Bota

Qëndrimi i Turqisë për anëtarësimin e Ukrainës në NATO: Duhet të jemi realistë

Published

on

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, ka deklaruar se duhet të ketë një qasje realiste lidhur me anëtarësimin e mundshëm të Ukrainës në NATO. Gjatë një interviste për televizionin amerikan Bloomberg, Fidan komentoi zhvillimet aktuale dhe qëndrimin e Ankarasë mbi këtë çështje.

Duhet të jemi shumë realistë lidhur me dëshirën e tyre për t’u bërë anëtare e NATO-s”, tha Fidan.

I pyetur nëse Trump do ta ndryshojë apo jo qasjen e ShBA-së për anëtarësimin e Ukrainës në NATO, Fidan deklaroi: “Nuk jam i sigurt nëse edhe administrata e mëparshme ishte apo jo në favor të anëtarësimit të Ukrainës në NATO. Kështu që, nuk mendoj se ka një politikë të re për këtë çështje”.

Fidan tha se këtë çështje e kanë diskutuar me partnerët evropianë dhe miqtë ukrainas dhe se duhet të kuptohet se Ukraina e kërkon këtë jo vetëm për hir të anëtarësimit në NATO, por edhe për të garantuar sigurinë e vendit të saj.

Ne nuk themi gjë për dëshirën e tyre për t’u bërë anëtare e NATO-s, por duhet të jemi shumë realistë. Ky është qëndrimi ynë zyrtar të cilin e ka shpallur edhe presidenti ynë,” tha ai.

Bota

​Gjatë karnavalit të Venecias mbahet protestë në mbështetje të Ukrainës

Published

on

By

Në kuadër të karnavalit të Venecias në urën “Ponte degli Scalzi” në Venecia të Italisë u mbajt një protestë në mbështetje të Ukrainës.

Në protestë tërhoqën vëmendjen kostumet shumëngjyrëshe të karnavalit, raporton Anadolu.

Gjithashtu në pamje vërehen flamujt e Ukrainës të varur mbi urë, njerëzit që marshojnë me flamuj ukrainas në duar si dhe ata që ecin nëpër rrugica me kostume historike.

Continue Reading

Bota

Itali, shpërthen sërish vullkani Etna

Published

on

By

Vullkani Etna në Itali sërish ka filluar të nxjerrë llavë.

Sipas informacionit që AA ka siguruar nga burimet lokale, rrjedha e llavës e cila nisi një çarje në skajin jugor të kraterit Bocca Nuova në një lartësi prej rreth 3.300 metra më 8 shkurt, mbrëmjen e kaluar ka shpërthyer sërish.

Në informacionin e ndarë me mediat nga Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (INGV), thuhet se përveç rrjedhjes së llavës në vullkan, kishte edhe një aktivitet të dobët të nxjerrjes së hirit.

Raportet tjera mediatike thanë se udhëtimi ajror nuk është ndikuar negativisht nga aktiviteti vullkanik në Etna dhe se Aeroporti Ndërkombëtar i Catanias “Vincenzo Bellini”, pranë vullkanit, është gjithashtu i hapur për trafikun ajror.

Aktivitetet vullkanike në Etna janë vërejtur që nga 8 shkurti.

Në muajt e verës së vitit 2024 në vullkanin Etna në ishullin e Siçilisë i cili është vullkani më i lartë aktiv në Evropën kontinentale u shënuan aktivitete vullkanike të tilla si shpërthime të fuqishme të hirit dhe llavës.

Continue Reading

Bota

Ukraina nderon ushtarët e rënë në trevjetorin e fillimit të luftës

Published

on

By

Ukrainasit kanë mbajtur një ceremoni për të nderuar ushtarët e rënë në trevjetorin e fillimit të luftës aktuale kundër Rusisë, e cila është në vazhdim e sipër.

Ceremonia u mbajt në varrezat Lychakiv në qytetin Lviv që ndodhet në pjesën perëndimore të Ukrainës.

Flamuj ukrainas u vendosën në varret e ushtarëve të vrarë, teksa të pranishmit mbajtën një minutë heshtje në nder të viktimave, si dhe u bë ngritja ceremoniale e flamurit kombëtar të Ukrainës.

Si pasojë e luftës që filloi tre vjet më parë, mbi 10 milionë ukrainas janë zhvendosur brenda vendit, ndërsa miliona të tjerë kanë lëshuar vendin.

Sipas të dhënave të OKB-së, më shumë se 12.450 civilë ukrainas janë vrarë në luftë gjatë periudhës trevjeçare.

Continue Reading

Bota

BE heq sanksionet gjithëpërfshirëse të energjisë dhe transportit ndaj Sirisë

Published

on

By

Ministrat e Jashtëm të BE-së vendosën të hënën të pezullojnë një sërë sanksionesh të gjera kundër Sirisë për të ndihmuar rimëkëmbjen dhe rindërtimin ekonomik të vendit pas gati 14 vitesh luftë civile.

Këshilli vendosi të heqë pesë subjekte financiare (Banka Industriale, Banka Popullore e Kreditit, Banka e Kursimeve, Banka Kooperativë Bujqësore dhe Siriane Arabe Airlines) nga lista e subjekteve që i nënshtrohen ngrirjes së fondeve dhe burimeve ekonomike dhe të lejojë që fondet dhe burimet ekonomike të vihen në dispozicion të Bankës Qendrore të Sirisë.

BE-ja ka pezulluar gjithashtu masat sektoriale në sektorët e naftës, gazit, energjisë elektrike dhe transportit dhe ka vendosur përjashtime nga ndalimi i marrëdhënieve bankare midis bankave dhe institucioneve financiare siriane në BE për të lehtësuar transaksionet për qëllime humanitare dhe rindërtuese, si dhe për sektorët e energjisë dhe transportit.

Blloku do të monitorojë situatën e vendit për të garantuar që pezullimet të mbeten të përshtatshme me Kaja Kallas, kryediplomatin e BE-së, duke theksuar se “nëse gjithçka nuk shkon siç duhet, atëherë ne jemi gjithashtu gati të kthejmë sanksionet”.

Çdo lloj qeverie duhet të jetë gjithëpërfshirëse dhe të marrë parasysh të gjitha grupet e ndryshme që janë në Siri”, tha ajo.

Shumica e sanksioneve të BE-së u vendosën pas shtypjes së dhunshme të Bashar al-Assad ndaj protestuesve sirianë në vitin 2011, duke përfshirë kufizime të gjera mbi tregtinë, transaksionet financiare dhe industritë kryesore si energjia dhe transporti.

Sanksionet çuan në kolapsin e marrëdhënieve ekonomike BE-Siri, me flukse tregtare me vlerë 396 milionë euro në vitin 2023.

Regjimi i Bashar al-Assad u rrëzua në dhjetor të vitit të kaluar nga grupi islamik Hayat Tahrir al-Sham (HTS), i cili që atëherë ka bërë thirrje për heqjen e sanksioneve të gjera për të ndihmuar ekonominë e vendit të shkatërruar nga lufta.

Ka pasur gjithashtu thirrje për të hequr HTS dhe udhëheqësin e saj Ahmed al-Sharaa nga listat ndërkombëtare terroriste, por Këshilli vendosi të mbajë lista të tilla në lidhje me regjimin e al-Asad, si dhe ato për trafikun e armëve, mallrat me përdorim të dyfishtë, sektorin e armëve kimike dhe trafikun e paligjshëm të drogës, ndër të tjera.

Continue Reading

Të kërkuara