Lajmet

​Qeveria harron bizneset e prekura nga vërshimet në veri, nuk ndan asnjë cent për to

Pronarët e këtyre bizneseve janë shprehur të shqetësuar.

Published

on

Bizneset në veri të Mitrovicës të prekura nga vërshimet e janarit të këtij viti, edhe pas gati një viti nuk e kanë ndier ende dorën e shtetit.

Pronarët e këtyre bizneseve janë shprehur të shqetësuar dhe ndihen të harruar për faktin se qeveria ka kompensuar shtëpitë e dëmtuara nga vërshimet në këtë pjesë të qytetit, ndërsa nuk ka ndarë asnjë cent për ta.

Fidan Cimili, pronar i biznesit të dritareve dhe dyerve në ‘Lagjen e boshnjakëve’ në veri të Mitrovicës, thotë se ka mbetur shumë keq, dhe se përkundër dorëzimit të komplet dokumentacionit të duhur, ende nuk ka marrë ndonjë përgjigje.

“Edhe unë jam i prekur nga vërshimet, e kam punëtorinë edhe poshtë…Qysh e kemi vlerësuar dëmin së bashku me komisionin e lagjes, jam i evidentuar diku 5 mijë e 600 euro… Krejt dokumentet i kam dorëzuar, por ende nuk na janë përgjigjur… Ka në lagje që kanë marrë dëmshpërblim për shtëpi, ndërsa bizneset jo… Normalisht se janë të rëndësishme, kemi mbetur keq”, thekson Cimili.

Edhe Uran Duraku, bashkëpronar i një biznesi që merret me prodhimin e akullit në këtë lagje, bënë të ditur se është detyruar të marrë kredi sërish në bankë, për të vazhduar punën disi. Sipas tij, çfarëdo mbështetje nga ana e shtetit në këtë kohë, do të ishte shumë domethënës për biznesin e tij.

“Vërshimet e janarit na kanë bërë shumë telashe… Normalisht jemi detyruar të marrim kredi për me vazhdua punën për shkak se dëmet kanë qenë goxha të mëdha… Afërsisht 20 mijë euro ka qenë dëmi që biznesi ynë ka pësuar gjatë vërshimeve të janarit… Nuk kemi marrë asnjë ndihmë deri tash dhe presim që dikush të na ndihmojë prej qeverisë… Dëmshpërblimi do të ishte shumë i mirëseardhur për me vazhdua punën”, theksoi Duraku.

Ndërkaq, Nexhat Uglanin, kryesues i Kuvendit Komunal të Mitrovicës Veriore, njëherësh kryesues i komisionit vlerësues nga dëmet e vërshimeve, tha se janë gjithsej gjashtë biznese të prekura nga vërshimet të cilat nuk janë kompensuar deri tani dhe se nuk e di arsyen për këtë. Ai u shpreh se vlera e dëmit tek këto biznese është llogaritur të jetë deri në 100 mijë euro dhe se pret që kompensimi të realizohet sa më shpejtë në mënyrë që edhe këto biznese të vazhdojnë punën me kapacitete të plota.

“Drejtoria i ka kryer obligimet dhe i ka dorëzuar komplet dokumentacionin si për ekonomi familjare ashtu edhe për biznese, por pse s’janë paguar bizneset, ne akoma nuk e dimë dhe s’kemi marrë ndonjë përgjigje… Vlera e dëmeve të këtyre bizneseve është deri në 100 mijë euro.. Ne po presim dhe kemi dëshirë që kompensimi të realizohet sa më shpejtë në mënyrë që njerëzit t’i kthehen bizneseve të tyre dhe të punojnë”, potencoi Uglanin.

Lajmet

Justina Shiroka-Pula merr zyrtarisht detyrën e presidentes

Published

on

Justina Shiroka-Pula ka marrë zyrtarisht detyrën e presidentes së Republikës së Kosovës.

Në ceremoninë e inaugurimit, ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ia ka dorëzuar Kushtetutën presidentes së re.

Justina Shiroka-Pula mori 81 vota në Kuvend, në votimin që u zhvillua në mesnatën mes të martës dhe të mërkurës, në fund të afatit kushtetues që e caktoi 6 tetorin si datë të fundit për zgjedhjen e presidentit. Detyrën e siguroi pas dakordimit të Vetëvendosjes dhe Partisë Demokratike të Kosovës./A.K/

Continue Reading

Lajmet

BE-ja shqetësohet për ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara

Published

on

Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësim të thellë për miratimin nga Kuvendi i Kosovës të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Në një përgjigje për KOHËN, një zëdhënës i BE-së ka thënë se ndryshimet e miratuara janë në kundërshtim me obligimet ndërkombëtare të Kosovës ndaj Bashkimit Evropian.

“Partneriteti ynë nënkupton jo vetëm interesa të përbashkëta, por edhe përgjegjësi të përbashkëta”, thuhet në përgjigje.

BE-ja ka theksuar se vazhdimisht ka mbështetur punën e Dhomave të Specializuara të Kosovës si institucion të pavarur gjyqësor, të themeluar përmes vendimeve të Kuvendit në vitet 2014–2015 dhe të përcaktuar në Kushtetutën e Kosovës.

Sipas BE-së, mandati dhe pavarësia e Dhomave të Specializuara duhet të respektohen plotësisht, ndërsa drejtësia duhet të vazhdojë të bazohet në parimin e përgjegjësisë penale individuale.

BE-ja i ka bërë thirrje Kosovës që t’u përmbahet obligimeve të saj ndërkombëtare dhe të garantojë pavarësinë gjyqësore të Dhomave të Specializuara, si dhe llogaridhënien dhe drejtësinë për viktimat dhe familjet e tyre nga të gjitha komunitetet në Kosovë.

Projektligji u miratua në Kuvend të martën, pak para përfundimit të afatit për zgjedhjen e Presidentit, pas një marrëveshjeje mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës.

Miratimi i tij u shoqërua me protesta në Kosovë, ndërsa kundërshtimi ndaj Dhomave të Specializuara është rritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Schuebel uron presidenten e re, mbështetja e BE-së do të mbetet e palëkundur

Published

on

By

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, ka uruar Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen e saj në postin e Presidentes së Republikës së Kosovës.

Schuebel ka shprehur shpresën për rikthimin e stabilitetit politik dhe institucional në vend, duke theksuar gatishmërinë për të bashkëpunuar me presidenten e re, institucionet e Kosovës dhe spektrin politik.

“Me shpresën për ripërtëritjen e stabilitetit politik dhe institucional, pres me kënaqësi të punoj me Presidenten Shiroka-Pula, institucionet e Kosovës dhe spektrin e gjerë politik për ta afruar vendin më pranë Bashkimit Evropian”, ka deklaruar Schuebel.

Ai ka theksuar gjithashtu se mbështetja e Bashkimit Evropian për Kosovën do të vazhdojë të jetë e palëkundur.

Justina Shiroka-Pula u zgjodh Presidente e Kosovës në raundin e parë të votimit, duke marrë 81 vota në seancën e Kuvendit që kishte nisur më 6 tetor. Votimi përfundoi pak pas mesnate, ndërsa numërimi i votave përfundoi rreth 15 minuta më vonë.

Me zgjedhjen e Shiroka-Pulës, Kosova tashmë ka presidenten e re, ndërsa mesazhi i BE-së vjen me theks të veçantë te stabiliteti institucional dhe vazhdimi i rrugëtimit të vendit drejt Bashkimit Evropian.

D.L

Continue Reading

Lajmet

15 milionë euro për subvencionimin e faturave të energjisë për familjet në nevojë

Published

on

Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka bërë të ditur se janë ndarë 15 milionë euro për mbështetjen e familjeve për faturat e energjisë elektrike, përmes Programit për Mbrojtjen e Konsumatorëve të Cenueshëm të Energjisë Elektrike 2026–2027.

Hoti ka njoftuar se programi është miratuar në mbledhjen e pestë të Qeverisë dhe synon subvencionimin e faturave për familjet që plotësojnë kriteret për përfitim.

Ai ka thënë se në ditët në vijim do të nënshkruajë vendimin që përcakton kushtet dhe kriteret për përfituesit, pas së cilës pritet të hapet thirrja për aplikim.

Sipas Hotit, programi lidhet edhe me obligimet e Kosovës në kuadër të procesit të integrimit evropian dhe zbatimit të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, veçanërisht për identifikimin dhe mbështetjen e konsumatorëve të cenueshëm.

“15 milionë euro mbështetje. Drejtpërdrejt në faturat e familjeve”, ka shkruar Hoti./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara