Lajmet

Putin thotë se sanksionet mund të kenë ndikim “negativ” në Rusi

Kështu deklaroi ai në një takim.

Published

on

Presidenti rus, Vladimir Putin deklaroi të mërkurën se sanksionet ndërkombëtare të vendosura pas pushtimit rus të Ukrainës mund të kenë pasoja “negative”, pas disa muajsh këmbënguljeje që Moska të përshtatet me realitetin e ri ekonomik.

“Sanksionet e vendosura kundër ekonomisë ruse në afat të mesëm mund të kenë një ndikim negativ në të”, tha Putin në një takim./UBTNews/

Aktualitet

​MPJD jep detaje nga arrestimi i Lulzim Halilit në Serbi

Published

on

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës njofton se Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi është njoftuar mbrëmjen e 22 korrikut për arrestimin e shtetasit të Republikës së Kosovës, Lulzim Halili.

Sipas informacioneve të pranuara, Halili është ndaluar nga autoritetet serbe në afërsi të qytetit Svilajnac, rreth 100 kilometra nga Beogradi dhe është dërguar menjëherë në mbajtje në Stacionin Policor të këtij qyteti.

Zyra Ndërlidhëse ka tentuar të konfirmojë arrestimin përmes kontaktit me Stacionin Policor në Svilajnac rreth orës 23:00 mbrëmë, mirëpo zyrtari policor kujdestar ka refuzuar të ofrojë detaje mbi rastin.

Zyra Ndërlidhëse i ka adresuar një kërkesë zyrtare Qeverisë së Serbisë, përmes Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë dhe me njoftim paralel për Delegacionin e Bashkimit Evropian në Serbi, për të konfirmuar zyrtarisht arrestimin dhe për të marrë informata shtesë lidhur me rastin. Deri më tani, nuk kemi pranuar përgjigje nga pala serbe.

Gjithashtu, Zyra Ndërlidhëse ka njoftuar për këtë rast misionet diplomatike të vendeve të QUINT-it të akredituara në Serbi si dhe Delegacionin e Bashkimit Evropian.

Sapo të konfirmohet nëse Halili do t’i nënshtrohet masës së paraburgimit dhe do të iniciohet procedurë penale ndaj tij, Zyra Ndërlidhëse do të parashtrojë kërkesë zyrtare për vizitë në Qendrën e Mbajtjes dhe për çdo zhvillim të mëtejmë rreth këtij rasti MPJD do të informojë publikun me kohë.

MPJD u bën thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës të shmangin udhëtimet dhe kalimet transite përmes territorit të Serbisë, për shkak të rrezikut të shtuar për ndalime dhe arrestime arbitrare nga autoritetet serbe.

Continue Reading

Aktualitet

​Ndalohen katër të dyshuar për keqpërdorim detyre në Gjakovë

Published

on

Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit Prizren, ka ndërmarrë veprime hetimore sipas autorizimit të prokurorit të shtetit, mbi dyshimet se zyrtarë nga Drejtoria e Urbanizmit dhe Drejtoria për Gjeodezi dhe Kadastër në Gjakovë, kanë mundësuar kundërligjshëm bartjen e pronave në pronësi të personave të tretë.

Pas një mori veprimesh hetimore, të kryera në koordinim me prokurorin e shtetit, janë siguruar dëshmi që mbështesin dyshimin se dy meshkuj dhe dy femra nga Drejtoria e Urbanizmit dhe Drejtoria e Kadastrës e Gjakovës. Dyshohet se me veprimet e tyre në vitet 2018 dhe 2019, kanë lëshuar kundërligjshëm pëlqimet dhe vendimet për parcelizimin dhe bartjen e pronave te personat e tretë, pa dijeninë dhe autorizimin e pronarëve legjitimë, raporton KosovaPress.

Personat e dyshuar janë intervistuar në prezencën e mbrojtësve të tyre, ndaj tyre është iniciuar rasti keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe me aktvendim të prokurorit, të katër të dyshuarit janë ndaluar deri në 48 orë.

Continue Reading

Lajmet

​Calhanoglu: Jam i Interit dhe dua të fitoj trofe këtu

Published

on

Hakan Calhanoglu ka konfirmuar besnikërinë ndaj Interit, duke hedhur poshtë zërat për një largim të mundshëm drejt Turqisë. Mesfushori turk është rikthyer në stërvitje në Appiano Gentile pas dëmtimit të pësuar në Shtetet e Bashkuara dhe deklaroi se ndjehet në formë të mirë dhe i motivuar për sezonin e ri.

“Pushimet nuk ishin të lehta për shkak të spekulimeve, por jam i lumtur që jam kthyer dhe dua të punoj fort për Interin,” tha Calhanoglu. “Unë jam një lojtar i Interit dhe gjithmonë kam thënë se dua të vazhdoj këtu. Qëllimi im është të fitoj trofe.”, tha ai.

Duke folur edhe për marrëdhënien me kapitenin Lautaro Martinez, Calhanoglu theksoi se “gjithçka është sqaruar” pas deklaratave të mëparshme dhe se janë “profesionistë dhe të pjekur”.

Agjenti i tij kishte mohuar më parë zërat për një kalim te Galatasaray apo Fenerbahce, ndërsa vetë lojtari shprehu dëshirën për të rinovuar dhe vazhduar projektin me zikaltrit.

 

Continue Reading

Lajmet

​UEFA delegon sërish një gjyqtar kosovar në një ndeshje evropiane

Published

on

Gjyqtari nga Kosova, Visar Kastratit i është besuar detyra për të ndarë drejtësinë në ndeshjen Hibernians – Spartak Trnava, në kuadër të raundit të dytë të garës UEFA Conference League.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin Tony Bezzina në Paola të Maltës, ku Kastratin do ta asistojnë Besnik Morina dhe Granit Hyseni. Gjyqtar i katërt do të jetë Alban Shala.

Kjo ndeshje do të luhet të enjten, më 24 korrik, me fillim në orën 18:00.

 

Continue Reading

Të kërkuara