Lajmet

Qeveria ndan 9 milionë euro për komunat e prekura nga vërshimet

Komunat e subvencionuara janë të prekura nga vërshimet në shtator të vitit të kaluar dhe janar të këtij viti.

Published

on

Qeveria e Kosovës ka ndarë nëntë milionë euro për subvencionimin e komunave të prekura nga vërshimet. Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati tha se me urgjencë është mbështetja e ekonomive familjare dhe rimëkëmbja e tyre pas kësaj fatkeqësie natyrore.

Komunat e subvencionuara janë të prekura nga vërshimet në shtator të vitit të kaluar dhe janar të këtij viti.

“Nga tri kategoritë që janë të dëmtuara nga vërshimet që janë ekonomitë familjare, bujqësia si dhe bizneset kemi prioritizuar që fillimisht që me urgjencë të mbështesim ekonomive familjare, në mënyrë që mbështetja për ta për ta tejkaluar dhe për t’u rimëkëmbur nga fatkeqësia natyrore me të cilën janë ballafaquar të jetë e para në radhë. Për këtë qëllim ndajmë ose propozojmë me këtë vendim që të ndahen nëntë milionë euro, në mënyrë që të mbulohen ose të ofrohet ndihma financiare në vlerën prej 90 për qind në krahasim me dëmet e vlerësuara për secilën prej ekonomive familjare të ndikuara nga këto dy vërshime”, deklaroi ministri i Financave, Hekuran Murati.

Lajmet

Numri i viktimave nga zjarri rritet në 13 në Tuzlla

Published

on

Në Qendrën Klinike të Tuzllës ka ndërruar jetë një person tjetër, duke e çuar në 13 numrin e të vdekurve nga zjarri që më 4 nëntor kaploi shtëpinë e pleqve në Tuzlla.

Kjo u bë e ditur sot në mëngjes nga vetë institucioni shëndetësor dhe sipas rezultateve preliminare të autopsive të kryera deri më tani, të cilat mjekët ia kanë komunikuar gojarisht Prokurorisë, 11 persona kanë vdekur si pasojë e mbytjes, pra helmimit nga monoksidi i karbonit.

Nga Prokuroria e Kantonit të Tuzllës u bë e ditur më 6 nëntor se hetimi në vendngjarje ka përfunduar dhe se ky institucion do t’i dorëzojë raportet në periudhën e ardhshme Sektorit të Policisë Kriminale të Ministrisë së Punëve të Brendshme të këtij kantoni.

“Rreth shkaqeve të zjarrit do të informojmë publikun pasi të analizohen raportet dhe gjetjet e ekspertëve dhe hetuesve”, tha prokuroria në këtë katon.

Në Tuzlla janë shpallur katër ditë zie. Gjithashtu, Drejtori i shtëpisë së pleqve në Tuzlla, Mirsad Bakalloviq, dha dorëheqjen më 5 nëntor./S.K/EO/

 

 

Continue Reading

Lajmet

Lëndohet në vendin e punës një person në Varosh të Ferizajt

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka pësuar lëndime trupore gjatë punës në vendin e tij, në fshatin Varosh të Ferizajt.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, thuhet se viktima ka marrë tretman mjekësor.

Rasti është duke u hetuar nga njësitë përkatëse./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Vdekje e dyshimtë në Prishtinë

Published

on

By

Një ngjarje tragjike është regjistruar në kryeqytet, ku një person i gjinisë mashkullore ka humbur jetën në rrethana ende të paqarta.

Sipas burimeve zyrtare nga Policia e Kosovës, viktima, shtetas kosovar, është gjetur pa shenja jete, ndërsa ekipi mjekësor që ka dalë në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e tij.

Ndërsa me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë për obduksion, me qëllim të përcaktimit të shkakut të saktë të vdekjes.

Viktima mashkull kosovar, ka ndërruar jetë, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës, ndërsa trupi i pajetë me vendim të prokurorit është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar“, thuhet në njoftim.

Autoritetet kanë njoftuar se rasti është duke u hetuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që çuan në këtë ngjarje./UBTNews

Continue Reading

Lajmet

FIFA publikon nominimet për “Lojtarin më të mirë të vitit 2025”

Published

on

FIFA ka shpallur listën e lojtarëve të nominuar për çmimin prestigjioz “Lojtari më i mirë i vitit 2025”.

Në mesin e emrave të njohur janë Ousmane Dembélé, fituesi i Topit të Artë, dhe bashkëlojtarët e tij të PSG-së, Achraf Hakimi, Nuno Mendes dhe Vitinha.

Nga Barcelona janë nominuar Lamine Yamal, Raphinha dhe Pedri, ndërsa nga Premier League emrat e Mohamed Salah dhe Cole Palmer të Liverpool dhe Chelsea.

Po ashtu, Kylian Mbappé dhe Harry Kane kompletojnë listën e nominimeve.

Lionel Messi mbetet lojtari më i suksesshëm në këtë kategori, duke e fituar çmimin tri herë (2019, 2022, 2023)./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara