Lajmet

Qeveria e Kosovës ndan 100 mijë euro për Preshevën

Published

on

Qeveria e Kosovës ka ndarë sot mjete financiare në vlerë prej 100 mijë euro për komunën e Preshevës për mbulimin e dëmeve nga vërshimeve.

Ministri i Financave, Hekuran Murati në mbledhjen e Qeverisë tha se këto mjete për komunën e Preshevës ndahen për mbulimin e dëmeve nga vërshimet, ndërsa tha se bëhet një shenjë solidariteti me vëllezërit matanë kufirit.

“Kjo është solidarizim i Kosovës me vëllezërit tanë matanë kufirit”, u shpreh Murati, raporton Telegrafi.

Ai tha se këto mjete merren nga nën-programi i shpenzimeve të paparashikuara, kategoria e shpenzimeve rezervë.

Lajmet

​Nisen të gjithë zarfet me fletëvotime për votim jashtë Kosovës

Published

on

By

Për herë të parë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka dhënë vetës detyrë që votuesve të regjistruar jashtë Kosovës t’ua dërgojë përmes postës pakot me fletëvotime për të votuar në Zgjedhjet Lokale.

Ky shërbim pritet të realizohet për 43 mijë e 933 shtetasit e Kosovë, të cilët aplikuan dhe u regjistruan për të votuar përmes postës në Zgjedhjet për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale.

Në mbledhjen e mbajtur sot nga KQZ, u prezantua raporti për dërgimin e pakove me fletëvotime për votuesit e regjistruar jashtë Kosovës, për votim me postë për Zgjedhjet Lokale. Sipas raportit, KQZ ka nisur përmes postës rreth 44,000 pako me fletëvotime për votuesit e regjistruar në disa shtete dhe shërbimet postare po i përcjellin te votuesit e regjistruar në adresat e dhëna prej tyre gjatë procesit të regjistrimit.

Nga ky numër i përgjithshëm, rreth 41,879 pako janë dorëzuar në bashkëpunim me Postën e Kosovës dhe 2,050 të tjera përmes postës së shpejtë. Zarfi i cili i dërgohet votuesit, përmban: fletëvotimet; zarfin e fshehtësisë; udhëzuesin me informacione se si plotësohen fletëvotimet dhe si realizohet votimi përmes postës; zarfin kthyes dhe shiritin mbyllës.

Në votimin jashtë Kosovës për votim me postë në Zgjedhjet Lokale, detyrë e votuesit është që pakon me fletëvotime ta dërgojë në ndonjërën nga kutitë postare të KQZ-së. Në shumicën e këtyre zarfeve, KQZ ka shënuar paraprakisht adresën e kutisë postare në shtetin përkatës të votuesit të regjistruar. Në rastet kur adresa nuk është shënuar nga KQZ, votuesi duhet ta shënojë njërën nga adresat e kutive postare të KQZ.

Besnik Buzhala, Drejtor i Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike tha se të gjitha zarfet me fletëvotime tashmë gjinden jashtë territorit të Kosovës.

Raporti shpjegon gjithë procesin që është realizuar me qëllim të dërgimit të pakove me fletëvotime i cili ka filluar me datën 15 shtator dhe ka përfunduar në vikendin e kaluar. Gjithashtu në këtë raport janë paraqitur edhe të dhënat e përgjithshme lidhur me numrin e zarfeve që ka pranuar Posta e Kosovës nga sekretariati i KQZ-së, ku tashmë të gjithë zarfet me fletëvotime gjinden jashtë territorit të Kosovës, një pjesë dërrmuese e tyre kanë arritur në shtetet e caktuara… Po ashtu janë dorëzuar 2050 zarfe të kompletuara të cilat do të dërgohen me postën e shpejtë në shtetet si Australi, Kanadë, Islandë, Indonezi, Irlandë, Izrael e të tjera. Do të thotë shtetet që bëjnë pjesë jashtë kontinentit të Evropës.

Po ashtu, në këtë mbledhje, KQZ mori vendim për akreditimin e 18,041 vëzhguesve të 51 subjekteve politike të certifikuara për pjesëmarrje në Zgjedhjet Lokale 2025.

Periudha e votimit përmes postës, e cila ka filluar më 17 shtator dhe do të përfundojë më 11 tetor 2025, vlenë vetëm për 43,933 shtetasit që janë regjistruar suksesshëm si votues jashtë Kosovës./D.B/KP

Continue Reading

Lajmet

Operacioni “Qielli i Thyer”, arrestohen shtatë persona

Published

on

By

Në bazë të urdhrit të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë dhe nën udhëhejqen e Prokurorisë Speciale të Kosovës, të mërkurën është zhvilluar një operacion policor në regjionet e Prishtinës dhe Pejës.

“Ky aksion, i koduar me emrin “Qielli i Thyer”, është realizuar në 25 lokacione të ndryshme, ku si rezultat janë arrestuar shtatë persona të dyshuar për përfshirje në vepra penale: pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar; blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve; si dhe pastrimi i parave”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit të pandehurit, dyshohet se kanë përdorur aplikacionin e njohur për komunikim të enkriptuar “SkyECC” për të organizuar aktivitetet e tyre kriminale.

Konfirmohet se gjatë realizimit të urdhër kontrollit në këto lokacione është gjetur dhe sekuestruar sasi e konsiderueshme e provave materiale, dhe pasurive të specifikuara duke përfshirë:

• 638 gramë substancë narkotike e dyshuar si kokainë;
• Një ( 1 ) peshore për matjen e lëndëve narkotike;
• 11,065 euro para të gatshme;
• 34 automjete;
• Shtatë (7) armë zjarri;
• Dokumente personale me identitet të rremë;
• Pajisje elektronike;
• Dokumentacion i ndryshëm pronësor dhe financiar.

Operacioni është mbështetur nga një bashkëpunim i ngushtë ndërkombëtar, përmes shkëmbimit të të dhënave me autoritetet belge, franceze, holandeze dhe agjencinë europiane Europol, duke siguruar koordinim të plotë ndërkufitar./D.B/KP

Continue Reading

Lajmet

Reagimi i parë i Yamal: Plani i Zotit është perfekt, urime për Dembelen

Published

on

Pas humbjes në garën për “Topin e Artë 2025”, talenti i Barcelonës dhe kombëtares spanjolle, Lamine Yamal, ka reaguar për herë të parë publikisht në rrjetet sociale.

Përmes një postimi të shkurtër, Yamal tregoi pjekuri dhe qetësi në këtë moment të rëndësishëm për karrierën e tij duke u shprehur se plani i Zotit është perfekt gjithmonë.

“Plani i Zotit është perfekt, duhet të ngjitesh për të arritur majën”, tha Yamal.

Edhe pse favorit për shumë analistë dhe tifozë, 18-vjeçari u rendit i dyti pas Ousmane Dembélé, i cili fitoi çmimin prestigjioz pas një sezoni fantastik me PSG-në.

Ai falënderoi jurinë për Kopa Trophy- çmimin që e nderon si futbollistin më të mirë nën 21 vjeç të cilin e fitoi për të dytin vit radhazi, duke e bërë të parin lojtar që arrin këtë sukses në mënyrë të njëpasnjëshme.

“I lumtur për Kopa Trophy x2 dhe urime për Dembélé për çmimin dhe sezonin e tij të shkëlqyer”, shkroi më tej Yamal.

Reagimi i tij vjen mes diskutimeve të shumta në mediat sociale dhe debateve për votimin e këtij viti, ku shumë figura të futbollit dhe tifozë ndjenë se Yamal e meritonte më shumë çmimin, pas një sezoni të jashtëzakonshëm me Barcelonën dhe përfaqësuesen spanjolle./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Kupina goditet me shishe të çelqit, Salihu shoqërohet në polici

Published

on

By

Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Prishtinës, njëkohësisht kryetari i Lidhjes për Prishtinën, Fehmi Kupina gjatë seancës që është mbajtur në komunë në tentin për votimin e buxhetit 2026, është sulmuar me shishe të çelçit.

Siç dihet deri me tani Kupina është sulmuar nga asamblisti i LDK-së, Sami Salihu, ndërkaq arsyeja e këtij incidenti ende nuk dihet.

Asambleisti i LDK-së, Sami Salihu është shoqëruar në stacion policor, ndërsa Kupina merr ndihmën mjekësore në autoambulancë në oborrin e komunës.

Në mungesë të kuorumit ka dështuar të mbahet mbledhja e jashtëzakonshme në Kuvendin Komunal të Prishtinës, e cila ishte thirrur nga kryetari Përparim Rama, për miratimin e buxhetit për vitin 2026.

Grupi i asamblistëve të LVV-së më herët ka bërë të ditur se nuk do të marrin pjesë në këtë mbledhje, derisa kanë arsyetuar vendimin e saj duke thënë se kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, e ka dërguar për votim buxhetin në mënyrë të njëanshme, pa asnjë konsultim paraprak dhe duke i anashkaluar anëtarët e Kuvendit Komunal dhe qytetarët e Prishtinës./D.B/KP

Continue Reading

Të kërkuara