Lajmet
QKRMT: Kosova nuk ka institucion të veçantë për paraburgimin e personave me çrregullime mendore
Published
2 years agoon
By
Betim GashiKosova nuk ka institucion të veçantë për paraburgimin e personave me çrregullime mendore. Institucioni më i ngarkuar është Qendra e Paraburgimit në Prishtinë, për shkak të afërsisë me Gjykatën Themelore në Prishtinë. Kështu thuhet në raportin për vitin 2023 të Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës. Në bazë të monitorimit të kësaj organizate thuhet se gjatë vitit të kaluar ka pasur rritje të numrit të rasteve të lëndimeve e vetëlëndimeve.
Drejtoresha e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), Feride Rushiti përmendi rastin e parë të kompensimit të dhunimit seksual në burgun e Dubravës në vitin 2014.
“Këtë vit kemi dëshmuar një rast historik të suksesit, ku gjykata për herë të parë e bën përgjegjës institucionet shtetëror për shkeljen e të drejtave të të burgosurve. E kam fjalën për një viktimë, fatkeqësisht të vitit 2014, i cili kishte përjetuar dhunë seksuale brenda burgut të Dubravës dhe që nga ai vit e kemi mbështetur dhe përfaqësuar në procese gjyqësore, por njëkohësisht rasti si i tillë natyrisht që ka qenë traumatizues dhe përveç që është përcjellur në procedura gjyqësore, i është nënshtruar rehabilitimit në organizatë dhe intervenimeve shëndetësore varësisht nga nevoja që i ka paraqitur rasti në fjalë. Në shtator të vitit 2023 Gjykata Themelore në Prishtinë kishte aprovuar pjesërisht kërkesë-padinë e viktimës dhe e detyron Ministrinë e Drejtësisë të jep kompensimin për dëme. Pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi Ministria e Drejtësisë e kompenson viktimën, ashtu siç është e paraparë me aktgjykim. Ky është rasti i parë i këtij lloji, ku Gjykata e bën përgjegjës institucionin shtetëror për shkeljen e të drejtave të të burgosurve”, deklaroi Rushiti.
Ky raport i monitorimit, Rushiti shtoi se shërben për gjenerimin e veprimeve konkreteve nga institucionet vendimmarrëse.
Në prezantimin e këtij raporti, Fatmire Haliti nga QKRMT, tha se kanë zhvilluar 19 vizita monitoruese.
“Ne si vend nuk kemi institucione të veçanta për paraburgimin e personave me çrregullime mendore, kështu që ata janë të shpërndarë në të gjitha qendrat e paraburgimit duke i vendosur në situata ndoshta sfiduese vet institucionet korrektuese për trajtimin e këtyre kategorive. Si institucion më i ngarkuar me persona me çrregullime mendore është Qendra e Paraburgimit në Prishtinë, për shkak të afërsisë që ka edhe me Gjykatën Themelore në Prishtinë, e cila është gjykata që e trajton më së shumti raste edhe po ashtu gjendet në afërsi të Institutit të Forenzikës së Kosovës…Në bazë të të dhënave zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë përveç monitorimit që e kemi marrë nga monitorimi i institucioneve korrektuese, shihet që numri i përdoruesve (të substancave narkotike) është në rritje. Përqindja nga 14 që ishte në vitet e kaluara tashmë ka kaluar 16 për qind”, u shpreh ajo.
Rritje ka pasur edhe të numrit të lëndimeve dhe vetëlëndimeve të të burgosurve në qendrat korrektuese.
“Vërehet që ka tendencë në rritje të rasteve të lëndimeve dhe vetëlëndimeve. Nëse marrim në mënyrë periodike nga viti në vit, prej vitit 2022 në vitin 2023 ka pasur një rritje prej 40 rasteve më tepër, 341 raste janë evidentuar në rastin 2022 të lëndimeve, ndërsa në vitin 2023 kanë qenë 381 raste të lëndimeve. Për këto raste gjatë vizitave monitoruese kur i kemi pyetur të burgosurit na kanë raportuar për mënyra të ndryshme të lëndimeve të cilat ndodhin qoftë përmes konflikteve në mes të burgosurve apo gjatë lëndimeve aksidentale në punë apo shëtitore apo edhe gjatë sportit. E po ashtu ka pasur edhe raste të tilla që janë raportuar që kanë qenë nga përdorimi i forcës fizike prej stafit korrektues. Edhe numri i vetëlëndimeve ka shënuar një rritje, ku nga 125 vetëlëndime që kanë qenë të evidentuara zyrtarisht në vitin 2022, në vitin 2023, Departamenti Shëndetësor i Burgjeve raporton që numri ka qenë 189….Kemi pasur një vetëvrasje në vitin 2023”, tha Haliti teksa shtoi se numri i tentim vetëvrasjeve kanë qenë 24 raste.
Lidhur me trajtimin e personave të privuar nga liria, zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu tha se është e rregulluar në përputhje me standardet ndërkombëtare të drejtësisë penale dhe të drejtave të njeriut. Ai tha se po punojnë për krijimin e kushteve ligjore që personat e burgosur të trajtohen me dinjitet.
“Kemi punuar në tri ligje bazë për menaxhimin e institucioneve korrektuese, përkatësisht në Ligjin për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale, Ligjin për Shërbimin Korrektues dhe Ligjin për Shërbimin Sprovues. Këto ligje i kemi bërë të mundur që të dënuarve të ju njihen disa të drejta shtesë, përkatësisht të ju kthehen disa nga të drejtat që ju ishin hequr me ndryshimet ligjore të bëra nga qeveritë e kaluara…Kemi shtuar aktivitetet për luftimin dhe parandalimin e kontrabandës dhe për raste të kontrabandës kemi suspenduar zyrtarë korrektues dhe zyrtarë të tjerë të përfshirë. Kemi bashkëpunuar me organizata”, deklaroi ai.
Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani theksoi se ka rritje substanciale të buxhetit të Kosovës.
“Ka rritje substanciale të buxhetit nga ajo që nuk ka qenë as afër një milion euro buxheti, sot kemi buxhetin prej tetë milionë euro. Kemi kërkuar mbështetje në pajisje teknologjike më të avancuara, po ashtu edhe në pajisje të sigurisë të cilat do të na mundësonin avancimin tutje edhe përafrimin e standardeve ndërkombëtare….Si asnjëherë më parë vitin e kaluar kemi hapur konkurse, ku janë punësuar dhe janë në proces të punësimit afër 200 oficerë korrektues. Për herë të parë është hapur konkursi vetëm për gra ku janë punësuar 50 gra në institucionet tona korrektuese”, theksoi ai.
Në raportin e QKRMT-të për të drejtat e njeriut në institucionet korrektuese thuhet se të burgosurit e intervistuar u shprehën kryesisht të kënaqur me ushqimin që ju shërbehet. Po ashtu, theksohet se tri vaktet e ushqimit shërbehen nëpër salla të përbashkëta.
Vendi
MINT nis verifikimin e njehsorëve të rrymës pas dyshimeve për matje të gabuara
Published
16 minutes agoon
April 1, 2026By
UBTNews
Komisioni i posaçëm i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka nisur punën në terren për verifikimin e njehsorëve elektrikë, pas ankesave të shumta të konsumatorëve për çrregullime të kohës dhe matje të pasaktë të energjisë.
Drejtoresha e Agjencisë së Metrologjisë, Sebahate Bushrani, ka bërë të ditur se njehsorët e dyshimtë do të tërhiqen për verifikim dhe do të zëvendësohen me të tjerë deri në lëshimin e raportit zyrtar. Sipas saj, aktualisht janë rreth 70 ankesa, ndërsa raporti përfundimtar do t’u dërgohet Departamentit për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe palëve të përfshira, raporton Koha.net.
Ky aksion vjen pas denoncimit nga Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila përmes një hulumtimi në Prishtinë dhe Ferizaj ka pretenduar se rreth 800 njehsorë llogarisin energjinë me tarifë të shtrenjtë për shkak të mosperputhjes së orës.
Ndonëse KEDS-i i ka mohuar këto pretendime, raportimet e mëhershme kanë treguar se qytetarët në Fushë-Kosovë janë përballur me probleme të ngjashme, ku orët në njehsorë figuronin jashtë kohës reale. Verifikimi mbetet një proces i ndjeshëm, veçanërisht pas kritikave të vitit 2023 se ky proces kryhej në laboratorët e KEDS-it, veprim ky që konsiderohej shkelje e Ligjit për Metrologji.
Saktësia e njehsorëve është jetike për xhepin e qytetarëve, pasi dallimi mes tarifave është i lartë. Gjatë dimrit, tarifa e lartë (9.05 centë deri në 15.43 centë për kW) aplikohet nga ora 07:00 deri në 22:00, ndërsa tarifa e ulët (3.88 centë deri në 7.28 centë për kW) vlen gjatë natës. Çdo mospërputhje e orës bën që konsumatorët të faturohen me çmime maksimale edhe kur ata tentojnë të kursejnë duke përdorur pajisjet shtëpiake gjatë orëve të vona. /Koha.net/
Sport
Gallapeni: Nuk ia dolëm, por kjo nuk na ndalë
Published
40 minutes agoon
April 1, 2026By
UBTNews
Ylli i përfaqësueses së Kosovës, Dion Gallapeni, ka reaguar përmes një mesazhi prekës pas humbjes ndaj Turqisë në fazën “play-off”, e cila i dha fund ëndrrës për kualifikim në Kampionatin Botëror.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gallapeni ka shprehur dhimbjen e tij për rezultatin, duke theksuar se ekipi dha gjithçka në fushë dhe besoi deri në sekondat e fundit, por fati nuk ishte në anën e tyre.
“Nuk ia dolëm… por kjo nuk na ndalë. Është një humbje që dhemb, sepse dhamë gjithçka në fushë dhe besuam deri në fund,” u shpreh ai.
Tutje ai u shpreh se e ndjen zhgënjimin e madh të tifozëve, por nënvizoi se momente të tilla shërbejnë për t’i bërë lojtarët më të bashkuar dhe më të vendosur për të mos u dorëzuar kurrë.
Në mbyllje të mesazhit të tij, lojtari falënderoi publikun për mbështetjen e jashtëzakonshme dhe dha një premtim të fortë se ekipi do të rikthehet edhe më i fuqishëm për të luftuar për çdo ëndërr që kanë nisur së bashku me tifozët dardanë.
Vendi
“The Athletic” vlerëson guximin e Kosovës: “Nuk u mposhtën nga shiu, as nga presioni”
Published
2 hours agoon
April 1, 2026By
UBTNews
Prestigjiozja amerikane “The Athletic” i ka kushtuar një vëmendje të veçantë ndeshjes dramatike të mbrëmshme në Prishtinë ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.
Edhe pse rrugëtimi i “Dardanëve” drejt ëndrrës për Botëror u ndal, analiza e gazetarëve amerikanë nxjerr në pah karakterin e fortë të ekipit tonë përballë një kundërshtari të nivelit të lartë.
Një humbje me dinjitet në “Fadil Vokrri”
Në një natë të karakterizuar nga një atmosferë e zjarrtë që i bëri ballë edhe kushteve të vështira atmosferike, “The Athletic” e përshkruan mjaft mirë qëndresën kosovare. Ata vënë në dukje se suksesi i Turqisë nuk erdhi pa vështirësi, duke cituar:
“Shiu i rrëmbyeshëm në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ nuk mundi ta zbehte atmosferën e zjarrtë, por gjithçka përfundoi me hidhërim për skuadrën guximtare të Kosovës.”
Ky vlerësim tregon se, përtej rezultatit 0-1, Kosova ka lënë mbresa si një “skuadër guximtare” që lufton deri në sekondën e fundit, veçanërisht me rastet e Fisnik Asllanit dhe Florent Muslijës që mbajtën në ankth turqit deri në fund.
Lajmet
17 vite nga anëtarësimi i Shqipërisë në NATO
Published
4 hours agoon
April 1, 2026By
UBT News
Sot shënohet 17-vjetori i anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, një moment historik për sigurinë, sovranitetin dhe orientimin Euroatlantik të vendit. Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, përkujtoi sot nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale se Shqipëria është një aleate e denjë, që kontribuon aktivisht në misionet dhe operacionet e NATO-s.
Ai shprehu krenarinë për përkushtimin dhe profesionalizmin e Forcave të Armatosura dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit për paqe, stabilitet dhe një të ardhme më të sigurt për të gjithë.
MINT nis verifikimin e njehsorëve të rrymës pas dyshimeve për matje të gabuara
Gallapeni: Nuk ia dolëm, por kjo nuk na ndalë
Dua Lipa i bashkohet filmit “Peaked”, zgjeron karrierën në Hollywood
Starmer kërkon lidhje më të ngushta me BE-në pas përplasjeve me Trump për luftën në Iran
“The Athletic” vlerëson guximin e Kosovës: “Nuk u mposhtën nga shiu, as nga presioni”
17 vite nga anëtarësimi i Shqipërisë në NATO
Trumpi po e konsideron seriozisht largimin nga NATO-ja
173 vjet nga lindja e Van Gogh
DITARI: Çfarë lajmesh kemi lexuar në çdo 1 prill, në vitet nëntëdhjetë
Të kërkuara
-
Vendi1 month agoUBT nderon Familjen Jashari me Dekoratën Jetësore të Nderit
-
Aktualitet3 months agoStudentët e UBT-së vizitojnë agjencinë Base Agency për të mësuar mbi marketingun dhe inovacionin
-
Lajmet3 months agoNumërohen 31.58% e votave me kusht
-
Lajmet nga UBT3 months agoProfesori i UBT-së, Kujtim Thaçi publikon artikull shkencor në revistën prestigjioze Frontiers in Immunology
