Lajmet

Qeveria miraton udhëzimin për ndalimin e fëmijëve në klubet e natës

Kjo përmes krijimit të mekanizmave dhe ndarjes së përgjegjësve ndërmjet policisë dhe pronarëve të bizneseve.

Published

on

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ndau 254 mijë euro për Luginën e Preshevës për pajisje me tekste mësimore në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2023-2024. Ekzekutivi miratoi edhe Udhëzimin Administrativ për masat e duhura parandaluese dhe mbrojtëse për ndalimin e pjesëmarrjes se fëmijëve në klubet e natës dhe hapësirat të tjera të ngjashme. Ndërkaq, dritën e gjelbër i dha edhe Projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes ndërkombëtare mes Kosovës dhe GIZ-it gjerman për projektin për zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit te bujqësisë në zonat rurale.

Kryeministri Albin Kurti tha se ndihma për qytetarët në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc është jo vetëm nevojë për edhe obligim i tyre.

“Ndihma jonë për bashkëkombësit tanë është jo vetëm nevojë por edhe obligim i yni që të mbrojmë të drejtat e tyre elementare. Për këtë propozoj që të aprovojmë kërkesën e Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe të ndajmë mjete në shumën 254 mijë e 562 euro e 30 cent për pajisje me tekste mësimore në gjuhën shqipe për nxënësit shqiptar që vijojnë mësimin në gjuhën shqipe në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë”, tha ai.

Krahas kësaj, Kurti tha se mbrojtja e fëmijëve nga pjesëmarrja në klubet e natës synohet të arrihet përmes krijimit të mekanizmave dhe ndarjes së përgjegjësve ndërmjet policisë dhe pronarëve të bizneseve.

“Me qëllim të mbrojtjes së fëmijëve nga pjesëmarrja në klubet e natës dhe hapësirat e ngjashme, të cilat mund të cenojnë jetën, dinjitetin dhe mirëqenien më të mirë të fëmijëve po e bëjmë këtë udhëzim administrativ. Kjo synohet të arrihet përmes krijimit të mekanizmave dhe ndarjes së përgjegjësive dhe obligimeve, ndërmjet policisë, shërbimeve sociale dhe autoriteteve publike, prindërve, kujdestarëve, pronarëve të bizneseve dhe personave përgjegjës”, tha ai.

Në anën tjetër, ministri i Bujqësisë, Faton Peci tha se rreth 20 milionë euro do të përdoren për diversifikimin e aktiviteteve bujqësore, në kuadër të marrëveshjes ndërkombëtare me GIZ-in gjerman.

“Këto mjete do të përdoren për diversifikimin e aktiviteteve bujqësore si turizmi rural, ekoturizmi, zehet tradicionale, përpunimi në fermë, përpunimi i energjisë së rinovueshme si dhe sektori i agropërpunimit dhe sektorit të zhvillimit”, theksoi ai.

Po ashtu, Qeveria e Kosovës miratoi nismën për negocimin e marrëveshjes së grantit në vlerë 9.5 milionë euro për sistemin e ujitjes. U miratua edhe koncept dokumenti për fushën e mbikëqyrjes së tregut. Gjithashtu, qeveria miratoi edhe programin për diplomaci qytetare 2023-2025, qëllimi kryesor i të cilit është të forcojë lidhjet e diasporës me institucionet e Kosovës.

Vendi

Exit Polli e nxjerrë fitues Përparim Ramën në Prishtinë

Published

on

Përparim Rama nga LDK ka dalë i pari në sondazhet e televizionit Dukagjini.

Sipas këtij exit pollit të UBO-Consulting, rezulton që Rama merr 54.1 për qind, ndërsa kundër kandidati i tij, Hajrulla Çeku 45.9 për qind.

Ndërsa sipas exit pollit të Klan Kosovës, përparim Rama ka 53.62 për qind, ndërsa Hjarulla Çeku 46.38 për qind.

Continue Reading

Rajoni

Rektori Hajrizi viziton UniMarconi në Romë

Published

on

Gjatë vizitës zyrtare në Itali, Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, zhvilloi një vizitë në Universitetin UniMarconi, i pari institucion digjital i i akredituar në Itali.

Me këtë rast, Rektori Hajrizi u takua me Rektorin e UniMarconi-t, Prof. Marco Abate, me Prof. Ulrike Haider-Quercia, udhëheqëse e Shkollës së Doktoratës, si dhe me Prof. Francesco Gaspari, përgjegjës për bashkëpunimin ndërkombëtar.

Të dy rektorët shkëmbyen përvoja rreth zhvillimit të universiteteve moderne, bashkëpunimeve ndërkombëtare dhe mundësive për forcimin e partneritetit ndërmjet dy institucioneve në fusha të ndryshme, si mobiliteti akademik, studimet e përbashkëta, projektet kërkimore dhe inovacioni.

Continue Reading

Lajmet

​Bellingham dhe Foden rikthehen në kombëtaren e Anglisë

Published

on

Jude Bellingham dhe Phil Foden janë rikthyer në skuadrën e Anglisë për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës kundër Serbisë dhe Shqipërisë.

Trajneri Thomas Tuchel ka ftuar për herë të parë mesfushorin e Bournemouthit, Alex Scott, i cili ka bërë paraqitje mbresëlënëse këtë sezon. Nga ana tjetër, Jack Grealish dhe Danny Welbeck nuk janë përfshirë në listë, ndërsa mungojnë edhe Ollie Watkins dhe Myles Lewis-Skelly.

Bellingham, që kishte munguar në grumbullimin e kaluar për shkak dëmtimi, është rikthyer në formë me Real Madridin, duke shënuar tre gola në katër ndeshjet e fundit. Edhe Foden ka shkëlqyer me Manchester Cityn, ku shënoi dy herë në Ligën e Kampionëve kundër Borussia Dortmund.

“Jemi të kënaqur që janë rikthyer. Të dy kanë qenë vendimtarë për klubet e tyre dhe tani mund të ndihmojnë edhe kombëtaren,” tha Tuchel.

Anglia kryeson Grupin K me 18 pikë pas gjashtë ndeshjeve, ndërsa përballet me Serbinë në Wembley të enjten dhe me Shqipërinë në Tiranë të dielën.

Skuadra e Anglisë:

Portierë: Henderson, Pickford, Pope

Mbrojtës: Burn, Guehi, James, Konsa, O’Reilly, Quansah, Spence, Stones

Mesfushorë: Anderson, Bellingham, Henderson, Rice, Rogers, Scott, Wharton

Sulmues: Bowen, Eze, Foden, Gordon, Kane, Rashford, Saka./S.K/KP/

Continue Reading

Sport

Vdes në moshën 24 vjeçare lojtari i Cowboys, Marshawn Kneeland

Published

on

Sipas autoriteteve ligjore, ka vdekur mbrojtësi i Dallas Cowboys, Marshawn Kneeland në moshën 24 vjeçare. Ekipi lëshoi ​​një deklaratë të enjten duke mos përmendur shkakun e vdekjes.

“Me trishtim të madh, Dallas Cowboys njoftojnë se Marshawn Kneeland ndërroi jetë tragjikisht këtë mëngjes. Marshawn ishte një shok skuadre i dashur dhe anëtar i organizatës sonë. Mendimet dhe lutjet tona në lidhje me Marshawn janë me të dashurën e tij Catalina dhe familjen e tij.”, thuhet në njoftim.

Cowboys kanë vënë në dispozicion burime këshillimi për të gjithë lojtarët, trajnerët dhe stafin.

Lojtarët aktualisht janë në javën e pushimit dhe nuk janë planifikuar të stërviten përsëri deri të hënën.

Policia e DPS-së gjeti automjetin e Kneeland të rrëzuar në Dallas Parkway në drejtim të jugut pranë Warren Parkway. Sipas raportit, Kneeland iku nga vendi i ngjarjes në këmbë dhe oficerët kontrolluan zonën me ndihmën e K-9 dhe njësive të dronëve.

Ndërsa autoritetet po kërkonin Kneeland, një dispeçer u tha oficerëve se njerëzit që e njihnin kishin marrë një mesazh në grup nga Kneeland duke i thënë lamtumirë. Përafërsisht tre orë më vonë, Kneeland u gjet i vdekur./S.K/NFL/

 

Continue Reading

Të kërkuara