Lajmet

​Finalizohet projekti i zgjatjes së pistës në aeroportin “Adem Jashari”

Pista është zgjatur nga 2500m në 3040m.

Publikuar

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” është finalizuar projekti i zgjatjes së pistës dhe ngritjes se kapacitetit të ndriçimit. Pista është zgjatur nga 2500m në 3040m.

Ministri i Mjedisit, Planifikimit dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu tha se është një moment i rëndësishëm meqenëse përfundimi i këtij projekti ka impakt në transportin ajror në vendin tonë dhe krijon kushte për të ardhmen për transport të mallrave.

Aliu po ashtu tha se tashmë më instalimin e sistemit të teknologjisë më të lartë të parashikimit të motit mundësitë për anulim të fluturimeve janë zvogëluar.

“Projekti tashmë është i finalizuar dhe është operacional dhe janë instaluar edhe pajisjet e sofistikuara për aterim. Kemi të instaluar sistemin e ri të navigimit, është bërë trajnimi për shfrytëzim. Është instaluar aterimi përmes navigimit me instrumente ils, është instaluar edhe sistemi meteorologjikë. Aeroporti i Prishtinës është tash në nivel të konkurrueshmërisë në rajon. Pista e këtij aeroporti është më e përshtatshme se aeroportet të regjioneve dhe sa u përket sistemeve të avancuara 3B nga sistemi 2 që e kemi pasur më parë është një renditje e lartë”, tha ai.

Gjenerali i KFOR-it, Ferenx Kajari tha se aeroporti i Prishtinës ka krijuar një infrastrukturë shumë të mirë dhe ka avancuar në këtë hapësirë duke zgjeruar pistën dhe përmirësimet e infrastrukturës janë hap pozitivë për aviacionin në Kosovë dhe në përgjithësi për regjionin e Ballkani.

Ndërsa, Drejtori i Operimeve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, Gokmen Aritay Jemi krenar që tashmë kemi arritur të finalizojmë këtë projekt, dhe se do kemi mundësi të zhvillojmë transportin ajror

Lajmet

KFOR kërkon që të njoftohet me kohë për aksionet e Policisë apo FSK-së

Publikuar

nga

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka lëshuar një komunikatë për aksionin e djeshëm të Policisë së Kosovës që përfundoi me mbylljen e gjashtë njësive të “Bankës Postare Kursimore” të Serbisë në veri të vendit.

KFOR thotë se ishte informuar pak para se të niste operacioni, ndërsa tha se s’ka pasë personel të përfshirë në aksion. KFOR tha se pret konsultime me kohë nga Policia e Kosovës për aksione të tilla.

“KFOR-i është njoftuar pak para fillimit të operacioneve të liK-së kundër degëve të Bankës Postanska Stedionica të vendosura në komunat veriore të Mitrovicës Veriore, Leposaviqit, Zveçanit dhe Zubin Potok. Personeli i KFOR-it nuk ishte i përfshirë në ekzekutimin e këtyre operacioneve. KFOR-i pret konsultime me kohë për çdo veprim të Policisë së Kosovës apo të Forcës së Sigurisë së Kosovës që mund të ndikojë në sigurinë rajonale”.

KFOR-i thotë se vazhdon të mbështesë dialogun Beograd-Prishtinë të lehtësuar nga BE-ja, duke ofruar kornizën e sigurisë të nevojshme që diplomacia të ecë përpara.

“Kjo është mënyra e vetme për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura dhe për të arritur zgjidhje që respektojnë të drejtat e të gjitha komuniteteve”.

“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të ofruar një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), përkatësisht, me të cilët punojmë në koordinim të ngushtë”, përfundon KFOR.

Aksionin e djeshëm të Policisë së Kosovës e kanë cilësuar veprime të njëanshëm që mund të çojë në tensione edhe SHBA, Bashkimi Evropian dhe Mbrerëria e Bashkuar.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Gjyqtari Agim Kuçi suspendohet pas rastit të Enver Sekiraqës

Publikuar

nga

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) njofton se ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme me dyer të mbyllura, në të cilën ka vendosur për suspendimin një gjyqtari deri në një vendim tjetër. Burime të “Betimi për Drejtësi” brenda KGJK-së bëjnë të ditur se bëhet fjalë për gjyqtarin Agim Kuçi.

Suspendimi vjen pasi i njëjti më 3 maj 2024 pas shpalljes së dënimit me 25 vjet burgim për Sekiraqën, mori aktvendim që t’ia ndërpres masën e paraburigmit dhe të mbrohet në liri, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Në njoftim thuhet se mbledhja e Këshillit u mbajt me dy pika të rendit të ditës: Themelimi i panelit hetimor për rastin disiplinor Nr.AD/KGJK/04/2024/GJTHPR-AD/GJTHPR/8/24 dhe Themelimi i panelit hetimor për rastin disiplinor Nr.AD/KGJK/03/2024/GJTHGJL-AD.GJTH.GJL.nr.5/24.

“Këshilli, pas shqyrtimit dhe analizimit të dy rasteve disiplinore ka themeluar panelet hetimore. Sa i përket rastit AD/KGJK/04/2024/GJTHPR-AD/GJTHPR/8/24, Këshilli bazuar në kërkesën e autoritetit kompetent me shumicë të votave vendosi për suspendimin e gjyqtarit që është subjekt i hetimit, deri në një vendim tjetër të Këshillit”, thuhet në njoftim.

Në njoftim thuhet se Këshilli vlerësoi se suspendimi i subjektit të hetimit, në këtë fazë të procedurës, do të krijojë parakushte që paneli hetimor të hetoj në tërësi çështjen në mënyrë të pavarur, objektive dhe të pandikuar./BetimipërDrejtësi

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Haradinaj: Kaçaniku me rrethinë i doli zot atdheut në çdo etapë

Publikuar

nga

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar e nderuar dëshmorët e martirët e rënë me 21 maj të vitit 1999 në Kaçanik. Haradinaj ka thënë se Kaçaniku me rrethinë i doli zot atdheut në çdo etapë.

“Në skaj të Kosovës, Kaçaniku me rrethinë i doli zot Atdheut në të gjitha etapat. Kjo trevë e dëshmoi veten edhe në luftën e fundit për liri. Sot, kisha nderin të jem në mesin e banorëve të Runjevës dhe Stagovës së Kaçanikut, ku mu bë një pritje e ngrohtë nga zemra. Përjetova ndjenja dhimbjeje por edhe krenarie deri sa bashkë me familjarë të dëshmorëve e martirëve dhe bashkëluftëtarë, nderuam dëshmorët; Kemajl Thaqi dhe Ekrem Gudaqi, të cilët ranë nën udhëheqjen e Komandantit tanimë Hero i Kosovës, Agim Bajrami. Po ashtu, me respektin më të lartë, nderuam martirët e rënë më 21 Maj 1999; Hanife Jaha, Selvije Krivanjeva, Baki Bela, Hanife Gudaqi, Ramush Jaha, Ibush Rrushi, Ramadan Dashi, Fahri Mani, Bahrije Elezi, Sevdije Guri, Hamdi Dashi, Brahim Dashi dhe Fitim Gudaqi”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka shtuar se aleanca jonë me ShBA-të dhe vendet e tjera të NATO-s nuk është thjesht një partneritet strategjik, është zotim për të hapur rrugët e suksesit dhe përparimit për brezat e ardhshëm.

“Trashëgimia që e lanë pas, të na shërbejë si shtytës në përpjekjet tona për një Kosovë të sigurtë. Aleanca jonë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e tjera të NATO-s nuk është thjesht një partneritet strategjik, është zotim për të hapur rrugët e suksesit dhe përparimit për brezat e ardhshëm. Le të punojmë krah për krah, të rreshtuar dhe të bashkuar në synimet tona, në përkushtimin tonë për Kosovën në NATO. Kjo është detyrë për ne. Lavdi e përjetshme të rënëve për liri. Heroizmi i tyre u trashëgoftë ndër breza!”, është shprehur Haradinaj.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Pozitë e opozitë s’gjejnë pajtueshmëri për numrin e ekspertëve, dështon votimi i tyre në Komisionin Hetimor

Publikuar

nga

Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, nuk ka arritur t’i votojë ekspertët që do të angazhohen për hetime.

Arsyeja e këtij dështimi ishte mospajtueshmëria ndërmjet pozitës dhe opozitës për numrin e saktë të ekspertëve. Pozita kërkoi dy ekspertë, ndërsa nga opozita u kërkuan të jenë tre ekspertë.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, tha se emrat e propozuar janë gati veçse kërkojnë miratimin e deputetëve.

“Ne e kemi dorëzuar CV-në e anëtarëve, janë të printuara nëse është nevojshme edhe me emër mundem por mendoj qe duhet t’i votojmë në pako të tre ekspertet ashtu siç jemi marr vesh në mbledhjen kaluar”, tha ajo.

Por për numrin e ekspertëve nuk u pajtua Lëvizja Vetëvendosje. Deputetja e kësaj partie, Fitore Pacolli, kërkoi që të mos jenë më shumë se dy ekspertë.

“Çdo vendim që merret në komision është vendim që votohet nuk kemi votuar të kemi tre ekspertë, mendojmë që propozimi ynë është të shkojmë me dy ekspert, një propozim i juaj si opozitë e një ne si pozitë”, tha Pacolli.

Votim sa më të shpejtë të ekspertëve kërkoi edhe deputetja e Lidhjes Demokratike e Kosovës, Vlora Dumoshi.

“Unë mendoj që tre ekspertë nuk janë shumë, e dimë që ka një punë të madhe. Ne kemi ardh me një ekspert, me një emër të ekspertit të pavarur dhe propozojmë në pako t’i votojmë ne po i dorëzojmë CV-të e tyre dhe të mos jetë problematikë, një apo dy ekspertë”, tha Dumoshi.

Ndonëse ky diskutim zgjati për një orë, votimi i tyre u shtye për një mbledhje tjetër.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara