Shëndeti

Stresi nxit nepsin, shtatë mënyra për ta minimizuar atë

Mos pini kafe apo alkool.

Publikuar

Stresi ose ankthi e nxisin njeriun ta shohë ushqimin si ngushëllim. Në shumë raste, ushqimi mund të ketë ndikim qetësues ose ngushëllues, por në raste të tjera ai përkeqëson situatën dhe ju bën të shtoni në peshë.

Nëse ushqimi përbën mënyrën tuaj të preferuar për t’u përballur me ankthin ose një situatë stresuese, atëherë duhet të merrni në konsideratë shtatë këshillat e listuara nga AgroWeb.org.

Mos pini kafe apo alkool

Kur jeni të stresuar nuk duhet të pini kafeinë ose alkol sepse të dyja këto substanca e përkeqësojnë situatën dhe kanë efekte anësore.

Për më tepër, si alkoli edhe kafeina ju ofrojnë kalori të padëshiruara.

Pini shumë ujë gjatë ditës

Uji frenon kapriçot stresuese të stomakut që thërret për ushqim si pasojë e stresit dhe jo të urisë.

Për më tepër, sipas të dhënave të AgroWeb.org, uji promovon një sistem tretës të shëndetshëm.

Kujdes me nivelet e sheqerit në gjak

Gjatë situatave stresuese por jo vetëm, njeriu duhet të tregojë kujdes ndaj nivelit të sheqerit në gjak.

Përpiquni të konsumoni disa vakte ushqimore të vogla në vend të tre vakteve të mëdha.

Acidet yndyrore omega-3

Sigurohuni që të konsumoni sa më shumë ushqime të pasura me acide yndyrore omega-3.

Salmoni, farat e linit dhe arrat janë ushqime ideale të pasura me këto acide yndyrore.

Këto të fundit përmirësojnë humorin dhe luftojnë inflamacionin në organizëm.

Kujdes me racionet

Nëse ju pëlqejnë ushqimet e shpejta, duhet të tregoni kujdes me racionet.

Në varësi të paketimit të ushqimit, AgroWeb.org sugjeron të konsumoni një racion të vetëm dhe më pas ta mbyllni me kaq.

Nëse vazhdoni të hani ushqim pa mendje, do të ndiheni më të stresuar.

Ushqimet me magnez

Ushqimet e pasura me magnez ndihmojnë në qetësimin e muskujve.

Drithërat e plota, panxhari, bishtajoret, perimet, arrorët dhe farat janë burime të shkëlqyera të magnezit.

Ato ofrojnë ndjesinë e ngopjes dhe frenojnë nepsin.

Kujdes me mënyrën e të ngrënit

Nëse vëreni se i nënshtroheni nepsit të nxitur nga stresi, përpiquni të kufizoni racionet, në mënyrë që të përqendroheni tek shija e ushqimit.

Më pas dilni për një ecje.

Çdo lloj aktiviteti fizik është shkencërisht i provuar si një mënyrë e shëndetshme për të trajtuar stresin.

AgroWeb.org ju rekomandon të tregoheni të kujdesshëm e të vëmendshëm ndaj mënyrës dhe sasisë së të ngrënit.

Një mënyrë se si të bëni këtë është që të mbushni frigoriferin dhe kuzhinën me ushqime të shëndetshme e jo të përpunuara.

Shëndeti

Si të përdorni bajamet për shëndetin e mëlçisë?

Studime të mëparshme kanë konfirmuar se ky arror ka aftësinë të ulë nivelet e kolesterolit të keq.

Publikuar

nga

Mjafton një grusht me bajame dhe nivelet e kolesterolit të mirë që ka lidhje direkte me shëndetin kardiovaskular, rritet me 19 përqind.

Të dhënat e një studimi të fundit, të cilit AgroWeb.org i referohet në këtë artikull, tregojnë se bajamet, jo vetëm rrisin nivelet e kolesterolit të mirë, por edhe fuqizojnë largimin e kolesterolit të keq nga mëlçia.

Studime të mëparshme kanë konfirmuar se ky arror ka aftësinë të ulë nivelet e kolesterolit të keq. Ky kolesterol shton rreziqet e sëmundjeve kardiovaskulare.

Përgjatë një periudhe prej 6 javësh, shkencëtarët e studimit mbajtën nën vëzhgim dy grupe pacientësh me një nivel të lartë të kolesterolit të keq.

Grupi i parë i pacientëve që morrën pjesë në studim konsumoi 43 gramë bajame në ditë. Kjo është e barazvlefshme me një grusht me arrorë. Ndërkohë që grupi i dytë konsumoi një ëmbëlsirë me banana.

Në fund të periudhës së studimit, shkencëtarët matën nivelet e kolesterolit të mirë tek secili prej pjesëmarrësve në studim.

Studimi nxorri në pah që pjesëmarrësit që kishin konsumuar bajame përjetuan një rritje prej 19 përqind të kolesterolit të mirë.

Pjesëmarrësit me një peshë normale përjetuan aftësi të shtuara të organizmit për të transportuar kolesterolin e tepërt në mëlçi me 6.4 përqind.

Bajamet janë të pasura me magnez dhe kalium që luftojnë kontraktimet dhe tepricën e lëngjeve. Ato janë të shëndetshme dhe të pasura me fibër dhe proteinë. 10 bajame kanë 100 kalori.

Kur lëshohet në gjak, kolesteroli i mirë është në sasi të imëta. Por gjatë periudhës së akumulimit të pjesëzave nga çdo qelizë dhe ind kolesteroli rritet. Më pas merr një formë sferike përpara depozitimit në mëlçi ku shpërbëhet plotësisht.

Përgjatë këtij rrugëtimi pjesëzat e kolesterolit të mirë rriten./AgroWeb.org

Vazhdo të lexosh

Shëndeti

Sekretet e panjohura të karrotës

Karrotat përbëhen nga 88 përqind ujë.

Publikuar

nga

Të egra apo të buta, karrotat janë perimet më të famshme të kuzhinës në mbarë botën. Ato renditen gjithashtu në listën e perimeve përgjithësisht të pëlqyera nga konsumatorët. Vlerat shëndetësore dhe ushqimore të saj janë të njohura, por karrota ka edhe disa sekrete që AgroWeb i zbulon për ju.

1. Karrotat kanë origjinën nga Afganistani

Karrota e parë e kultivuar në histori është zbuluar në Afganistan në vitin 900 para erës sonë. 100 vjet më vonë, kjo perime u shpërnda në të gjithë Lindjen e Mesme dhe në Afrikën e Veriut. Që aty udhëtoi në Spanjë dhe në vitin 1300 para erës sonë çeli në kopështet e Evropës së Veriut madje edhe në Kinë.

2. Karrotat mund t’i lësh nëntokë gjithë dimrin

Ekzistojnë disa perime të cilat nuk rezistojnë gjatë nën tokë. Por jo karrota. Karrotën mund ta lësh nëntokë gjithë dimrin, dhe nuk e gjen gjë, mjafton që bima të mbulohet më një lloj plehu që e mbron atë nga ngrica. Në këtë rast fermerët gjenden përpara dy zgjedhjeve: të presin të vijë pranvera, ose të nxjerrin karrotat në dimër. Nëse zgjedhin këtë të fundit, përqendrimi i sheqerit tek karrota është më i lartë dhe ato bëhen më të ëmbla.

3. Karrotat përbëhen nga 88 përqind ujë

Është e vërtetë. Shumë njerëz përtypin karrota në përpjekje për të ngrënë shëndetshëm dhe për të shuar urinë. Në të vërtetë po shuajnë edhe etjen. Kjo nuk është një gjë e keqe, sidomos po të krahasosh faktin që trupi i njeriut përbëhet nga 60% ujë.

4. Karrotat janë shumëngjyrëshe

Harroje ngjyrën portokalli. Karrotat mund t’i gjesh në ngjyrat e saj natyrale: të bardhë, të verdhë dhe ngjyrë vjollcë e errët. Karrotat e para të zbuluara në botë kanë qenë në ngjyrë të bardhë si rrepat ose vjollcë. Karrotat ngjyrë portokalli që njohim sot, janë rezultat i një mutacioni gjenetik që ktheu lëkurën ngjyrë vjollcë të karrotës në një portokalli të ndezur. Në botë numërohen 20 lloje karrotash, ndaj nuk është çudi që ato t’i gjejmë në ngjyra të ndryshme.

5. Karrotat e gatuara janë më të mira se ato të gjalla

Procesi i gatimit të karrotës ndihmon në çlirimin e një sasie më të madhe të beta karotenit. Nëse ha karrotën të gjallë atëherë merr vetëm 3% të kësaj substance të domosdoshme, por kur karrota është e gatuar dhe e ngrohtë, merr 40% të beta karotenit. Për kuzhinierët karrotat janë një bekim por edhe një mallkim. Karrotat janë të pabindshme. Ato mund ta ëmbëlsojnë ose hidhërojnë së tepërmi një pjatë dhe mund t’i ndryshojnë shijen siç ndodh edhe me limonin. Karrotat mund t’i përdorësh si për gatimet me kripë ashtu edhe ato të ëmbla, me një rezultat fantastik!

6. Karrotat kanë burimin më të pasur të beta karotenit
Beta karoteni është një element i nevojshëm që u jep frutave dhe perimeve atë pigmentin e verdhë dhe portokalli që më pas transformohet në vitaminën A që është shumë e nevojshme. Beta karoteni ndoshta nuk të ndihmon të shohësh shkëlqyeshëm në errësirë, por ndihmon me shikimin, forcon sistemin imunitar dhe përmirëson shëndetin e lëkurës.

7. Karrotat kanë fara 

A të ka shkuar ndërmend që karrotat kanë fara? Epo ja që kanë. Karrota vetë nuk prodhon një farë tradicionale. Ajo është rrënja e lules së karrotës. Procesi i rritjes së karrotës zgjat dy vjet. Ajo që ne njohim si perime vilet në vitin e parë. Nëse e lëmë karrotën nën tokë edhe në vitin e dytë, atëherë përveç perimes do të marrim edhe lulen me farat e karrotës.

8. Karrotat kanë sheqer
Nëse kishe vendosur që të hiqje dorë nga sheqeri duke ngrënë perime të shëndetshme siç është edhe karrota, mirë bën por duhet të dish që karrota përmban katër lloj sheqernash- sukroza,glukoza,ksyloza dhe fruktoza. Për fat të mirë, ëmbëlsia e karrotës nuk rrit nivelin e karbohidratit në të, ndaj mund ta shijosh më së miri. Sepse përveç sheqernave merr një dozë të mirë me vitamin A, C,K, B6 si dhe magnez, kalcium, fibër dhe potas.

Vlerat e karrotës

Vlerat shëndetësore dhe ushqimore të karrotës janë fantastike duke nisur që nga ulja e kolesterolit deri tek parandalimi i humbjes së kujtesës. Një nga përfitimet e rëndësishme të karrotës është edhe fakti që mbrojnë sytë nga simptoma të shkaktuara nga mungesa e vitaminës A. Megjithatë nuk duhet të keqkuptohemi, karrota përmirëson shikimin por nuk i shëron sytë nga ëmundjet ekzistuese! Ndër të tjera, beta karoteni që gjendet në shumë perime të tjera, por veçanërisht tek karrotat mbron sistemin nervor. Një studim i Harvardit tregoi se marrja e të paktën 50 miligramë beta karoten në ditë, vonon plakjen e trurit me 1 deri në 1.5 vjet.

A e dini se:

Karrota më e gjatë në botë u zbulua në vitin 2007. Ajo ishte plot 5,839 metra e gjatë.

Karrota më e rëndë në botë u zbulua në vitin 1998. Ajo peshonte 9 kilogramë.

Një njeri konsumon mesatarisht plot 10,866 karrota gjatë gjithë jetës.

Qyteti i Holtville në Kaliforni të Shtetet e Bashkuara është vetëshpallur Kryeqyteti i Karrotës në botë. Çdo vit, në Kaliforni mbahet festivali i Karrotës.

Shekuj më parë, karrota është përdorur nga anglo-saksonët si përbërësi kryesor në pijet medicinale kundër çmendurisë dhe djallit.

Elita Iraniane në vitet 1870 konsumonte karrota të zhytura në sheqer si një afrodiziak.

Nëse sheh një karrotë në ëndërr, do të thotë që do të kesh begati dhe shëndet të mirë. Nëse personi që sheh në ëndërr karrotën është një vajzë, kjo do të thotë që ajo do të martohet shpejt dhe do të sjellë në jetë fëmijë trima

Karrotat si karburant! Shkencëtarët besojnë që karrotat do të përdoren si burim për karburantet bio në të ardhmen. Sipas tyre do të duhen 6000 karrota që makina të ecë 1.6 kilometra./AgroWeb.org/

Vazhdo të lexosh

Shëndeti

Të mirat dhe mangësitë e avokados

Ai përmban mbi 20 vitamina dhe minerale, duke përfshirë vitaminë C, vitaminë E, shumë vitamina B, magnez dhe kalium.

Publikuar

nga

Sipas disa studimeve të fundit, avokado është frut shumë i shëndetshëm për organizmin e njeriut. Ai përmban mbi 20 vitamina dhe minerale, duke përfshirë vitaminë C, vitaminë E, shumë vitamina B, magnez dhe kalium.

Konsumimi i avokados ndikon në përmirësimin e sistemit imunitar, përmirëson tretjen dhe mund të ndihmojë edhe të humbni yndyrë. Ai gjithashtu ndikon edhe në uljen e depresionit dhe i jep shkëlqim lëkurës tuaj.

Avokado duhet të konsumohet me kujdes, të pastrohet fillimisht dhe të përpunohet në mënyrë që të mos krijojë alergji, meqë ajo mund të shfaqet zakonisht një orë pas konsumimit.

Vazhdo të lexosh

Shëndeti

Si ndikon duhani dhe alkooli tek shëndeti i kockave?

Studime të fundit tregojnë se pirja e duhanit dhe alkoolit shton rrezikun e shfaqjes së osteoporozës.

Publikuar

nga

Pohimi që duhani dhe alkooli janë dy kombinime të dëmshme për trupin e njeriut është i njohur tashmë.

Megjithatë konsumi i tyre është shumë i përhapur në të gjithë globin dhe fillon që në mosha të hershme.

Duke e bërë këtë një problem të theksuar të shoqërive sot i cili mund të shkaktojë dëme të pariparueshme në organizëm.

AgroWeb.org në këtë shkrim ju tregon se ka një lidhje mes shfaqjes së osteoporozës dhe konsumimit të këtyre dy substancave.

Studime të fundit krahas qindra të tjerave që janë bërë mbi këtë çështje tregojnë se pirja e vazhdueshme e duhanit dhe alkoolit shton rrezikun e shfaqjes së osteoporozës.

AgroWeb.org i referohet një studimi që shpjegon se tek këta konsumatorë ndodh një lloj modifikimi i qelizave të cilat çojnë në dobësim të kockave.

Studimi mbi dëmtimin e kockave

Sudiuesit e Universitetit të Pensilvanisë të cilëve i referohet AgroWeb.org, shpjegojnë se si sistemi imunitar arrin të dëmtojë kockat.

Kjo ndodh sigurisht kur konsumohet duhan apo alkool si pjesë e jetës së përditëshme.

Sipas këtyre ekspertëve një tip qelizash që jetojnë në organizëm arrijnë të kthehen në osteoklate të cilat shkrijnë kockat.

Kur mitokondria është nën presion nga shkaqe të jashtëme apo faktorë stresues shton prodhimin e osteoklasteve.

Mbi prodhimi i këtyre qelizave që dëmtojnë kockat shtohet edhe për personat që konumojnë  cigaren apo alkoolin.

Faktorë të tjerë që lidhen me lindjen e kësaj sëmundje mund të jenë medikamentet e forta apo të qënurit nën stres të vazhdueshëm.

Ndikimi i osteoporozës në kocka

Osteoporoza është një sëmundje që i bën kockat më të dobëta dhe më vurnerabël ndaj dëmtimeve dhe dhimbjeve. Kjo sëmundje rrit ndjeshëm rrezikun e frakturave në trup dhe shfaqet zakonisht me kalimin e moshës.

Kur balanca mes rigjenerimit të kockave pas dëmtimit të tyre nuk është e njëjtë atëhere dhimbjet shtohen.

Sipas Fondacionit Internacional të Osteoporozës në SHBA, 1 në 3 gra dhe 1 në 5 burra mbi moshën 50 vjeç vuajnë nga osteoporoza.

Numërohen rreth 75 milion persona në Amerikë, Europë dhe Azi të cilët vuajnë nga probleme të osteoporozës.

Ndërsa 8.9 milion nga këta vuajnë nga fraktura që shkaktohen nga kjo sëmundje.

Shkaqet kryesore përveç moshës të shfaqjes së osteoporozës janë pikërisht abuzimet me stilin e jetesës gjatë përditshmërisë.

Reduktimi sa më i shpejtë i pirjes së duhanit apo alkoolit ul ndjeshëm rrezikun që i kanoset kockave tuaja./AgroWeb.org

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara