Lajmet

Raketat ruse godasin termocentralin në Burshtyn

Nuk raportohet për viktima apo të lënduar.

Publikuar

Një sulm raketor rus goditi sot një termocentral në qytetin Burshtyn në Ukrainën perëndimore, tha guvernatorja e rajonit. Sulmi është i fundit në një valë sulmesh nga Moska ndaj infrastrukturës kritike.

Këtë e konfirmoi Svitlana Onyshchuk, guvernatorja e rajonit të Ivano-Frankivsk, në një deklaratë. Sipas saj, nuk ka viktima apo të lënduar./UBTNews/

Lajmet

​Gashi: Letra e Gërvallës e çuditshme, i është drejtuar personit të gabuar

Publikuar

nga

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi e ka quajtur të çuditshme nga kuptimi përmbajtjesor dhe procedural letrën e dërguar nga ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ku ka njoftuar se Qeveria e Kosovës është në përgatitje të draft-statutit për Asociacionin.

Sipas Gashit, kjo letër i është dërguar personit të gabuar, ngase sipas tij Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës e ka kryer punën e vet.

“Çështja e dytë me rëndësi pulitke është letra që sot ka qarkulluar. Nië letër e çuditshme nga kuptimi përmbajtjesor dhe procedural. Kjo letër dërgohet mbasi që Kosova ka mbetur jashtë procesit për anëtarësimin në KiE… Kjo letër shfaq, të paktën kjo që ka dalur publike i drejtohet personit të gabuar. Ajo që ka dalur publike është letra që i drejtohet kryetarit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës e ka kryer punën e saj dhe nuk ka pse t’i thotë asgjë atij për asociacionin, sepse asociacioni nuk është e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës…Raporti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës nuk parasheh kërkesën për themelimin e asociacionit për komunat me shumicë serbe”, tha Gashi.

Si çështje problematike, Gashi e ka nënvizuar deklarimin se do të formohet asociacioni dhe do të dërgohet në Kushtetuese. Sipas tij, ky veprim është politikisht the taktikisht i gabuar, që do të ndikojë negativisht në anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Çështja e tretë problematike, deklarimi se do të formohet asociacioni do të dërgohet në Kushtetuese vendimi për formimin e asociacionit për komunat me shumicë serbe deri në fund të muajit. Pse është lenë deri në fund të muajit? Është ditur qe 6 muaj se mbledhja e Komitetit të ministrave do të jetë me datat 16-17… Mendoj se është veprim politikisht dhe taktikisht i gabuar dhe humbje për Kosovën. Sepse Kosova tashmë e ka humbur mundësinë që në këtë mbledhje të Komitetit të Ministrave të merret vendim pozitiv për anëtarësim në Këshillin e Evropës”, theksoi Gashi.

Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, i ka drejtuar një letër presidentit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Theodoros Rousopoulos, në të cilën ka thënë se Qeveria e Kosovës është duke përgatitur një draft për krijimin e një mekanizmi për vetmenaxhim, koordinim dhe bashkëpunim të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Sipas saj, një draft i tillë i shërben në njërën anë synimit të qeverisë për të integruar komunitetet joshumicë dhe zbatimit të ligjeve të Republikës së Kosovës në të gjitha komunat.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Seanca e Kuvendit fillon me një minutë heshtje për Ukshin Hotin

Publikuar

nga

Me një minutë heshtje ka filluar seanca e Kuvendit të Kosovës për të kujtuar 25-vjetorin e zhdukjes me dhunë të intelektualit dhe patriotit të shquar, Ukshin Hoti.

Pas kësaj, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca i ka bërë thirrje drejtësisë ndërkombëtare, por edhe asaj vendore që të merret me rastin e Ukshin Hotit, por edhe shumë intelektualeve e patrioteve të zhdukur me dhunë nga Serbia.

“Sot është 25-vjetori i zhdukjes me dhunë të intelektualit tonë të madh dhe patriotit tonë të shquar, Ukshin Hoti. Përgjegjëse padyshim për zhdukjen e tij me dhunë është shteti i Serbisë me mekanizmat e tij. Sapo kinse u lirua nga Burgu i Dubraves po e priste një veturë aty, e organizuar nga shteti serb dhe çkado që do t’i ketë ndodhur intelektualit Hoti, përgjegjësinë pa dyshim se e mban shteti okupator serb…Me këtë rast i bëjmë edhe thirrje drejtësisë ndërkombëtare, por edhe drejtësisë vendore që të merret me rastin e Ukshin Hotit, me vrasjen e Fehmi Aganit, të Bardhyl Qaushit e të shumë intelektualeve e patrioteve gjatë luftës, dhe me të gjithë të zhdukurit me dhunë nga Serbia, dhe me gjitha krimet që Serbia i ka kryer në Kosovë”, tha Konjufca.

Në rend dite sipas njoftimit të Kuvendit janë votimi i marrëveshjeve ndërkombëtare dhe i disa projektligjeve.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

WFP pezullon shpërndarjen e ushqimit në Rafah

Publikuar

nga

Agjencia e OKB-së për ushqim tha se ka mungesë të stoqeve në jug të Rafahut dhe ka pezulluar shpërndarjen e ushqimit që nga 11 maji.

Shpërndarja e ushqimit po vazhdon ende në vendet sikurse Khan Younis dhe Deir el-Balah, por me kapacitete të kufizuara.

WFP-ja ditë më parë njoftoi se brenda pak ditësh Gaza do të përballet me mungesë ushqimi dhe karburantesh./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Varhelyi: Plani i rritjes është një realitet

Publikuar

nga

Komisionari evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi para fillimit të Samitit të liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së, ka deklaruar se ky takim është vazhdimi i atij që kanë pasur në Tiranë, ku është diskutuar mundësia e planit të rritjes. Sipas tij, plani i rritjes është një realitet.

“Ky takim është vazhdimi i atij që kemi pasur në Tiranë, ku kemi diskutuar mundësinë e planit të rritjes dhe sesi rajoni mund të punojë së bashku si anëtarë të ardhshëm të Bashkimit Evropian. Sot plani i rritjes është një realitet. Sot plani i rritjes është në lëvizje të plotë, kështu që tani do të diskutojmë se si do të zbatojmë të gjitha prioritetet që rajoni ka caktuar për veten e tij për këtë vit dhe më e rëndësishmja, SEPA – Zona e vetme e pagesave në euro, në mënyrë që nga dita e parë e vitit të ardhshëm mund të përfitojnë të gjithë qytetarët dhe bizneset e gjithë këtij rajoni. Kështu që plani i rritjes tashmë do të fillojë të sjellë rezultate ndërsa flasim”, tha ai.

Liderët e vendeve të rajonit, përfaqësues të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, do të diskutojnë Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

Samiti po mbahet nën sloganin “Një rajon, vizion i përbashkët”. Në takimin e liderëve rajonalë po marrin pjesë edhe komisionari Varhelyi, dhe ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, O’Brien.

Plani i Rritjes përfshin gjashtë miliardë euro grante dhe kredi për të përshpejtuar konvergjencën socio-ekonomike me BE-në – dy miliardë grante dhe katër miliardë kredi të buta të garantuara nga BE.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara