Shëndet

Qumësht të ngrohtë para se të flini

Qumështi do t’ju qetësojë dhe do t’ju ndihmojë të flini mirë.

Published

on

Qumështi është natyralisht i pasur me kalcium, vitaminë D dhe kalium. Ai është shumë i rëndësishëm për organizmin e njeriut në një sërë nivelesh. Kalciumi dhe vitamina D që gjendet te qumështi ju ndihmon të keni kocka dhe dhëmbë të fortë.

Megjithatë, nëse e pini të ngrohtë përpara gjumit, qumështi do t’ju qetësojë dhe do t’ju ndihmojë të flini mirë. Kur është i ngrohtë, qumështi ka një ndikim të menjëhershëm dhe ju ndihmon të flini mirë. Kjo nuk do të thotë se duke pirë një gotë me qumësht të ngrohtë, do ju zë gjumi menjëherë.

Qumështi, i ngrohtë apo i ftohtë nuk konsiderohet një eliksir i gjumit, por disa substanca që formohen gjatë ngrohjes, e ndihmojnë trupin të jetë më i qetë. Jo pa shkak, qumështi i ngrohtë rekomandohet për njerëzit që kanë kaluar një ditë të lodhshme.

Si ndikon qumështi i ngrohtë në organizëm?

Një gotë me qumësht të ngrohtë është e rëndësishme për organizmin. Qumështi përmban shumë triptopan.

Sipas të dhënave ky amino acid metabolizohet në serotoninë dhe melatoninë, dy përbërës që kanë aftësinë të qetësojnë organizmin dhe nxisin një gjumë të mirë e të qetë.

Fatkeqësisht, në një gotë me qumësht nuk gjendet mjaftueshëm triptopan që të qetësoheni menjëherë, ndaj shumë ekspertë mendojnë se ndikimi i qumështit në tru është më shumë psikologjik. Pas një dite të lodhshme, ju mund të pini një gotë qumësht të ngrohtë, duke e shoqëruar me disa ushqime të shëndetshme që kanë aftësinë të nxisin gjumin.

Kombinime të shëndetshme me qumësht 

Më poshtë do të gjeni sugjerime për disa ushqime të shëndetshme që mund t’i kombinoni me qumështin.

Biskotat me drithëra të plota dhe djathi shkojnë shumë mirë me një gotë me qumësht të ngrohtë. Për më shumë shije, qumështin mund ta pasuroni me çokollatë të shkrirë ose ta shoqëroni me disa feta mollë.

Banania me gjalpin e kikirikut janë një ide e shkëlqyer për të pasur një mbrëmje të qetë dhe relaksuese. Përveç këtyre këshillave, AgroWeb.org ju rekomandon që të krijoni një orar gjumi për gjithë javën dhe t’i përmbaheni në mënyrë rigoroze.

Nga ana tjetër, sigurohuni që të pini mjaftueshëm ujë dhe mos neglizhoni gotën me qumësht të ngrohtë.

Shëndet

Kombinim i ri ilaçesh ngadalëson përparimin e kancerit të avancuar të prostatës

Published

on

Një studim i ri ndërkombëtar ka treguar se një kombinim ilaçesh mund të ngadalësojë ndjeshëm përparimin e kancerit të avancuar të prostatës te burrat me mutacione të caktuara gjenetike.

Kërkimi, i udhëhequr nga University College London dhe i botuar në Nature Medicine, analizoi efektin e shtimit të ilaçit niraparib, një inhibitor i PARP – në trajtimin standard me abiraterone acetate dhe prednisone.

Në studimin “Phase III AMPLITUDE”, morën pjesë 696 burra nga 32 vende, me moshë mesatare 68 vjeç, të gjithë me kancer të përhapur dhe me mutacione në gjenet përgjegjëse për riparimin e ADN-së (HRR). Më shumë se gjysma kishin mutacione në BRCA1 ose BRCA2.

Sipas prof. Gerhardt Attard nga UCL Cancer Institute, shtimi i niraparibit vonon rikthimin e kancerit e zgjatë jetëgjatësinë e pacientëve me këto mutacione.

Ai theksoi se rezultatet mbështesin testimin gjenetik që në momentin e diagnostikimit, për të identifikuar pacientët që përfitojnë më shumë nga trajtimet e synuara. Trajtimi u tolerua mirë, por u vërejtën më shumë raste të anemisë dhe tensionit të lartë të gjakut te pacientët që morën niraparib.

Autorët theksojnë se rezultatet janë premtuese, por kërkohet më shumë studim për të vlerësuar përfitimet afatgjata dhe ndikimin e metodave të reja të diagnostikimit. Çdo vit, në mbarë botën, rreth 1.5 milionë burra diagnostikohen me kancer të prostatës. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Harroni emra, fikjen e shporetit apo takimet? Mjekët shpjegojnë shkaqet që e ngadalësojnë kujtesën

Published

on

Jo çdo harresë është shenjë plakjeje, mjekët shpjegojnë si ndikon stili i jetesës, ushqimi, gjumi dhe barnat në kujtesë.

Me kalimin e viteve, truri pëson ndryshime të natyrshme humbet gradualisht masë, sidomos në korteksin prefrontal, zonën përgjegjëse për vendimmarrje, dhe në hipokampus, që luan rol kyç në ruajtjen e kujtimeve.

Shpesh ndodh të mos kujtohemi menjëherë për ndonjë emër “që e kemi në majë të gjuhës”, apo të dyshojmë nëse kemi fikur shporetin ose kyçur derën.

Ritmi i shpejtë i jetës, stresi dhe mbingarkesa me detyra ditore ndikojnë në trup dhe në funksionet njohëse të trurit. Harresa është diçka normale e nuk përbën arsye për shqetësim. Por, kur vërejmë se dobësimi i kujtesës po ndikon në jetën e përditshme, është e rëndësishme të kërkojmë arsyet.

Mjekët theksojnë se mosha nuk është gjithmonë faktori kryesor.

A është vërtet mosha arsyeja pse harrojmë?

Sipas neuropsikologes dr. Eliz Kakapolo nga Qendra Mjekësore e Universitetit “Columbia”, numri i neuroneve zvogëlohet që nga lindja, është e kuptueshme që me kalimin e moshës mund të na duhet më shumë kohë për të kujtuar emra apo fjalë të caktuara.

Prof. dr. P. Murali Doraiswamy, psikiatër në Fakultetin e Mjekësisë “Duke”, shton se plakja shpesh shoqërohet me dobësim të kujtesës afatshkurtër, pra, vështirësi në mbajtjen mend të sasive të vogla të informacionit për periudha të shkurtra kohe.

Truri plakur humbet masë në korteksin prefrontal dhe hipokampus, përçimi i informacionit midis neuroneve ngadalësohet, dhe rritet rreziku për sëmundje neurodegjenerative. Plakja nuk sjell vetëm humbje.

Inteligjenca emocionale forcohet e përvoja jetësore ndihmon në marrjen e vendimeve më të mençura dhe në përdorimin e strategjive më efikase për kujtesë.

Mjekët theksojnë se faktorë si lodhja e tepërt, infeksionet, stresi kronik, si dhe mungesa e gjumit apo ushqyerja e pabalancuar, mund të ndikojnë dukshëm në funksionet njohëse edhe tek personat e rinj në moshë. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Ekspertët shpjegojnë si të reduktohet dhimbja e mesit

Published

on

Dhimbja e mesit është një problem që çdo i rritur do të përjetojë një herë në jetë, dhe për miliona njerëz në mbarë botën ajo mund të bëhet e vazhdueshme dhe kufizuese.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, mbi 600 milionë të rritur vuajnë nga ndonjë formë dhimbjeje në shpinë, duke e bërë atë shkakun kryesor të paaftësisë në nivel global. Të dhënat e fundit dhe disa ushtrime të thjeshta, të mbështetura shkencërisht, ofrojnë mundësi për menaxhimin dhe parandalimin e dhimbjes, duke përmirësuar lëvizshmërinë dhe forcën e shtyllës kurrizore.

Një kirurg ortoped tregon tre kategori kryesore ushtrimesh që ndihmojnë në reduktimin e dhimbjes së mesit: shtrirjet, forcimi i trungut e aktiviteti aerobik.

Shumica e dhimbjeve të mesit, përveç rasteve të hernieve diskale, shkaktohen nga tensioni në indet e buta. Rreth 8 nga 10 raste lidhen me muskujt e vegjël të shpinës të tendosur ose të irrituar. Në këto situata, pushimi i tepërt nuk ndihmon; lëvizjet e buta janë çelësi i rikuperimit.

Shtrirjet e frymëzuara nga joga, si “maca-lopa” (cat-cow), pozicioni i fëmijës (child’s pose), ulin ngurtësinë e rrisin lëvizshmërinë e shtyllës kurrizore.

Ushtrimet për forcimin e trungut stabilizojnë shtyllën kurrizore dhe zvogëlojnë ngarkesën mbi mesit. Ushtrime si “ura” (bridge) dhe “plank” forcojnë muskujt mbështetës dhe përmirësojnë qëndrimin. Këto ushtrime duhet kryer gradualisht, duke rritur kohëzgjatjen dhe intensitetin në mënyrë të kontrolluar.

Aktivitetet aerobike përmirësojnë qarkullimin e gjakut, forcojnë muskujt mbështetës dhe parandalojnë ngurtësimin. Ecja, noti ose makineritë eliptike janë shembuj të aktivitetit që mbajnë trupin aktiv pa e mbingarkuar.

Studimet tregojnë se aktiviteti aerobik i rregullt ul ndjeshëm rrezikun e dhimbjes kronike të mesit.

Nëse dhimbja vazhdon gjatë, shoqërohet me temperaturë, humbje peshe, fryrje të pazakontë ose përkeqësohet natën, duhet të kërkohet ndihmë mjekësore.

Në raste të rralla, dhimbja e mesit mund të jetë shenjë e sëmundjeve serioze, përfshirë tumoret ose llojet e rralla të kancerit, ndaj vëmendja është thelbësore. /A.Z/UBT News/

 

 

 

Continue Reading

Shëndet

Studimi: Njerëzit inteligjentë vuajnë më shumë nga dhimbjet e kokës!

Published

on

Sipas studimeve shkencore të kryera nëpërmjet një teknike inovative me rezonancë magnetike të trurit, dhimbja e kokës ndikon vetëm në trurin që është më aktiv, thonë studiuesit e Qendrës së dhimbjes së kokës në Shtetet e Bashkuara.

Migrena e konsideruar si një sëmundje e vërtetë prek vetëm mendjet më aktive dhe më efikase. Në fakt thuhet se shkaktohet nga disa disfunksione të trurit.

Çfarë i shkakton sulmet e tmerrshme që prekin 15% të popullsisë (sidomos gratë në moshën 35-45 vjeç)? A mund të jetë ushqim i rëndë?

Lodhja, uria? A keni parë televizor ose keni lexuar një libër deri vonë?

Hulumtimi më i fundit thotë dhe pohon se dhimbja e kokës ndikon tek njerëzit e kulturuar dhe inteligjentë.

Persona që vuajnë zakonisht janë kreativ, jetësor dhe të zgjuar. Një neurolog në Universitetin e Utah shpjegon se migrena zhvillohet vetëm në trurin e trajnuar plotësisht dhe tepër funksional. Gjithashtu duket se ka një predispozitë gjenetike.

Inteligjentë apo jo, sot ka shumë njerëz që vuajnë prej saj dhe që janë të mbushur me analgjezik për të lehtësuar dhimbjen.

Por, si mund të kurohet një dhimbje koke?

Sipas specialistëve të dhimbjeve të kokës, dhimbja nuk është një ngjarje, por një proces progresiv që zhvillohet gjatë orëve.

Në shumicën e rasteve, rreth një orë pas fillimit të dhimbjes së kokës, pacienti ndjen siklet si dhimbje e vërtetë nëse prek ballin ose kokën.

Në atë pikë, marrja e ilaçeve është e pavlefshme, sipas mjekëve analgjeziku duhet të merret brenda një ore që nga fillimi i dhimbjes.

Është e domosdoshme të shmangni verën, çokollatën, djathin, bananet, arrat dhe domatet. Të jetosh me migrenë nuk është e këndshme, por nga sot jeni të vetëdijshëm se jeni një person jashtëzakonisht inteligjent. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara