Lajmet
Qeveria dhe ICO me strategji për sfidat me të cilat përballen komunitetet në Kosovë
Published
3 months agoon
By
UBTNewsZëvendëskryeministrja për të Drejtat e Njeriut dhe Çështjet e Pakicave, Emilija Rexhepi, në bashkëpunim me Organizatën Ndërkombëtare të Komuniteteve (ICO), kanë mbajtur takimin e dytë të Forumit për komunitetet joshumicë në Kosovë.
Forumit për Komunitetet Jo-shumicë i paraprinë një Memorandum Mirëkuptimi i nënshkruar ndërmjet Zyrës së zëvendëskryeministres, Rexhepi dhe Organizatës Ndërkombëtare të Komuniteteve (ICO), me seli në Mbretërinë e Bashkuar.
Zëvendëskryeministrja për të Drejtat e Njeriut dhe Çështjet e Pakicave, Emilija Rexhepi, ka thënë se bashkëpunimi me ICO-n ka rezultuar i suksesshëm.
“Personalisht jam e kënaqur me ICO-n sepse janë realizuar shumë projekte me të gjitha kategoritë, por ndoshta së bashku duhet të kyçemi me një projekt më të madh në mënyrë që qytetarët tanë të përfitojnë më shumë”.
Sekretari Gjeneral i ICO-s me seli në Londër, James Holmes, ka thënë se qëllimi i tyre është mbështetja e iniciativave me ide për komunitetin e tyre. Andaj, kërkoi nga organizatat që ta shtojnë bashkëpunimin me institucionet.
“Ka mjaftë iniciativa që janë duke ardhur dhe qëllimi i këtij forumi është që të japim mundësi si udhëheqës të komuniteteve dhe të dëgjohet fjala juaj. Qëllimi i rolit tonë dhe mbështetjes është që t’ju ndihmojmë që të prezantoni iniciativat dhe idetë politike në mënyrë të duhur”, u shpreh ai.
“Të gjitha këto gjëra që janë provuar në . ju e dini se cilat janë prioritet e juaja dhe nevojat e komunitetit dhe qëllimi i këtij procesi është që me ndihmën tonë që vërtetë të bëni identifikimin e nevojave precize dhe mënyra se si të adresohen këto. Jo vetëm që do të ketë më shumë vende pune për komunitetin tuaj por edhe për sa vende pune të nevojshme do të ketë nevojë për komunitetin e juaj. Ideja është që të keni aftësi që të prezantoni para ministrit idetë tuaja më të hollësishme”, deklaroi Holmes.
Qëllimi i këtij Memorandumi dhe i Forumit është të avancojë integrimin e komuniteteve jo-shumicë në jetën politike, sociale, ekonomike, arsimore dhe kulturore të Republikës së Kosovës.
Qeveria e Kosovës dhe ICO përmes këtij bashkëpunimi synojnë të zhvillojmë strategji efektive dhe zgjidhje për sfidat me të cilat përballen këto komunitete, duke e fuqizuar rolin e tyre në zhvillimin shoqëror të vendit tonë.
Lajmet
Kurti takohet me Verma, ankohet për mos zbatim të marrëveshjes bazë nga Serbia
Published
30 minutes agoon
January 10, 2025By
UBTnewsKryeministri Albin Kurti ka pritur sot në takim zëvendës sekretarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Menaxhimin dhe Resurset, Richard Verma, me të cilin ka diskutuar mbi avancimin e raporteve ndërshtetërore dhe procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.
I pari i qeverisë vuri theksin te shkeljet e vazhdueshme të Serbisë ndaj Marrëveshjes bazike, që vijnë si rezultat edhe i mos nënshkrimit të saj dhe aneksit të zbatimit, si dhe mosdorëzimin e terroristit Milan Radoiçiq dhe grupit të tij përgjegjës për sulmin terrorist në Banjska.
Kurti shprehu mirënjohjen për mbështetjen e palëkundur të SHBA-së dhe partneritetin mes dy vendeve në etapat e shtet-ndërtimit si aleati kryesor dhe strategjik për Kosovën.
Në takim u diskutua edhe mbi veprimet e shpejta të ndërmarra nga Kosova për strehimin e refugjatëve afganë dhe rreshtimin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian në dënimin dhe sanksionimin e agresionit ushtarak të Rusisë ndaj Ukrainës.
Kurti ka folur edhe mbi zhvillimin dhe progresin e Kosovës në katër vjetët e fundit, orientimin strategjik për anëtarësim në NATO dhe BE.
“Me rritjen ekonomike në njërën anë dhe progresin demokratik në anën tjetër, Kosova ka dëshmuar që zhvillimi ekonomik dhe përparimi demokratik shkojnë krah për krah”, u shpreh ai.
Kujtojmë, gjatë ditës zëvendës sekretari i Shtetit amerikan për Menaxhimin dhe Resurset, Richard Verma është pritur në takim edhe nga presidentja e Kosovës Vjosa Osmani.
Lajmet
Lista Serbe e akuzon KQZ-në se po ia mohon të drejtën për vëzhgim e kontroll në ditën e zgjedhjeve
Published
52 minutes agoon
January 10, 2025By
UBTnewsLista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë, ka shprehur pakënaqësi për përbërjen e komisioneve zgjedhore për numërimin e votave për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në vendvotime dhe në qendrat e numërimit të votave.
Ajo e ka akuzuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) se e ka dëmtuar atë, pasi në shumë komuna, Lista Serbe nuk ka anëtarë të vet për të “kontrolluar ligjshmërinë, legjitimitetin dhe karakterin demokratik të zgjedhjeve”.
Zyrtari i kësaj partie, Igor Simiq, tha në një konferencë për media se partia e Nenad Rashiqit, Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, është “favorizuar” dhe se, në disa raste, ka më shumë anëtarë në komisionet zgjedhore, edhe pse, sipas tij, në zgjedhjet e vitit 2021 kjo parti mori dukshëm më pak vota.
Si shembull për pretendimet e tij, Simiq e mori komunën e Istogut, ku në zgjedhjet e vitit 2021 Lista Serbe mori 259 vota, por nuk ka asnjë kryesues apo anëtar në komisionin zgjedhor, në qendrën komunale të numërimit të votave ose në vendet për votimin me kusht.
Simiq theksoi se Lista Serbe, edhe pse parlamentare, ka më pak anëtarë në komisionet zgjedhore, madje edhe në komunat me shumicë serbe.
“Në komunën e Mitrovicës së Veriut, Lista Serbe si parti parlamentare ka 18 përfaqësues në vendvotime, përfshirë vetëm tre kryesues nga gjithsej 24 vendvotime dhe 15 anëtarë. Si rrjedhojë, mund të llogaritni vetë – në gjashtë vende ne nuk kemi përfaqësuesit tanë, që do të thotë se në gjashtë klasa me potencialisht 6.000 votues, nuk kemi kontroll mbi procesin zgjedhor, pasi nuk kemi anëtarë të cilët mund ta mbikëqyrin procesin”, tha Simiq.
Ai gjithashtu theksoi përpjekjet e Lëvizjes Vetëvendosje në pushtet për të penguar Listën Serbe që të marrë pjesë në zgjedhje, duke deklaruar se kjo parti është “mburoja e mbrojtjes së interesave të serbëve dhe Serbisë në Kosovë”.
Radio Evropa e Lirë iu drejtua Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në lidhje me akuzat e Listës Serbe për “shkeljen e rregullave zgjedhore”, por deri në publikimin e lajmit nuk ka marrë përgjigje.
Lista Serbe paraqiti ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) kundër vendimit të KQZ-së për përbërjen e komisioneve zgjedhore.
Anëtarët e KQZ-së thanë gjatë një takimi të premten pasdite se nuk kanë shkelur ligjin duke zgjedhur përbërjet e komisioneve dhe shtuan se do ta presin vendimin e PZAP-së.
Ndërkohë, Lëvizja Vetëvendosje bëri përpjekje ta ndalonte pjesëmarrjen e Listës Serbe në zgjedhjet e 9 shkurtit duke kërkuar moscertifikimin e saj, por Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa në dy raste mori vendime në favor të Listës Serbe.
Përfaqësuesit e partisë në pushtet e kanë arsyetuar kundërshtimin e certifikimit të Listës Serbe duke thënë se kjo parti nuk e njeh shtetin e Kosovës dhe vazhdon ta quajë atë provincë autonome të Serbisë, “Kosova dhe Metohia”.
Ndër arsyet e kundërshtimit të pjesëmarrjes së Listës Serbe në zgjedhje nga Vetëvendosja është edhe fakti se partia serbe nuk është distancuar nga ish-nënkryetari i saj Millan Radoiçiq, i cili ka marrë përgjegjësinë për sulmin e armatosur në Banjskë, ku u vra një polic kosovar.
Ndërkohë, kryetari i Listës Serbe, Zllatan Ellek, deklaroi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po përpiqet të pengojë pjesëmarrjen e kësaj partie në zgjedhje, pasi e konsideron atë “kundërshtarin më të madh”.
Lista Serbe u themelua në vitin 2013 me mbështetjen e Beogradit zyrtar dhe që atëherë ka pasur mbështetje për të marrë pjesë në institucionet e Kosovës.
Deri më tani, në të gjitha proceset zgjedhore ku ka marrë pjesë, kjo parti ka fituar mbi 90 për qind të votave të komunitetit serb, por Misioni Vëzhgues i BE-së, në raportin e saj të vitit 2021, ka përfunduar se Lista Serbe ka “monopolizuar jetën politike ndërmjet serbëve të Kosovës” dhe janë shënuar raste të frikësimit dhe presionit ndaj votuesve nga kandidatët dhe aktivistët e kësaj partie./REL/
Lajmet
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta
Published
1 hour agoon
January 10, 2025By
UBTnewsQeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot ka marr vendim për rritjen prej 20 për qind të pensioneve të kategorive të dala nga lufta.
Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se të gjitha pensionet e kategorive të dala nga lufta do të rriten për 20 për qind.
Ndërsa ato familje të cilat kanë më shumë se një person, do të rritet përtej 20 për qind.
Murati, ka theksuar se rritje do të ketë edhe kategoria e veteranëve të luftës dhe viktimat e dhunës seksuale me 20 për qind mbi shumën aktuale.
“Do të rriten pensionet familjare për familjet e dëshmorëve të UÇK-së, duke filluar nga familja që ka një dëshmorë do të jetë 20 për qind, dy apo më tepër dëshmorë rritja do të jetë përtej 20 për qind. Ngjashëm do të jetë edhe për pensionet për familjet e të zhdukurve të UÇK-së. Edhe pensionet invalidore për invalidët e UÇK-së do të rriten të gjitha kategoritë mbi 20 për qind, si dhe shtesat dhe përkujdese për ndihmë për invalidët e UÇK-së. Edhe pensionet familjare pas vdekjes së invalidit të UÇK-së do të ketë rritje prej 20 për qind. E njëjta është edhe te familjet e të zhdukurve civilë, si dhe edhe pensionet invalidore personale për invalidë civilë të luftës, të gjitha kategoritë do rriten me 20 për qind. Vlen të theksohet se rritje do të ketë edhe kategoria e veteranëve të luftës prej 20 për qind si dhe viktimat e dhunës seksuale me 20 për qind mbi shumën aktuale”, tha Murati.
Po ashtu, ekzekutivi Kosovar ka ndarë 100 mijë euro për mbulimin e shpenzimeve për mbrojtjen juridike për familjarët e veprimtarit, Enver Hadri.
“Rasti në çështjen penale ndaj të akuzuarve nga Serbia për vrasjen e aktivistit të njohur, Enver Hadri ka filluar dje në Gjykatën Penale në Bruksel dhe si i tillë ka rëndësi historike për vendin. Për rastin e tillë drejtësia e Belgjikës tashmë ka vërtetuar se tashmë Jugosllavia përkatësisht Serbia me shërbimin e saj sekret kanë vrarë veprimtarinë e çështjes kombëtare, Enver Hadrin duke dënuar të tre të akuzuarit serb”, tha ai.
Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, Lyra Osmani mori mbështetjen e kabinetit qeveritar si Inspektore e Përgjithshme e Zyrës së Kryeministrit. Ndërsa, Avni Kastrati është emëruar drejtor ekzekutiv i Agjencisë së Statistikave të Kosovës.
Lajmet
Kurti: 2025-ta do të jetë viti i gruas në Kosovë
Published
1 hour agoon
January 10, 2025By
UBTnewsKryeministri i Kosovës, Albin Kurti vitin 2025 e ka quajtur vit të gruas në Kosovës. Në mbledhjen e parë për këtë vit, Kurti tha se synojnë fuqizimin ekonomik dhe shoqëror të grave duke ofruar mundësi të reja.
Kryeministri Kurti u zotua se për të arritur këtë do të vënë në dispozicion të gjithë mekanizmat e nevojshëm.
Sipas tij gjatë mandatit të parë të tij si kryeministër i Kosovës kanë ndërmarrë vendime që kanë ndikuar pozitivisht në jetën dhe punën e grave dhe vajzave.
“Viti 2025 do të jetë viti i gruas në Kosovë. Në mandatin tonë të parë kemi hapa dhe vendime të shumta që ndikojnë për të mirë në jetën dhe punën e vajzave dhe grave, mbi 12 mijë gra janë punësuar me mbështetje direkte të qeverisë. 51% e të rinjve përfitues të platformës së punësimit Super Puna janë vajza. 55% e përfituesve të punësimit ‘Qeveria për familjen’ janë gra. I kemi mbështetur mbi 60 mijë nëna lehona me shtesa për to dhe për fëmijë të sapolindur. Me qeverisjes tonë përfaqësimi i gruas në ndërmarrje publike dhe administratë publike është rritur shumë. Ndërkaq, përmes masave dhe politikave tona mbështetja për to është rritur theksueshëm edhe në ndërmarrësi, bujqësi, arsim, shëndetësi dhe qasje në pronë”, u shpreh kryeministri i Kosovës.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti para kabinetit qeveritar theksoi se viti 2025do të jetë vit i inkurajimit të të gjitha grave dhe vajzave për të qenë liderë në çdo fushë.
Ai tha se përgjatë këtij viti do të punojnë që të rritet qasja e grave në pronë dhe trashëgimi.
“Ky zotim i yni sot është zotim për angazhim që vazhdon e shtohet për fuqizimin ekonomik e shoqëror të grave përmes mundësive të reja që rrisin pjesëmarrjen e tyre aktive në tregun e punës. Këtë vit 2025 do të punojmë për të rritur qasjen e grave në pronë dhe trashëgimi duke i ndërgjegjësuar për të drejtat e tyre pronësore e trashëgimore. Angazhimi ynë për barazi gjinore do të përfshijë politika që zvogëlojnë hendekun gjinor në institucionet publike dhe sektorët profesional. Do të përkushtohemi edhe më shumë në arsimimin e vajzave dhe grave sikurse edhe në shëndetin e tyre veçanërisht në fushën e shëndetit riprodhues dhe mendor duke garantuar qasje në shërbime cilësore të përballueshme dhe të barabarta. Prioritet i rëndësishëm mbetet mbrojtja e grave dhe vajzave nga çdo formë e dhunës me theks të veçantë dhunën në familje dhe dhunën seksuale”, thotë Kurti.
Trump flet për herë të parë për bisedën miqësore që pati me Obamën
Rusia fajëson Ukrainën për sulmin vdekjeprurës në Donjeck
Kurti takohet me Verma, ankohet për mos zbatim të marrëveshjes bazë nga Serbia
Polonia: Netanjahu nuk do arrestohet nëse merr pjesë në përkujtimet e Aushvicit
Lista Serbe e akuzon KQZ-në se po ia mohon të drejtën për vëzhgim e kontroll në ditën e zgjedhjeve
Kremlini: Presidenti Putin “i gatshëm” të takojë Trumpin
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta
Kurti: 2025-ta do të jetë viti i gruas në Kosovë
Çaji ideal kundër gurëve në veshka
Të kërkuara
-
Bota2 months ago
Trump premton paqe në Liban nëse rikthehet në Shtëpinë e Bardhë
-
Bota2 months ago
Koreja e Veriut rrit frikën në botë, lëshon raketën e re balistike ndërkontinentale
-
Bota2 months ago
“Ethet” e kthimit të Trump! Takohen Macron e Starmer, zbardhet fokusi i diskutimeve
-
Lajmet2 months ago
Rektori Hajrizi: Çdo sukses i joni është një sukses për Kosovën!