Lajmet

​QKRMT me letër të hapur: Monumenti “Heroinat” të ketë mbrojtje ligjore

Në këtë letër kërkohet mbrojtja dhe mirëmbajtja e monumentit “Heroinat” në Prishtinë.

Published

on

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës – QKRMT i ka dërguar letër të hapur kryeministrit Albin Kurti, kryeparlamentarit Glauk Konjufca, kryetarit të Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, Ministrit të Kulturës, Hajrulla Çeku dhe Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore.

Në këtë letër kërkohet mbrojtja dhe mirëmbajtja e monumentit “Heroinat” në Prishtinë, kjo pasi ky monument aktualisht nuk është pjesë e listës së trashëgimisë kulturore për mbrojtje.

“Theksojmë zëshëm dhe bindshëm se Heroinat është vlerë përkujtimore e rëndësishme e historisë së fundit në Kosovë”, thuhet në këtë letër, pasi “ky momument nderon kontributin dhe sakrificën e gjithashnme të grave gjatë kohës së luftës 1998-1999 si dhe të rreth 20 mijë grave të mbijetuara të dhunës seksuale gjatë kësaj lufte. QKRMT dhe organizatat që mbështesin këtë letër të hapur apelojnë ndërmarrjen e masave të nevojshme për mbrojtjen ligjore dhe mirëmbajtjen e këtij monumenti të rëndësishëm”, përfundon letra.

Lajmet

Sot përpjekja e 48-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Published

on

By

Sot, me fillim nga ora 11:00, do të zhvillohet seanca e radhës konstituive e Kuvendit të Kosovës, në përpjekjen e 48-të.

Në seancën e fundit, propozimi për formimin e komisionit që do të organizonte votimin e fshehtë për kryetarin e Kuvendit dështoi të kalojë, përkundër votave pro. Mungesa e kundërshtimeve apo abstenimeve bëri që propozimi të mos marrë mbështetjen e nevojshme, duke çuar në ndërprerjen e seancës.

Kryesuesi Avni Dehari njoftoi se seanca e radhës do të zhvillohet më 17 korrik.

Ky ngërç institucional po vazhdon, pavarësisht vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila ka përcaktuar që Kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditëve nga seanca e parë konstituive.

Pas përfundimit të seancës së 46-të, partitë e ish-opozitës qëndruan në sallë, duke i bërë thirrje Lëvizjes Vetëvendosje të reflektojë dhe të kontribuojë në një zgjidhje konsensuale sa më parë.

Zgjedhjet parlamentare janë mbajtur më 9 shkurt, ndërsa seanca e parë për konstituimin e Kuvendit është mbajtur më 15 prill. Që nga ajo kohë, çdo 48 orë po mbahen seanca të njëpasnjëshme pa arritur ndonjë marrëveshje përfundimtare.

Continue Reading

Lajmet

Tri raste të dhunës në familje u raportuan në 24 orët e fundit, një person u dërgua në mbajtje

Published

on

By

Tri raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në Prishtinë, Istog dhe Malishevë.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, në Prishtinë u arrestua një i dyshuar se në gjendje të dehur ka kryer veprën dhunë në familje ndaj një familjari të tij.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se në gjendje të dehur ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës mashkull kosovar. I dyshuari pas marrjes së tretmanit mjekësor në klinikën psikiatrike është liruar në shtëpi. Me vendim të prokurorit, rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, në Istog u arrestua një i dyshuar se ushtroi dhunë ndaj një gruaje.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se kishte ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, njofton Policia.

Në Malishevë u arrestua një person nën dyshimin se ushtroi dhunë psikike ndaj një gruaje.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se kishte ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton Policia. /BetimipërDrejtësi

Continue Reading

Lajmet

Arrestohen katër persona të dyshuar për disa raste të vjedhjeve

Published

on

By

Policia e Kosovës në Vushtrri ka arrestuar katër persona të dyshuar për tri raste të vjedhjeve të raportuara tri ditë më parë.

Arrestimi i tyre është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe prova të siguruara se të njëjtit, në bashkëveprim mes vete, janë të përfshirë në tri raste të vjedhjeve të ndodhura në tre lokacione të ndryshme në komunën e Vushtrrisë”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Cak i këtyre vjedhjeve kanë qenë materiale ndërtimore, mjete të amvisërisë, një telefon dhe gjësende të tjera.

Disa nga sendet e vjedhura, si telefoni gjetur, i janë kthyer pronarit legjitim.

Pas intervistimit, me aktvendim të Prokurorit kompetent, njërit nga të dyshuarit madhor i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh, ndërsa tre të tjerët të moshës së mitur janë liruar në procedurë të rregullt”, ka bërë të ditur Policia.

Continue Reading

Aktualitet

Kongresisti amerikan: Kosova, aleati më i madh i SHBA-së në Ballkanin Perëndimor

Published

on

Kongresisti amerikan, Ritchie Torres ka vlerësuar rolin e Kosovës si aleati më i madh në rajon në Ballknin Perëndimor i Shteteve të Bashkuara.

Gjatë takimit të zhvilluar ditë më parë me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ai ka ndarë edhe disa fotografi nga takimi në rrjete sociale.

“Shtetet e Bashkuara nuk njohin aleat më të madh në Ballkanin Perëndimor sesa Kosova”, ka shkruar Torres i cili është bashkëkryetar i Grupit për Çështjet Shqiptare në Kongresin e SHBA-së dhe përfaqësues i komunitetit shqiptar në Bronx.

Për këtë takim të zhvilluar në Nju Jork, më herët ka shkruar edhe Osmani, e cila e ka falënderuar kongresistin Torres për kontributin e tij në forcimin e partneritetit strategjik Kosovë-SHBA.

“Mirënjohës për përkushtimin e tij të palëkundur në mbështetje të Republikës së Kosovës dhe për kontributin e vazhdueshëm në forcimin e partneritetit tonë strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Osmani./Kosovapress 

Continue Reading

Të kërkuara