Lajmet

Radhë të gjata për një copë bukë në Gaza, OKB paralajmëron se edhe uji po mbaron

Organizatat humanitare paralajmërojnë se uji në Gaza po mbaron.

Published

on

Qindra banorë nga Gaza janë në radhë për të blerë bukë në qytetin jugor të Khan Younis, pasi Izraeli urdhëroi evakuimin e vendit.

Korrespondenti i BBC-së, Rushdi Abualouf përshkroi se atyre iu dhanë vetëm pesë copa bukë secilit dhe se shumë prej tyre jetojnë me familje të tjera në shtëpi dhe duhet të ushqehen.

Qyteti, normalisht shtëpia e 400 mijë njerëzve, ka tejkaluar 1 milion.

Në të njëjtën kohë, organizatat humanitare paralajmërojnë se uji në Gaza po mbaron.

Agjencia palestineze e OKB-së për refugjatët UNRWA i tha BBC-së të hënën se 6 mijë njerëz të zhvendosur janë në bazën e furnizimit në Rafah, ku uji po reduktohet në vetëm një litër ujë për person në ditë.

Lajmet

IKD: Qeveria përdori disa metoda për kapjen e administratës

Published

on

Hulumtues i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), Gzim Shala tha për dallim nga qeveritë paraprake, që kjo qeveri pikësynim kishte sistemin e zyrtarëve publikë të administratës jo veç thjesht zyrtarin.

“Nëse i shohim të gjitha metodat që janë ndërmarrë deri më tani, krijohet përceptimi se kemi të bëjmë me veprime të strukturuara për kapjen e administratës”, tha Shala, ku sipas tij çështja e politizimit të administratës ishte përmendur edhe në raportet ndërkombëtare në të kaluarën për qeveritë paraprake.

Shala theksoi se problematike është çështja e ushtruesve të detyrës në institucione, ku pozita e ushtruesit të detyrës është më shumë praktike e cila bën përjashtim, ndërsa ai tha se në këtë qeveri kjo ka qenë parim.

“Numri më i madh i pozitave kanë qenë të plotësuara vetëm me ushtrues detyre, qasje kjo e cila është në kundërshtim me parimin e integritetit institucional”, shtoi Shala.

Ai tha se aktualisht është një numër i madh i pozitave që mbahen në mënyrë të kundërligjshme sipas vendimit të Gjykatës Supreme dhe se një praktikë e tillë është në kundërshtim me ligjin dhe standardet ndërkombëtare e cila krijon pasoja edhe në jetën institucionale si dhe në jetën e qytetarëve. /Ekonomia Online

Continue Reading

Lajmet

​Kurti takon përfaqësuesen britanike, Karen Pierce

Published

on

By

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka zhvilluar darkë pune me të Dërguarën e Posaçme të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Karen Pierce, në rezidencën e ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë.

“Në përgatitjet për mbajtjen e Samitit të ardhshëm të Procesit të Berlinit i cili do të zhvillohet në tetorin e këtij viti në Londër, kryeministri theksoi domosdoshmërinë e zbatimit të marrëveshjeve të arritura dhe rëndësinë e njohjes reciproke të diplomave dhe lëvizjes së lirë, si jetike për suksesin e Tregut të Përbashkët Rajonal dhe Planin e Rritjes”, thuhet në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit.

Sipas njoftimit, ata diskutuan mbi marrëdhëniet mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar dhe mundësitë për zgjerim të bashkëpunimit duke përfshirë fusha të ndryshme, nga industria kreative dhe diplomacia deri te mbrojtja e siguria.

Qeveria e Britanisë së Madhe pret një samit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Londër më 22 tetor për të promovuar bashkëpunimin rajonal dhe ofruar siguri dhe rritje.

Procesi i Berlinit është një platformë ndërkombëtare që bashkon qeveritë e të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, së bashku me partnerë të tjerë evropianë.

Qëllimi i tij është të rrisë bashkëpunimin rajonal, të mbështesë zhvillimin ekonomik dhe të përshpejtojë përpjekjet e saj për një përafrim më të ngushtë evropian në Ballkanin Perëndimor.

Continue Reading

Aktualitet

UBT sjell për herë të parë në Kosovë ekspozitën kushtuar vizionarit dhe inxhinierit Karl Gega

Published

on

UBT do të sjell për herë të parë në Kosovë ekspozitën kushtuar jetës dhe veprës së inxhinierit të njohur të shekullit XIX, Karl Gega – një figurë kyçe e historisë evropiane të inxhinierisë dhe ndërlidhjes ndërkulturore.

Ekspozita do të hapet, nesër, më 15 korrik, në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së, në Lipjan, duke filluar nga ora 17:00, duke shënuar një moment të rëndësishëm kulturor dhe shkencor për vendin dhe mbarë rajonin.

E realizuar në bashkëpunim me Fondacionin Musei Civici di Venezia, kjo ekspozitë sjell në vëmendje trashëgiminë evropiane të Karl Gegës si një inxhinier që bashkoi kulturat dhe ndërlidhi komunitetet përmes projekteve të tij vizionare.

Rektori dhe Presidenti i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, ka theksuar se kjo ekspozitë është rezultat i një bashkëpunimi të frytshëm ndërinstitucional dhe dëshmi e përkushtimit të UBT-së për të promovuar dijen, kulturën dhe trashëgiminë përmes një qasjeje akademike dhe inovative.

Kontributi i studentëve dhe stafit të Fakulteteve të Artit dhe Medias Digjitale, Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor, si dhe Dizajnit të Integruar, ka qenë thelbësor në përgatitjen dhe realizimin e kësaj ekspozite.

Ekspozita përfshin dokumente arkivore, plane inxhinierike, vizatime origjinale dhe materiale multimediale, duke e shndërruar në një përvojë edukative dhe vizuale që ndërlidh të kaluarën me të ardhmen, shkencën me artin, dhe trashëgiminë me inovacionin.

Përmes këtij organizimi, UBT dëshmon rolin e vet si institucion lider në krijimin e urave ndërmjet kulturave dhe shkencave të ndryshme, si dhe angazhimin e tij për të sjellë në Kosovë aktivitete me përmbajtje ndërkombëtare dhe vlerë të lartë arsimore dhe kulturore.

Continue Reading

Lajmet

Pesë raste të dhunës në familje u raportuan gjatë 24 orëve të fundit

Published

on

By

Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në Prishtinë, Gjakovë dhe Malishevë.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, në Prishtinë u arrestua një grua nën dyshimin se ushtoi dhunë psikike ndaj anëtarve të familjes.

Është arrestuar e dyshuara kosovare për shkak se e njëjta dyshohet se ka shkaktuar dhunë psikike ndaj anëtarëve të familjes së saj. Pas inicimit të rastit e dyshuara në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, në rastin e parë në Gjakovë një person është arrestuar nën dyshimin se në gjendje të dehur ka shkaktuar dhunë psikike e fizike ndaj tri grave.

Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se i njëjti dyshohet se në gjendje të dehur i ka shkaktuar dhunë psikike dhe fizike 3 viktimave femra kosovare. Pas inicimit të rastit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Në rastin e dytë në Gjakovë, u arrestua një grua nën dyshimin se kishte rrahur një tjetër.

Është arrestuar e dyshuara kosovare për shkak se e njëjta dyshohet se kishte rrahur viktimën femër kosovare. Pas inicimit të rastit e dyshuara në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Kurse, në rastin tjetër në Gjakovë, u arresua një grua nën dyshimin se ushtroi dhunë psikike dhe fizike ndaj një gruaje tjetër.

Është arrestuar e dyshuara femër kosovare e cila pas një mosmarrëveshje kishte ushtruar dhunë psiqike dhe fizike ndaj viktimës femër kosovare. Si pasojë e dhunës viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe me urdhër të prokurorit e dyshuara pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Kurse, në Malishevë u arrestua një burrë pasi dyshohet se ushtroi dhunë psikike e fizike ndaj një gruaje.

Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se i njëjti dyshohet se  kishte shkaktuar dhunë psikike dhe fizike ndaj viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim. /BetimipërDrejtësi

Continue Reading

Të kërkuara