Lajmet
Qeveria miraton planin e punës, prioritet vaksinimi i popullsisë
Published
5 years agoon
By
Betim GashiKryeministri i vendit Albin Kurti gjatë prezantimit të programit qeverisës tha se prioritet është menaxhimi i pandemisë si dhe sigurimi i vaksinës Covid-19, që deri në fund të vitit të vaksinohet 60% e popullsisë, raporton Ekonomia Online.
Tutje Kurti tha se vitin e ardhshëm do të shuhet edhe Agjencia Kosovare e Privatizimit, derisa ka përmendur edhe vettingun në sistemin e drejtësisë.
Ai ka përmendur edhe ndërtimin e 160 çerdheve si dhe sigurimin e banimit për 4 mijë familje. Ai tha se do të aplikojnë edhe për kartën e Adriatikut, si dhe duke bërë dialog me Serbinë për njohje reciproke, po ashtu do ta përgatisin edhe padinë ndaj Serbisë për gjenocid.
“Gjatë muajit prill kemi punuar për të identifikuar prioritetet e qeverisë. Qeveria synon të fokusohet në dy prioritete menaxhimi i pandemisë Covid-19 dhe lehtësimi i pasojave të shkaktuara nga pandemia. Menaxhimi i pandemisë është duke u bërë në shumë fronte dhe prioritet mbetet sigurimi i vaksinës dhe shumë shpejtë do të sigurohen vaksinat që deri në fund të vitit të imunizojmë 60%.Vitin e ardhshëm do të shuhet Agjencia Kosovare e Privatizimit. Programi pasqyron orientimet e politikës së Jashtme dhe do të aplikojmë anëtarësim në BE. Nuk do të ketë asnjë qytetar me varfëri ekstreme dhe do të reformojmë sistemin pensional. Do të ndërtohen 160 çerdhe për fëmijë, do të mundësojmë banim social për 4 mijë familje, përmes rritjes së pagës minimale 250 euro. Në infrastrukturë do të mundësojmë ndërtimin e aksit Prizren-Tetovë”.
You may like
Aktualitet
Edmond Hajrizi, profesori ndërmarrës – Pa Komplekse me Elionin
Published
11 hours agoon
January 25, 2026By
ubtnews
Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, ishte i ftuar në episodin e radhës të podcastit “Pa Komplekse – me Elionin”, ku përmes një bisede të hapur dhe inspiruese ndau reflektime personale dhe profesionale mbi rrugëtimin e tij akademik, sipërmarrës dhe institucional.
Në këtë episod, Prof. Dr. Hajrizi foli për mënyrën se si UBT ka arritur të pozicionohet si një institucion lider në arsimin e lartë në Kosovë dhe më gjerë. Gjatë bisedës, u diskutuan edhe raportet e UBT-së me universitetet tjera në Kosovë, duke vënë theksin në nevojën për bashkëpunim akademik, shkëmbim përvojash dhe ndërtim të një ekosistemi arsimor që i shërben zhvillimit të vendit.
Përveç dimensionit profesional, episodi solli edhe një anë më personale të Rektorit Hajrizi, i cili foli për Fisneten, bashkërrugëtuesen e tij në jetë dhe në punë, duke nënvizuar rolin e familjes dhe mbështetjes reciproke në ndërtimin e një karriere të suksesshme dhe me ndikim shoqëror.
Ju ftojmë ta ndiqni episodin e plotë të këtij podcasti në kanalin zyrtar në Youtube: Pa Komplekse – me Elionin
Lajmet
Studentët e UBT-së në vizitë studimore në Presidencën e Republikës së Kosovës
Published
2 days agoon
January 23, 2026By
UBTnews
Profesorët e UBT-së, Prof. Dr. Avni H. Alidemaj (Fakulteti i Shkencave Politike dhe Juridike) dhe Prof. Dr. Alban Maliqi (Studimet e Sigurisë), organizuan një vizitë studimore për studentët e Shkencave Politike dhe Studimeve të Sigurisë, në kuadër të lëndëve E Drejta Administrative, Politikat e Shtetit të Mirëqenies Sociale dhe Hyrje në Drejtësi.

Qëllimi i kësaj vizite ishte pajisja e studentëve me njohuri të drejtpërdrejta mbi aktivitetet, strukturën organizative dhe kompetencat kushtetuese e ligjore të Institucionit të Presidentit të Republikës së Kosovës, si dhe rolin e tij në funksionimin e sistemit shtetëror.
Studentët u mirëpritën nga zyrtarë të lartë të Presidencës (Fehmi Mehmeti – Sekretar i Zyrës së Presidentës, Besim Kajtazi – Drejtor i Departamentit për Çështje Juridike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare, Dafina Syla – Drejtoreshë e Departamentit për Shërbime të Përbashkët), të cilët prezantuan detyrat kryesore, përgjegjësitë institucionale dhe sfidat me të cilat përballet ky institucion gjatë ushtrimit të kompetencave të tij kushtetuese dhe ligjore.
UBT vazhdon me përkushtim të veçantë zbatimin e metodave bashkëkohore të mësimdhënies, me synim rritjen e cilësisë së mësimnxënies dhe ndërlidhjen e teorisë me praktikën. Vizitat studimore, hulumtimet e përbashkëta profesor-student, analizat e rasteve studimore dhe atyre hipotetike mbeten pjesë përbërëse e qasjes pedagogjike bashkëkohore që karakterizon këtë institucion të arsimit të lartë.
Lajmet
Sorensen konfirmon nisjen e punës së Komisionit të përbashkët për të pagjeturit
Published
3 days agoon
January 23, 2026By
UBTnews
Një ditë pas takimeve të kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut në Bruksel i dërguari i posaçëm për dialog Peter Sorensen ka lëshuar një komunikatë ku konfirmon zhvillimin e parë të takimit trepalësh të Komisionit të përbashkët për të pagjeturit.
Ky komision ishte formuar si rezultat i marrëveshjes mes Kryeministrit të Kosovës Alban Kurti dhe Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq në maj të vitit 2023 gjatë një takimi në nivel të lartë.
Në deklaratën e Sorensenit thuhet se qëllimi i këtij komisionit është të mbikëqyr zbatimin e Deklaratës për të pagjeturit që do të kontribuonte në zbardhjen e fatit të personave të pagjetur që përfshin edhe personat e zhdukur me dhunë, të ofroj të të vërtetën për familjet dhe të ndihmoj paqen dhe pajtimin e qëndrueshëm.
Ky Komision do të mbështes Grupin punues për personat e pagjetur, që udhëhiqet nga Kryqi i Kuq ndërkombëtarë, duke lehtësuar aktivitetet e palëve në implementim dhe zgjidhjen e mospajtimeve gjatë procesit.
“Fasilituesi i BE-së, Kosova, Serbia dhe Kryqi i kuq ndërkombëtarë mund ti drejtohen Komisionit me çfarëdo pyetje lidhur me implementimin, aplikimin apo interpretimin e Deklaratës” thuhet në prononcimin e të dërguarit të posaçëm për dialog.
“BE ka pritje të mëdha nga Komisioni i përbashkët për të dhënë kontribut në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur dhe për të ndihmuar në mbylljen e një kapitulli të dhimbshëm për familjet të cilat kanë pritur aq shumë për përgjigje2 thuhet më tej në këtë komunikatë.
Lajmet
KEK realizon 97% të Planit Vjetor të Prodhimit të Energjisë Elektrike për vitin 2025
Published
3 days agoon
January 23, 2026By
UBTnews
Korporata Energjetike e Kosovës – KEK Sh.A. njofton se, bazuar në Bilancin Vjetor Energjetik të aprovuar nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE), ka realizuar 97% të planit vjetor të prodhimit të energjisë elektrike për vitin 2025, pavarësisht sfidave teknike dhe ndërhyrjeve kapitale për modernizimin e njësive gjeneruese.
Ky rezultat është arritur gjatë një periudhe intensive pune, e cila ka përfshirë modernizimin e turbinave në njësinë B2, realizimin e remonteve të rregullta vjetore si dhe zbatimin e projekteve kapitale në njësitë B1, B2 dhe A3, duke siguruar funksionim të qëndrueshëm dhe të sigurt të sistemit energjetik kombëtar.
Analiza e të dhënave mujore të prodhimit dëshmon se, në disa muaj kyç, prodhimi ka tejkaluar planifikimin deri në 110%. Krahasimisht, në dhjetor 2024 realizimi i prodhimit ishte 76.5%, ndërsa në dhjetor 2025, falë përfundimit me sukses të remonteve vjetore dhe ndërhyrjeve modernizuese, si dhe me rënien e temperaturave dhe operimin paralel të pesë njësive gjeneruese, KEK ka tejkaluar planin e prodhimit me 102%. Periudhat me realizim më të ulët lidhen drejtpërdrejt me fazat intensive të modernizimit dhe remonteve të planifikuara. Megjithatë, në nivel vjetor, KEK ka ruajtur stabilitetin e sistemit energjetik kombëtar dhe ka përmbushur objektivat strategjike të prodhimit.
Realizimi vjetor prej 97% nuk përfaqëson vetëm një tregues statistikor, por është mbi të gjitha dëshmi konkrete e përkushtimit, profesionalizmit dhe përgjegjësisë së lartë të stafit teknik dhe të të gjithë punonjësve të KEK-ut, të cilët, përmes punës së palodhshme dhe angazhimit në terren, kanë garantuar funksionimin stabil dhe të sigurt të sistemit prodhues edhe në kushte jashtëzakonisht sfiduese. Ky rezultat është mbështetur dhe koordinuar nga strukturat menaxheriale, në funksion të krijimit të kushteve të nevojshme për realizimin e kësaj performance.
Ky rezultat konfirmon se KEK jo vetëm që po kalon nëpër një proces të thellë transformimi, por po e realizon këtë transformim duke garantuar njëkohësisht qëndrueshmërinë dhe stabilitetin e sistemit energjetik të Republikës së Kosovës, si dhe duke ndërtuar themelet e një sistemi energjetik modern, të sigurt dhe të qëndrueshëm për të ardhmen.
Edmond Hajrizi, profesori ndërmarrës – Pa Komplekse me Elionin
Studentët e UBT-së në vizitë studimore në Presidencën e Republikës së Kosovës
Sorensen konfirmon nisjen e punës së Komisionit të përbashkët për të pagjeturit
KEK realizon 97% të Planit Vjetor të Prodhimit të Energjisë Elektrike për vitin 2025
Kurti për “Shtëpinë e Kosovës” në Davos: Prezantojmë kulturën, identitetin se kush jemi por edhe mundësitë për investime
Aksioni për manipulim votash, arrestohet një komisioner i partisë së Emilja Rexhepit në Prizren
Emiratet Arabe investojnë 25 milionë euro për ndërtimin e spitalit të ri të Gjinekologjisë në Prishtinë
Rektori Edmond Hajrizi pjesëmarrës në Experience Fest California – Virtual Campus Edition 2026
Iu gjet pistoletë me fishekë në veturë, arrestohet prizrenasi
Të kërkuara
-
Lajmet3 months agoU mbajt Mbledhje Komemorative në nder të Prof. Dr. Faton Kabashit në UBT Prizren
-
Rajoni2 months agoProfesorët e UBT-së publikojnë studim shkencor mbi cilësinë e ujërave nëntokësore në Komunën e Suharekës
-
Rajoni2 months agoMe shumicë votash, Vesa Shatri zgjidhet Kryetare e re e Këshillit Studentor të UBT-së
-
Rajoni3 months agoNjë kontribut shkencor për ruajtjen e trashëgimisë inxhinierike në Kosovë – Publikohet artikulli i profesorëve të UBT-së, Naser Morina dhe Hazir Çadraku
