Lajmet

Qytetarët kundër qarkores njëkahëshe: Tmerr, nuk po funksionon

Kjo situatë ka shkaktuar kolona të gjata të makinave.

Published

on

Prej mëngjesit të sotëm ka filluar testimi i Komunës së Prishtinës që unazën qendrore të kryeqytetit ta kthejë në një qarkore njëkahëshe. I njëjti testim do të vazhdojë për 48 orë. Mirëpo, kjo situatë ka shkaktuar kolona të gjata të makinave.

Drejtuesit e mjeteve, të cilët ishin bllokuar në qytetit për shkak të kolonave, nuk e kanë pritur mirë këtë vendim. Ata nuk e shohin si zgjidhje për të lehtësuar trafikun e rënduar të kryeqytetit, duke thënë se kështu duket sikur bllokohet edhe më shumë.

Qytetarja Fitore Jashari, është shprehur kundër këtij vendimi, duke thënë qe nuk është zgjedhje që për një punë të sillen në gjithë qytetin.

“Është qytet shumë i madh, nuk është zgjidhje për një punë të sillen në gjithë qytetin”, tha ajo.

Një tjetër qytetar, Gazmend Gashi, e sheh si të pamundur zbatimin e këtij plani përgjithmonë.

“E tmerrshme, nuk funksionon, është e pamundshme. Shumë vetura, nuk ka shanse të funskionojë… E palogjikshme definitivisht”, tha ai.

Zegjir Tora, ka thënë qe kjo s’është kurfar zgjidhje.

“Veç po e bllokon, kurrfarë zgjidhje. Sot e shtunë edhe është blloku, po të hënën (ditë e punës)”, tha ai.

Florim Hasimi po ashtu është shprehur kundër këtij vendimi, duke thënë që qyteti është shumë i ngarkuar me automjete, dhe plani që unaza qendrore të kthehet në qarkohre njëkahëshe nuk është zgjidhje.

“Mendoj se veç ka përkeqësuar gjendjen… Sepse është shumë i sterngarkuar qyteti prej veturave, dhe mendoj qe do të bllokojë dhe pengojë shumë kjo punë”, tha ai.

Mendim Rugova, ka thënë që mbetet të shihet ditëve të tjera, pasi që sot është vikend dhe intensiteti është më i ulët.

“Po mendoj qe ndoshta mundet me liru pak, por varet edhe ditëve të punës se si do të jetë intensitetit, pasi që këto dy ditë është vikend, qarkullimi është pak më i lehtë”, tha ai.

Vehbi Haliti ka thënë qe nuk është zgjidhje qe për një punë të përshkruash të gjithë qytetin.

“Çfarë zgjidhje kjo, rreth qytetit me shku deri te lokali yt ose te puna jote. Kjo është tmerr, por shpresojmë per të mirë”, tha ai.

Lajmet

Studentët paralajmërojnë protestë për ditën e tretë në Shqipëri, kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Published

on

Për të tretën ditë me radhë, në Shqipëri është paralajmëruar protestë e organizuar nga studentët, të cilët po kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Protestat e dy ditëve të fundit janë shoqëruar me akte dhune dhe përplasje, përfshirë djegien e ambienteve të Kolegjit të Evropës në Tiranë.

Kryeministri Rama, në një deklarim gjatë ditës së sotme, fajësoi opozitën për dhunën dhe paralajmëroi se personat përgjegjës do të përballen me ligjin.

Protesta e radhës pritet të nisë gjatë mëngjesit, ndërsa mbetet të shihet se si do të zhvillohet tubimi i sotëm./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Kuvendi i Kosovës mban sot seancë plenare, në rend dite edhe ligji për pastrimin e parave

Published

on

Sot Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë plenare ku në rend dite përveç deklarimeve jashtë rendit të ditës e pyetjeve parlamentare, në lexim të dytë do të shqyrtohet Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit.

Në seancën që pritet të nisë në orën 10:00 deputetët do të përzgjedhin edhe dy anëtarë joekzekutivë të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK).

Seanca është caktuar nga Kryesia e Kuvendit në mbledhjen e mbajtur të hënën.

Rendi i ditës:

1. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme;

2. Deklarimet jashtë rendit të ditës;

3. Pyetjet parlamentare;

4. Përzgjedhja e dy (2) anëtarëve joekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës;

5. Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë nga komuniteti shqiptar, një (1) anëtar nga komuniteti serb dhe një (1) anëtar nga komunitetet jo shumicë në Bordin e Radiotelevizionit të Kosovës;

6. Propozim i GP- Lista serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare;

7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.11/L-017 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-096 për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Rama pas protestave të dhunshme: Këto s’janë duart e studentëve, por të opozitës

Published

on

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas protestave dhe akteve të dhunës të dy ditëve të fundit në Tiranë, duke vizituar ambientet e Kolegjit të Evropës, të cilat u dogjën mbrëmjen e kaluar.

Rama deklaroi se dëmet e shkaktuara nuk mund të jenë vepër e studentëve, duke i cilësuar rrënojat si pasojë të veprimeve që, sipas tij, nuk përfaqësojnë të rinjtë.

“Deri dje kjo ishte zyra e Kolegjit të Evropës, shkollës së Evropës së bashkuar që e hapëm në Shqipëri së bashku me udhëheqësit evropianë. Sot kjo është rrënoja e duarve që nuk janë dhe nuk mund të jenë kurrë duart e studentëve”, tha Rama.

Ai theksoi se studentët janë gjithmonë të mirëpritur për dialog dhe diskutim, ndërsa akuzoi opozitën se po përpiqet ta pengojë rrugëtimin evropian të Shqipërisë.

Sipas Ramës, dhuna e ditëve të fundit nuk do ta ndryshojë drejtimin e vendit drejt Bashkimit Evropian.

Kryeministri paralajmëroi gjithashtu se të gjithë personat e përfshirë në aktet e dhunës do të mbajnë përgjegjësi para ligjit.

“Kushdo që mendon se ligji është larg, gabon. Përgjegjësia para ligjit është e secilit dhe gjithkush që ka dorë në këtë katrahurë sigurisht se do ta paguajë”, deklaroi ai.

Rama shtoi se Shqipëria do të vazhdojë rrugën drejt integrimit evropian, duke e cilësuar të ardhmen e vendit si të lidhur me studentët dhe gjeneratat e reja./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Presidentja Shiroka-Pula takohet me përfaqësueset e strehimoreve, diskutojnë mbrojtjen e grave nga dhuna

Published

on

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka pritur në takim një delegacion të përfaqësueseve të strehimoreve të Kosovës, me të cilat ka diskutuar për mbrojtjen e grave nga dhuna, sfidat me të cilat përballen strehimoret dhe mundësitë për forcimin e bashkëpunimit institucional.

Gjatë takimit, presidentja vlerësoi punën dhe përkushtimin e përfaqësueseve të strehimoreve në mbrojtjen e grave, garantimin e sigurisë së tyre dhe mbështetjen për riintegrim në shoqëri.

Ajo theksoi se mbrojtja e grave nga dhuna dhe garantimi i dinjitetit të tyre janë përgjegjësi e përbashkët institucionale dhe shoqërore, duke nënvizuar se asnjë grua nuk duhet të përballet e vetme me dhunën apo vështirësitë.

Shiroka-Pula u interesua gjithashtu për sfidat dhe nevojat konkrete të strehimoreve, si dhe për mundësitë e rritjes së mbështetjes institucionale, në mënyrë që shërbimet për gratë që përballen me dhunë të jenë të qëndrueshme, të qasshme dhe efektive.

Në fund, presidentja shprehu gatishmërinë për bashkëpunim të vazhdueshëm me përfaqësueset e strehimoreve, shqyrtimin e mundësive për mbështetjen e punës së tyre dhe adresimin e çështjeve që kërkojnë vëmendje institucionale./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara