Aktualitet

Qytetarët europianë do të lejohen të hyjnë në Britani vetëm me pasaport

Kjo është një masë e parashikuar në marrëveshjen e Brexit.

Published

on

Duke filluar nga 1 Tetori, qytetarët e  Bashkimit Europian  nuk do të mund të udhëtojnë më në Britani vetëm me kartat e identitetit. Kjo është një masë e parashikuar në marrëveshjen e Brexit dhe, sipas ministrit të brendshëm Priti Patel, qëllimi është kontrolli i kufijve dhe parandalimi i hyrjes së kriminelëve në vend me dokumente të falsifikuara.Për më tepër, nga e hëna, 4 tetor hyrja në Angli është lehtësuar për ata që do të udhëtojnë nga jashtë. Para së gjithash, sistemi me tre zona të kuqe-portokalli, jeshile, i cili është imponuar për shkak të pandemisë, është shfuqizuar dhe rendit secilin vend sipas situatës së tij epidemiologjike.

Por është ende e nevojshme të plotësohet dokumenti PLF, certifikata e vaksinimit si dhe një test tjetër që do të kryhet ditën e dytë të mbërritjes së tyre.  Por testi nga mesi i tetorit pritet të bëhet shumë më i lirë dhe madje të blihet në supermarkete, sipas burimeve qeveritare.

Continue Reading

Vendi

Prof. Ferid Selimi: Kërkimi shkencor në Kosovë ka potencial, por kërkon standarde të qarta

Published

on

Profesori dhe Dekani i Fakultetit të Medias dhe Komunikimit në UBT, Prof. Dr. Ferid Selimi, ishte mysafiri i radhës në Podcastin e UBT-së, ku diskutoi gjerësisht mbi gjendjen aktuale të kërkimit shkencor në Republikën e Kosovës.

Në këtë episod, Prof. Selimi foli për terrenin akademik dhe institucional në vend, duke e vlerësuar atë si një hapësirë me potencial të konsiderueshëm, por që ende përballet me sfida strukturore dhe metodologjike. Ai theksoi se zhvillimi i kërkimeve të mirëfillta shkencore kërkon qasje të plotë në të dhëna, transparencë institucionale, infrastrukturë adekuate dhe mbështetje financiare, elemente të cilat në Kosovë shpesh mungojnë ose janë të fragmentuara.

Për më shumë, ndiqni Podcastin në Youtube

Continue Reading

Aktualitet

Rektori i UBT-së merr pjesë në Kosova Health Forum 2025, duke theksuar rolin kyç të arsimit në zhvillimin e sektorit të shëndetësisë

Published

on

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, mori pjesë në Kosova Health Forum 2025, ku u diskutuan zhvillimet, sfidat dhe transformimet e nevojshme për avancimin e sistemit shëndetësor në Kosovë. Gjatë forumit, Rektori Hajrizi solli perspektivën e arsimit të lartë si një komponent thelbësor në formimin e profesionistëve të shëndetësisë dhe në forcimin e kapaciteteve të sektorit.

Në fjalën e tij, Rektori Hajrizi theksoi se UBT ka luajtur një rol vendimtar në krijimin dhe zhvillimin e programeve të reja shëndetësore, duke ndërtuar kapacitete që dikur nuk ekzistonin në vend. Ai nënvizoi se Kosova ka bërë përparime të rëndësishme në harmonizimin e kurrikulave me standardet dhe direktivat ndërkombëtare, duke arritur një nivel që shpesh krahasohet me vendet evropiane.

“Kosova ka hyrë në një proces të rregullimit të sistemit arsimor dhe të kurrikulave me direktiva të veçanta që e përcaktojnë qartë strukturën e kompetencave, dhe në shumë raste kemi qenë më përpara se disa vende evropiane”, tha Rektori Hajrizi.

Ai foli gjithashtu për sfidat aktuale të tregut të punës në sektorin shëndetësor, duke theksuar se rritja e kërkesës për profesionistë është ndikuar ndjeshëm nga situata në vendet evropiane, të cilat po përballen me plakjen e popullsisë dhe mungesën e fuqisë punëtore.

Continue Reading

Vendi

Studentët e UBT dëgjojnë historinë e mbijetesës dhe guximit nga Vasfije Buqe Goodman

Published

on

Në kuadër të 16 Ditëve të Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore, QKRMT, në bashkëpunim me UBT , organizoi një takim të veçantë me studentët e UBT-së.

Në takim ishte e pranishme Vasfije Buqe Goodman, gruaja që theu heshtjen dhe u bë zëri i parë që i dha dinjitet dhe vend të merituar mbijetuesve të dhunës seksuale gjatë luftës. Ky takim prekës u fokusua në ballafaqimin me të kaluarën – një proces thelbësor për shërim dhe drejtësi.

Vasfija ndau me studentët forcën e saj, rrugëtimin e vështirë drejt së vërtetës dhe mesazhin e saj të fuqishëm për mbështetjen, empatinë dhe rolin jetik të brezit të ri në thyerjen e stigmas dhe në ndërtimin e një shoqërie që nuk hesht më.

Studentët dëgjuan, reflektuan dhe u frymëzuan nga një histori që nuk është vetëm personale, por edhe një thirrje kombëtare për dinjitet, drejtësi dhe ndryshim shoqëror.

Ky aktivitet u mbështet nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar, duke nxitur përpjekjet e përbashkëta për të siguruar që askush të mos mbetet vetëm përballë dhimbjes së së kaluarës.

Continue Reading

Lajmet nga UBT

Doktoresha Marianne Herzog sjell një ligjëratë inspiruese për studentët e psikologjisë në UBT

Published

on

Studentët e Psikologjisë në UBT patën mundësinë të ndjekin një ligjëratë nga Doktoresha Marianne Herzog, e cila ofroi një perspektivë të re mbi mënyrën se si frika dhe trauma mund të transformohen në histori frymëzuese dhe të fuqishme.

Gjatë ligjëratës, Doktoresha Herzog ndau përvojat dhe njohuritë e saj mbi procesin e përballimit të sfidave të jetës dhe tejkalimit të pengesave personale. Ajo tregoi se çdo moshë ka mundësinë të shfrytëzojë potencialin e vet njerëzor dhe të kthejë vështirësitë në mundësi për rritje dhe zhvillim.

Një pjesë e veçantë e ngjarjes ishte prezantimi i librit të saj, i cili trajton historitë e dhimbshme dhe traumat që shpesh fillojnë që nga fëmijëria, duke ofruar qasje praktike dhe inspiruese për përballimin e frikës dhe zhvillimin e kapaciteteve personale.

Doktoresha Marianne Herzog, e ftuar nga profesoresha Anita Sadikaj u organizua në ambientet e UBT-së nga Doktoresha Xhida Lumi dhe ekipi i saj, duke mundësuar një përvojë të pasur dhe të drejtëpërdrejtë për studentët.

Continue Reading

Të kërkuara