Kombëtarja e Suedisë do t’i luajë dy ndeshjet e radhës të kualifikimeve për Kupën e Botës ndaj Zvicrës dhe Kosovës. Pas dy ndeshjeve jashtë fushe, një barazim ndaj Sllovenisë dhe një humbje 0-2 ndaj Kosovës, Suedia rikthehet në shtëpi për të kërkuar rikuperimin.
Trajneri Jon Dahl Tomasson shprehet i fokusuar se do të rikthehen fuqishëm.
“Duhet të rikthehemi te parimet tona dhe të luajmë si ekip i mirë. Ndeshja kundër Kosovës është një mundësi për të treguar forcën tonë”, tha ai.
Skuadra do të përfshijë disa lojtarë të rinj dhe të afirmuar, ndër ta debutuesin Roony Bardghji nga Barcelona.
Në përbërje do të rikthehen edhe Victor Nilsson Lindelöf, Carl Starfelt dhe Emil Holm, ndërsa mungon Sebastian Nanasi. Portieri Robin Olsen ka vendosur të tërhiqet nga kombëtarja.
Përveç sfidës me Kosovën, Suedia gjithashtu pret Zvicrën në Strawberry Arena, duke kërkuar të rigjejë ritmin dhe rezultatet pozitive në këtë fazë të kualifikimeve.
Në fokus janë lojtarët që po rikthehen në formë pas lëndimeve dhe ndryshimeve të klubit, si Viktor Gyökeres, Alexander Isak, Yasin Ayari dhe Lucas Bergvall, të cilët pritet të japin një kontribut të rëndësishëm në ndeshjet e tetorit./S.K/KP/