Lajmet

Putin së shpejti mund të shpallë kandidaturën për zgjedhjet 2024

Nëse kjo ndodhë, atëherë Putini mund të qëndrojë në pushtet deri në vitin 2030.

Published

on

Kommersant, një nga gazetat më të respektuara të Rusisë, po raporton se Presidenti Vladimir Putin mund të shpallë që në nëntor, planin e tij për të kandiduar në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.

Nëse kjo ndodhë, atëherë Putini mund të qëndrojë në pushtet deri në vitin 2030, kur ai të jetë 77 vjeç. Deri atëherë ai do të ishte në pushtet si president ose kryeministër për më shumë se tre dekada.

I pyetur për raportin, zëdhënësi i qeverisë ruse Dmitry Peskov tha se ai nuk dinte asgjë për një plan për të shpallur ofertën e Putinit në nëntor.

“Unë nuk di asgjë për fushatën presidenciale të shpallur zyrtarisht në nëntor”, u tha Peskov gazetarëve. “Unë nuk kam një informacion të tillë. Nuk kam asgjë më shumë për të shtuar”./UBTNews/

Lajmet

Rektori Hajrizi në vizitë zyrtare në Itali

Published

on

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, po qëndron për një vizitë zyrtare në Itali, ku do të zhvillojë një sërë takimesh dhe aktivitetesh me institucione universitare, organizata qeveritare, kompani dhe partnerë të tjerë me qëllim zgjerimin e bashkëpunimeve ndërkombëtare dhe promovimin e arsimit, shkencës, inovacionit dhe ndërmarrësisë ndërmjet UBT-së, Institucioneve të Kosovës dhe Italisë.

Në të njejtën ai po merr pjesë në Konferencën më të madhe të Teknologjisë për Mbrojtje dhe Siguri në Evropë.

Continue Reading

Lajmet

Dy armë zjarri u gjetën në vendin ku ndodhi vrasja e dyfishtë në Gollubovc

Published

on

Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë për vrasjen e dyfishtë në fshatin Gollubovc të Malishevës.

Në njoftimin për media thuhet se në vendin e ngjarjes ishin gjetur dy armë zjarri.

“Njësitë e nevojshme policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe, gjatë ekzaminimit, janë gjetur dhe sekuestruar dy armë zjarri që dyshohet të jenë përdorur në këtë rast. Në koordinim me Prokurorin e Shtetit, janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për ndriçimin e plotë të rastit dhe identifikimin e të dyshuarit”, thuhet në njoftimin e Policisë./S.K/PK/

Continue Reading

Lajmet

​Skandal në futbollin turk: Arrestohen 17 gjyqtarë dhe një president klubi

Published

on

Prokurorët turq kanë urdhëruar arrestimin e 21 personave, mes tyre 17 gjyqtarë dhe presidenti i një klubi të Super Ligës, si pjesë e një hetimi për baste të paligjshme në ndeshje futbolli.

Hetimi vjen pas vendimit të Federatës Turke të Futbollit (TFF) javën e kaluar për të pezulluar 149 gjyqtarë dhe asistentë, pasi u zbulua se shumë prej tyre kishin llogari bastesh. Sipas agjencisë shtetërore Anadolu, deri tani janë ndaluar 18 prej tyre.

Zyra e prokurorit të Stambollit tha se gjyqtarët dhe zyrtarët e dyshuar akuzohen për manipulim rezultatesh dhe shpërdorim detyre. Një ish-pronar klubi dhe një ish-president i një shoqate futbolli janë gjithashtu nën hetim.

Presidenti i TFF-së, Ibrahim Haciosmanoglu, e quajti rastin “një krizë morale për futbollin turk”. Hetimi i federatës zbuloi se mbi gjysma e gjyqtarëve aktivë në ligat turke kishin llogari bastesh, ndërsa disa prej tyre kishin vendosur baste mijëra herë./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Arrestohet i dyshuari për vrasjen e dy vëllezërve në Malishevë

Published

on

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se është arrestuar personi i dyshuar A.I lidhur me rastin e vrasjes së dyfishtë të ndodhur në fshatin Golluboc, Komuna e Malishevës për vrasjen e dy vëllezërve, D.M dhe N.M para shtëpisë së tyre.

I njëjti bëhet e ditur se ka qenë më parë kishte qenë në arrati, kurse sot rreth orës 06:30 atë e kishin gjetur zyrtarët policorë derisa fshihej në shtëpi të pabanuara në një fshat aty pranë, në Pllaçicë.

Policia kishte rënë në gjurmët e tij, dhe e kishin arrestuar, i njëjti ishte i lënduar dhe pas arrestimit e kanë dërguar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë.

Pas ndihmës mjekësore që mori në QKMF-në në fjalë u dërgua për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Sipas Prokurorisë, lidhur me rastin, Policia e Kosovës, në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme.

Brenda afatit të paraparë ligjor, ndaj të dyshuarit A.I., do të paraqitet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën kompetente./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara