Para takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, kryeministri i Kosovës Albin Kurti insiston se ky takim është për të ardhmen e dialogut dhe jo për vazhdimin e tij. Serbia kërkon që të flitet për asociacionin.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq, takohen të martën në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Takimi i së martës është i pari ndërmjet presidentit Vuçiq dhe kryeministrit Kurti. Ky i fundit thotë se udhëton për në Bruksel, jo për ta vazhduar dialogun, por për të folur për të ardhmen e dialogut, ndërsa, Vuçiq nga ana tjetër insiston se në Bruksel do të flasë për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, gjë që Prishtina zyrtare e hedh poshtë.
Kurti: Palët në dialog duhen të ndjehen të barabarta
Kryeministri Albin Kurti, në fundjavë raportoi në parlament për dialogun me Serbinë ku takimin e të martës me Presidentin e Serbisë Vuçiq, “nuk e sheh si takim të radhës, por hapin e parë që mund të sjellë marrëveshjen finale mes dy vendeve”. “Unë po flas, cilat janë parimet, pranimi i një realiteti të Kosovës së pavarur nga ana e Serbisë, pranimi i krimeve të Serbisë në Kosovë, barazia e përfaqësuesve dhe qytetarit si përfitues përfundimtar, janë parimet tona udhëheqëse në dialog”, tha Kurti para deputetëve. Sipas tij, palët në dialog duhet siç thotë “të dizajnojnë që në start komponentët e procesit që garantojnë konvergjencën drejt synimit përfundimtar”. “Për shembull njohjen reciproke, njohjen nga pesë shtetet e BE-së, anëtarësimin në OKB, mbrojtja reciproke e komuniteteve respektive, mekanizma monitorues, afatet kohore dhe të ngjashme. Palët në tavolinë duhet të ndihen të barabarta në secilën fazë të bisedimeve. Marrëveshjet e arritura për çështje të pazgjedhura duhet të kalojnë edhe testin e përshtatshmërisë në normat ligjore dhe standardet e BE-së.”, tha Albin Kurti para deputetëve.
Petkoviq: Kosova është një fëmijë e fuqive perëndimore
Zyrtarë të qeverisë së Serbisë nga ana e tyre, thonë se delegacioni serb në Bruksel do të mbrojë “interesat e Serbisë dhe se do të insistohet në formimin e Asociacionit të Komunave Serbe”. “Ka një presion të madh ndaj Beogradit dhe Vuçiqit dhe nga ana tjetër mbështetje të madhe nga Perëndimi ndaj Kurtit, i cili sillet në mënyrë të tillë që askush në Perëndim të mos reagojë ndaj provokimeve, fyerjeve, kërcënimeve, sepse Kosova është një fëmijë e fuqive perëndimore dhe duhet të mos kritikohet kur bën gabime”, ka deklaruar Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq. Sipas tij, edhe në takimit e liderëve rajonal që u mbajt në Tiranë, Kurti “hodhi poshtë deklaratën e dakorduar, sepse dëshironte që të shkruhet Republika e Kosovës, që për Serbinë është e papranueshme”, tha Petkoviq.
Kritika nga opozita
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në debatin parlamentar për dialogun, insistoi për një koordinim të brendshëm ndërmjet pozitës dhe opozitës, por këta të fundit kritikuan ashpër qasjen e kryeministrit në raport me dialogun. Enver Hoxhaj, kreu i partisë më të madhe opozitare PDK u shpreh kritik. “Ju po shkoni në dialog jo për njohje të ndërsjellë, por po shkoni në dialog që t’i normalizoni raportet me Serbinë. Ne po presim prej jush që të tregoni a do kemi njohje të ndërsjellët mes Kosovës dhe Serbisë, a do na njohin pesë vendet e BE-së, a do anëtarësohemi në OKB a do anëtarësohemi në organizata ndërkombëtare dhe NATO. Dialogun e keni nisur gabim dhe duke iu nënshtruar Serbisë”, kritikoi Hoxhaj kryeministrin Kurti.
Edhe lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se kryeministri Kurti po udhëton për në Bruksel i papërgatitur. “Ju po udhëtoni në dialog tërësisht i papërgatitur, para se të flisni me Serbinë, duhet të flisni në këtë Kuvend, me qytetarët e juaj dhe përfaqësuesit e tyre. Ju duhet në parlament të parashtroni në kuvend që së paku i paraqet parimet dhe përkufizimet tuaja në këtë proces të rëndësishëm. Keni pasur tre muaj ditë kohë, por këtë kohë e keni shfrytëzuar për populizëm, por ja që të martën ju me dy këmbë e duar në tavolinë dialoguese”, tha Lumir Abdixhiku.
Sidoqoftë, pavarësisht insistimit të kryeministrit Kurti që takimi i së martës në Bruksel me presidentin e Serbisë, Vuçiq nuk është vazhdim i dialogut të mëparshëm, analistët politik politik mendojnë që është BE-ja ajo që do të insistojë në vazhdimin e dialogut. Kështu i tha DW-së në një intervistë analisti politik Naim Rashiti. “Çdo qeveri e ka ridefinu në një far forme kornizën, palët e ridefinojnë, por esenca është që a do të ketë pajtim. Edhe qeveria e shkuar Hoti ka rivendosur një kornizë, fillimisht me Samitin e Parisit dhe me presidentin e Serbisë dhe fazat nëpër të cilat ka kaluar procesi nga kryeministri Mustafa, dhe sidomos nga presidenti Thaçi ka pasur një material në vetvete, pra një mirëkuptim ndërmjet palëve se në cilin aspekt po shkojmë. Pra BE-ja i ka edhe temat e kaluara, edhe temat e reja edhe agjendën e hapur për tema çfarë palët pajtohen për dialog të mëtutjeshëm. Pra do të mund të ketë ndërhyrje në kornizë, por BE-ja do të kërkojë vazhdimësinë e asaj dhe të marrëveshjeve të kaluara që do të jenë në tavolinë”, konstatoi Rashiti.
Kosova është e pranishme në Eurovision përmes krijimtarisë së dizajnerëve të saj, ndonëse nuk merr pjesë si shtet në garë.
Dy dizajnerët kosovarë, Valdrin Sahiti dhe Drenusha Xharra, kanë veshur prezantuesen e finales së Eurovision Song Contest 2025, Victoria Swarovski, në skenën që u mbajt në Vjenë.
Sipas mediave ndërkombëtare, Sahiti ka dizajnuar një fustan në ngjyrë smerald-jeshile me detaje që theksojnë siluetën, ndërsa Xharra është autore e një fustani ngjyrë vjollcë të veshur gjatë mbrëmjes finale.
Kjo prani vlerësohet si një përfaqësim i rëndësishëm i dizajnit kosovar në një nga skenat më të mëdha ndërkombëtare të muzikës dhe televizionit.
Këngëtari nga Shkodra, Alis Kallaçi, ka dhuruar një performancë të fuqishme dhe plot emocion në finalen e Eurovision 2026, ku u ngjit i pesti në renditje me këngën “Nan”.
Pas paraqitjes së suksesshme në gjysmëfinale, Alis performoi edhe njëherë në skenën madhështore në Vjenë, duke sjellë një interpretim që kombinoi emocionin, energjinë dhe një prezantim unik artistik. Pjesë e performancës ishte sërish aktorja Rajmonda Bulku, e cila me praninë e saj i dha këngës një dimension simbolik dhe emocional, duke theksuar mesazhin për figurën e nënës shqiptare.
Performanca u shoqërua me flamurin kuqezi dhe një atmosferë elektrizuese në sallë, ndërsa publiku reagoi me duartrokitje dhe brohoritje të shumta. Ekspertët e Eurovisionit e kanë cilësuar Alisin si një nga vokalet më të spikatura të këtij edicioni.
Paraqitja e Shqipërisë në finalen e madhe u konsiderua një moment krenarie për publikun shqiptar dhe një nga performancat më emocionale të natës.
Në episodin më të ri të podcastit “Inside Politics with Anisa”, i ftuar ishte profesori i njohur i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe gjeopolitikës, Alfred Marleku, me të cilin u zhvillua një debat i gjerë dhe aktual mbi zhvillimet globale, sigurinë ndërkombëtare dhe pozicionin e Kosovës në një botë gjithnjë e më të polarizuar.
Ky episod solli një analizë të thelluar të sfidave gjeopolitike që po tronditin botën, duke u fokusuar në ndikimin e luftës në Ukrainë, tensionet në Lindjen e Mesme, rivalitetin mes fuqive të mëdha dhe reflektimin e tyre në Ballkan dhe veçanërisht në Kosovë.
Profesori Marleku foli për sinjalet shqetësuese që po shfaqen në rajon, duke theksuar se Ballkani vazhdon të mbetet një hapësirë me rëndësi strategjike për interesat globale. Ai analizoi ndryshimet në arkitekturën e sigurisë pas luftës në Ukrainë, duke vlerësuar se rajoni po hyn në një periudhë të re sfidash, ku ndikimet politike, ekonomike dhe ushtarake mund të ndihen më fuqishëm se më parë.
Në diskutim u trajtua edhe tensioni mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe mundësia që përshkallëzimi i konflikteve globale të ketë pasoja direkte për Evropën dhe Ballkanin. Profesori Marleku vlerësoi se shtetet e vogla, përfshirë Kosovën, duhet të jenë shumë më të përgatitura institucionalisht për t’u përballur me krizat e reja ndërkombëtare.
Një pjesë e rëndësishme e bisedës iu kushtua politikës së jashtme të Kosovës, sfidave të saj strategjike dhe nevojës për një qasje më të koordinuar në raport me partnerët ndërkombëtarë. U diskutua edhe mbi neutralitetin politik në kohë krizash globale, ku profesori Marleku theksoi se në një botë të polarizuar, aleancat strategjike mbeten jetike për sigurinë dhe stabilitetin.
Po ashtu, në podcast u analizuan çështjet e sigurisë energjetike dhe ekonomike, duke ngritur pyetjen se sa e ekspozuar mbetet Kosova ndaj krizave globale dhe çfarë hapash duhet të ndërmerren për të rritur qëndrueshmërinë institucionale dhe kombëtare.
Podcasti “Inside Politics with Anisa” vazhdon të sjellë diskutime dhe analiza profesionale mbi politikën, shoqërinë dhe zhvillimet globale, duke krijuar një hapësirë reflektimi dhe debati për çështjet më të rëndësishme të kohës.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka hedhur shortin për renditjen e subjekteve politike të certifikuara në fletëvotimin për zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit.
Sipas shortit të tërhequr nga KQZ-ja, Lëvizja Vetëvendosje në fletëvotim do ta ketë numrin 116, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës do të garojë me numrin 125.
Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbajë numrin 113, kurse Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të paraqitet me numrin 128. Ndërkaq, Partia Socialdemokrate në zgjedhje do të garojë me numrin 129.
Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës do të mbahen më 7 qershor të këtij viti.
Sipas të dhënave të KQZ-së, për 120 ulëse në Kuvendin e Kosovës do të garojnë 23 subjekte politike me gjithsej 917 kandidatë.