Lajmet

Qeveria shkarkon Bordin e “Trepçës”, emëron një të përkohshëm

Rizvanolli ka treguar disa nga arsyet që kanë çuar në shkarkimin e këtij Bordi.

Published

on

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur të mërkurën ka shkarkuar Bordin mbikëqyrës të ndërmarrjes “Trepça”.

Ministrja e Ekonomisë, Artanë Rizvanolli ka treguar disa nga arsyet që kanë çuar në shkarkimin e këtij Bordi.

Kryesues e Bordit të Përkohshëm është emëruar Rrezarta Pllana, ndërsa anëtarë janë emëruar Alban Krasniqi, Merita Beqiri-Gashi dhe Dragisha Kërstoviq.

“Bordi mbikëqyrës i ndërmarrjes ‘Trepça’ është emëruar më vendim të Qeverisë më 2 shkurt të vitit 2022, më 20 shtat 2023 kanë dhënë dorëheqje 2 anëtarë, pra kanë mbetur vetëm 3 anëtarë, që do të thotë se Bordi është jofunskional. Në kuadër të funksionit të vet monitorues, Njësia për politika dhe monitorim të ndërmarrjeve publike, ka gjetur se Bordi mbikëqyrës, përkatësish Komisioni i auditimit i ndërmarrjes ka kryer këto veprime ose mosveprime: nuk ka miratuar strategjinë zhvillimore të ndërmarrjes, nuk ka miratuar rregullore për kompensimin e punëtoreve në përputhje me realizimin e planit të prodhimit dhe të të hyrave, që gjë nevojitet për të nxitur punëtoret me shpërblime për tejkalim të planit dhe për të shmangur detyrimet e papërballueshme për pagat në rastet kur plani i prodhimit nuk realizon të harta e nevojshme”, është shprehur Rizvanolli.

Lajmet

Lirohen edhe dy qytetarë serbë të arrestuar në Prizren

Published

on

By

Prokuroria Themelore e Prizrenit ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se dy qytetarë serbë të arrestuar më 6 prill në Prizren, janë liruar në mungesë të provave.

Është konstatuar se aktualisht nuk ekziston dyshimi i bazuar, si standard i nevojshëm ligjor për të justifikuar paraqitjen e kërkesës për masën e paraburgimit apo ndonjë masë tjetër për sigurimin e pranisë së të pandehurve në procedurë”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë Themelore të Prizrenit.

Këtë vendim, prokuroria tha se e ka ndërmarrë pas ndalimit të të pandehurve për 48 orë dhe analizimit të të gjitha provave.

Më 5 dhe 6 prill, në Prizren dhe Gjakovë, policia arrestoi 16 qytetarë serbë, përfshirë serbë nga Kosova dhe Serbia.

Përmes një postimi në Facebook, ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, tha se të ndaluarit po udhëtonin me katër automjete të ndara, të cilat kishin targa nga Kragujevci, qytet në Serbi.

Grupi i parë, sipas tij, i përbërë nga katër persona, u ndalua në Gjakovë.

Ndërkaq, 12 persona të tjerë u ndaluan në Prizren.

Sveçla tha se ata dyshoheshin se kishin për qëllim “mbledhjen e informacioneve për caqe të mundshme,” pasi sipas tij, ishin “gjetur dëshmi të ndërlidhjes me strukturat e inteligjencës serbe.”

Ministri Sveçla, në reagimin e tij, po ashtu tha se të arrestuarit kishin ndërlidhje me anëtarë të grupit të udhëhequr nga Milan Radoiçiq, që kryen sulmin e armatosur në shtator të vitit 2023 në Banjskë të Zveçanit.

Gjatë ndalimit të njërit grup në Gjakovë, policia gjeti një sëpatë, një thikë me këllëf dhe një thikë sharrë.

Personave që nuk i deklaruan këto armë të ftohta, Gjykata Themelore në Gjakovë ua caktoi masën e paraburgimit prej 30 ditësh.

Të pandehurve B.R., N.V., P.K. dhe M.S., të nacionalitetit serb, sipas gjykatës, iu caktua masa e paraburgimit për shkak të “dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Arrestimi nxiti reagime në Beograd ku zyrtarët atje, përfshirë presidentin Aleksandar Vuçiq që tha se personat e ndaluar po vizitonin manastiret përreth Prizrenit./REL/

Continue Reading

Lajmet

Dita Ndërkombëtare e Romëve, Osmani takon delegacionin e Partisë së Romëve të Bashkuar të Kosovës

Published

on

By

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Romëve, priti sot në takim një delegacion të Partisë së Romëve të Bashkuar të Kosovës, të kryesuar nga z. Albert Kinolli.

Presidentja Osmani uroi kryetarin Kinolli dhe të gjithë qytetarët e komunitetit rom në Kosovë, duke theksuar rëndësinë e kësaj dite për të reflektuar mbi sfidat dhe arritjet, si dhe për ta riafirmuar përkushtimin institucional ndaj të drejtave dhe barazisë së komunitetit rom.

Gjatë takimit, Presidentja vlerësoi lart kontributin përfaqësuesve të komunitetit rom dhe komunitetit rom në përgjithësi në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më të barabartë dhe gjithëpërfshirëse, duke e cilësuar zërin e tyre si thelbësor në proceset demokratike të vendit.

Duke nënvizuar angazhimin e saj të vazhdueshëm për fuqizimin e komuniteteve jo-shumicë në Kosovë, Presidentja Osmani vlerësoi punën e Këshillit Konsultativ për Komunitete dhe mekanizmave të tjerë që synojnë fuqizimin e pjesëmarrjes dhe avancimin e të drejtave të komuniteteve, me theks të veçantë për komunitetin rom.

Presidentja Osmani potencoi se arsimi mbetet një nga prioritetet kryesore në fuqizimin e të rinjve rom, veçanërisht vajzave dhe grave, përmes programeve që rrisin qasjen dhe përfshirjen në sistemin arsimor. Ajo shtoi se përkushtimi për barazi nuk duhet përqendrohet vetëm në arsim, por edhe në krijimin e mundësive të barabarta për punësim dhe përfshirje aktive në jetën publike e institucionale të vendit.

Continue Reading

Lajmet

Konjufca zhvillon takim me nënkryetarët e partive politike

Published

on

By

Kryetari në detyrë i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, zhvilloi takim me nënkryetarët e partive politike opozitare, me qëllim diskutimin për organizimin e seancës konstituive e cila do të mbahet me 15 prill.

Në këtë mbledhje morën pjesë nënkryetarët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), e po ashtu të pranishëm ishin edhe përfaqësuesit e partive të komuniteteve joshumicë.

Takimi u mbajt në Kuvendin e Kosovës.

Continue Reading

Lajmet

A do të antarësohet Shqipëria në BE në vitin 2030? Kallas: Nuk ka qark të shkurtër

Published

on

By

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Sigurinë, Kaja Kallas, gjatë një konference të përbashkët me Kryeministrin Edi Rama në Tiranë, theksoi se vitit 2030 i ofron Shqipërisë një mundësi reale për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian, nëse reformat e miratuara implementohen me sukses.

Kallas u shpreh se sundimi i ligjit është një nga elementët kyç për këtë proces, duke shtuar se kjo gjë bëhet realitet nëse të gjithë bëjnë detyrat e shtëpisë.

Së pari, 2030 është një objektiv realist, por është i realizueshëm nëse ndërmarrim hapat e duhur gjatë rrugës. Shqipëria, me reformat që duhen bërë dhe ato që janë bërë, duhet të fokusohet në sundimin e ligjit, i cili është thelbësor për Bashkimin Evropian dhe begatinë e një vendi. Nëse investitorët kanë besim te sistemi juaj ligjor, po. Është realiste nëse të gjithë bëjnë detyrat e shtëpisë,” tha ajo.

Kallas theksoi gjithashtu se nuk ka rrugë të shkurtra për të arritur në BE, përveç se përmes implementimit të thelluar të reformave. Ajo nënvizoi se Bashkimi Evropian mbështet plotësisht Shqipërinë në këtë rrugëtim dhe është në dispozicion për të ndihmuar në përmbushjen e standardeve ligjore të kërkuara.

Reformat janë të vështira, por janë të vetmet që do të na çojnë përpara. E kemi mbështetjen e plotë për grup-kapitujt dhe në zbatimin e ligjeve”, tha Kallas, duke shtuar se përshpejtimi i procesit të integrimit është i mundur vetëm përmes një angazhimi të vazhdueshëm dhe të sinqertë nga ana e Shqipërisë.

Në një moment tjetër të konferencës, Kallas theksoi gjithashtu se Shqipëria ka treguar përkushtim të vazhdueshëm ndaj vlerave të Bashkimit Evropian, përfshirë mbështetjen e plotë ndaj sanksioneve të BE-së kundër Rusisë dhe ndihmën humanitare për Ukrainën.

Bashkimi Evropian ka ofruar 13 milionë euro për modernizimin e forcave të armatosura të Shqipërisë, por bashkëpunimi ynë shkon përtej sektorit të sigurisë. Shqipëria ka një axhendë ambicioze për të përfunduar negociatat me BE-në brenda dy viteve të ardhshme”, tha Kallas.

Në fund, ajo njoftoi se një dialog i ri për forcimin e bashkëpunimit në sektorin e sigurisë mes Shqipërisë dhe BE-së do të nisë së shpejti, një hap tjetër drejt një partneriteti më të ngushtë dhe më të avancuar.

Continue Reading

Të kërkuara