Sport

Puyol ka një kërkesë për Barcelonën, dëshiron rikthimin e ish-sulmuesit në “Camp Nou”

Në 108 paraqitje për Arsenalin, Alexis ka shënuar 20 gola dhe ka asistuar në 23.

Published

on

Alexis Sanchez është sugjeruar të rikthehet në Barcelonë nga legjenda e klubit Carles Puyol. Sulmuesi kilian kaloi tre vjet me gjigantin e La Ligas përpara se të bashkohej me Arsenalin në Premier Ligë.

Sanchez u bë shpejt i preferuari i tifozëve të Arsenalit, ndërsa pas aventurës me “Topçinjtë”, ai kaloi në Manchester United, ku kishte një sezon e gjysmë jo të mirë para se të huazohej te Interi, i cili më pas e transferoi atë në formë të përhershme falas.

33-vjeçari nuk ka qenë në gjendje të rimarrë formën që tregoi me Arsenalin te Interi, pavarësisht se është ndër lojtarët më të paguar në ligë. Në 108 paraqitje për gjigantët e Serisë A, Alexis ka shënuar 20 gola dhe ka asistuar në 23.

Me vetëm një vit të mbetur në kontratën e tij, dhe Interi i etur për ta lënë atë të largohet, ai është lidhur me një rikthim te Barcelona.

Sanchez ka marrë një vulë miratimi nga një prej legjendave më të mëdha të Barcelonës, Puyol, i cili e cilësoi Alexis si një nga lojtarët më të talentuar me të cilët ka luajtur.

Nuk varet nga unë, por unë do të doja që Alexis të kishte mundësinë të luante përsëri për Barcelonën”, tha Puyol për “SPORT”.

Përveçse është shumë profesionist, ai është një nga lojtarët më të talentuar me të cilët kam luajtur ndonjëherë. Gjërat në këto ekipe ku ka kaq shumë konkurrencë nuk janë kurrë të lehta. Por me punë dhe disiplinë jam i bindur se ai mund të bëjë një paraqitje të shkëlqyer në klubin që përfaqëson. I uroj atij më të mirën dhe për mua skuadra më e mirë është Barcelona, kështu që kjo është përgjigja”, shtoi më tej Puyol.

Alexis iu ofrua Barcelonës në merkaton aktuale verore, por klubi me sa duket hodhi poshtë mundësinë për ta nënshkruar atë pasi ka transferuar Raphinhan dhe Robert Lewandowskin në departamentin e sulmit dhe gjithashtu kanë rinovuar kontratën e Ousmane Dembeles.

“Nerazzurrët” janë aq të dëshpëruar për t’u ndarë me Alexis, sa thuhet se i kanë ofruar katër milionë euro për t’i dhënë fund kontratës, por kiliani nuk e pranoi ofertën.

Sport

Dardanet U19 gati për sfidat kualifikuese në Evropian

Published

on

By

Albina Rrahmani ka publikuar listën e futbollisteve të ftuara për Kombëtaren U19 të Kosovës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.

Dardanet e reja gjatë këtij muaji do të përballen me Moldavinë, Lituaninë dhe Ishujt Faroe.

Ndeshjet do të zhvillohen në Kaunas, në kuadër të Grupit 2 të Ligës B.

Continue Reading

Sport

Spalletti zgjat qëndrimin te Juventusi deri më 2028, e ardhmja e Zhegrovës në dyshim

Published

on

By

Juventus FC ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me trajnerin Luciano Spalletti deri më 30 qershor 2028, duke i dhënë stabilitet projektit afatgjatë të klubit torinez.

Lajmi është bërë i ditur të premten nga drejtuesit e klubit, ku shefi ekzekutiv Damien Comolli ka theksuar rëndësinë e këtij vendimi. Sipas tij, Spalletti ka pasur ndikim të menjëhershëm pozitiv te skuadra, klubi dhe komuniteti, duke dëshmuar se është personi i duhur për të udhëhequr Juventusin drejt objektivave të mëdha. Ai shtoi se stili ambicioz i lojës dhe vlerat e trajnerit përputhen plotësisht me identitetin e klubit dhe pritjet e tifozëve.

Spalletti, një nga emrat më të njohur të futbollit italian, mori drejtimin e Juventusit më 30 tetor të vitit të kaluar, duke zëvendësuar Igor Tudor. Më herët ai ka drejtuar edhe kombëtaren e Italisë, si dhe klube të mëdha si Napoli, Inter, Roma dhe Zenit St. Petersburg, duke ndërtuar një karrierë të pasur në Itali dhe jashtë saj.

Trajneri 67-vjeçar u ka komunikuar fillimisht vendimin lojtarëve, duke theksuar se skuadrën e presin sfida të rëndësishme, por ai mbetet i bindur në potencialin e grupit për të arritur suksese. Nën drejtimin e tij, Juventusi ka regjistruar 17 fitore në 31 ndeshje, me gjashtë humbje dhe tetë barazime.

Ndërkohë, situata e Edon Zhegrova mbetet e paqartë. Sulmuesi kosovar nuk po gjen hapësirë të mjaftueshme në formacion, pasi Spalletti, ashtu si edhe paraardhësi i tij, po e lë kryesisht në stol, duke ngritur pikëpyetje për rolin e tij në të ardhmen te “Zonja e Vjetër”.

Continue Reading

Sport

Baldini merr drejtimin e përkohshëm të Italisë pas dorëheqjes së Gattusos

Published

on

By

Silvio Baldini do të marrë përkohësisht drejtimin e kombëtares së Italy national football team për ndeshjet miqësore të muajit qershor, ka njoftuar Federata Italiane e Futbollit.

Baldini, i cili aktualisht është edhe përzgjedhës i Italisë U21, është emëruar si zgjidhje e përkohshme pas dorëheqjes së Gennaro Gattuso. Largimi i Gattusos erdhi pas dështimit të Italisë për t’u kualifikuar në Kupën e Botës, pasi “Azzurrët” u mposhtën në finalen e plejofit nga Bosnjë-Hercegovina.

Italia do të zhvillojë dy ndeshje miqësore në qershor, fillimisht ndaj Luxembourg national football team më 3 qershor dhe më pas kundër Greece national football team katër ditë më vonë.

Ndërkohë, emërimi i përzgjedhësit të ri të përhershëm pritet të bëhet pas zgjedhjeve të Federatës Italiane të Futbollit, të planifikuara për 22 qershor. Kriza në futbollin italian është thelluar edhe më tej, pasi edhe presidenti i federatës, Gabriele Gravina, ka dhënë dorëheqje pas këtij dështimi të madh.

Continue Reading

Sport

Dy duele interesante në La Liga dhe Bundesliga

Published

on

By

Sot pritet të zhvillohen dy ndeshje interesante në kampionatet kryesore evropiane, me vëmendjen kryesore në La Liga dhe Bundesliga.

Në Spanjë, në La Liga, do të përballen Real Madrid dhe Girona FC, një ndeshje që pritet të sjellë intensitet të lartë, pasi Real Madrid kërkon të ruajë pozitat në garën për titull, ndërsa Girona synon të vazhdojë formën e mirë dhe të surprizojë një nga ekipet më të forta në Evropë.

Ndërkohë në Gjermani, në Bundesliga, do të luajnë FC Augsburg kundër TSG Hoffenheim, një duel ku të dy skuadrat kërkojnë pikë të rëndësishme për renditjen në tabelë, në një kampionat gjithmonë shumë konkurrues dhe me ritëm të lartë.

Continue Reading

Të kërkuara