Lajmet

Rafte të zbrazura në marketet amerikane, pengesa në zinxhirin furnizues

Stuhitë e ashpra dimërore e kanë penguar transportimin në disa pjesë të vendit javën e kaluar.

Publikuar

Blerësit në pjesë të ndryshme të Shteteve të Bashkuara po përballen me mungesë alarmuese të prodhimeve elementare ushqimore, pasi një varg faktorësh po i rëndojnë problemet e zinxhirit furnizues.

Stuhitë e ashpra dimërore e kanë penguar transportimin në disa pjesë të vendit javën e kaluar, ndërsa rritja e numrit të të infektuarve me variantin Omicron ka bërë që miliona njerëz të mungojnë në punë, me çrast janë prekur aktivitetet themelore si transportimi i produkteve, shkarkimi dhe vendosja në depo.

Të hënën, Shtetet e Bashkuara shënuan rekord prej 1.46 milion rastesh me Covid-19 dhe një ekspert ekonomik ka parashikuar se pesë milion njerëz ose 3 për qind e fuqisë punëtore do të lajmërohen si të sëmyrë këtë javë përderisa virusi vazhdon të përhapet, shkruan Daily Mail.

Rrjeti i dyqaneve “Albertsons”, që ka pronësi disa kompani, tha të martën se varianti Omicron ka paraqitur pengesë në rimëkëmbjen e zinxhirit furnizues dhe pret që problemet të vazhdojnë për një periudhë më të gjatë.

“Ka më shumë sfida për furnizim dhe do të prisnim më shumë të tilla gjatë katër ose gjashtë javëve të ardhshme”, tha Vivek Sankaran, shef ekzekutiv i rrjetit “Albertsons”. Ai gjithashtu tha se kompania është përballur me mungesë të produkteve të caktuara për disa muaj.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Në Austri, nga shkurti vaksinimi bëhet i detyrueshëm për të gjithë mbi 18-vjeç

Pothuajse dy muaj më parë, qeveria njoftoi se në fillim të këtij viti do të vendoste vaksinimin e përgjithshëm të detyrueshëm.

Publikuar

nga

Austria po bën të detyrueshëm vaksinimin kundër koronavirusit për të rriturit në fillim të shkurtit, nën kërcënimet për dënime të larta, tha kancelari austriak Karl Nechamer, duke deklaruar se është i vetëdijshëm për natyrën “sensitive” të një vendimi të tillë, vendimi i parë i tillë në Evropë.

“Siç ishte planifikuar, ne po vendosim vaksinimin e detyrueshëm për njerëzit mbi 18-vjeç në fillim të shkurtit”, u tha gazetarëve kreu i qeverisë konservatore, të cilën ai e drejton së bashku me ambientalistët.

Qeveria propozoi sot një plan të rishikuar për vaksinimin e detyrueshëm, i cili tani do të zbatohet për këdo mbi moshën 18-vjeç, në vend të 14, siç ishte planifikuar fillimisht. Zyrtarët thanë se prezantimi gradual i planit do t’u jepte njerëzve mundësi të mjaftueshme për t’u vaksinuar.

Pothuajse dy muaj më parë, qeveria njoftoi se në fillim të këtij viti do të vendoste vaksinimin e përgjithshëm të detyrueshëm. Aspektet kryesore të planit mbeten në versionin përfundimtar, që do të debatohet në parlament të enjten, por zyrtarët thanë se konsultimet me dy parti opozitare dhe të tjera kanë treguar se nevojiten ndryshime në disa detaje.

Nechamer tha se ka pasur shqetësime për faktin se adoleshentët po ndëshkohen, ndaj është bërë një ndryshim dhe është futur vaksinimi i detyrueshëm që në moshën 18-vjeçare.

Për javë të tëra, ka pasur debate të ashpra në Parlament mbi planin në një vend ku 78.5 për qind e popullsisë që mund të vaksinohet është vaksinuar plotësisht deri më tani.

Qeveria austriake ka një shumicë të madhe në parlament, përveç konservatorëve dhe të gjelbërve, këtë propozim e mbështesin edhe krerët e Partive Socialdemokrate dhe Liberale. Kundër tij është vetëm partia e ekstremit të djathtë, në emër të “mbrojtjes së lirive individuale”.

Kancelari tha se ishte një “plan i ndjeshëm”, por se ishte “në përputhje me Kushtetutën” dhe se kishte një fazë rregullimi që lejonte ata që hezitonin të vaksinoheshin deri në mes të marsit.

Të shtunën, 27.000 njerëz demonstruan në Vjenë kundër masës së diskutueshme, e cila besohet se shkel liritë individuale.

Në fillim të shkurtit do të vendosen kontrollet dhe personat e pa vaksinuar do të gjobiten nga 600 deri në 3600 euro në rast të përsëritjes së krimit.

Pjesë të ligjit mund të pezullohen me miratimin e komisionit parlamentar, nëse, për shembull, variantet e ardhshme të virusit janë më të buta ose ekspertët vlerësojnë se vaksinimi nuk është më rruga përpara.

Vaksinimi po bëhet i detyrueshëm në një numër në rritje vendesh për profesione të caktuara, kategori popullsie apo aktivitete të caktuara. Por vaksinimi antiCOVID-19 i detyrueshëm për të gjithë është ende një përjashtim.

Një masë e tillë hyri në fuqi në Ekuador, Taxhikistan, Turkmenistan, Indonezi dhe Mikronezi.

Në Gjermani, një propozim i ngjashëm, i mbrojtur nga kancelari socialdemokrat Olaf Scholz, mund të shqyrtohet në Bundestag në fund të janarit.

Qeveria austriake e justifikon këtë masë me mbingarkesën e spitaleve dhe dëshirën për të arritur një shkallë vaksinimi prej 90 për qind, që do të mundësonte, sipas këshillave të ekspertëve, arritjen e imunitetit kolektiv.

Sipas qeverisë, deri sot, 5.8 milionë njerëz kanë certifikatë vaksinimi në Austria, e cila ka 7.4 milionë njerëz që mund të vaksinohen.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Masa të reja për hyrje në Slloveni

Vendimi hyn në fuqi të hënën, më 17 janar.

Publikuar

nga

Vlefshmëria e certifikatës për vaksinimin dhe shërim nga COVID-19 për ata më të vjetër se 18-vjeç po zgjatet nga gjashtë në nëntë muaj dhe vendimi do të zbatohet nga 1 shkurti, njoftoi Qeveria e Sllovenisë në faqen e saj zyrtare në internet.

Autoritetet sllovene kanë marrë gjithashtu një vendim që një person i dërguar nga policia në karantinë shtatëditore kur hyn në Slloveni nuk mund ta ndërpresë atë pas pesë ditësh me një test negativ PCR.

Vendimi hyn në fuqi të hënën, më 17 janar, është publikuar në faqen e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Sllovenisë.

Masat e reja në Slloveni janë në fuqi që nga 10 janari për shkak të përhapjes së variantit omicron të koronavirusit, të cilat përfshijnë shkurtimin e vlefshmërisë së testeve negative për hyrje në vend, kështu që testi PCR është i vlefshëm për 48 orë dhe antigjen i shpejtë vetëm 24 orë.

Fëmijët nën moshën 12-vjeç dhe pasagjerët në transit nëpër Slloveni, me kohëzgjatje jo më shumë se 12 orë, përjashtohen nga detyrimi për të pasur dokumente COVID për hyrje në Slloveni.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Jimmy Donaldson, njeriu me fitimet më të mëdha nga YouTube për vitin 2021

Donaldson tejkaloi për nga fitimet 10-vjeçarin Ryan Kaji, i cili kryesoi listën e përvitshme dy vitet e fundit.

Publikuar

nga

Jimmy Donaldson, 23-vjeçar me prejardhje nga Amerika, i njohur ndryshe edhe si MrBeast, ishte më i paguari i vitit 2021 nga YouTube, sipas Forbes. Ai ka gjeneruar më shumë se 10 miliardë shikime në platformë dhe arriti 54 milionë dollarë fitime.

Donaldson tejkaloi për nga fitimet 10-vjeçarin Ryan Kaji, i cili kryesoi listën e përvitshme dy vitet e fundit.

Bashkërisht, dhjetë “YouTuber-ët” më të paguar arritën shifrën 300 milionë dollarë në vitin 2021, sipas revistës amerikane.

Në vendin e dytë renditet Jake Paul, kjo shënon edhe pozicionimin e tij të parë në topdhjetëshe që nga viti 2018, dhe vëllai i tij Logan, i cili u rikthye, meqë mungoi që nga viti 2017.

Gjatë pandemisë, shumica e mediave tradicionale e patën të vështirë të përshtaten. Filmat u shtyen, oraret e telenovelave u ndryshuan dhe lansimi i videolojërave u shtye. Për platformën YouTube, kjo mund të konsiderohet një “lloj shpërthimi”.

Sipas ekspertëve, në vitin 2021, kjo platformë kishte 2.3 miliardë përdorues në nivel botëror. YouTube thotë se një miliard orë përmbajtje vizuele konsumohen në platformë çdo ditë./UBTNews

Vazhdo të lexosh

Art

Një faqe e librit rreth historisë së Spider-Man u shit për 3 milionë dollarë

Rekordi i mëparshëm për një faqe të një libri komik amerikan ishte 657 mijë e 250 dollarë.

Publikuar

nga

Vetëm një faqe e një libri komik të vitit 1984 për Spider-Man, u shit në ankand të enjten për një çmim 3.36 milionë dollarë.

Krijimtaria artistike e Mike Zeck për faqen 25 nga “Secret Wars No. 8” të Marvel Comics sjell paraqitjen e parë të kostumit të zi të Spidey. Kostumi simbiotik përfundimisht do të çonte në shfaqjen e personazhit Venom.

Rekordi i mëparshëm për një faqe të një libri komik amerikan ishte 657 mijë e 250 dollarë. Këtë rekord e mbante një faqe e librit “The Incredible Hulk” të vitit 1974.

Të enjten po ashtu edhe disa kopje të mbetura të “Action Comics No.1”, u shitën për 3.18 milionë dollarë, duke e vënë atë në mesin e librave më të shtrenjtë të shitur.

Asnjë nga shitësi apo blerësit nuk u identifikuan./UBTNews

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara