Lajmet

Radakoviq: Shumë shpejt do të fillojë faturimi i energjisë elektrike në veri

Kjo pasi qytetarët në veri të Kosovës nuk e kanë paguar rrymën e shpenzuar për dy dekada.

Published

on

Dushan Radakoviq, drejtor ekzekutiv i Qendrës ACDC për Avokimin e Kulturës Demokratike, ka thënë për KosovaPress se shumë shpejt do të arrihet marrëveshja për energjinë ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit dhe se në veri të Kosovës do të fillojë faturimi i energjisë elektrike, derisa ka shtuar se sa i përket pushtimit rus të Ukrainës, qytetarët serbë janë të ndarë.

Marrëveshja për energjinë është nënshkruar në vitin 2013 dhe nuk është realizuar deri më sot, dhe qytetarët në veri të Kosovës nuk e kanë paguar rrymën e shpenzuar për dy dekada.

Edhe pse ende nuk është nënshkruar marrëveshja, Radakoviq beson se shumë shpejt do të vijë deri tek nënshkrimi, por edhe tek pagesa e rrymës.

“Ajo që mora ishte informacioni se marrëveshja është pothuajse gati, vetëm po prisnim zgjedhjet që të nënshkruhej, nuk e di nëse mosorganizimi i zgjedhjeve në Kosovë do ta shtyjë procesin e nënshkrimit. Ajo që di është se Qeveria e Kosovës ka kohë që paguan rrymën për veriun, kështu që njerëzit e veriut, unë personalisht nuk kam marrë asnjë faturë nga EPS, e cila lëshon faturat, kështu që mendoj se shumë shpejt marrëveshja do të jetë dhe do të fillojë faturimi, dhe si do të jetë për pjesën tjetër nëse njerëzit do të paguajnë ndonjë paushal, nëse do të jetë një marrëveshje me Beogradin që dërgon rrymë në Kosovë për të bërë pagesën apo çfarë nuk e di, kjo do të jetë pjesë e marrëveshjes, këtë ndoshta vetëm një numër i vogël i njerëzve mund ta dijë, andaj presim që në dy-tre muajt e ardhshëm të fillojë faturimi i energjisë elektrike”, tha Dushan Radakoviq.

Radakoviq thekson se marrëveshja e përkohshme ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit për targat duhet të zëvendësohet me një zgjidhje përfundimtare. Grupet punuese të formuara gjashtë muaj më parë, në të cilat përfshihen përfaqësues të Beogradit, Prishtinës dhe Bashkimit Evropian, më së voni deri të enjten është dashur të paraqesin një zgjidhje të përhershme për targat, të bazuar në standardet dhe praktikat e BE-së.

Ai nuk sheh zgjidhje të menjëhershme dhe beson se pala kosovare nuk dëshiron të ketë zgjidhje me stikersa.

“Kam frikë se nuk shoh zgjidhje për momentin, sepse mendoj se pala kosovare nuk dëshiron të ketë zgjidhje me stikersa, pala serbe po e shtyn këtë këtë zgjidhje me stikersa, kështu që kemi në ngërç. Kam dëgjuar gjashtë, shtatë, tetë opsione të ndryshme për të gjetur zgjidhje, të cilat do duheshin të ishin pjesë e gjithë kësaj, por gjithsesi ajo që di është se nuk ka zgjidhje. Kanë marrëveshje për ca gjëra të tjera, për rrymën, diçka për të zhdukurit, për stikersat nuk ka arritur deri tek ndonjë nivel. Mendoj se zgjedhjet në Serbi e ngadalësuan pak procesin. Nuk besoj se do të ketë masa reciproke për ta pasur sërish ROSU-në në veri, rreth kufijve etj. Por për të pasur një zgjidhje, jo për momentin. Me 21 prill, nëse nuk gaboj, skadon ajo marrëveshje, ndoshta edhe për atë ditë i kanë caktuar negociatat, por më 21 prill skadon edhe marrëveshja gjashtëmujore për stikersa”, ka theksuar Radakoviq.

Ai flet edhe për luftën në Ukrainë, e cila po zgjatë më shumë se pesëdhjetë ditë.

“Është një ndarje e madhe për të qenë i sinqertë. Sa i përket veriut, ka shumë më tepër mbështetje për Rusinë sesa për Ukrainën. Sa për jugun e Ibrit, ka shumë më tepër mbështetje për Ukrainën sesa për Rusinë. Sigurisht, mbështetje për serbët dhe mbështetja për shqiptarët monitorohet nga afër. E gjithë bota reflekton në këtë, por ne gjithashtu shohim përmes çmimeve dhe përmes jetës dhe përmes sigurisë, përmes gjithçkaje. Është duke u përcjellë nga afër dhe mendoj se është një nga temat që përcillet më së shumti, e cila është duke u përcjellë çdo ditë në lajme, sepse formëson jetën e të gjithë neve që jetojmë këtu”, thotë ai.

I pyetur nëse është e vërtetë që shqiptarët po shesin shtëpitë në vendbanimin boshnjak në veri të Kosovës, Radakoviq theksoi se kjo është hera e parë që dëgjojnë diçka të tillë dhe se nuk ka probleme të mëdha mes serbëve dhe shqiptarëve në atë zonë që të vijë puna deri tek jo.

Continue Reading

Vendi

Tensione te Kuvendi për ndryshimet në ligjin për Specialen

Published

on

By

Situata rreth Kuvendit të Kosovës është tensionuar mbrëmjen e sotme, ku janë parë forca të shumta policore të dislokuara në hyrje-daljet e oborrit të ndërtesës. Ndërhyrja e policisë erdhi pasi protestuesit tentuan të bllokojnë rrugëkalimet për të parandaluar largimin e deputetëve nga objekti.

Kërkesa kryesore e protestuesve është miratimi i plotë në lexim të dytë i ndryshimeve ligjore për Gjykatën Speciale, proces ky që aktualisht mbetet në pikëpyetje.

Për të menaxhuar situatën dhe për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm, në perimetrin e Kuvendit janë zhvendosur edhe njësite speciale policore për kontrollin e turmave. Ndërtesa vazhdon të mbetet nën monitorim të rreptë sigurie. /E.A/

Continue Reading

Aktualitet

Përfundon takimi mes Kurtit dhe Hamzës

Published

on

By

Ka përfunduar takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza.

Siç bëhet e ditur pas takimit është parë të mblidhet grupi parlamentar i PDK-së.

Ende nuk ka deklarime për media.

Continue Reading

Vendi

United Hospital pasuron ekipin mjekësor me ortopedin dhe traumatologun Dr. Arzen Balidemaj

Published

on

By

United Hospital ka mirëpritur në ekipin e saj mjekësor Dr. Arzen Balidemaj, specialist i Ortopedisë dhe Traumatologjisë, duke zgjeruar kështu gamën e shërbimeve profesionale për trajtimin e sëmundjeve dhe dëmtimeve të sistemit muskuloskeletal. Përmes sjelljes së ekspertizës bashkëkohore, përvojës ndërkombëtare dhe qasjeve të reja diagnostikuese e trajtuese, spitali po i jep një dimension të ri mjekësisë moderne dhe po krijon mundësi që pacientët të marrin shërbime të specializuara me standarde të avancuara.

Dr. Balidemaj sjell në United Hospital përvojën dhe njohuritë e fituara në fushën e ortopedisë, si dhe standarde të trajtimit të bazuara në praktikat evropiane.

Sipas njoftimit të spitalit, ai është i certifikuar nga AGA dhe EndoCert në Gjermani.

United Hospital fuqizon mjekësinë moderne me ekspertë të njohur dhe profesionistë të rinj

United Hospital po vazhdon të ndërtojë një standard të ri në shërbimet shëndetësore në Kosovë, duke zgjeruar vazhdimisht ekipin me mjekë të dëshmuar, kuadro me renome dhe profesionistë të fushave të ndryshme të mjekësisë.

Përmes sjelljes së ekspertizës bashkëkohore, përvojës ndërkombëtare dhe qasjeve të reja diagnostikuese e trajtuese, spitali po i jep një dimension të ri mjekësisë moderne dhe po krijon mundësi që pacientët të marrin shërbime të specializuara me standarde të avancuara.

Në këtë rrugëtim të zhvillimit dhe inovacionit, United Hospital po e pasuron ekipin e vet edhe me emra të rinj të mjekësisë, të cilët me profesionalizmin, përkushtimin dhe përvojën e tyre po sjellin energji të re dhe po kontribuojnë në ngritjen e cilësisë së kujdesit shëndetësor.

Një nga këta profesionistë është edhe Dr. Arzen Balidemaj, specialist i Ortopedisë dhe Traumatologjisë, i cili tashmë i është bashkuar ekipit të United Hospital. Me përvojën e tij dhe kualifikimet profesionale, ai sjell ekspertizë të avancuar në trajtimin e sëmundjeve dhe dëmtimeve të nyjeve, ortopedisë sportive dhe traumatologjisë.

Ky është vizioni i United Hospital: të sjellë ekspertizën te pacienti, të hapë rrugë për risi në mjekësi dhe të ndërtojë një ekip ku profesionalizmi, teknologjia dhe përkushtimi ndaj pacientit bashkohen në një standard të ri të kujdesit shëndetësor.

Fokusi i tij profesional përfshin trajtimin e problemeve të nyjeve, dëmtimeve sportive dhe rasteve traumatologjike, ndërsa ndër shërbimet që do të ofrojë janë:

Endoprotetika e nyjeve të mëdha, përfshirë shpatullën, gjurin dhe kërdhokullën;

Kirurgjia artroskopike dhe minimalisht invazive;

Ortopedia sportive dhe trajtimet për ruajtjen e nyjeve;

Ndërhyrjet kirurgjikale në shpatull, kërdhokull, gju, dorë, bërryl dhe shputë.

Me angazhimin e Dr. Balidemajt, United Hospital synon të vazhdojë zgjerimin e shërbimeve të specializuara dhe t’u ofrojë pacientëve qasje në trajtime bashkëkohore në fushën e ortopedisë dhe traumatologjisë.

Për të caktuar një vizitë:
📞 046 60 70 70
📍 M2 Prishtinë–Ferizaj, Km 7, Prishtinë, Kosovë

United Hospital – kujdes i specializuar për shëndetin e nyjeve dhe sistemit muskuloskeletal./rajonipress/

Continue Reading

Lajmet

Kurti dhe Hamza takohen në Kuvend

Published

on

Ka filluar takimi mes kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, raporton Ekonomia Online.

Takimi mes dy liderëve politikë po zhvillohet në objektin e Kuvendit të Kosovës.

Takimi vjen në një kohë kur në Kuvend po zhvillohen diskutime për çështje të rëndësishme politike dhe institucionale./EO/A.K/

 

Continue Reading

Të kërkuara