Lajmet

Rama: 46 milionë euro për investime kapitale, prioritet janë “Rruga A” e ndërtimi i shkollave

Rama ka thënë se krahas buxhetit prej 123 milionë euro, në fokus do të jenë projekte madhore.

Published

on

Në vitin 2024, komuna e Prishtinës do t’i ketë në dispozicion 46 milionë euro për investime kapitale. Kështu ka bërë të ditur kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama.

Rama ka thënë se krahas buxhetit prej 123 milionë euro, në fokus do të jenë projekte madhore. E si prioritet i Ramës për vitin 2024 është edhe përfundimi i “Rrugës A”, me ç’rast e quajti të rëndësishëm për Prishtinën.

Në një intervistë për Ekonomia Online, kreu i Prishtinës ka thënë se me ndërtimin e kësaj rruge, do të lidhen disa lagje e që pritet të kontribuojnë në shkarkimin e tollovisë në trafik.

“Buxhetin e kemi kaluar. Buxheti total i Kryeqytetit është mbi 123 milionë euro, ndërsa vetëm për investime kapitale është 46 milionë euro, pra e kemi një buxhet të mirë për vitin e ardhshëm me të cilin fokusi ynë është në projekte të mëdha. Pra kemi vazhdimin e ‘Rrugës A’, pra është një projekt madhor, projekti më i madh në historinë e Kryeqytetit, ku përveç që krijon rrugë të reja dhe të cilat e ndërlidh Veternikun me Prishtinën e Re dhe me Kalabrinë, pra tash lidhen më lehtë dhe ju mundëson qasje prindërve që vijnë dhe e shfrytëzojnë shkollën në qendër e që i bashkohen këtij kaosit në qendër. Pra do të kenë mundësi alternative”, ka thënë Rama.

E krahas ndërtimit të kësaj rruge, Rama ka thënë se po punohet në ndërtimin e disa shkollave në Kryeqytet.

“… paralelisht jemi duke ndërtuar edhe shkolla. Me partneritet publiko-privat, po ndërtojmë shkollën në Lagjen ‘Qëndresa’, Mati 1, Sofali dhe pesë shkolla tjera që janë në diskutim IFC-në pra edhe ato me partneritet publiko-privat”, u shpreh ai.

Teksa ka folur për ndërtimin e rrugëve kryesore, Rama ka deklaruar se do të punohet edhe në zgjerimin e rrugës B e cila do të lidhet me rrugën A. E njëjta tha se do të ketë hyrje e dalje, pa pasur nevojë të shkohet në qendër.

“Po ashtu jemi edhe te rruga B, pra vazhdimësi e ndërtimit që do të lidhet me ‘Rrugën A’ dhe krijon një mundësi më të mirë që e gjithë rruga B të ketë hyrje dhe dalje nga qyteti në qytet, pra pa pasur nevojë që të kalojë nëpër qendër. Problemi me trafikun ka ekzistuar edhe më përpara dhe vazhdon të ekzistojë. Pra një numër i madh i ndërtimeve që kanë ndodhur si rezultat i rritjes së vrullshme të Kryeqytetit prej pasluftës. Ka qenë gjithashtu si rezultat i mungesës së investimeve kapitale në infrastrukturë të Kryeqytetit dhe tani normal që kemi probleme të cilat ballafaqohen me to sot”, ka deklaruar Rama.

Lajmet

Të premten mbahen ceremonitë përkujtimore dhe varrimi i Dr. Flora Brovinës

Published

on

Të premten, më 18 shtator 2026, do të zhvillohen ceremonitë përkujtimore dhe të varrimit të Dr. Flora Brovinës.

Ceremonia përkujtimore në nderim të saj do të mbahet në orën 10:00, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë.

Më pas, nga ora 11:30 deri në 14:30, homazhet do të zhvillohen në Hollin e Kuvendit të Kosovës.

Në orën 16:00, ceremonia do të vijojë me varrimin e Dr. Flora Brovinës në Varrezat e Qytetit, në Dragodan.

Ndërkaq, të shtunën dhe të dielën, më 19 dhe 20 shtator, e pamja do të mbahet në Hotel “Grand”.

Njoftimi është bërë nga familjet Begu dhe Brovina, të cilat kanë shprehur mirënjohje dhe respekt për të gjithë ata që do të marrin pjesë në ceremonitë e përcjelljes së saj./A.K/

Continue Reading

Lajmet

19 vjet nga vdekja e Robert Jordan, autori i “The Wheel of Time”

Published

on

Më 16 shtator 2007, bota e letërsisë fantastike humbi shkrimtarin amerikan Robert Jordan, pseudonimi i James Oliver Rigney Jr. Ai ndërroi jetë në moshën 58-vjeçare, duke lënë pas një prej serive më të njohura të zhanrit fantastik.

Jordan u bë i famshëm veçanërisht për serinë “The Wheel of Time”, e cila përbëhet nga 14 romane dhe një libër paraprirës. Saga ka shitur rreth 90 milionë kopje në mbarë botën dhe konsiderohet ndër veprat më të suksesshme të letërsisë fantastike.

Para se t’i përkushtohej shkrimtarisë, Jordan shërbeu në ushtrinë amerikane gjatë Luftës së Vietnamit. Pas kthimit në Shtetet e Bashkuara, ai studioi fizikë dhe punoi si inxhinier bërthamor për Marinën amerikane.

Karrierën si shkrimtar e nisi në fund të viteve ’70. Ai shkroi romane historike, një western dhe shtatë romane për personazhin Conan the Barbarian, përpara se të niste punën për “The Wheel of Time” në vitin 1984.

Fillimisht, Jordan e kishte menduar serinë si një histori prej vetëm tre librash, por projekti u zgjerua ndjeshëm me kalimin e viteve. Për shkak të problemeve shëndetësore, ai nuk arriti ta përfundonte sagën, por para vdekjes la shënime të hollësishme për mënyrën se si duhej të përmbyllej historia.

Pas vdekjes së tij, shkrimtari Brandon Sanderson mori përsipër përfundimin e serisë, duke u mbështetur në materialet e lëna nga Jordan. Tre librat e fundit u botuan nga viti 2009 deri në vitin 2013, me “A Memory of Light” që shërbeu si vëllimi përmbyllës.

19 vjet pas vdekjes së tij, Robert Jordan vazhdon të kujtohet për krijimin e një universi të gjerë letrar, i cili ka lënë gjurmë të rëndësishme në letërsinë fantastike dhe vazhdon të tërheqë lexues në mbarë botën./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Gjashtë raste të dhunës në familje brenda një dite

Published

on

By

Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka regjistruar gjithsej gjashtë raste të dhunës në familje, të cilat kanë ndodhur në tri komuna të vendit: Prishtinë, Gjakovë dhe Lipjan. Tri raste janë evidentuar në kryeqytet, tri të tjera në Gjakovë, si dhe një rast në Lipjan.

Sa i përket rrethanave të ngjarjeve, në kryeqytet janë raportuar tri raste të ndryshme: në dy prej tyre viktimat gra janë sulmuar fizikisht nga të dyshuarit burra, ndërsa në rastin e tretë bëhet fjalë për një mosmarrëveshje mes një gruaje dhe një burri. Të gjithë të dyshuarit në këto ngjarje janë liruar në procedurë të rregullt me vendim të prokurorit.

Në Lipjan është evidentuar një rast ku një person dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj një gruaje. Pas procedurave të intervistimit, i dyshuari po ashtu është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkaq, situatë më e rëndë është shënuar në Gjakovë përmes tri rasteve të ndara. Në rastin e parë, dy burra janë përleshur fizikisht mes vete; njëri prej tyre është arrestuar dhe më pas liruar në procedurë të rregullt, kurse tjetri ndodhet ende në kërkim policor. Në dy rastet e tjera, dy persona janë dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit pasi kanë ushtruar dhunë dhe keqtrajtim fizik ndaj dy viktimave grave, prej të cilave njëra ka pranuar edhe tretman mjekësor. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Gjenerali Wesley Clark pas vendimit të Hagës: I shokuar, nuk ekziston asnjë dëshmi që e arsyeton këtë dënim

Published

on

By

Ish-Komandanti i Lartë i NATO-s, gjenerali amerikan Wesley Clark, ka reaguar me revoltë dhe tronditje ndaj aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë, e cila i dënoi katër ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me gjithsej 81 vjet burgim.

I ftuar në emisionin “Off the Record” në A2 CNN, gjenerali Clark deklaroi se vendimi i trupit gjykues është plotësisht i pabarazpeshuar me realitetin e luftës dhe argumentet e prezantuara gjatë procesit. Ai nëvizoi se përvoja e tij direkte në krye të aleancës ushtarake dhe dëshmia e tij zyrtare në këtë gjyq vërtetojnë qartë se bashkëpunimi me UÇK-në shërbente për t’i dhënë fund krimeve të regjimit serb.

“Jam i shokuar dhe i zemëruar. Unë e njoh Thaçin dhe shokët e tij dhe të gjithë ata që kanë bërë luftën. Unë kam dëshmuar në gjyq kam thënë se çfarë kam parë dhe e dija se çfarë po ndodhte në Kosovë dhe bashkëpunimin tonë me UÇK-së dhe nuk kam parë asnjë dëshmi që të justifikojë këtë lloj vendimi. Fatkeqësisht Gjykata e dha vendimin e vet dhe kjo do të jetë një rrugë e vështirë në të ardhmen”, u shpreh gjenerali.

Duke folur për pretendimet e prokurorisë, Clark sqaroi se lufta e UÇK-së ishte një kryengritje popullore kundër shtypjes shtetërore dhe dhunës ndaj civilëve shqiptarë. Ai vlerësoi lart përpjekjet e Hashim Thaçit për ruajtjen e rendit dhe mbrojtjen e pakicës serbe, duke hedhur poshtë kategorikisht çdo mundësi që ai të mbajë përgjegjësi për krime lufte.

“Me aq sa di, këto dëshmitë sekrete që edhe vetë nuk më treguan asnjë dëshmi nga prokuroria, nuk do të më bënin dhe që të ndryshonin mendimin tim. Unë jam takuar tre herë me Hashim Thaçin gjatë konfliktit dhe në Rambuje. Sigurisht e takova atë kur isha në Kosovë, por UÇK-ja dhe ajo çfarë po ndodhte atje ishte një rebelim kundër një regjimi autoritar dhe jo vetëm një regjim autoritar, por edhe shumë krime individuale të kryera nga serbë individualë përkundër fqinjëve të tyre shqiptarë. Dhe siç e kam shpjeguar dhe në gjykatë edhe sot kishte me shumë emocion me njerëz që kishin njohur njëri-tjetrin dhe shqiptarët u ndjen të tradhtuar nga fqinjët e tyre serbë që kishin jetuar një jetë së bashku, por sigurisht që ishin ndjesi të forta dhe këtë mendova se Hashim Thaçi bëri një punë të shkëlqyer për të ruajtur edhe popullatën e pafajshme serbe, si për ata të cilët ë që ishin mbi lumin Ibër që i shtyn shqiptarët më poshtë. Pra kam patur shqetësime për më tej, por nuk mund të thosha që Thaçi ishte dikush që të mund të dënohej për krime lufte”, përfundoi Clark.

 

Continue Reading

Të kërkuara