rajon.

Në samitin e sotëm në Tiranë, kreu i qeverisë shqiptare tha se “Ballkani i Hapur” është nismë gjithëpërfshirëse që synim ka lirinë e plotë të lëvizjes së njerëzve, mallrave, kapitaleve dhe shërbimeve.

Ai para presidentit serb, Aleksandër Vuçiq dhe kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, i bëri thirrje sërish shteteve refuzuese të “Ballkanit të Hapur” t’i bashkohen kësaj nisme.

“Jam shumë i kënaqur t’iu them se sot është një moment kyç i procesit tonë sepse marrëveshjet që do të nënshkruhen do të përcaktojnë një hap shumë të rëndësishëm, drejt objektivit tonë që është të garantojmë lirinë e plotë të njerëzve, mallrave, kapitaleve dhe shërbimeve. ‘Ballkani i hapur’ është një nismë tërësisht përfshirëse dhe sigurisht duke inkurajuar të tjerët në rajon që të jenë pjesë e kësaj përpjeke dhe ndërkohë ne po ecim përpara sepse kjo është ajo çka duhet të bëjmë për më të mirën e njerëzve tanë. Në lirinë e mallrave do të nënshkruajmë marrëveshjen tripalëshe për lehtësimin import-eksporteve të kafshëve të gjalla dhe njohjes së ndërsjellët të dokumentacionit të lëshuar nga organizmat tonë zyrtare të akreditimit si dhe zbatimin e memorandumit të mirëkuptimit të lehtësimit të importeve-eksporteve dhe të kalimit transit të mallrave midis ne të treve që tashmë është nënshkruar në korrikun e shkuar në Shkup”, tha Rama.

Ai tha se me marrëveshjet e sotme në kuadër të “Ballkanit të Hapur” viti 2022 do të jetë një epokë e re për bizneset e tri vendeve.

“Sot nënshkrimi i marrëveshjeve të përgatitura me mjaft zell dhe gatishmëri nga ekipet tona shërbejnë për të përçuar një mesazh mjaft konkret tek njerëzit, sidomos tek prodhuesit, tek fermerët, tek eksportuesit dhe importuesit të cilët tashmë janë duke punuar në një hapësirë të përbashkët. Mesazhi është se me këto marrëveshje 2022-ta do të jetë një epokë e re, fillesa e diçka krejtësisht të ndryshme për ta, kur vjen nga shkuarja e pikës ‘a’ deri në pikën ‘b’ dhe kalimin në kufi të ndryshëm”, shtoi ai.

Ndër marrëveshjet e tjera që pritet të nënshkruhen janë: kushtet për qasjen e lirë në tregun punës, skemat e përbashkëta për identifikimin elektronik të qytetarëve në pikat kufitare, për bashkëpunimin në fushën e sigurisë ushqimore, për njohjen e ndërsjellë dhe për operatorët ekonomikë.

Lajmet

Pesë raste të armëmbajtjes pa leje në Kosovë, konfiskohen pistoleta dhe municion

Published

on

Pesë raste të armëmbajtjes pa leje janë raportuar gjatë 13 shtatorit në Obiliq, Prishtinë, Prizren dhe Suharekë, ndërsa Policia ka konfiskuar armë, municion dhe mjete të tjera.

Në rrugën “Hasan Prishtina” në Obiliq, një person është arrestuar pasi gjatë kontrollit iu gjetën një pistoletë dhe 10 fishekë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Në Rrethin e Fontanës në Prishtinë, një person tjetër është arrestuar pasi gjatë kontrollit iu gjetën një pistoletë dhe 14 fishekë. Pas intervistimit, ai është liruar me vendim të prokurorit dhe rasti është proceduar në procedurë të rregullt.

Në fshatin Lubizhdë të Prizrenit, gjatë bastisjes së shtëpisë së një të dyshuari janë gjetur dhe konfiskuar tre fishekë, dy shufra metali të dëmtuara, tri thika dhe tre mulli për bluarjen e narkotikëve. I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Po në Lubizhdë, në një rast tjetër, gjatë bastisjes së një shtëpie policia ka gjetur një pistoletë dhe 24 fishekë. I dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

Ndërkaq, në fshatin Shirokë të Suharekës, dy persona janë përleshur fizikisht dhe kanë pësuar lëndime. Njërit prej tyre i është konfiskuar një thikë, ndërsa të dy janë liruar pas intervistimit.

Në fshatin Rracaj të Gjakovës, një person është arrestuar pasi dyshohet se, pas një mosmarrëveshjeje, ka përdorur sprej ndaj një personi tjetër. Spreji është konfiskuar, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Gruaja nga Shqipëria arrestohet në Aeroportin e Prishtinës për dokument të falsifikuar

Published

on

Një grua, shtetase e Shqipërisë, është arrestuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, pasi dyshohet se ka tentuar të udhëtojë me dokument të falsifikuar të një personi tjetër.

Rasti ka ndodhur më 13 shtator, rreth orës 12:40.

Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje, ndërsa dokumenti i dyshuar si i falsifikuar është sekuestruar./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes vozitësi

Published

on

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur të dielën në rrugën tranzit në Suharekë, ku një person ka humbur jetën.

Sipas Policisë së Kosovës, aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:20. Vozitësi mashkull kosovar dyshohet se, nga pakujdesia, ka shkaktuar vetaksident me veturën e tij.

Si pasojë e aksidentit, tre pasagjere femra kosovare kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për tretman mjekësor.

Vozitësi nuk ka mundur t’u mbijetojë lëndimeve të marra dhe ka ndërruar jetë.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Në Fushë Kosovë konfiskohen mbi 293 gramë kokainë dhe 241 gramë marihuanë

Published

on

Dy raste të posedimit të narkotikëve janë raportuar më 13 shtator në Fushë Kosovë, sipas raportit të Policisë së Kosovës.

Në rrugën “Bedri Pejani”, gjatë kontrollit të një të dyshuari dhe të banesës së një personi tjetër, policia ka gjetur dhe konfiskuar 293.8 gramë kokainë, 241.6 gramë marihuanë, tri peshore digjitale, një karikator dhe dy fishekë.

Njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit, ndërsa personi tjetër ndodhet në kërkim policor.

Në rastin tjetër, në Fushë Kosovë, një person është arrestuar pasi gjatë kontrollit i janë gjetur dhe konfiskuar 7.43 gramë marihuanë. Me vendim të prokurorit, ai është liruar dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara