Lajmet

Qytetarët thirrje pozitës e opozitës: Bëhuni bashkë për interesin kombëtar

Sipas tyre, sa i përket sulmit terrorist në veri të Kosovës pozita dhe opozita kanë qenë të bashkuara.

Published

on

Qytetarët u kanë bërë thirrje pozitës e opozitës të bëhen bashkë në momentet kur është në pyetje është interesi kombëtar. Sipas tyre, sa i përket sulmit terrorist në veri të Kosovës pozita dhe opozita kanë qenë të bashkuara.

Izet Zhuja, tha se pozita e opozita e kanë për detyrë që të punojnë në të mirë të qytetarëve. Ai tha se për shkak të disa votave nuk bënë që të lihet anash çështja kombëtare.

“Pozita edhe opozita kanë një detyrë, që secila me dhanë mendimet e veta në të mirë të Kosovës sepse për atë janë zgjedhur nga populli. Nëse opozita shndërrohet në diçka tjetër e jo, për atë çka i ka zgjedhur populli atëherë nuk mund të quhet opozitë. Opozita ka për detyre me e kritikuar Qeverinë në ato pika ku nuk shkon puna mirë e jo për inate të caktuara me u kthyer kundër shoqërisë, kundër Kosovës. Ata me deklaratë e tyre janë kundër çdo gjejë që është për të mirë të Kosovës, po më duket po i shërbejnë armikut. Unë e di individualisht secili nuk mendon keq për Kosovën, por puna  e votave nuk duhet që të shfrytëzohet në çështje kombëtare”, tha ai.

Fadil Gashi, tha se opozita e pozita asnjëherë nuk kanë qenë më të bashkuar sa i përket veriut të Kosovës, por sipas tij, mosmarrëveshjet janë për konsum elektoral. 

“Absolut që po kjo dëshmua edhe në 98-99, u dëshmua edhe në proceset e tjera që ka kaluar Kosova, do të dëshmohet edhe kësaj here. Patjetër kurrë si kësaj here kurrë nuk kanë qenë pozitë e opozitë bashkë sa i përket veriut. Ka mos marrëveshje për konsume elektoral, prapë janë bashkë”, tha ai.

Jusni Thaqi, tha se sa më të bashkuar që janë opozita e pozita sukseset për vendin janë më të mëdha, ai shtoi se, pas situatës së fundi që ndodhi në veri partitë kanë qenë të bashkuara.

“Unë mendoj që bashkimi bënë fuqinë, kjo dihet. Sa më bashkë që jemi sukseset janë më të mëdha, sido qoftë pozita aktuale duhet që të jetë më arsyeshëm që ti bëjë për vete partitë opozitare. Unë mendoj me situatën e fundit që ndodhi në veri të Kosovës ishin të gjithë bashkë, të gjithë të përkushtuar për atë sepse Kosova është shtet i përbashkët edhe ky popull dëshiron këtë të mirë dhe sukses”, tha ai.

Lajmet

Schuebel uron presidenten e re, mbështetja e BE-së do të mbetet e palëkundur

Published

on

By

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, ka uruar Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen e saj në postin e Presidentes së Republikës së Kosovës.

Schuebel ka shprehur shpresën për rikthimin e stabilitetit politik dhe institucional në vend, duke theksuar gatishmërinë për të bashkëpunuar me presidenten e re, institucionet e Kosovës dhe spektrin politik.

“Me shpresën për ripërtëritjen e stabilitetit politik dhe institucional, pres me kënaqësi të punoj me Presidenten Shiroka-Pula, institucionet e Kosovës dhe spektrin e gjerë politik për ta afruar vendin më pranë Bashkimit Evropian”, ka deklaruar Schuebel.

Ai ka theksuar gjithashtu se mbështetja e Bashkimit Evropian për Kosovën do të vazhdojë të jetë e palëkundur.

Justina Shiroka-Pula u zgjodh Presidente e Kosovës në raundin e parë të votimit, duke marrë 81 vota në seancën e Kuvendit që kishte nisur më 6 tetor. Votimi përfundoi pak pas mesnate, ndërsa numërimi i votave përfundoi rreth 15 minuta më vonë.

Me zgjedhjen e Shiroka-Pulës, Kosova tashmë ka presidenten e re, ndërsa mesazhi i BE-së vjen me theks të veçantë te stabiliteti institucional dhe vazhdimi i rrugëtimit të vendit drejt Bashkimit Evropian.

D.L

Continue Reading

Lajmet

15 milionë euro për subvencionimin e faturave të energjisë për familjet në nevojë

Published

on

Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka bërë të ditur se janë ndarë 15 milionë euro për mbështetjen e familjeve për faturat e energjisë elektrike, përmes Programit për Mbrojtjen e Konsumatorëve të Cenueshëm të Energjisë Elektrike 2026–2027.

Hoti ka njoftuar se programi është miratuar në mbledhjen e pestë të Qeverisë dhe synon subvencionimin e faturave për familjet që plotësojnë kriteret për përfitim.

Ai ka thënë se në ditët në vijim do të nënshkruajë vendimin që përcakton kushtet dhe kriteret për përfituesit, pas së cilës pritet të hapet thirrja për aplikim.

Sipas Hotit, programi lidhet edhe me obligimet e Kosovës në kuadër të procesit të integrimit evropian dhe zbatimit të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, veçanërisht për identifikimin dhe mbështetjen e konsumatorëve të cenueshëm.

“15 milionë euro mbështetje. Drejtpërdrejt në faturat e familjeve”, ka shkruar Hoti./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Kosova synon zhvillimin e industrisë së mbrojtjes, Maqedonci takon Odën Ekonomike Amerikane

Published

on

Kosova po ndërmerr hapa për zhvillimin e industrisë së mbrojtjes, ndërsa bashkëpunimi ndërmjet sektorit publik dhe atij privat, me mbështetjen e partnerëve strategjikë, synon ta bëjë këtë proces më të qëndrueshëm.

Kështu u tha në një takim ndërmjet anëtarëve të Odës Ekonomike Amerikane dhe ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ku morën pjesë edhe përfaqësues të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë.

Maqedonci prezantoi vizionin për zhvillimin e kapaciteteve industriale në fushën e mbrojtjes dhe foli për përpjekjet për hartimin e legjislacionit që rregullon këtë industri.

Ai falënderoi Odën Ekonomike Amerikane për bashkëpunimin me Ministrinë e Mbrojtjes gjatë dy viteve të fundit, përfshirë organizimin e garës së parë për drona “Sharkathon”, të mbajtur vitin e kaluar.

Sipas Maqedoncit, disa ndërmarrje të reja tashmë kanë filluar të sjellin produktet e para të prodhuara në Kosovë, duke treguar potencialin për zhvillim dhe inovacion teknologjik në këtë fushë.

Ministri theksoi gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit me institucione të tjera, përfshirë Ministrinë e Arsimit dhe ofruesit e shërbimeve arsimore, për përgatitjen e kuadrove të nevojshme për zhvillimin e industrisë së mbrojtjes në vend./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Policia sekuestron rreth 11 kilogramë kokainë në Austri: Tre shqiptarë në mesin e gjashtë të arrestuarve

Published

on

Policia austriake ka arrestuar gjashtë persona të dyshuar për trafikim të narkotikëve gjatë një operacioni pranë Schwechat, në Austrinë e Poshtme.

Në mesin e të arrestuarve janë tre shtetas shqiptarë, të moshave 46, 42 dhe 38 vjeç, si dhe tre shtetas italianë, të moshave 72, 53 dhe 23 vjeç.

Hetimet ndaj grupit të dyshuar kishin nisur në fillim të qershorit nga Zyra e Policisë Kriminale Shtetërore të Vjenës. Më 1 tetor, pas veprimeve hetimore, policia identifikoi një lokacion dhe e vendosi nën vëzhgim me mbështetjen e njësisë speciale WEGA.

Gjatë operacionit, gjashtë personat u arrestuan. Hetuesit kishin siguruar edhe një kartë çelësi për një dhomë hoteli në Austrinë e Poshtme, ku gjatë kontrollit u gjetën rreth 11 kilogramë kokainë, para të gatshme dhe disa telefona celularë.

Tre shtetasit shqiptarë dhe tre shtetasit italianë janë dërguar në paraburgim.

Autoritetet austriake nuk kanë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me identitetin e të arrestuarve apo rolin e tyre të dyshuar në trafikimin e drogës./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara