Lajmet

Raisi hedh poshtë premtimin e Biden për një ‘Iran të lirë’, protestat vazhdojnë në javën e shtatë

Protestat po vazhdojnë me të njëjtin ritëm.

Published

on

Presidenti iranian Ebrahim Raisi hodhi poshtë të premten një premtim të udhëheqësit amerikan Joe Biden për “lirimin e Iranit” pasi regjimi klerik u përball me një ngritje të re në protestat shtatë javë pas lëvizjes kundër regjimit.

Protestat nisën pas vdekjes së Mahsa Aminit, e cila ishte arrestuar nga policia e moralit. Në shkallën e tyre, përhapjen mbarëkombëtare dhe natyrën kundër regjimit, demonstratat janë bërë sfida më e madhe nga rruga për autoritetet që nga revolucioni i vitit 1979.

Duke bërë fushatë për zgjedhjet afatmesme në SHBA, Biden kishte thënë: “Mos u shqetësoni se ne do të çlirojmë Iranin. Ata do të çlirohen shumë shpejt”.

Por Raisi u përgjigj duke thënë: “Populli i madh i Iranit nuk do të ulë kokën para jush”.

“Burrat dhe gratë tona — të rinjtë dhe të rejat tona janë të vendosur dhe ne kurrë nuk do t’ju lejojmë të përmbushni dëshirat tuaja satanike”, tha ai në një tubim që përkujtonte marrjen e ambasadës së SHBA-së në nëntor të vitit 1979 nga studentët.

“Armiku sot synon solidaritetin dhe unitetin tonë kombëtar, sigurinë, paqen dhe vendosmërinë tonë”, tha Raisi.

Vendi ka parë deri më tani mbi 1000 njerëz të arrestuar deri më tani dhe, sipas aktivistëve, në rrezik të dënimit me vdekje.

Sipas Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ) me bazë në Nju Jork, 54 gazetarë janë arrestuar./UBTNews/

Lajmet

​Bellingham dhe Foden rikthehen në kombëtaren e Anglisë

Published

on

Jude Bellingham dhe Phil Foden janë rikthyer në skuadrën e Anglisë për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës kundër Serbisë dhe Shqipërisë.

Trajneri Thomas Tuchel ka ftuar për herë të parë mesfushorin e Bournemouthit, Alex Scott, i cili ka bërë paraqitje mbresëlënëse këtë sezon. Nga ana tjetër, Jack Grealish dhe Danny Welbeck nuk janë përfshirë në listë, ndërsa mungojnë edhe Ollie Watkins dhe Myles Lewis-Skelly.

Bellingham, që kishte munguar në grumbullimin e kaluar për shkak dëmtimi, është rikthyer në formë me Real Madridin, duke shënuar tre gola në katër ndeshjet e fundit. Edhe Foden ka shkëlqyer me Manchester Cityn, ku shënoi dy herë në Ligën e Kampionëve kundër Borussia Dortmund.

“Jemi të kënaqur që janë rikthyer. Të dy kanë qenë vendimtarë për klubet e tyre dhe tani mund të ndihmojnë edhe kombëtaren,” tha Tuchel.

Anglia kryeson Grupin K me 18 pikë pas gjashtë ndeshjeve, ndërsa përballet me Serbinë në Wembley të enjten dhe me Shqipërinë në Tiranë të dielën.

Skuadra e Anglisë:

Portierë: Henderson, Pickford, Pope

Mbrojtës: Burn, Guehi, James, Konsa, O’Reilly, Quansah, Spence, Stones

Mesfushorë: Anderson, Bellingham, Henderson, Rice, Rogers, Scott, Wharton

Sulmues: Bowen, Eze, Foden, Gordon, Kane, Rashford, Saka./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Vdes në moshën 24 vjeçare lojtari i Cowboys, Marshawn Kneeland

Published

on

Sipas autoriteteve ligjore, ka vdekur mbrojtësi i Dallas Cowboys, Marshawn Kneeland në moshën 24 vjeçare. Ekipi lëshoi ​​një deklaratë të enjten duke mos përmendur shkakun e vdekjes.

“Me trishtim të madh, Dallas Cowboys njoftojnë se Marshawn Kneeland ndërroi jetë tragjikisht këtë mëngjes. Marshawn ishte një shok skuadre i dashur dhe anëtar i organizatës sonë. Mendimet dhe lutjet tona në lidhje me Marshawn janë me të dashurën e tij Catalina dhe familjen e tij.”, thuhet në njoftim.

Cowboys kanë vënë në dispozicion burime këshillimi për të gjithë lojtarët, trajnerët dhe stafin.

Lojtarët aktualisht janë në javën e pushimit dhe nuk janë planifikuar të stërviten përsëri deri të hënën.

Policia e DPS-së gjeti automjetin e Kneeland të rrëzuar në Dallas Parkway në drejtim të jugut pranë Warren Parkway. Sipas raportit, Kneeland iku nga vendi i ngjarjes në këmbë dhe oficerët kontrolluan zonën me ndihmën e K-9 dhe njësive të dronëve.

Ndërsa autoritetet po kërkonin Kneeland, një dispeçer u tha oficerëve se njerëzit që e njihnin kishin marrë një mesazh në grup nga Kneeland duke i thënë lamtumirë. Përafërsisht tre orë më vonë, Kneeland u gjet i vdekur./S.K/NFL/

 

Continue Reading

Lajmet

Profesorët e UBT-së përfaqësojnë institucionin në konferencën ndërkombëtare të projektit COWEB në Sarajevë

Published

on

Profesorët Dr. Engelbert Zefaj dhe Dr. Mentor Shaqiri përfaqësuan UBT-në në konferencën punuese ndërkombëtare të projektit COWEB, e cila u mbajt në Sarajevë, në ambientet e International Burch University.

Gjatë konferencës, përfaqësues nga universitete partnere të rajonit prezantuan punimet dhe rezultatet e tyre kërkimore, duke ndarë përvoja mbi zhvillimin e praktikave të reja në mësimin virtual bashkëpunues.

Në këtë kuadër, profesori i UBT-së Dr. Engelbert Zefaj mbajti një prezantim me temën: “Kultura dhe Ndërkulturaliteti në Mësimin Virtual Bashkëpunues (VCL): Ndikimet Pedagogjike dhe Vlerësimi i Studentëve”, ku theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkulturor dhe ndikimin pozitiv të tij në përmirësimin e përvojës së të nxënit.

Projekti COWEB ka për qëllim ndërtimin e kapaciteteve në institucionet e arsimit të lartë në Ballkanin Perëndimor për bashkëpunim ndërkombëtar virtual, duke promovuar pedagogji inovative dhe bashkëkrijimin e përmbajtjeve digjitale që forcojnë aftësitë dhe kompetencat e shekullit XXI.

Nëpërmjet pjesëmarrjes aktive në këtë projekt, UBT vazhdon të dëshmojë rolin e tij si një ndër institucionet lidere në avancimin e metodave bashkëkohore të mësimdhënies dhe në nxitjen e bashkëpunimit akademik ndërkombëtar në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Continue Reading

Lajmet

Kosova e publikon listën e të ftuarve për ndeshjet vendimtare ndaj Sllovenisë dhe Zvicrës

Published

on

Kombëtarja e Kosovës e ka publikuar listën për dy ndeshjet e muajit nëntor ndaj Sllovenisë dhe Zvicrës.

Kapiteni Amir Rrahmani është rikthyer pasi mungoi në muajin tetor, së bashku me Baton Zabergjën. Ndërkohë, në listën rezervë kanë rënë Florent Hadërgjonaj e Florian Haxha.

Lista e plotë e Kosovës:

Portierë: Arijanet Muric, Amir Saipi, Visar Bekaj, Faton Maloku

Mbrojtësit: Amir Rrahmani, Mërgim Vojvoda, Lumbardh Dellova, Fidan Aliti, Ilir Krasniqi, Albian Hajdari, Kreshnik Hajrizi, Dion Gallapeni, Leard Sadriu

Mesfushorët dhe sulmuesit: Valon Berisha, Elvis Rexhbecaj, Leon Abdullahu, Veldin Hoxha, Lindon Emërllahu, Meriton Korenica, Ermal Krasniqi, Baton Zabërgja, Edon Zhegrova, Milot Rashica, Florent Muslija, Fisnik Asllani, Vedat Muriqi./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara