Lajmet

​Sulmohet një infermier në QKMF-në e Mitrovicës

Published

on

Një incident ka ndodhur mbrëmjen e së hënës më 06.10.2025, në Emergjencën e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Mitrovicën e Jugut, ku një qytetar dyshohet se sulmoi fizikisht një infermier gjatë orarit të punës.

Ngjarja ka ndodhur pas një përplasjeje verbale mes palëve rreth një trajtimi mjekësor, duke eskaluar në dhunë ndaj personelit shëndetësor.

“Në rrugën ‘Bislim Bajgora’, Mitrovicë e Jugut, më 06.10.2025 rreth orës 19:30, ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se, derisa ishte në vendin e punës në emergjencën e qytetit, një i dyshuar mashkull kosovar, pasi kishin një fjalosje rreth një trajtimi mjekësor, e ka sulmuar fizikisht viktimën,” – është thënë në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Në njoftimin e Policisë theksohet se viktima ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti ka ngjallur reagime të shumta nga institucionet shëndetësore lokale, të cilat e kanë cilësuar aktin si të papranueshëm dhe kërkojnë ndëshkim të merituar sipas ligjit.

“Mjekët dhe stafi i Urgjencës në QKMF janë në dispozicion të qytetarëve 24 orë në ditë, duke u angazhuar për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të secilit pacient. Megjithëse raste të tilla të dhunës janë të rralla, ato vështirësojnë punën e stafit mjekësor dhe rrezikojnë drejtpërdrejt shëndetin e qytetarëve. Për këtë arsye, institucionet kërkojnë që ngjarje të tilla të trajtohen me rigorozitet të plotë dhe në përputhje me ligjet në fuqi,” – thuhet në reagimin e drejtorit të Shëndetësisë, Fahri Shabani.

Ai ka rikujtuar se në të gjitha qendrat mjekësore funksionojnë mekanizma të ankesave dhe linja të hapura për komunikim me pacientët, përmes të cilave qytetarët mund të adresojnë çdo pakënaqësi apo vërejtje në mënyrë institucionale dhe të rregullt.

Edhe Këshilli i Pacientëve në Mitrovicë ka shprehur indinjatën e thellë për rastin, duke theksuar se dhuna ndaj punëtorëve shëndetësorë është e patolerueshme dhe e dëmton rëndë marrëdhënien mes pacientit dhe mjekut.

“Të gjithë pacientët kanë të drejtë të kërkojnë trajtim shëndetësor me cilësi dhe dinjitet, por kjo e drejtë nuk guxon të keqpërdoret për të arsyetuar sjellje të dhunshme ndaj atyre që punojnë për të shpëtuar jetë,” – thuhet në njoftimin e Këshillit të Pacientëve./D.B/KP

lajme

Protestat vazhdojnë në Prishtinë: Kërkohet që vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare

Published

on

By

Protesta kundër vrasjes së Arlinda Zekajt ka vazhduar edhe sot në Prishtinë, ku qytetarët janë mbledhur për të tretën ditë radhazi në sheshin e kryeqytetit për të kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi institucionale.

Gjatë ditës së sotme, protestuesit janë ndalur edhe para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke shprehur pakënaqësi të thellë ndaj mënyrës se si po menaxhohen e trajtohen rastet e dhunës ndaj grave nga organet kompetente.

Këto aksione po organizohen nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, nën moton kryesore “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”.

Continue Reading

Lajmet

Akil Gjakova mbyll garën pa medalje në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudisti kosovar Akil Gjakova e ka mbyllur pa medalje paraqitjen e tij në Grand Slam-in e Abu Dhabit, pasi u mposht në përballjen e drejtpërdrejtë për vendin e tretë.

Në kategorinë deri në 73 kilogramë, Gjakova u ndal në luftën për medaljen e bronztë nga xhudisti rus Karen Galstian. Pejani e nisi garën i lirë në xhiron e parë, ndërsa në të dytën mposhti me Ippon izraelitin Ohad Moritz. Suksesin më të madh e shënoi në raundin e tretë ku eliminoi nënkampionin e botës, Makhmadbek Makhmadbekov, po ashtu me Ippon në kohën shtesë.

Pasi u mposht në çerekfinale nga azerbajxhanasi Hidayat Heydarov, Gjakova kërkoi suksesin përmes repesazhit, por nuk arriti të ngjitej në podiumin e fituesve. /E.A/

Continue Reading

lajme

Nën hetim për projektin e kryeqytetit: Përparim Rama paraqitet në Prokurorinë Speciale

Published

on

By

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, është paraqitur sot në Prokurorinë Speciale ku po intervistohet në cilësinë e të dyshuarit lidhur me projektin “Arkitekti i Kryeqytetit”.

Rama arriti në prokurori i shoqëruar nga avokati Artan Çerkini, teksa para hyrjes deklaroi shkurtimisht se detyra e tij është ndërtimi i kryeqytetit, ndërsa e organit të ndjekjes është të sigurohet që gjithçka bëhet në përputhje me ligjin. Hetimet për këtë projekt ndërlidhen me procedurat e prokurimit publik, vlerën prej 12 milionë eurosh, si dhe me dyshimet për manipulim të stafit e konflikt interesi.

Intervistimi i kryetarit të Prishtinës vjen pas tensioneve publike dhe paralajmërimeve nga zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje për arrestimin e tij të mundshëm, reagime këto që pasuan ndryshimet e fundit në udhëheqjen e Prokurorisë Speciale, ku pas shkarkimit të Blerim Isufajt, detyra i është besuar prokurorit Dren Paca.

Ndaj deklaratave të përfaqësuesve të pushtetit, Rama u ka bërë thirrje publike organeve të drejtësisë që të merren me ato që i ka cilësuar si kërcënime direkte ndaj tij. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Laura Fazliu fiton të bronztën në Grand Slam

Published

on

By

Laura Fazliu ka fituar medalje të bronztë në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi.

Në luftë për medalje të bronztë, Laura e mposhti bartësen e parë, kroaten Iva Oberan.

Lufta ishte e barabartë, ndërsa në kohën shtesë Laura realizoi hedhje të bukur për fitore me “Ippon”.

Laura fitoi 500 pikë në renditjen botërore. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara