Lajmet

​Qalaj bën thirrje që tre zyrtarët policorë të hiqen nga lista e INTERPOL-it

Në seancë plenare, Qalaj përmendi tre zyrtarët policorë për të cilët kërkoi mbrojtje.

Published

on

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj ka bërë thirrje që të hiqen nga lista e INTERPOL-it, tre zyrtarët e njësive elite. Ai tha se të njëjtit në vitin 2019 kishin përdorur forcën e nevojshme për të arrestuar zyrtarin rus të UNMIK-ut.

Në seancë plenare, Qalaj përmendi tre zyrtarët policorë për të cilët kërkoi mbrojtje.

“Qëllimi pse e mora fjalën është që të bëjë thirrje publike si deputet, si qytetar i këtij vendi, shtetit të Kosovës, Qeverisë së Kosovës, Ministrisë së Punëve të Brendshme, partnerëve tanë që të bëjnë të pamundurën që këta policë, majori i Policisë së Kosovës Alban Jetullahu, kapiteni Besart Ahmeti, polici i Njësisë Speciale, Faruk Gashi, janë në listën e Interpol-it dhe ata të hiqen sa më shpejt që është e mundur”, deklaroi ai.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj tha se lajmi për futjen në listën e INTERPOL-it të tre policëve është shqetësues.

“Më 28 maj të vitit 2019 është zhvilluar një operacion policor që ka pasur qëllim luftimin e dukurisë që ishte bërë dukuri e kontrabandës, krimit të organizuar, dhe përfshirjes së disa pjesëtarëve të Policisë së Kosovës dhe disa qytetarëve serbë e shqiptarë në aktivitete kriminale. Hetimet ishin zhvilluar për një kohë të gjatë nga hetuesit e policisë kufitare të PK-së dhe hetuesit e Inspektoratit të Policisë së Kosovës. Në fillim të operacionit u plagosën disa policë, u lënduan disa policë, u dëmtuan veturat e Policisë së Kosovës, mirëpo Policia e Kosovës arriti në atë kohë të zhbllokojë të gjitha rrugët dhe të arrestojë një numër mjaft të madh të invovluar në krim dhe të qytetarëve të cilët kanë qenë të involuar në krim. Në ballë të këtyre forcave kriminale serbe dhe turmave serbe ka qenë një zyrtar i UNMIK-ut nga Rusia dhe një zyrtar lokal i UNMIK-ut nga komuniteti serb. Të cilët i kanë prirë turmës kundër Policia së Kosovës duke i keqpërdorur imunitetin që kanë pasur në misionin e Kombeve të Bashkuara. Dhe për më keq, nga vetura e UNMIK-ut është nxjerr një pajisje që ka shërbyer për prerje të drunjve, të cilat janë hedhur në barrikada në rrugën kryesore që shpie për në Zubin Potok. Zyrtari rus i Kombeve të Bashkuara ka refuzuar që të legjitimohet dhe ishte barrikaduar në veturë”, deklaroi ai.

Ai theksoi se zyrtari rus më pas ishte shpallur non-grata nga qeveria, e cila drejtohej nga Ramush Haradinaj.

“Ata kanë marrë udhëzime nga dhoma komanduese se si të veprojnë. Policët që sot janë në listën e INTERPOL-it kanë përdorur forcën e nevojshme, forcën e arsyeshme, forcën e domosdoshme dhe proporcionale për të zbatuar ligjin. Dhe normalisht kanë arrestuar, identifikuar zyrtarin, i cili ka qenë zyrtar i UNMIK-ut apo i kombit rus”, shtoi ai.

Lajmet

​Skuadra e Serie-A shkarkon trajnerin

Published

on

Fiorentina e ka shkarkuar Stefano Piolin pas një humbjeje kundër Lecces, e cila e la ekipin në fund të tabelës së Serie A pa fitore, katër pikë, shtatë gola të shënuar dhe 16 të pësuar.

Trajneri i të rinjve Daniele Galloppa do të marrë përkohësisht përsipër detyrën, por kërkimi për një pasardhës të përhershëm do të fillojë menjëherë, ndërsa klubi kërkon të shmangë betejën për rënie nga kategoria.

“ACF Fiorentina mund të konfirmojë se Stefano Pioli është shkarkuar nga detyrat e tij si trajner i ekipit të parë”, thuhet në një deklaratë të klubit. “Klubi dëshiron ta falënderojë atë dhe stafin e tij për profesionalizmin e treguar gjatë kohës së tyre në Fiorentina.”

Daniele Galloppa do të marrë përkohësisht drejtimin e ekipit të parë, duke filluar nga seanca stërvitore e kësaj pasditeje.

Fitues i kampionatit të Serie A në sezonin 2021/22 me Milanin, Pioli ka përjetuar një rënie të ndjeshme në performancë dhe rezultate vitet e fundit.

Në vitin 2024, ai u punësua nga klubi saudit Al-Nassr, ku luajti Cristiano Ronaldo , por pati pak sukses në Arabinë Saudite./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

KDI: Presidentja të ofrojë transparencë dhe qartësi për procesin e caktimit të mandatarit

Published

on

By

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka kërkuar nga Presidentja e vendit që të sigurojë transparencë dhe qartësi në procesin e caktimit të mandatarit për formimin e Qeverisë, pas dështimit të votimit në Kuvend më 26 tetor.

Sipas KDI-së, Presidentja ka obligim që deri nesër, brenda afatit dhjetëditor të përcaktuar me nenin 95.4 të Kushtetutës, të zhvillojë konsultime me të gjitha partitë parlamentare për të vlerësuar mundësinë reale të krijimit të një shumice të re qeverisëse dhe shmangien e zgjedhjeve të reja.

KDI thekson se hapat e Presidentes duhet të jenë të arsyeshëm dhe transparentë, përfshirë publikimin e kritereve që do të udhëheqin vlerësimin e “gjasës më të madhe për formim të shumicës” dhe mënyrën e verifikimit të mbështetjes në Kuvend.

Sipas institutit, këto kritere janë thelbësore për të garantuar paanshmëri dhe respektim të rendit kushtetues, si dhe për të ruajtur besimin publik në institucionet demokratike./EO

Continue Reading

Lajmet

​Dybala mungon një muaj

Published

on

Sulmuesi argjentinas Paulo Dybala do të mungojë të paktën për një muaj pas dëmtimit muskulor që pësoi në ndeshjen kundër Milanit të dielën.

Sipas Sky Sport Italia, ekzaminimet mjekësore kanë zbuluar një dëmtim të shkallës në bicepsin femoris të majtë. “La Gazzetta dello Sport” shkruan se ai do të humbasë pesë ndeshjet e ardhshme të Romës.

Dybala pritet të mungojë në takimet kundër Rangers, Udinese, Cremonese, Midtjylland dhe, me shumë mundësi, Napoli.

Trajneri Gian Piero Gasperini shpreson ta ketë sulmuesin gati më 30 nëntor kundër Napolit, por rikthimi i tij duket më i mundshëm në ndeshjen ndaj Cagliarit më 7 dhjetor./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Ndalohet importi i shpezëve dhe produkteve të tyre nga Italia

Published

on

By

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës (AUV) ka njoftuar se ndalon përkohësisht importin e shpezëve, kafshëve të gjalla dhe produkteve të tyre me origjinë nga zonat e infektuara të Italisë.

Vendimi vjen pas raportimeve të Organizatës Botërore për Shëndetin e Kafshëve (WOAH) dhe Komisionit Evropian, të cilat konfirmojnë përhapjen e gripit të shpezëve (Avian Influenza – H5N1) në rajonet Emilia-Romagna dhe Lombardia.

Sipas AUV-së, importet lejohen vetëm nëse produktet vijnë nga ferma të pa prekura, të paktën 50 kilometra larg zonave të infektuara. Ndalesa hyn në fuqi menjëherë dhe do të qëndrojë aktive deri në një vlerësim të ri të situatës.

AUV njofton se po e monitoron nga afër situatën dhe do të informojë publikun dhe bizneset për çdo zhvillim të ri./EO

Continue Reading

Të kërkuara