Lajmet

Rama arsyetohet për “bllokimin” e projekteve në kryeqytet

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka akuzuar nivelin qendror për bllokim të projekteve të kësaj komune. Në një konferencë për media ku prezantoi të arriturat për vitin 2024 dhe planet për vitin aktual, Rama i ka quajtur të paarsyeshme dhe tendencioze veprimet e qeverisë karshi kryeqytetit.

I pari i Prishtinës, Përparim Rama tha se projekti “Unaza e kryeqytetit” po vazhdon të bllokohet nga qeveria, ndonëse siç u shpreh ai komuna i ka siguruar 40% të buxhetit.

Çështja tjetër me interes shumë të madh për kryeqytetin dhe gjithë Kosovën e cila ka qenë sfidë dhe vazhdon të jetë sfidë është unaza e kryeqytetit, është projekt kyç jo vetëm për kryeqytetin, por për gjithë Kosovën duke përfshirë edhe tashmë që i kemi lojërat olimpike 2030 mesdhetare. Ky projekt i cili e ka koston e 206 milionë eurove është i gatshëm, po ashtu është mundësuar që të jetë pjesë e ndërlidhjeve të lidhjeve mesdhetare të të gjitha rrugëve mesdhetare vazhdon të qëndroj si një projekt i cili nuk përkrahet nga qeveria, përkundër faktit që kemi 40% të buxhetit i cili do të ishte donacion, do të ishte grant megjithatë është kërkuar garancia qeveria dhe kjo nuk është bërë, nuk e shohin si një projekt i cili është me rëndësi të madhe për kryeqytetin apo Kosovën. Lus që në vitin 2025 të kemi një reflektim nga qeveria të investohet në këtë projekt madhor”, deklaroi Rama.

Edhe tuneli “Agim Ramadani” e “ishulli urban” nga Rama po konsiderohen projekte të cilat u penguan nga niveli qendror për tu realizuar.

Që nga marsi projekti është i përfunduar dhe kemi kërkuar në Qendrën Rajonale të Trashëgimisë Kulturore dhe Institutin e Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve për të siguruar pëlqimin për zhvillimin e punimeve për nënkalimin për tunelin ‘Agim Ramadani’ projekt i cili ka rëndësi jetike për qarkullimin rrugor në kryeqytet dhe jetësimin e zonës historike në kryeqytet kjo kërkesë ende nuk është miratuar pas dy refuzimeve të orkestruara politikisht kjo mbetet praktika më e gjatë që e njeh Kosova në procedurën administrative në mes të organeve shtetëror. Lus që qeveria në ikje tash, apo qeveria e re të reflektojnë dhe të vazhdojnë me këtë projekt madhor. Çështja e ishullit urban kemi zhvilluar projektin e ishullit urban dhe kemi filluar punimet, por jemi bllokuar nga institucionet qendrore. Arsyetimi është totalisht tendencioz i cili ka qëllim zvarritjen e procesit dhe bllokimin e këtij projekti”, theksoi ai.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama theksoi se qeveria ka bllokuar edhe projektin për kampusin sportiv.

Qeveria është bllokuese ndaj projektit në tërësi. Këto zvarritje për fat të keq janë të paarsyeshme dhe në vazhdimësi e bllokimeve të qëllimshme të projektit veprime këto të cilat po shkaktojnë vonesa në realizimin e këtij projekti sportiv ndonjëherë në Kosovë”, u shpreh kryetari i Prishtinës.

Krahas sfidave, kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama shpalosi edhe disa nga sukseset e punës së tij përgjatë vitit që lamë pas.

Sukses historik ai e konsideroi realizimin e 80% të buxhetit komunal.

Përkundër të gjitha sfidave që kemi, sfida të panevojshme dhe të pakuptueshme me nivelin qendror e me opozitën, kryeqyteti ka thyer rekord këtë vit në realizimin e buxhetit. Që nga fillimi i qeverisjes tonë ka pas rritje të realizimit të buxhetit nga viti në vit. Në vitin 2024 buxheti ka realizim rekord historike me mbi 80%, ndërsa investimet kapitale janë realizuar mbi 63%. Rruga Jim Xhema apo rruga A edhe ky ka pas sfida të mëdha i kemi pas tri ballafaqime në gjykata për të lejuar vazhdimin e kësaj pune e kemi vazhduar dhe po e vazhdojmë dhe do ta përfundojmë deri në fund të këtij viti. Vazhdimi i ndërtimit të kolektorit në Kalabri dhe vazhdimi në rrugën B prapë projekt madhor që vazhdon”, thotë Rama.

Sa i takon telasheve me tollovitë e mëdha në trafik me të cilat po ballafaqohet kryeqyteti, i pari i Prishtinës tha se zgjidhja është ndërtimi i unazës së kryeqytetit.

748 mijë hyrje në qytet vetëm ata që e përdorin IPKO marrë parasysh edhe ata që e përdorin Valën kemi edhe më shumë hyrje këto janë hyrje-dalje në ditë, 748 mijë nëse e merr vetëm këtë numër parasysh e sheh çfarë impakti të madh do të kishte që ne të fillonim dhe ta përfundonim unazën e kryeqytetit”, theksoi ai.

Në konferencën për medie, i pari i kryeqytetit, Përparim Rama tha se përgjatë vitit 2024 janë ofruar nga shërbimi shëndetësor, 3.4 milionë shërbime, prej tyre mbi 1 milionë analiza laboratorike.

Për problematikën e qenve endacak u tha se deri tani janë adaptuar 600 qenë endacak, derisa kërkesat janë edhe për 1 mijë të tjerë.

Në anën tjetër, Rama para gazetarëve foli edhe për mbështetjen për fermerët, sportistët dhe fushën kulturore në kryeqytet.

Lajmet

Qeveria mban mbledhjen e 29-të elektronike, miraton disa vendime

Published

on

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhjen e saj të 29-të në formë elektronike, ku ka miratuar disa vendime që lidhen me infrastrukturën, arsimin dhe mbështetjen e sektorit të inovacionit dhe teknologjisë.

Vendimet kryesore:

  • Miratohet projekti për furnizimin me ujë në Leposaviq – Qeveria ka miratuar dhënien në shfrytëzim afatgjatë pa kompensim të pronave të menaxhuara nga Agjencia Pyjore e Kosovës për KRU “Mitrovica”, me qëllim realizimin e projektit për sigurimin e furnizimit me ujë të pijshëm në Komunën e Leposaviqit.
  • 255 mijë euro për tekstet e nxënësve shqiptarë në Luginën e Preshevës – Janë ndarë 255,153.45 euro për pajisjen me tekste mësimore në gjuhën shqipe për nxënësit shqiptarë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, për vitin shkollor 2025/2026.
  • 40 mijë euro për inovacionin dhe teknologjinë – Qeveria ka ndarë 40,000 euro për mbështetjen e organizimit të ngjarjeve ndërkombëtare në fushën e inovacionit, teknologjisë, ndërmarrësisë dhe transformimit digjital, me qëllim promovimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe forcimin e ekosistemit vendor.
    • 20,000 euro janë ndarë për FLOSSK – Free Libre Open Source Software Kosova.
    • 20,000 euro janë ndarë për Innovation Centre Kosovo (ICK)./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj gjashtë personave për krim të organizuar dhe vepra të tjera penale

Published

on

By

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka dorëzuar aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj gjashtë personave të identifikuar me inicialet A.H., L.D., M.D., Q.E., A.G. dhe F.O.

Të pandehurit akuzohen për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”.

Sipas njoftimit zyrtar të Prokurorisë, kjo akuzë ndërlidhet edhe me vepra të tjera penale, që përfshijnë “Veprimet përgatitore për vrasje të rëndë”, “Detyrimi”, “Zjarrvënia”, “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”, si dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Continue Reading

Lajmet

Kosova dhe Mali i Zi nënshkruajnë marrëveshje për njohjen e identifikimit elektronik

Published

on

By

Kosova dhe Mali i Zi kanë nënshkruar një marrëveshje për njohjen e ndërsjellë të shërbimeve të besuara dhe identifikimit elektronik. Kjo marrëveshje synon të lehtësojë përdorimin e shërbimeve digjitale ndërmjet dy vendeve dhe të mbështesë bashkëpunimin në kuadër të transformimit digjital.

Ministri në detyrë i Digjitalizimit dhe Administratës Publike i Kosovës, Lulëzon Jagxhiu, deklaroi se ky dakordim përbën një hap në avancimin e transformimit digjital dhe integrimit evropian të Kosovës, duke vlerësuar gjithashtu marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy shteteve.

Nga ana tjetër, Ministri i Administratës Publike i Malit të Zi, Marash Dukaj, vlerësoi se marrëveshja do të sjellë përfitime të drejtpërdrejta për qytetarët, bizneset dhe procesin e përbashkët të integrimit në Bashkimin Evropian.

Ai shtoi se Mali i Zi synon që deri në fund të muajit tetor të nënshkruajë marrëveshje të ngjashme me të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor. /Ekonomia Online/

Continue Reading

Lajmet

Dy viktima nga stuhitë në Francë, mbi 53 mijë familje mbeten pa energji elektrike

Published

on

Të paktën dy persona kanë humbur jetën pasi stuhi të fuqishme goditën Francën gjatë natës, duke i dhënë fund një vale të zgjatur të të nxehtit.

Sipas mediave franceze, në Saint-Victornienne një grua humbi jetën pasi u godit nga një pemë e rrëzuar, ndërsa në Dolomieux një burrë u gjet i karbonizuar në një punishte që mori flakë pasi u godit nga rrufeja.

Operatori i rrjetit elektrik Enedis njoftoi se rreth 53 mijë familje kanë mbetur pa energji elektrike. Ndërprerjet kanë prekur kryesisht rajonet Auvergne-Rhône-Alpes në juglindje dhe New Aquitaine në jugperëndim të Francës.

Ndërkohë, shërbimi meteorologjik Meteo-France ka hequr paralajmërimin portokalli për stuhi në departamentet e prekura, pasi më herët kishte paralajmëruar për breshër dhe erëra të forta në disa pjesë të vendit./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara