Shëndeti

Qumështi i bletës, shërues i disa sëmundjeve

Çdo pikë qumështi i bletës është jetë.

Published

on

Përdorimi i qumështit të bletës po njeh një zgjerim të konsiderueshëm në tregun shqiptar. Çdo pikë qumështi i bletës është jetë. Vlerësohet si nektari i perëndive për nga vlerat e jashtëzakonshme shëruese që ka për shëndetin.

Pikërisht qershori është muaji në të cilin ky produkt prodhohet dhe fillon të shitet nga bletarët, prandaj dhe këshillohet që të konsumohet në këtë periudhë.

I njohur ndryshe me emrin “Xhelatina Mbretërore” qumështi i bletësështë ndër më të kërkuarit në botë. Sot ai është shndërruar në një biznes fitimprurës për bletarët shqiptarë krahas prodhimit të mjaltit.

Ashtu si në çdo vend të botës ai shitet në sasi shumë të kufizuar ndaj dhe vlera e tij përherë e më shumë bëhet më e shtrenjtë. Ai ambalazhohet në minishishe qelqi dhe shitet në gramatura shumë të vogla.

Nisur për nga vlera e lartë dhe fitimprurëse, bletarët shqiptarë kanë fokusuar biznesin e tyre prej disa vitesh edhe në shitjen e qumështit të bletësndërsa e vlerësojnë këtë mënyrë biznesi edhe më fitimprurës se sa shitja e mjaltit.

Kërkesa për qumështin e bletës në rritje

Bletarët thonë se kërkesa për qumështin e bletës është gjithnjë në rritje ndaj dhe ata janë duke i kushtuar vëmendje përherë e më të lartë nxjerrjes së këtij  të artë.

Vjelja e qumështit të bletës kërkon një mjeshtëri të posaçme pasi i gjithë procesi është shumë delikat.

Qumështi i bletës që prodhohet nga gjëndrat e bletëve punëtore shërben për të ushqyer larvat gjatë tri ditëve të para si dhe për të ushqyer mbretëreshën.

Ky ushqim e mban mbretëreshën në jetë për 8 vjet, një fakt interesant ky, duke ditur që një bletë e zakonshme, e cila ka lindur nga e njëjta vezë me mbretëreshën, jeton vetëm 21 ditë.

Qumështi i bletës ka ngjyrë të bardhë në të verdhë, është si krem, ka shije të thartë dhe pak aromë.

Vlerat kurative për shëndetin

Vlerësohet si një super ushqim i fuqishëm për shkak të vlerave që ai mbart. Qumështi i Bletës përmban ujë, lëndë minerale, yndyrat, proteina, karbohidrate, vitamina etj.

Ai mund të përdoret për kurimin e një sërë sëmundjesh si: Hipertiroidisem, Diabeti, Hiperkolesterolemi, hipertrigliceridemi (kolesterol dhe trigliceride të larta), sëmundje të zemrës dhe enëve të gjakut, sëmundje kronike të mushkërive, sëmundje të gojës, probleme me mishrat e dhëmbëve, probleme të fytit, sëmundje të veshkave, artrite reumatoide, probleme me riprodhimin, ndihmon në periudhat e premenopauzës etj

Ai rekomandohet që të përdoret herët në mëngjes duke e marrë nën gjuhë. Kjo pasi aty ka mjaft enë gjaku që bëjnë thithjen e menjëhershme dhe kalimin në gjak.

Zgjatja e kurimit është e ndryshme dhe varet nga shkalla e sëmundjes ose qëllimi për të cilin përdoret, por asnjëherë më pak se një muaj.

Ka efekt qetësues dhe çlodhës, ul nivelin e hormoneve të tiroides. Ai është një pastrues fantastik për organizmin nga toksinat.

Ndihmon funksionimin e veshkave, rrit jetëgjatësinë e njerëzve, duke ruajtur rininë e enëve të gjakut. Zgjeron enët e gjakut, ndihmon në uljen e kolesterolit dhe triglicerideve dhe rrit imunitetin.

Ky qumësht ndihmon në formimin e rruazave të kuqe të gjakut, këshillohet në anemi dhe ndihmon në mikrohemorragji. Në lëkurë, rregullon prodhimin e yndyrës.

Përdoret në kozmetikë, sepse ndihmon në pastrimin dhe rinimin e lëkurës. Përdoret si agjent antibakterial dhe antivirusal lokal për probleme të ndryshme të lëkurës. Te fëmijët e sapolindur ndihmon në rritjen në peshë.

Qumështi i bletës, nxit gjëndrat riprodhuese, ndihmon prodhimin e vezoreve, gjatë shtatzënisë, duke rritur nivelin e progesteronit në gjak.

Rrit nivelin e testosteronit në gjak, duke ndihmuar në problemet e potencës mashkullore. Stimulon gjëndrat mbiveshkore dhe ndihmon në sëmundje si artriti ose lodhja kronike.

Ndihmon në funksionimin e mëlçisë dhe sëmundjet e saj, hepatite dhe rigjeneron strukturën e mëlçisë.

Rekomandohet që kura duhet të zgjasë një muaj, maksimumi tre muaj, ndërkohë që dozat kurative duhet të ndërmerren sipas specifikimeve përkatëse. Vlerësohet se asnjë ilaç nuk mund të zëvendësojë vlerat kurative të Qumështit të Bletëve.

Continue Reading

Shëndeti

Gjethet e lakrës si kurë kundër dhembjeve të kokës – Si t’i përdorni?

Published

on

Dhimbjet e kokës dhe migrenës janë të forta sa e drobisin njeriun në atë pikë që nuk duron dot as dritë e as tingullin më të vogël.

Përdorimi i medikamenteve ofron lehtësim të dhembjeve, por gjithsesi agonia e tyre do kohë të shuhet.

Në këtë artikull do të mësoni për kurën natyrale me gjethet e lakrës, që e mundin dhimbjen.

Shumë prej përbërësve të lakrës janë antiirritantë dhe antibiotikë të fuqishëm, ato zgjerojnë kapilarët e gjakut në zonën e trupit ku vendosen dhe rrisin qarkullimin e gjakut. Falë rritjes së qarkullimit në këtë pjesë të kokës, dhimbja lehtësohet dhe agonia shuhet.

Si t’i përdorni gjethet e lakrës kundër dhembjeve të kokës?

Merrni një lakër mesatare dhe hiqni gjethet në sipërfaqe të saj, merrni disa gjethe në brendësi të lakrës, lajini mirë e shtypini sa të formoni një pastë. Masën e formuar vendoseni në një napë të pastër, mbështilleni mirë dhe vendosenin në zonën e kokës që ju dhemb.

Shtrihuni dhe përpiquni të qetësoheni, mbajeni napën deri sa grimcat e lakrës të përthahen, kur gjethet e lakrës të jenë tharë, përgatisni një napë të re dhe vazhdojeni kurën. Gjatë kësaj kohe pini sa më shumë ujë.

Shkaktarët e migrenës:

Shpesh migrena shpërthen si pasojë e disa ushqimeve të konsumuara në 24 orëshin e fundit, shumë dhimbje te disa njerëz nxiten nga konsumi i ushqimeve të bulmetit, mishit, kafeinës, çokollatës dhe verës së kuqe. Evitoni këto ushqime nëse keni dhimbje koke të shpeshta.

Kura natyrale me Arrëmyshk 

Ekspertë të mjekësisë rekomandojnë përzierjen e arrëmyshkut pluhur apo si njihet arra moskat, me ujë dhe formimin e një paste, që mund ta vendosni në zonën e dhimbjes. Arrëmyshkun apo arrën moskat e gjeni në pikat e shitjes së erëzave a në supermarkete.

Ka aftësi të mëdha qetësuese për trurin e trupin. Masazhi me pastën e arrëmyshkut në zonën e ballit dhe anash do ju qetësojë. /UBT News/

Continue Reading

Shëndeti

A ndikon konsumimi i alkoolit në stërvitje?

Published

on

Ndoshta nuk e keni menduar, por alkooli ka ndikim të drejtëpërdrejtë negativ nëse je person që stërvitesh rregullisht dhe po bën përpjekje për të qenë në formë.

Nuk bëhet fjalë vetëm për ditën pasi ke pirë dhe nuk je në gjendjen më të mirë. Konsumi i alkoolit ka një listë efektesh negative dhe secila ka ndikimin e saj në planet ose efektet që pret nga stërvitja. Më tej do të listojmë si ndikon alkooli në trupin tënd dhe në stërvitjen që ti bën.

Dehidratimi: Alkooli largon lëngjet nga trupi. Uji luan rol të rëndësishëm në mbajtjen e balancave fizike, ndaj bëji llogaritë vetë. Efektet janë më të forta sesa duket.

Këputje muskulare: Alkooli nxit prodhimin e acidit laktik, që është fajtor për ngërçet. Ja pra ku e ke arsyen pse nuk bën dot ushtrime si zakonisht kur ke alkool në gjak.

Sheqeri në gjak rritet: Trupi përjeton inflamacion nga rritja e sheqerit në gjak dhe kjo çon në dehidratim, fryrje dhe ndjesi të sikletshme.

Probleme me tretjen: Dhimbjet e stomakut dhe pamundësia e trupit për të tretur ushqimin e bën të vështirë edhe stërvitjen. Edhe nëse të duket sikur je mirë se nuk ke pirë aq shumë, parehatia nga këto problematika nuk do të lejojë të stërvitesh si normalisht.

Nepse të pashëndetshme: Nëse po përpiqesh të humbësh ca kile, alkooli t’i prish balancat jo vetëm ditën kur pi, por edhe në ditët pasardhëse, sepse shton dëshirën për sheqerna dhe ushqime me shumë yndyrë.

Continue Reading

Shëndeti

Su merren vitaminat e tretshme në ujë dhe ato në yndyrë?

Published

on

Vitaminat ndahen në dy kategori: të tretshme në ujë dhe të tretshme në yndyrë, ato të tretshmet treten në ujë e nuk kërkojnë që ushqimi të përthithet siç duhet.

Vitaminat e tretshme në yndyrë, kërkojnë yndyrë për përthithje optimale, që do të thotë se ato duhet të merren në mënyrë ideale me një meze të lehtë ose vakt që përmban yndyrë.

Vitaminat e tretshme në ujë përfshijnë 8 vitaminat B dhe vitaminën C. Shumica e këtyre lëndëve nuk ruhen në trupin e duhet të konsumohen çdo ditë. Çdo lëndë ushqyese shtesë e tretshme në ujë që trupi nuk përdor ekskretohet përmes urinimit tuaj.

Vitamina B12 është përjashtim pasi sasitë e tepërta ruhen në mëlçinë tuaj, shkruan Health.com. Lëndët ushqyese të tretshëm në ujë mund të merren në çdo kohë të ditës, me a pa ushqim. Disa pretendojnë se vitaminat B merren më së miri në mëngjes, sepse janë “energjizuese”.

Megjithatë, marrja e vitaminave B me ushqim rekomandohet për të ulur shanset për shqetësime në stomak. Vitaminat e tretshme në ujë merren në çdo kohë, por ka përjashtime e rekomandime specifike. Vitaminat e tretshme në yndyrë përfshijnë vitaminat A, E, D dhe K.

Këto lëndë ushqyese ruhen në mëlçi, inde dhjamore e muskujt e trupit, mund t’i konsumoni më rrallë se vitaminat e tretshme në ujë. Vitaminat e tretshme në yndyrë absorbohen në zorrë me yndyrë, rekomandohet të merren me një vakt ose meze të lehtë që përmban yndyrë. /UBT News/

Continue Reading

Shëndeti

Bora na erdhi papritur! Çaj mali kundër kollës dhe gripit

Published

on

Çaj i ngrohtë mali me gjalpë, ëmbëlsuar me mjaltë e pak lëng limoni për vlera është një ndër kurat më të forta që mbrojnë organizmin.

Një traditë e trashëguar brez pas brezi, çaji i malit përzihet me lëng limoni, mjaltë dhe pak gjalpë. Ky i fundit është element që e bën shijen e çajit interesante dhe aspak të çuditshme, sidomos për ata që kanë probleme me kollën ose fytin.

Nëse ju pëlqen çaji i malit, përdoreni shpesh kështu, në mëngjes, por edhe në mbrëmje.

Përzierja e tij me gjalpin rrit forcën vepruese të vlerave ushqyese. Gjalpi është i pasur me vitamina dhe minerale.

Përbërësit:

Një grusht me çaj mali;

Një lugë çaji me mjaltë;

Dy lugë gjellë me lëng limoni.

Si fillim zjejmë ujin. Në ujin e nxehtë hedhim çajin e malit, e lëmë të zjejë 10 minuta, e hedhim në filxhan. Më pas hedhim lugën e mjaltit dhe lëngun e limonit, në fund gjalpin e freskët. Çaji pihet kur është i ngrohtë.

Çaji me fuqitë e një mali për shëndetin

Aset që natyra i ka dhuruar njeriut për t’a ndihmuar në mirëqenien e organizmit, ka efekte të fuqishme në forcimin e imunitetit. Ai ndikon për një tretje të lehtë e lufton alergjitë e astmën, dhimbjet e kokën e sinozitin.

Çaji i malit ka një fuqi të jashtëzakonshme në trajtimin e sëmundjeve të të ftohtit.

Gripi, dhimbjet e fytit, kolla apo dhimbjet e kraharorit trajtohen më së miri përmes çajit të ngrohtë të malit.

Vlerat e limonit dhe mjaltit

Jo më kot, cilësohet si fruti i jetëgjatësisë. Limoni është një pasuri vlerash të çmuara për shëndetin. Vetitë kuruese janë të fuqishme falë vitaminave C dhe P, që i bëjnë efektet shëruese të limonit të menjëhershme për organizmin e njeriut. Mjalti, është cilësuar ndër shekuj si nektari i perëndive, e vijon të jetë i tillë edhe sot. Mjalti ka një përdorim të gjërë dhe jo vetëm si ëmbëlsues.

Para shpikjes së antibiotikëve, mjalti përdorej për të trajtuar plagët apo djegiet e lëkurës, ai është përdorur edhe për të zbutur kollën ose si maskë lëkure. Që në lashtësi, mjalti konsiderohej si ushqim i rëndësishëm për atletët dhe njerëzit që kryenin aktivitete fizike. /UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara