Aktualitet

Qyteti i New York-ut do ta bëjë të detyrueshëm vaksinimin për sektorin privat

Kjo masë do të hyjë në fuqi nga 27 dhjetori.

Published

on

Të gjitha kompanitë në sektorin privat në qytetin e New York-ut duhet ta bëjnë të detyrueshëm vaksinimin kundër COVID-19 për të gjithë punonjësit e tyre.

Kjo masë do të hyjë në fuqi nga 27 dhjetori dhe ka për qëllim frenimin e përhapjes së COVID-19 gjatë muajve të dimrit.

“Omicron është këtu, dhe është shumë i transmetueshëm”, deklaroi kryetari i qytetit të New York-ut, Mayor Bill de Blasio.

Ai e quajti këtë masë “një goditje parandaluese” kundër variantit të ri. Të paktën tetë raste me variantin Omicron janë zbuluar në shtet deri më tani.

Afërsisht 90% e të rriturve në qytetin e New York-ut e kanë marrë së paku një dozë vaksine./UBTNews

Aktualitet

Kryeparlamentari Basha njofton se emri i tij është tërhequr nga bashkë-autorësia në punimin për UÇK-në

Published

on

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha ka njoftuar se ka largimin e bashkë-autorësisë, nga punimi ku flitet për lidhje të pretenduara të UÇK-së me banda kriminale.

Basha përmes rrjeteve sociale tha se tashmë emri i tij është larguar nga bashkë-autorësia bashkë me kapitullin 3 për të cilin ai pranoi se kishte shkruar për islamin fundamentalist në Kosovë.

Ai sqaroi edhe njëherë se nuk kishte autorësi në fjalët ku përmendet UÇK përveç kapitullit 3 ku përmendet islami në Kosovë, për të cilin njoftoi se ky kapitull është tërhequr plotësisht nga punimi.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë,

Dua t’ju informoj se me t’u vënë në dijeni që një punim i imi nga studimet para 13 viteve ishte përfshirë si kapitull i veçantë në kuadër të një publikimi më të gjerë, në të cilin gabimisht isha listuar si bashkë-autor, unë kam bërë kërkesë tek Revista në fjalë që pjesa që kam kontribuar unë, pra Kapitulli 3, të hiqet tërësisht nga ai publikim. Komiteti i Publikimeve i Revistës në fjalë sot më ka njoftuar që ka miratuar kërkesën time për tërheqjen e Kapitullit 3 nga publikimi, dhe gjithashtu ka hequr edhe emrin tim nga autorësia, meqenëse unë nuk kam autorësi në pjesën tjetër të publikimit, përveç Kapitullit 3 i cili tashmë është tërhequr” sqaroi Basha./S.K/KP/

Continue Reading

Aktualitet

Plagoset një i mitur në Kijevë të Malishevës, arrestohen dy të dyshuar

Published

on

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kijevë të Malishevës, ku një i mitur është plagosur në fshat me armë zjarri nga një i mitur tjetër dje në orët e pasdites.

Rastin e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ku thuhet se ngjarja ka ndodhur pas një mosmarrëveshje mes të miturve.

“Rreth orës 15:45, në fshatin Kijevë të Malishevës, një i mitur është plagosur me armë zjarri pas një mosmarrëveshjeje me dy të mitur të tjerë. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, gjendja e tij shëndetësore është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë,” thuhet në raport policor.

Gjithashtu, Policia ka arrestuar dy të dyshuarit dhe ka sekuestruar një armë zjarri, ndërsa me autorizim të prokurorit po ndërmerren veprimet e mëtejme hetimore/S.K/KP/PK

Continue Reading

Aktualitet

Qeveria e Serbisë dhe Lista Serbe nuk reaguan për rastin në Banjskë

Published

on

Edhe pse dy vite më parë, më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit ra heroikisht rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku nga organizimi i sulmeve terroriste serbe, as Qeveria e Serbisë e as Lista Serbe nuk kanë dënuar ende këtë sulm, madje as nuk kanë reaguar rreth rastit.

Megjithëse ngjarja është cilësuar si një akt agresioni dhe një prej sulmeve më të rënda kundër rendit dhe ligjit në vend, nuk është regjistruar asnjë reagim zyrtar apo dënim nga ana e Serbisë.

Institucionet e Kosovës kanë nderuar sakrificën e rreshterit Bunjaku dhe kanë përsëritur thirrjet për drejtësi, duke kërkuar që autorët e sulmit të vendosen para përgjegjësisë.

Ndërkohë i përfshiri kryesor në sulmin terrorist të Banjskës, ish nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq vazhdon të endet i lirë në Serbi./S.K/KP/

Continue Reading

Aktualitet

Zgjedhjet në Tiranë, Rama: Manastirliu ka mbështetjen e plotë të PS, rivalët garojnë për të humbur

Published

on

Kryetari i Partisë Socialiste, njëherazi kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar një takim me deputetë dhe ish-deputetë të qarkut Tiranë si dhe ministrat e kabinetit. Takimi, i cili u zhvillua në selinë e PS, kishte në fokus përgatitjet për zgjedhjet e pjesshme në Tiranë, pas vendimit të marrë të martën pasdite nga këshilli bashkiak i Tiranës, që propozon shkarkimin e kryebashkiakut Erion Veliaj për mungesë në detyrë të paktën për tre muaj.

Në takim ishte dhe deputetja Ogerta Manastirliu, e cila është propozuar nga Rama si kandidate për bashkinë e Tiranës nga radhët e PS.

Në fjalën e tij, kryesocialisti Rama nënvizon se ka ardhur momenti të adresohet boshllëku i lënë në Tiranë nga arrestimi i kryebashkiakut Erion Veliaj.

“Tema jonë, si palë përgjegjëse për mbarëvajtjen e punëve në këtë vend është që të adresojmë pa humbur kohë boshllëkun përditë e më të dëmshëm në krye të bashkisë së Tiranës”, tha Rama.

“Tirana nuk mund të gdhihet dhe të ngryset pafundësisht si një trup pa kokë dhe qytetarët e Tiranës nuk mund të bashkëjetojnë pafundësisht me një bashki kokëkëputur, e cila duke mos pasur një të zgjedhur në krye të saj nuk mund ta ketë as legjitimitetin demokratik për t’i udhëhequr drejt të ardhmes”, shtoi Rama.

Ai foli edhe për mbështetjën e PS nda jdeputetës Ogerta Manastirliu.

“Aq e fortë është mbështetja e PS ndaj Ogertës, saqë është krejt pa interes se cilët do të jenë kandidatët e saj rivalë të cilët do të hyjnë në garë të humbur, por do të dalin nga gara edhe më të humbur. Edhe në anketimin që kemi bërë enkas është shumë e qartë që shumica e qytetarëve nuk e kanë gjëkundi mendjen tek ndonjë rival i PS-së, po e kanë mendjen me plot të drejtë hallin tek problematikat që kërkojnë adresim dhe zgjidhje nga bashkia e Tiranës”, u shpreh Rama.

Më herët, kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim edhe me nënkryetarët e bashkisë së kryeqytetit, të cilët do të menaxhojnë bashkinë deri në zgjedhjet e ardhshme./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara