Lajmet

Qytetarët kërkojnë ndryshim rrënjësor pas zgjedhjeve

Published

on

Punësim, zhvillim ekonomik e mirëqenie më të mirë po kërkojnë qytetarët pas zgjedhjeve që do të mbahen. Kosova sipas tyre ka nevojë për ndryshim rrënjësor, e jo premtime për liberalizim të vizave. Ata tregojnë edhe nëse do të dalin të votojnë në zgjedhjet që janë në horizont.

Nazmi Haziraj nga Prishtina thotë se shteti ka nevojë të rregullohet, prandaj apelon qytetarët që të votojnë për njeriun, siç e quan ai, më të mirë.

“Me ndryshua, me rregullua shtetin si duhet, me punua qysh duhet e jo me këso dallaveresh, e jo me kësi pis’hane që po bëjnë. Kërkoj dhe apeloj të gjithë popullin që ta zgjedhin njeriun më të mirë”, thotë ai.

E dikush tjetër po mendon se nevojitet ndryshim rrënjësor, duke filluar prej shoqërisë kosovare.

“Patjetër që do të dalim në zgjedhje, është obligim qytetar që të dalim në zgjedhje. Pritjet tona janë një ndryshim pozitiv, është shumë e qartë. I nevojitet Kosovës një ndryshim shumë i madh. Duhet të ndërrojë krejt shoqëria kosovare”, thotë ai.

Faton Dvorani jeton në Zvicër, por thotë se do të bëjë përpjekje që të votojë nga aty ku jeton.

“Unë mendoj se me ndryshua duhet shumë, shpresoj se do të vjen dikush që të merret pak me jetën e qytetarit. Jo për shembull me këqyr me u pasurua vet, por me i këqyr pak brengat e qytetarëve, se çfarë i mungon. Duke filluar prej seneve elementare, punësim, zhvillim, jo liberalizim, andej e këndej e në fund asgjë”, thekson ai.

Valon Selimi pret shumë nga zgjedhjet e reja, meqë sipas tij tash e 22 vjet nuk ka ndryshuar asgjë.

“Me dal duhet, presim shpresoj më mirë diçka. Se tybe që 22 vjet po bëhet send në dritë nuk kena qitë. Ndoshta inshAllah me qito zgjedhjet e ardhshme presim diçka më mirë. Kisha dashur me punësua më shumë njerëz, ju kisha bërë thirrje mos me dalë jashtë rinia. Mos me lënë vendin e vet, me ndejt këtu me qel vende të punës. Edhe besoj që bëhet më mirë”, thotë ai.

Agim Fushtica nga Prishtina bën thirrje që të gjithë të dalin të votojnë në zgjedhjet kurdo që do të mbahen.

“Kam dëshirë me ndryshua shumë, por krejt po varet prej situatës politike. Unë do të dalë, edhe duhet me dalë për një ndryshim të mirë pozitiv. Po kush mundet të bëjë atë ndryshim pozitiv, inshAllah mbledhin mend se nuk janë kurrkund hiç. Së pari e kanë interesin e tyre personal, pastaj popullit. A me dal në zgjedhje, duhet me dalë. Krejt duhet me dalë”, thekson ai.

Në muajin e fundit të këtij viti, Gjykata Kushtetuese vendosi që Qeveria Hoti është zgjedhur në mënyrë jo-kushtetuese, për shkak të votës së ish-deputetit Etem Arifi, i cili ka probleme me drejtësinë. Kështu, Kushtetuesja rekomandoi shpalljen e zgjedhjeve të reja. 

Lajmet

Sekretari gjerman i Mbrojtjes vlerëson lart përkushtimin dhe profesionalizmin e ushtarëve të KFOR-it

Published

on

By

Sekretari i Ministrisë së Mbrojtjes së Gjermanisë, Jan Stoss, e ka realizuar një vizitë në Kosovë ku ka takuar ushtarët gjermanë që veprojnë në kuadër të KFOR-it.

Pas pritjes dhe informacioneve të ofruara nga i Ngarkuari me Punë, Christian Böttcher, ai vizitoi Kampin Film City, ku u prit nga Koloneli Müller, Komandanti i kontingjentit gjerman.

Gjatë vizitë aty, sekretari i Ministrisë gjermane të Mbrojtjes, shprehu mirënjohjen e tij për përkushtimin dhe profesionalizmin e burrave dhe grave që shërbejnë në KFOR, duke theksuar rëndësinë e kontributit të tyre për paqen dhe stabilitetin në rajon.

Ai gjithashtu mori njohuri të vlefshme mbi operacionet e përditshme të trupave dhe sfidat me të cilat ata përballen në terren.

Continue Reading

Lajmet

Andrew Gordon zyrtarizohet te Vëllaznimi

Published

on

KB Vëllaznimi ka prezantuar përforcimin më të ri në radhët e saj, ku Andrew Gordon, është rikthyer në basketbollin kosovar, kësaj radhe për të veshur fanellën kuqezi të skuadrës gjakovare.

Gordon është emër i njohur për adhuruesit e basketbollit në Kosovë, falë paraqitjeve të shkëlqyera me Trepçën, me të cilën u aktivizua për dy edicione dhe arriti të fitojë trofe në basketbollin vendor.

Përvoja e tij profesionale është e pasur, pasi përveç Kosovës ka luajtur edhe në Bullgari, Uruguai, si dhe së fundmi në Britaninë e Madhe me skuadrën Caledonia Gladiators.

Në karrierën e tij, Gordon ka qenë pjesë e dy universiteteve të njohura amerikane, West Virginia Mountaineers dhe Louisiana Tech Bulldogs, duke ndërtuar një profil të fortë si lojtar i pozitës së qendrës.

Me ardhjen e Gordonit, Vëllaznimi synon të forcojë repartin e brendshëm dhe të rrisë ambiciet për objektivat e sezonit. Klubi i ka uruar mirëseardhje lojtarit amerikan, me shpresën për suksese dhe trofe të përbashkëta./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin Bonifacio VIII në Anagni

Published

on

By

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, u nderua mbrëmë në Anagni, qytetin e Papëve, me Çmimin Bonifacio VIII, i ndarë nga Akademia Bonifaciana, në vlerësim të angazhimit të saj institucional për paqen, si dhe kontributit të vazhdueshëm në forcimin e bashkëpunimit ndërkulturor dhe ndërfetar.

Ky vlerësim i lartë pasqyron frymën dhe misionin e Akademisë Bonifaciana, një institucion prestigjioz që vendos në themel të veprimtarisë së tij drejtësinë, dinjitetin njerëzor dhe paqen. Çmimi Bonifacio VIII u është ndarë më herët personaliteteve të shquara botërore, përfshirë edhe Shenjtërinë e Tij, Papa Gjon Palin II.

Me këtë rast, Presidentja Osmani theksoi se ky çmim përforcon më tej përkushtimin e saj ndaj këtyre vlerave universale dhe të përhershme, të cilat udhëheqin vizionin dhe veprimin institucional të Republikës së Kosovës në ndërtimin e paqes, dialogut dhe mirëkuptimit ndërmjet popujve.

Continue Reading

Lajmet

​Kurti: Bruto produkti vendor vitin e ardhshëm do të jetë 12 miliardë euro

Published

on

By

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti tha se Kosova është më e sigurt dhe më e fortë ekonomikisht se pesë vjet më parë.

Para përfaqësuesve të më shumë se 200 bizneseve, Kurti premtoi se do të vazhdojnë me mbështetje dhe më pak burokraci për bizneset.

Borxhi jonë publik është më i vogli në rajon. Rritja ekonomike mbi 4 për qind, sektori bankar përgjithësisht i kanalizuar mirë, këto nuk janë vetëm numra por edhe garanci për juve, ky stabilitet nuk janë llukës politik por themeli mbi të cilin ka zhvillim ekonomik. Ky progres është për të gjithë shqiptarët dhe komunitetet tjera. Në këtë kontekst, roli i sektorit privat është kyç. Bruto produkti vendor ka kaluar për herë të parë pragun prej 10 miliardë euro, sivjet është 11 miliardë euro, vitin e ardhshëm 12 miliardë euro“, u shpreh ai.

Kështu u shpreh ai në konferencën vjetore të Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), ku do të prezantohen Performanca Industriale 2025 dhe Planet për Mbështetjen e NVM-ve në vitin 2026.

Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari tha mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar mbetet sfidë.

Continue Reading

Të kërkuara