Lajmet

Qerkini: Ka stagnuar puna e zbardhjes së fatit të të pagjeturve

Në nder të kësaj dite do të mbahen edhe një varg aktivitetesh të tjera.

Published

on

Kryqi i Kuq i Kosovës ka ekspozuar 35 fotografitë e realizuara me familjarët e të zhdukurve në sheshin “Skënderbeu” Prishtinë.

Me këtë rast Bajram Qerkini, përfaqësues i familjarëve të të pagjeturve tha se në Kosovë ende vazhdojë të mbesin të zhdukur mbi një mijë e 600 persona.

Madje sipas tij, është bërë shumë pak për këtë çështje, duke shtuar se ka stagnuar puna e zbardhjes së fatit të të pagjeturve.

S’kam shumë çka të flas, sikur 30 gushti ditë ndërkombëtare ku me miliona njerëz nuk gjenden dhe janë të pagjetur dhe familjarët janë me vaj, jo vetëm te ne por në thuajse në krejt botën. Mjerisht te ne janë edhe një mijë e 600 persona ende të pagjetur, ku ne si familjarë e shohim se është bërë shumë pak, por edhe ka stagnuar puna e zbardhjes së fatit të të pagjeturve”, tha Qerkini.

Kurse Adelina Syla koordinatore e Shërbimit të kërkimit në Kryqin e Kuq të Kosovës, tha se qëllimi i ekspozimit të këtyre fotografikeve është sensibilizimi me familjarët.

Kryqi i Kuq i Kosovës ka realizuar ekspozitën me familjarë të personave të zhdukur, siç e shihni ekspozita përbëhet prej 35 fotografive, të cilat janë bardh e zi. Qëllimi i fotografive është sensibilizimi me familjarë të personave të zhdukur dhe normal të përçohet një mesazh nga thëniet të cilat i kemi marrë prej familjarëve të personave të zhdukur gjatë vizitave të tyre. Vizitat janë realizuar nga Kryqi i Kuq i Kosovës dhe mund të them se aktiviteti ka filluar që nga qershori i këtij viti, ku kemi bërë vizita të njëpasnjëshme dhe jemi munduar t’i përfshijmë familjarë, por që nuk kemi mundur t’i përfshijmë të gjithë për shkak se numri i personave të zhdukur ende është i lartë mirëpo jemi munduar që t’i përfshijmë nga secila komunë disa familjarë”, tha Syla.

Në nder të kësaj dite do të mbahen edhe një varg aktivitetesh të tjera.

Kryeministri Albin Kurti dhe Presidentja Vjosa Osmani bëjnë homazhe te Obelisku, para Kuvendit të Kosovës.

Lajmet

Përfundon afati, PZAP pranon 7 ankesa për rezultatet përfundimtare të 28 dhjetorit

Published

on

Në ora 11:00 ka përfunduar afati për ankesa në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Nga ky institucion kanë thënë për Gazetën Express se kanë pranuar 7 ankesa në lidhje me shpalljen e rezultateve përfundimtare nga KQZ.PZAP shton se për këto ankesa ka 96 orë kohë të vendosë.

“Lidhur me pyetjen tuaj, ju njoftojmë se Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka pranuar shtatë (7) ankesa lidhur me publikimin e rezultatit përfundimtar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ). Për të gjitha ankesat e pranuara, PZAP do të vendosë brenda afatit ligjor prej nëntëdhjetë e gjashtë (96) orësh nga data e parashtrimit të secilës ankesë.”

Nga: Ekonomia Online

 

Continue Reading

Lajmet

Jahjaga mohon të ketë lidhje me dosjen “Epstein”

Published

on

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga i ka mohuar raportimet për lidhjen e saj me dosjen “Epstein”, duke thënë se ajo nuk ka pasur asnjëherë njohje apo takim të çfarëdo lloj kontaktit me Jeffery Epstein.

Ajo thotë se në email për të cilën raportohet kur përmendet presidentit i Kosovës, nuk është e qartë se cili dhe nuk përmendet kërkesa për takim në emër të tij apo të saj.

Reagimi i plotë:

Raportimet mediatike për “lidhjen time” me dosjen “Epstein”  janë tërësisht të pabaza dhe të pavërteta. Si Presidente e Republikës së Kosovës nuk kam pasur asnjëherë njohje, takim apo çfarëdo lloj kontakti me personin në fjalë.

Përmendja e emrit tim nga mediat me rastin e dokumenteve të publikuara së fundmi lidhet vetëm me një korrespondencë elektronike të palëve të treta, e cila nuk përbën dhe nuk dëshmon asnjë takim, njohje apo lidhje personale me mua. Emri im askund nuk përmendet në asnjë lloj dokumenti të publikuar.

Në këtë email te palëve të treta përmendet Presidenti i Kosovës, por nuk është e qartë cili, dhe nuk përmendet kërkesa për takim në emër të tij apo të saj.

Çdo raportim ndryshe është insinuate dhe mashtrim i opinionit, siç mund të vërehet lehtë nga dokumentet. Kërkoj që ky sqarim të jepet në mediat të cilat e kanë lakuar emrin tim, sidomos meqenëse as nuk e kam njohur, as takuar dhe as nuk kam kërkuar takim me personin në fjalë në asnjë pozitë që kam mbajtur deri më tani.

Nga: Ekonomia Online

 

Continue Reading

Lajmet

Muhamet Alidemaj dënohet me 13 vjet burgim për masakrën e Izbicës

Published

on

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur fajtor Muhamet Alidemajn për krime lufte kundër popullsisë civile dhe e ka dënuar me 13 vjet burg, pas përfundimit të shqyrtimit gjyqësor më 2 shkurt 2026, raporton KosovaPress.

Vendimi është shpallur nga kryetari i trupit gjykues, Vesel Ismaili, i cili ka bërë të ditur se i akuzuari është dënuar për veprën penale të krimeve të luftës kundër civilëve, ndërsa është obliguar për shpenzimet e procedurës gjyqësore në shumën prej 200 euro dhe 100 euro të tjera për fondin për kompensimin e viktimave të krimit.

Sipas aktakuzës, Muhamet Alidemaj kishte marrë pjesë bashkë me pjesëtarë të forcave policore dhe ushtarake serbe në vrasjen e civilëve shqiptarë në masakrën e Izbicës që kishte ndodhur në mars 1999, e ku ishin vrarë e masakruar 130 shqiptarë./Kosovapress/

Continue Reading

Lajmet

UBT nikoqir i punëtorisë ndërkombëtare për sigurinë kibernetike në kuadër të projektit SHIELD

Published

on

By

UBT ishte nikoqir i punëtorisë ndërkombëtare për zhvillimin e kurrikulës në fushën e sigurisë kibernetike, e cila u mbajt më 27 dhe 28 janar. Kjo punëtori u organizua në kuadër të projektit SHIELD – United for Cyber Safety: Up-Skilling High School Communities for Protecting Students, i mbështetur nga Erasmus+.

Projekti u koordinua nga Ss. Cyril and Methodius University në Shkup, ndërsa partnerë janë University “St. Kliment Ohridski”, në Sofia, UBT, si dhe Ekonomikas un Kultūras Augstskola, në Letoni. Qëllimi kryesor i projektit është fuqizimi i komuniteteve shkollore të arsimit të mesëm përmes zhvillimit të aftësive dhe njohurive në fushën e sigurisë kibernetike, me fokus në mbrojtjen e nxënësve dhe përdorimin e sigurt të teknologjisë.

Në hapjen e punëtorisë mori pjesë edhe Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, i cili theksoi se UBT ka investuar vazhdimisht në zhvillimin e kapaciteteve akademike dhe ka krijuar departamente të veçanta për fushën e sigurisë kibernetike dhe teknologjive të avancuara, duke e konsideruar këtë fushë si jetike për të ardhmen e arsimit dhe shoqërisë digjitale.

Agjenda e punëtorisë përfshiu sesione të dedikuara për analizën e nevojave arsimore, përcaktimin e fushës së trajnimeve në siguri kibernetike, strukturimin e kurrikulës dhe rezultateve të të nxënit, si dhe qasjen gjithëpërfshirëse dhe të aksesueshme në dizajnimin e trajnimeve. Po ashtu, diskutimet u fokusuan edhe në format e ofrimit të trajnimeve, materialet mësimore, mjetet digjitale, si dhe planifikimin e testimit pilot dhe zbatimit të kurrikulës.

Kjo punëtori paraqet një hap të rëndësishëm drejt ndërlidhjes së arsimit profesional me sfidat aktuale të sigurisë digjitale, duke forcuar bashkëpunimin ndërkombëtar dhe rolin e UBT-së si një institucion lider në zhvillimin e programeve inovative dhe të orientuara drejt nevojave reale të shoqërisë.

Continue Reading

Të kërkuara