Lajmet

Ndahen çmimet për gratë e arta të Kosovës

Zëvendëskryeministrja Rexhepi është shprehur se gruaja është shtylla dhe ngrohtësia e secilës shtëpi.

Published

on

Sot në Prishtinë është mbajtur ceremonia e ndarjes së çmimeve për gratë e arta të Kosovës. Me këtë rast, zëvendëskryeministrja për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, Emilija Rexhepi ka deklaruar se gratë për të drejtat e tyre duhet të luftojnë vazhdimisht.

“Gratë kanë krijar shumë veprimtari, të cilat janë barturt nga gjenerata në gjeneratë, pak gra janë futur në libra historike. Për këtë arsye, zonja të dashuara është obligim i jonë që në mënyrë konstante të ngrisim zërin në të gjitha segmentet e shoqërisë, inkuadrimi jonë të jetë gjithmonë i dukshëm, duke mos u bazuar nga ato çfarë e thojnë meshkujt apo e mendojnë. Për të drejtat tona, ne duhet të luftojmë në mënyrë konstante për shkak se mendoj që gratë janë të fuqishme, janë të drejta dhe paraqesin shtyllën e familjes së vet”, ka thënë ajo.

Zëvendëskryeministrja Rexhepi është shprehur se gruaja është shtylla dhe ngrohtësia e secilës shtëpi.

“Pranoj të organizojmë apo të institucionalizojmë pa konotacione politike, pa ngarkesa partiake dhe politike…të ju tregojmë që na dimë, mundemi dhe mund të ndryshojmë stereotipe të ndryshme për ne dhe gjithashtu të gjithë juve të ju dëshmojmë me punën tonë që jemi shumë të suksesshme dhe profesionale në ato gjëra, të cilat i punojmë dhe se mund të jemi shembull shumë i mirë i grave… jo vetëm në Kosovës, por edhe në rajon”, ka shtuar ajo.

Ndërsa, përfaqësuesja e organizatës joqeveritare Lady, Sanije Murati, ka thënë se ngjarja e sotme është vetëm fillimi i një iniciative për të thënë faleminderit gratë e Kosovës. Ajo ka ftuar qeverinë për bashkëpunim më të ngushtë me shoqëritë civile.

“Unë sot, këtu para jush përfaqësoj zërin e shoqërisë civile, zërin që dëgjohet jo shumë, po zërin, i cili njëkohësisht kontribuon shumë. Në jetë ato që punojnë, na, gjithë ditën që punojmë, është çdo ditë që ballafaqohemi me problemet burimore të shoqërisë tonë. Ne jemi ata që shpeshherë kur nuk ka rrugëdalje, gjejmë alternativat dhe përkrahje konkrete për popullin tonë. NGO Lady udhëheq shtëpinë e vetme shëruese për gratë në Kosovë dhe prej kësaj binës unë sot ftoj qeverinë tonë për bashkëpunim më të ngushtë me shoqëritë civile dhe krejt organizatat, me të cilat ne së bashku, luftojmë për një të nesërme më të mirë”, ka deklaruar ajo.

Në fund të aktivitetit është bërë ndarja e çmimeve për gratë e Kosovës, me ç’rast janë shpërblyer: Atifete Jahjaga, Fahrije Hoti, Igballe Rogova, Mrika Nikqi, Resmija Rahmani, Vera Paçaku, Fatma Hoxha, Aleksandra Jovanoviq, Sanije Murati, Shqipe Breznica, Elvana Shala, Vlora Tuzi-Nushi, Arta Jashari, Linda Shala, Feride Rushiti, Arbnora Fejza-Idrizi dhe disa gra nga komunitetet.

lajme

Dekania e Fakultetit të Shkencave Politike në UBT, Hajdi Xhixha, prezanton kërkimin e saj në Universitetin Suedez të Mbrojtjes

Published

on

By

Dekania e Fakultetit të Shkencave Politike dhe Studimeve të Sigurisë në UBT, Dr. Hajdi Xhixha, ka marrë pjesë në punëtorinë kërkimore “Research Workshop on Military Profession, Education and Organization”, të mbajtur më 7 tetor 2026 në Universitetin Suedez të Mbrojtjes në Stokholm të Suedisë.

Në këtë aktivitet ndërkombëtar, Dr. Xhixha prezantoi punimin me temë “Russian Cognitive Warfare and European Cognitive Defence from Strategic Concern to Actionable Framework: The Garrison Mindset, the Luria-Lefebvre Framework, and Europe’s Cognitive Defence Architecture”, duke trajtuar luftën kognitive ruse dhe mbrojtjen kognitive evropiane, me fokus në qasjet strategjike dhe kornizat e zbatueshme për adresimin e këtyre sfidave.

Po ashtu, u shpreh gatishmëria për mundësi të ardhshme bashkëpunimi ndërmjet dy institucioneve.

Continue Reading

Vendi

Maqedonci me Përfaqësuesin e SHBA-së në NATO: Diskutohet blerja e helikopterëve “Black Hawk” dhe kontributi i FSK-së në Gaza

Published

on

By

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka zhvilluar një takim me Ambasadorin Matthew Whitaker, Përfaqësuesin e Përhershëm të SHBA-së në NATO, me të cilin ka diskutuar për thellimin e partneritetit strategjik në fushën e mbrojtjes dhe integrimin e Kosovës në aleancën euroatlantike.

Sipas njoftimit të ministrit Maqedonci, ambasadori Whitaker ka konfirmuar mbështetjen e SHBA-së për rrugëtimin e Kosovës drejt NATO-s dhe avancimin e kapaciteteve mbrojtëse të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Gjatë takimit u theksuan pikat kryesore të bashkëpunimit.

Blerjet ushtarake dhe industria e mbrojtjes: U diskutua për procedurat e nisura për blerjen e helikopterëve “Black Hawk”, furnizimin me sisteme ushtarake nga SHBA-ja, si dhe zhvillimin e industrisë vendore të mbrojtjes në Kosovë.

Partneriteti me Iowa-n: U vlerësua bashkëpunimi më se 15-vjeçar me Gardën Kombëtare të Iowa-s përmes trajnimeve dhe ushtrimeve të përbashkëta.

Misionet ndërkombëtare dhe KFOR-i: Maqedonci shprehu gatishmërinë e Kosovës për të kontribuar me trupa në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese në Gaza, si dhe diskutoi për bashkëpunimin me NATO-n lidhur me praninë e KFOR-it, optimizimin e hapësirës ajrore dhe shfrytëzimin e mundshëm të Kampit Bondsteel e Aeroportit të Gjakovës.

Ministri Maqedonci i ka dërguar ftesë zyrtare ambasadorit Whitaker për të vizituar Kosovën, duke ritheksuar se partneriteti me SHBA-në mbetet thelbësor për të ardhmen euroatlantike të vendit. /E.A/

 

 

 

 

 

Continue Reading

Rajoni

UBT International Smart Schools shënon Ditën Botërore të Shëndetit Mendor në bashkëpunim me organizatën SIT

Published

on

By

Nxënësit e UBT International Smart Schools kanë shënuar Ditën Botërore të Shëndetit Mendor përmes një aktiviteti të organizuar në bashkëpunim me organizatën SIT, me qëllim të promovimit të mirëqenies emocionale, ndërgjegjësimit dhe rëndësisë së kujdesit për shëndetin mendor.

Përmes këtij aktiviteti, nxënësit patën mundësinë të angazhohen në iniciativa ndërgjegjësuese që theksojnë rëndësinë e shprehjes së emocioneve, komunikimit të hapur dhe mbështetjes së ndërsjellë. Aktiviteti synoi gjithashtu të kontribuojë në krijimin e një mjedisi shkollor ku mirëqenia emocionale dhe shëndeti mendor trajtohen me kujdes, respekt dhe pa paragjykime.

Continue Reading

Lajmet

Fakulteti i Psikologjisë në UBT shënon Ditën Botërore të Shëndetit Mendor në bashkëpunim me organizatën SIT

Published

on

By

Studentët e vitit të parë të Fakultetit të Psikologjisë në UBT, në bashkëpunim me organizatën SIT, kanë zhvilluar aktivitete me rastin e Ditës Botërore të Shëndetit Mendor, me qëllim të promovimit të mirëqenies psikologjike, ndërgjegjësimit dhe rëndësisë së kujdesit për shëndetin mendor.

Aktiviteti shërbeu si mundësi për studentët që të angazhohen në diskutime dhe aktivitete ndërgjegjësuese, duke theksuar rëndësinë e komunikimit të hapur, mbështetjes sociale dhe krijimit të një mjedisi ku shëndeti mendor trajtohet pa paragjykime.

Përmes aktiviteteve të tilla, Fakulteti i Psikologjisë në UBT synon të nxisë te studentët jo vetëm zhvillimin e njohurive profesionale, por edhe ndjeshmërinë sociale, përgjegjësinë dhe angazhimin për çështjet që ndikojnë në mirëqenien e individit dhe të shoqërisë.

Bashkëpunimi me organizatën SIT përbën një mundësi për të afruar studentët me iniciativa ndërgjegjësuese dhe për të promovuar një qasje më të hapur dhe gjithëpërfshirëse ndaj shëndetit mendor.

Continue Reading

Të kërkuara