Botë

Qëllohet për vdekje burri që dogji Kuranin në Suedi

Published

on

Burri që pati nxitur protesta të dhunshme pas djegies së librit të shenjtë Kuranit, është qëlluar për vdekje në Suedi, sipas raportimeve të mediave lokale.

Salwan Momika, 38-vjeçar, raportohet të jetë vrarë në një apartament në Sodertalje të Stokholmit, në pasditen e së mërkurës.

Ai pati nxitur trazira të mëdha pasi pati djegur kopje të Kuranit jashtë xhamisë qendrore të Stokholmit më 2023.

Policia në Stokholm ka thënë përmes një deklarate se pesë persona janë arrestuar pasi një burrë në të 40-at është qëlluar për vdekje përgjatë natës.

Mediat lokale kanë raportuar se Momika ishte kyçur drejtpërdrejt në rrjetet sociale rreth kohës kur është qëlluar.

Momika, irakian që ka jetuar në Suedi, është akuzuar në gusht, bashkë me një tjetër person, për “agjitacion kundër një grupi etnik”, në të paktën katër raste, në verën e vitit 2023.

Vendimi, që ishte paraparë të bëhej publik të enjten, është shtyrë pasi është konfirmuar se “njëri prej të pandehurve ka vdekur”, ka thënë gjykata në Stokholm.

Momika ka organizuar disa herë protesta kundër Islamit, dhe kështu pati nxitur protesta në shumë shtete me shumicë myslimane.

Qeveria suedeze i pati dhënë leje Momikas për protesta, në të cilat ka djegur librin e shenjtë, me arsyetimin se veprimet e tij janë në linjë me ligjet për liri të shprehjes.

Më vonë zyrtarët qeveritarë patën thënë se janë duke shqyrtuar mjete ligjore për moslejim të protestave në të cilat mund të digjen tekste./REL/

Botë

Armëpushimi në Gaza, Rubio: Izraeli ka përmbushur detyrën, Hamasi duhet të çarmatoset

Published

on

By

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, refuzoi të thotë se Izraeli do të kishte nevojë për “leje” nga SHBA për të rifilluar luftimet kundër Hamasit në Gaza, nëse organizata rebele vijon të jetë kërcënim për vendin.

Ai theksoi se plani amerikan për armëpushim ka mbështetje të gjerë rajonale dhe është “më i miri” dhe “i vetmi plan” në tryezë.

Gjatë një konference për shtyp në qendrën e koordinimit të armëpushimit SHBA–Izrael, Rubio u pyet nëse Izraeli mund të rifillojë luftimet në mënyrë të pavarur, në rast se Hamasi riarmatosej ose rigrupohej.

Nuk mendoj se kjo ka të bëjë me leje apo diçka të tillë. Kjo lidhet me faktin që të gjithë jemi të përkushtuar ta bëjmë këtë plan të funksionojë. Nuk ka plan B. Ky është plani më i mirë, i vetmi plan. Është ai që besojmë se mund të ketë sukses, dhe që tashmë është në rrugën drejt suksesit.”, tha Rubio./EO

Continue Reading

Lajmet

Spiropali në Memorialin e Holokaustit: Shqipëria nderohet si e drejtë mes kombeve për shpëtimin e hebrenjve

Published

on

Në ditën e dytë të qëndrimit të saj në Izrael, Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, vizitoi qendrën përkujtimore të Holokaustit “Yad Vashem”, ku është dokumentuar përndjekja dhe vrasja e gjashtë milionë hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Në një postim në rrjetet sociale, Spiropali shkruan se Shqipëria nderohet e vlerësohet si e drejtë mes kombeve, me refuzimin për çnjerëzimin dhe dorëzimin e hebrenjve në duart e persekutorëve.

Ministrja shtoi se akti njerëzor e kombëtar i shpëtimit të hebrenjve është pjesë e trashëgimisë sonë morale dhe historike.

Postimi i Spiropalit:

Jeruzalem – Kudo shkoj, Shqipëria dhe historia jonë më bëjnë të ndihem krenare.

Kështu ndodhi edhe në “Yad Vashem”, në qendrën përkujtimore të Holokaustit, ku është dokumentuar në imtësi e thellësi, një nga kapitujt më të dhimbshëm të historisë njerëzore.

Krenare që Shqipëria nderohet e vlerësohet si e drejtë mes kombeve, me refuzimin për çnjerëzimin dhe dorëzimin e hebrenjve në duart e persekutorëve, duke hapur dyert, shtëpitë dhe zemrat për ta, me një akt njerëzor e kombëtar që sot është pjesë e trashëgimisë sonë morale dhe historike./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Deputetët britanikë alarmojnë për lirinë e medias në Serbi

Published

on

Një grup deputetësh britanikë dhe personalitete të larta publike i kanë dërguar një letër Sekretares së Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Yvette Cooper, ku shprehin shqetësim të thellë për gjendjen e demokracisë dhe lirisë së medias në Serbi.

Ata kanë kërkuar që kjo çështje të ngrihet në nivelin më të lartë gjatë Samitit të Ballkanit Perëndimor në Londër.

Letra e nënshkruar nga deputetë të të gjitha partive politike dhe nga përfaqësues të Parlamentit britanik, përfshirë Tom Tugendhat, Fiona O’Brien të Reporterëve pa Kufij, dhe baroneshën Helena Kennedy, thekson se liria e shtypit në Serbi është në një pikë kthese të rrezikshme.

Në dokument, autorët denoncojnë shtypjen e mospajtimit politik, bastisjet policore ndaj organizatave joqeveritare dhe sulmet e koordinuara ndaj mediave të pavarura, në veçanti ndaj rrjetit United Media, që zotëron televizionet N1 dhe Nova, të vetmet transmetuese të mëdha jo nën kontrollin e qeverisë së presidentit Aleksandar Vuçiq.

Deputeti Tugendhat përmend rastin e incizimit të publikuar nga rrjeti OCCRP, ku drejtues të lartë të Telekom Srbija dhe United Group flasin për strategji për dobësimin e mediave të pavarura.

“Gazetarët e këtyre mediave po përballen me ngacmime të vazhdueshme, sulme fizike dhe fushata shpifjesh”, theksohet në letër.

Sipas nënshkruesve, përpjekjet e qeverisë serbe për të kontrolluar narrativën mediatike dhe për të frenuar opozitën e qytetare janë një kërcënim i drejtpërdrejtë ndaj demokracisë.

“Pa gazetarë të lirë që mund t’u thonë të vërtetën autoriteteve, liritë civile në Serbi janë në rrezik të shkatërrohen”, thuhet në letrën e dërguar Cooperit.

Në fund, deputetët kërkojnë nga qeveria britanike që të përdorë ndikimin e saj diplomatik për të mbrojtur lirinë e medias në Serbi./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

BE-ja dështon të arrijë marrëveshje për përdorimin e aseteve të ngrira ruse për Ukrainën

Published

on

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian nuk arritën marrëveshje për përdorimin e aseteve të ngrira shtetërore të Rusisë, për ta ndihmuar Ukrainën, pasi Belgjika si vendi ku mbahet pjesa më e madhe e këtyre fondeve ngriti shqetësime ligjore dhe teknike.

Në një takim të mbajtur në Bruksel më 23 tetor, udhëheqësit kërkuan nga Komisioni Evropian ta vazhdojë punën për një plan për përdorimin e rreth 140 miliardë eurove nga rezervat e ngrira të Bankës Qendrore të Rusisë, për ta mbështetur Kievin për nevojat e tij ushtarake dhe buxhetore, por disa diplomatë thanë se marrëveshja përfundimtare mbetet ende e paarritshme.

“Udhëheqësit evropianë u zotuan se nevojat financiare të Ukrainës do të mbulohen për dy vjetët e ardhshme”, tha presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, pas samitit.

“Rusia duhet ta marrë këtë mesazh. Ukraina do të ketë burimet financiare që i nevojiten për t’u mbrojtur nga agresioni rus”, shtoi ai.

Costa theksoi se është e mundur të zgjidhen çështjet teknike për të cilat nevojitet sqarim, për ta bërë të mundur përdorimin e aseteve të ngrira ruse, duke nënvizuar se kjo zgjidhje është e arritshme.

Bashkimi Evropian i ngriu rreth 200 miliardë euro nga asetet e Bankës Qendrore të Rusisë pas pushtimit të Ukrainës nga Moska në vitin 2022.

Deri më tani, BE-ja ka përdorur vetëm interesin e krijuar nga këto fonde për të mbështetur Ukrainën në mbrojtjen kundër Rusisë.

Moska paralajmëroi më 23 tetor se çdo veprim me asetet ruse pa pëlqimin e saj është i pavlefshëm nga pikëpamja e së drejtës ndërkombëtare dhe ajo kontraktuale, si dhe do të nxisë përgjigje të dhimbshme.

Blloku evropian e zhvilloi këtë skemë huaje pasi u përball me trysni për të siguruar ndihmë shtesë për Kievin, për shkak se mbështetja amerikane u ngadalësua pas kthimit të Donald Trumpit në pushtet./S.K/EO/

 

Continue Reading

Të kërkuara