Lajmet

​QKMF në Prishtinë me apel për qytetarët lidhur me gripin sezonal

Published

on

Rreth nëntë mijë qytetarë nga rajoni i Prishtinës janë vaksinuar kundër gripit sezonal, ndërkaq tre mijë doza të tjera janë ende në dispozicion. Nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) iu bëjnë thirrje grupeve më të ndjeshme që të vaksinohen deri në fund të dhjetorit.

Grupet më të rrezikuara konsiderohen të moshuarit, personat me sëmundje kronike dhe punëtorët shëndetësorë të cilët janë në kontakt të drejtpërdrejtë me pacientët.

Sipas punëtorëve shëndetësorë, shtimi i rasteve me grip sezonal në Kosovë është një shqetësim i zakonshëm për këtë periudhë të vitit – në temperatura të ulëta dhe kur aktivitetet kufizohen në ambiente të mbyllura.

Mjeku në QKMF, Rushit Ismajli thotë se kohëve të fundit numri i pacientëve që kërkojnë shërbime mjekësore është rritur.

Por ai tregon se ky grip tejkalohet “vetvetiu ose me një trajtim të thjeshtë”.

“Kohëve të fundit kemi pasur një numër më të rritur të pacientëve që kërkojnë ndihmë në institucionin tonë shëndetësor dhe për shkak të sezonës, por edhe arsye të tjera, dhe është bërë edhe ngarkesë e shërbimeve shëndetësore. Në qoftë se flasim për dëmet, zakonisht nuk janë shumë të mëdha që shkaktohen nga gripi sezonal, sepse simptomat janë të thjeshta – temperaturë, kollitje, dhimbje muskuj, fyti – shpesh kalon vetvetiu ose me një trajtim të thjeshtë, nuk ka nevojë që të shqetësohen shumë, përveç në raste shumë të rralla kur kanë temperaturë shumë të lartë, kanë vështirësi në frymëmarrje, kanë dhimbje gjoksi”, thotë Ismajli.

Ismajli shton se qytetarët nuk duhet të marrin antibiotik pa përshkrim nga profesionistët shëndetësorë.

Kjo për shkak të dëmeve dhe efekteve anësore që mund të shkaktohen.

“Janë edhe masat specifike, vaksinimi i cili në komunën e Prishtinës është duke shkuar mjaft mbarë, deri tani ne i kemi diku nëntë mijë vaksina në Prishtinë me rrethinë, akoma rezervë [3 mijë] 12 mijë vaksina [i kemi pasur në total]. I ftoj qytetarët e Prishtinës që të vijnë të vizitojnë qendrën tonë dhe të vaksinohen kundër gripit sezonal, kanë kohë deri nga fundi i dhjetorit që të marrin këtë vaksinë dhe të jenë të vaksinuar, punëtorët shëndetësorë janë në këtë kategori duke përfshirë dhe grupe të tjera fëmijët, gratë shtatzëna, të moshuarit sidomos ata që kanë sëmundje bashkëshoqëruese si tension diabet sëmundje kronike të mushkërive rekomandohet shumë që të marrin vaksinën por edhe të gjithë qytetarët e tjerë është mirë që të vaksinohen ndaj gripit sezonal. Qytetarët nuk duhet të marrin antibiotikë vet nuk duhet të shkojnë në barnatore që të marrin antibiotik pa përshkrim nga ana e mjekut”, ka shtuar ai.

Vaksinimi kundër gripit sezonal është një masë kyçe për të parandaluar komplikimet që mund të shkaktojë ky grip, sidomos tek grupet e rrezikuara.

Vendi

UBT organizon Konferencën më të madhe shkencore për Mjekësinë Sportive, me pjesëmarrjen e profesionistëve botërorë

Published

on

By

UBT do të mirëpresë më 21 tetor, Konferencën e Dytë Ndërkombëtare për Mjekësinë Sportive – ICSM 2026, e cila do të bëjë bashkë profesionistë shëndetësorë, hulumtues, akademikë dhe ekspertë të sportit për të diskutuar zhvillimet e reja në mjekësinë sportive, inovacionin dhe qëndrueshmërinë në praktikën klinike dhe sportive.

Konferenca, e organizuar nga Instituti për Mjekësi Sportive i UBT-së, në bashkëpunim me International Federation of Sports Medicine (FIMS), SHAPE Project – Sport, Health, and the People dhe Kosovo Association of Sports and Exercise Medicine (KASEM), në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së, do të zhvillohet nën temën “Innovation and Resilience in Sport Medicine”, duke krijuar një platformë për shkëmbimin e njohurive shkencore, përvojave profesionale dhe praktikave bashkëkohore në këtë fushë.

Në kuadër të konferencës do të trajtohen tema me rëndësi për zhvillimin e mjekësisë sportive, përfshirë shëndetin funksional, radiologjinë, ortopedinë, teknologjitë e veshshme (wearable technologies), inteligjencën artificiale dhe mundësitë që sjell inovacioni teknologjik në përmirësimin e kujdesit shëndetësor dhe performancës sportive.

Konferenca synon të forcojë bashkëpunimin ndërmjet komunitetit akademik, profesionistëve shëndetësorë dhe sektorit sportiv, duke nxitur diskutimin mbi qasjet e reja shkencore dhe zbatimin e tyre në praktikë.

Konferenca është e akredituar nga Oda e Mjekëve të Kosovës (OMK), në kuadër të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional (EVP).

Për më shumë informata rreth programit, të interesuarit mund të vizitojnë: LINKU.

Continue Reading

Vendi

Skenderaj: Qëlloi qenin me armë, policia ia sekuestron armën

Published

on

By

Një person është shoqëruar në polici pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të qenit të një bashkëqytetari në Skenderaj. Ngjarja ka ndodhur të dielën, më 18 tetor, rreth orës 10:20.

Pas raportimit të rastit, Policia e Kosovës, në konsultim me prokurorin e shtetit, ka ushtruar kontroll në shtëpinë e të dyshuarit, ku ka gjetur dhe sekuestruar një armë gjuetie.

I dyshuari është intervistuar nga hetuesit policorë dhe më pas, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt. Rasti po hetohet nën dyshimin për veprat penale “Përdorim i armës” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. /E.A/

Continue Reading

lajme

Gjenden mbi 140 fishekë të vjetër në një fushë në Gjakovë

Published

on

By

Gjatë ditës së djeshme, në një fushë të hapur në Gjakovë janë hasur disa municione të vjetra.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, pas marrjes së informacionit, njësitet përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe sekuestruar rreth 144 fishekë.

Lidhur me rastin janë iniciuar hetimet dhe autoritetet po kryejnë procedurat e nevojshme. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Zhduket një person në Gjakovë

Published

on

By

Një burrë është rapotuar i zhdukur në Gjakovë pasi është larguar nga shtëpia e tij dhe nuk dihet më asgjë për vendndodhjen e tij.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 13 tetor, rreth orës 07:00 të mëngjesit.

Familjarët kanë njoftuar autoritetet për largimin e tij nga shtëpia.

Policia e Kosovës bën me dije se rasti tashmë ka kaluar në procedurë hetimore dhe po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme për gjetjen e tij. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara