Lajmet

Qerkini kërkon që Qeveria t’i ftojë në takim

Published

on

Përfaqësuesi i Shoqatës së Familjarëve të Personave të Pagjetur, Bajram Qerkini ka thënë se është mëkat i madh nëse Qeveria nuk i fton në një takim për t’i informuar se çfarë është diskutuar në Bruksel.

Ai në një deklaratë për Ekonomia Online tha se kishte me qenë një gabim i madh nëse një gjysmë ore nuk iu kushtohet familjarëve për të ju treguar diskutimin në dialog dhe planin tutje.

“Kishte qenë gabim i madh dhe mëkat jashtëzakonisht i madh nëse nuk na thirrin dhe të na tregojnë se çfarë është folur dhe çka kanë në plan më tutje pasi është prioritet çështja e personave të pagjetur. Edhe familjarët do të jenë të zhgënjyer nëse nuk i thërrasim me ju tregu sepse nuk është punë e madhe me fol gjysmë ore me familjarët”, tha Qerkini.

Tutje, Qerkini theksoi se janë pro dialogut me kushtin e vetëm që  të jetë njëra nga çështjet primare.

“Duhet të bëhet një bisedë e dialogut për personat e pagjetur  me një grup ekspertësh dhe doli se nuk ka shku ky grup, por ka shku zëvendësministri dhe Andin Hoti i cili është emëruar në kryesinë e dialogut me Serbinë për personat e pagjetur. Të gjitha këto kryeministri i përfundoj me një fjalë se do të bisedojnë me Brukselin dhe jo Beogradin sepse është një çështje që nuk pret më”, deklaroi ai.

Ai po ashtu tha se nuk është bërë sa duhet për zbulimin e varrezave ku dyshohet se ka trupa të 15 intelektualëve në Zubin Potok, gërmime këto që do të rifillojnë nga java e ardhshme përsëri.

“Kemi një lloj kuraja se do të përshpejtohet ky proces, por se sa do të punohet le të shohim ku deri më tash kemi një stagnim pjesërisht të personave të pagjetur, pasi që ka një kohë që  kemi urdhëresë të Prokurorisë që të gërmohet një pjesë ku është thënë se janë 23 persona të pagjetur në komunën e Zubin Potokut, ku ka edhe shënime dhe dëshmitarë dhe nga 2013 kërkohet që të gërmohet. Nga java tjetër pritet që prapë të fillon gërmimi të 15 intelektualëve”, deklaroi ai.

Ndryshe të martën dhe të mërkurën delegacionet nga Kosova dhe Serbia janë takuar në Bruksel, në kuadër të dialogut, ku Udhëheqësi i delegacionit të Kosovës në dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi, ka thënë që gjatë takimeve në Bruksel me palën serbe lidhur me dialogun, çështja e vetme që është diskutuar ka qenë “çështja e të pagjeturve”.

Lajmet

Spiropali: Prekazi na kujton se liria ka çmim

Published

on

By

Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, vizitoi sot Prekazin, ku u përul në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, së bashku me Ministrin për Punët e Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca.

Ajo u prit në Kullën e Jasharajve nga Rifat Jashari.

Gjatë vizitës, Spiropali theksoi rëndësinë e vendimit të familjes Jashari për të mos u dorëzuar dhe reflektimin mbi çmimin e lirisë.

“Është dëshmi se liria ka pasur çmim – dhe ai çmim është paguar me jetë. Këtu ndjen peshën e historisë, por edhe përgjegjësinë e së ardhmes. Liria nuk është trashëgimi automatike. Ajo kërkon dinjitet, unitet dhe drejtësi çdo ditë. Prekazi nuk na kërkon lot. Na kërkon të jemi të denjë.”

Kjo vizita thekson lidhjet historike mes Shqipërisë dhe Kosovës dhe respektin për sakrificën që bëri të mundur lirinë e vendit.

Continue Reading

Lajmet

Elisa Spiropali për vizitë zyrtare në Kosovë, takime me krerët e shtetit

Published

on

By

Ministrja për Evropë dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, do të qëndrojë sot për vizitë zyrtare në Kosovë.

Sipas njoftimit të Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ajo fillimisht do të pritet në takim nga homologu i saj, Glauk Konjufca, i cili njëherësh mban edhe postin e zëvendëskryeministrit të Kosovës. Takimi do të zhvillohet në orën 10:00, në objektin e MPJD-së.

Gjatë qëndrimit në Kosovë, Spiropali do të zhvillojë takime edhe me kryeministrin Albin Kurtin në orën 12:35 dhe me pas me kryetaren e Kuvendit, Albulena Haxhiu, si dhe me presidenten Vjosa Osmani.

Në agjendën e saj janë paraparë gjithashtu takime me kryetarë të partive parlamentare në Kosovë.

Continue Reading

Lajmet

Rreth 1 milion euro të padeklaruara zbulohen në Merdare

Published

on

By

Rreth një milion euro të padeklaruara janë zbuluar në pikëkalimin kufitar Merdare, gjatë hyrjes në Kosovë.

Sipas Doganës se Kosovës, automjeti u përzgjodh për kontroll të detajuar pas analizës së riskut. Gjatë skanimit me rreze X u identifikuan dyshime për një hapësirë të modifikuar në dyshemenë e veturës.

Në bashkëpunim me Policinë Kufitare, kontrolli u thellua dhe u konfirmua se në një hapësirë të improvizuar brenda automjetit ishin fshehur mjete monetare të padeklaruara.

Vlera e dyshuar e shumës arrin rreth 1,000,000 euro. Njësitë hetimore të Doganës kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa prokurori kompetent është njoftuar dhe po ndërmerren veprime të mëtejme hetimore.

Continue Reading

Lajmet

Haxhiu pret ambasadorin italian, diskutojnë për zhvillimet e fundit politike

Published

on

By

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot ne takim Ambasadorin e Italisë, Maurizio Antonini.

Pjesë e diskutimeve në këtë takim ishin zhvillimet aktuale në vend.

Gjithashtu, Kryetarja Haxhiu ka vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme të Italisë ndaj Kosovës, në cdo fazë të zhvillimit të shtetësisë.

“Kryetarja Haxhiu nënvizoi ecurinë pozitive në funksionimin e Kuvendit të Kosovës dhe rritjen e angazhimit për realizimin e agjendës së punës”, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Kosovës.

Të dyja palët riafirmuan përkushtimin për bashkëpunim të mëtejshëm dhe fuqizim të partneritetit mes  Kosovës dhe Italisë, duke përfshirë zgjerimin e kontakteve dhe shkëmbimeve në nivel parlamentar.

 

Continue Reading

Të kërkuara