Lajmet

Qindra emigrantë mbërrijnë në BE në ditët e para të vitit

Published

on

Sipas numërimit zyrtar të përditësuar deri sot, 446 emigrantë të parregullt kanë mbërritur në Bashkimin Evropian nëpërmjet ujërave greke që nga fillimi i vitit. Prej tyre, 315 emigrantë u kapën në gjashtë varka që udhëtonin në jug të ishullit turistik të Kretës. Ata deklaruan se ishin larguar nga Libia, sipas njoftimeve të shërbimeve të rojes bregdetare.

Përveç kësaj, të paktën 131 emigrantë të tjerë, përfshirë të rritur dhe fëmijë, kaluan bregdetin turk për në ishujt grekë të Symit, Kios dhe Farmakonisi. Fillimisht, nuk është bërë e ditur nga cilat shtete vinin këta emigrantë.

Numri i emigrantëve të sjellë në Greqi nga bandat e kontrabandës është rritur ndjeshëm gjatë vitit 2024. Sipas të dhënave paraprake nga Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR), rreth 54,000 emigrantë kanë mbërritur në Greqi me varka të vogla. Ministri grek i Imigracionit, Nikos Panagiotopoulos, ka deklaruar se shumica e emigrantëve kishin synuar të udhëtonin drejt Gjermanisë.

Lajmet

Caktohet data kur nis gjyqi i dytë ndaj ish-presidentit Thaçi!

Published

on

Gjykata Speciale në Hagë ka vendosur për datën 24 shkurt fillimin e procesit gjyqësor në rastin e dytë ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Në njoftimin e fundit të Speciales, bëhet e ditur se gjykatësi Christopher Gosnell ka caktuar këtë datë për nisjen e procesit gjyqësor kundër Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit, në çështjen për pengim të drejtësisë.

Bazuar në urdhër, do të zhvillihet një bllok i vetëm deri më 6 mars, gjatë që cilit, do të bëhet paraqitja kryesore e provave nga Prokuroria e Specializuar./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Abdixhiku takohet me Ambasadorin e Francës

Published

on

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur sot në takim Ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot.

Në njoftimin e lëshuar nga LDK thuhet se gjatë takimit u diskutua mbi zhvillimet e fundit politike në vend dhe qëndrimet e kësaj partie  karshi këtyre proceseve, me theks të veçantë në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

“Kryetari Abdixhiku shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e vazhdueshme që Franca i ka dhënë Kosovës në të gjitha proceset shtetformuese dhe zhvillimore. Ai nënvizoi se mbështetja franceze mbetet thelbësore për avancimin e aspiratave të Kosovës drejt zhvillimit, stabilitetit dhe integrimit të plotë evropian”, ka shkruar Abdixhiku./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Irani merr pjesë në shortin e Botërorit 2026

Published

on

Delegacioni i Iranit ka mbërritur në Uashington për shortin e finales së Kupës së Botës 2026, që do të zhvillohet sonte në Qendrën “JFK”. Ekipi përfaqësues është udhëhequr nga trajneri Ardeshir Ghalehnoy dhe është pritur zyrtarisht nga FIFA.

Gjatë ditëve të fundit, Irani kishte paralajmëruar se mund të mungonte në ceremoni për shkak të problemeve me vizat, pasi disa anëtarëve të delegacionit nuk iu ishte aprovuar hyrja në SHBA.

Situata u zgjidh të mërkurën, duke hapur rrugën për pjesëmarrjen e plotë të delegacionit iranian.

FIFA njoftoi se ka zhvilluar takime të vazhdueshme me autoritetet amerikane për të siguruar aksesin e delegacioneve të huaja në ngjarjet e lidhura me Botërorin.

Organizata theksoi se është e kënaqur të vazhdojë bashkëpunimin me Federatën Iraniane të Futbollit dhe institucionet e vendit pritës, me synimin që përgatitjet për pjesëmarrjen e Iranit në Kupën e Botës 2026 të vijojnë pa pengesa./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Messi: Botërori është gjithmonë i veçantë, shpresoj të jem aty

Published

on

Lionel Messi së fundmi ka pranuar në një intervistë për ESPN se ekziston mundësia të mos luajë në Kupën e Botës 2026, edhe pse dëshira e tij është ende e fortë për të qenë pjesë e turneut.

Ylli argjentinas tha se gjithçka do të varet nga gjendja e tij fizike.

“Shpresoj të jem aty. Gjithmonë kam thënë se do të më pëlqente. Në rastin më të keq do të jem duke e parë nga tribuna, por për mua Botërori është gjithmonë i veçantë,” u shpreh Messi.

Kapiteni që udhëhoqi Argjentinën drejt titullit botëror në Katar, theksoi se ekipi aktual ka mentalitet fitues.

“Kemi lojtarë të jashtëzakonshëm dhe një skuadër me mentalitet të fortë. Që kur Scaloni mori drejtimin, dëshira për të fituar është vetëm rritur,” tha ai.

Messi do të jetë 39 vjeç në verën e turneut të ardhshëm dhe ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar. Ai gjithashtu foli për Pep Guardiolën, shanset e Argjentinës dhe finalen e MLS me Inter Miami, por lajmi më i madh mbetet pasiguria e tij për Botërorin 2026./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara