Aktualitet

Putin paralajmëron se trazirat dhe revolucionet nuk do të lejohen

Trazirat në Kazakistan e kanë ngritur botën në këmbë për ditë të tëra.

Published

on

Rusia ka dërguar trupat e saj atje me kërkesë të presidentit të Kazakistanit. Presidenti Putin dërgoi një paralajmërim të qartë.

Presidenti Vladimir Putin thotë se Rusia dhe aleanca ushtarake e CSTO-së, të cilën e drejton ai, nuk do të lejojnë asnjë destabilizim apo “revolucione me ngjyra” në shtetet e ish-Bashkimit Sovjetik. Kreu i shtetit rus e nënvizoi këtë duke pasur parasysh protestat masive, ndonjëherë të dhunshme, në Kazakistan në një video-konferencë të organizuar nga “Organizata e Traktatit për Sigurinë Kolektive” (CSTO). Kur foli për revolucionet me ngjyra, Putini iu referua kryengritjeve në ish-shtetet sovjetike në dekadat e fundit. Protestat në Ukrainë kundër qeverisjes pro-ruse në 2013/2014 quheshin si “Revolucioni Portokalli”.

Russland Putin bei der Videokonferenz der OVKS zur Krise in Kasachstan

Trazirat e fundit në Kazakistan nuk ishin përpjekja e parë e ndoshta as e fundit nga jashtë për të ndërhyrë në rajon, theksoi Putin. Ushtarët rusë u vendosën në Kazakistan për të parandaluar grupet e armatosura që të minonin pushtetin e qeverisë atje, tha Putin. Trazirat buronin nga forcat shkatërruese të brendshme dhe të jashtme. Ata që rrokën armët kishin qëllime të ndryshme nga ata që protestuan fillimisht kundër rritjes së çmimit të karburantit.

Ushtarët rusë të dërguar atje nuk do të qëndrojnë përgjithmonë në vendin fqinj, siguroi presidenti. Ata do të tërhiqen sapo të përfundojnë detyrën e tyre. Me kërkesë të presidentit të Kazakistanit Kassym-Shomart Tokayev, aleanca CSTO ka dërguar 2.500 ushtarë në vendin e Azisë Qendrore. Përveç Rusisë dhe Kazakistanit, aleanca përfshin Bjellorusinë, Armeninë, Kirgistanin dhe Taxhikistanin.

“Tentativa për grusht shteti”

Në video-konferencë, presidenti Tokayev i përshkruan protestat e dhunshme në vendin e tij si një “grusht shteti në tentativë”, të cilin ata e kanë evituar. Kishte pasur sulme të planifikuara dhe të koordinuara në ndërtesat e autoriteteve rajonale, thonë autoritetet. Tani rendi është rivendosur. Por kërkimet për “terroristët” vazhdojnë. Në mesin e sulmuesve ishin gjithashtu edhe ekstremistët islamikë të trajnuar jashtë vendit. Tokaev siguroi se forcat kazake të sigurisë nuk do të “qëllonin kurrë” demonstruesit paqësorë.

Ish-republika sovjetike, e cila kufizohet me Rusinë dhe Kinën, ishte tronditur ditët e fundit nga përleshjet e paprecedenta midis demonstruesve dhe forcave të sigurisë. Protestat, të cilat fillimisht u drejtuan kundër rritjes së çmimit të gazit, u zgjeruan në marshime proteste në të gjithë vendin kundër qeverisë. Përveç demonstratave paqësore, pati edhe trazira të dhunshme, veçanërisht në metropolin Almaty. Tokayev kishte fajësuar “terroristët” të trajnuar jashtë vendit për trazirat dhe lëshoi ​​një urdhër për të qëlluar demonstruesit pa paralajmërim.

Russland Kasachstan I CSTO-Friedenstruppen

Konfuzioni rreth numrit të viktimave të trazirave vazhdon. Tokayev tha se u vranë 16 pjesëtarë të forcave të sigurisë. Por nuk sqaroi sa civilë janë vrarë. Televizioni shtetëror foli për më shumë se 160 viktima të dielën, duke cituar Ministrinë e Shëndetësisë. Ky mesazh u fshi pas pak kohe, pa dhënë ndonjë arsye. Qindra njerëz u plagosën gjithashtu. Sipas autoriteteve, rreth 8.000 njerëz, duke përfshirë shumë shtetas të huaj, janë arrestuar deri tani.DW

Continue Reading

Vendi

UBT nis bashkëpunim ndërkombëtar me Liberty University për “Virtual NATO Simulation”

Published

on

By

Është mbajtur takimi i parë online i punës që shënon nisjen e një bashkëpunimi të rëndësishëm akademik ndërkombëtar në kuadër të aktivitetit “Virtual NATO Simulation”, i cili për herë të parë po zhvillohet në Kosovë me përfshirjen e studentëve të University for Business and Technology.

Ky projekt inovativ synon të sjellë një përvojë të drejtpërdrejtë të proceseve vendimmarrëse dhe diplomatike në kuadër të NATO, përmes një simulimi virtual që përfshin role të nivelit të lartë politik, diplomatik dhe të sigurisë.

Në kuadër të këtij simulimi, me iniciativë të Dekanes së Fakultetit Shkenca Politike në UBT, dy grupe studentësh, do të përfaqësojnë shtete anëtare të NATO-s përmes formatit role play. Njëri grup do të simulojë rolin e Turqia, ndërsa grupi tjetër atë të Italia, duke u angazhuar në diskutime dhe vendimmarrje që pasqyrojnë realitetin e sfidave të sigurisë ndërkombëtare.

Përmes këtij angazhimi, studentët do të përjetojnë nga afër dinamikën e negociatave, koordinimit institucional dhe diplomacisë shumëpalëshe.

Ky bashkëpunim po realizohet në partneritet me Liberty UniversityShtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe me universitete të tjera të rajonit, duke krijuar një hapësirë të përbashkët akademike për shkëmbim përvojash, njohurish dhe praktikash ndërkombëtare.

Virtual NATO Simulation u ofron studentëve një qasje praktike dhe ndërvepruese ndaj çështjeve të sigurisë globale, duke zhvilluar aftësi konkrete në analizë strategjike, komunikim institucional dhe bashkëpunim ndërkombëtar.

Takimi i parë online përbën hapin fillestar të një rrugëtimi të ri për UBT-në dhe studentët e saj, duke e pozicionuar Kosovën në një platformë aktive të bashkëpunimit akademik ndërkombëtar dhe duke dëshmuar rolin në rritje të institucioneve vendore në nisma që ndërlidhin arsimin e lartë me realitetet globale.

Continue Reading

Vendi

Profesoresha e Fakultetit të Medias dhe Komunikimit në UBT, Xhevahire Millaku pjesë e konferencës shkencore në Universitetin e Bolonjës

Published

on

By

Profesoresha e Fakultetit të Medias dhe Komunikimit në UBT, Xhevahire Millaku mori pjesë në një konferencë shkencore ndërkombëtare të organizuar nga Universiteti i Bolonjës, në bashkëpunim me disa universitete shqiptare.

I themeluar në vitin 1088, Universiteti i Bolonjës konsiderohet universiteti më i vjetër në botë dhe një ndër institucionet më të rëndësishme të arsimit të lartë në Evropë, me një traditë të gjatë akademike dhe kërkimore.

Konferenca, e mbajtur më 19 dhe 20 shkurt 2026, kishte për temë kryesore: “Arbëreshët e Italisë, një qytetërim midis dy brigjeve të Adriatikut” (The Arbëreshë of Italy, a civilization between the two shores of the Adriatic Sea).

Gjatë dy ditëve të zhvillimit të saj, studiues nga fusha të ndryshme trajtuan aspekte historike, kulturore, gjuhësore dhe identitare të komunitetit arbëresh, duke theksuar rolin e tyre në ndërlidhjen mes Shqipërisë dhe Italisë.

Në kuadër të kësaj konference, Prof. ass. dr. Xhevahire Millaku prezantoi kumtesën me temë: “Gjuha dhe arti diplomatik e letrar i Ismail Kadaresë në studimet italiane”.

Në paraqitjen e saj, ajo trajtoi dimensionin gjuhësor dhe estetik të veprës së shkrimtarit të njohur shqiptar Ismail Kadare, duke u ndalur në mënyrën se si krijimtaria e tij është studiuar dhe interpretuar në qarqet akademike italiane, si dhe në rolin që ajo ka luajtur në ndërtimin e urave kulturore ndërmjet dy vendeve.

Continue Reading

Vendi

Pjesëmarrje rekord në Testin Provues të Arritshmërisë të organizuar nga UBT International Smart Schools: Mbi 1,500 nxënës nga e gjithë Kosova

Published

on

By

UBT International Smart Schools organizoi me sukses edicionin e dytë të Testit Provues të Arritshmërisë, me mbi 1,500 nxënës të klasave të 9-ta nga e gjithë Kosova që morën pjesë. Ky test, i vetmi i këtij lloji në vend, ka për qëllim vlerësimin gjithëpërfshirës të njohurive të nxënësve dhe do t’u ofrojë atyre që kanë sukses mundësinë për të fituar bursa shkollimi nga 25% deri në 100% në UBT International Smart Schools.

Testi u zhvillua online dhe pa pagesë, duke mundësuar pjesëmarrje të lehtë nga çdo vend. Ai u nda në katër pjesë kryesore:

  • Gjuhët dhe Komunikimi – Gjuhë Shqipe dhe Gjuhë Angleze
  • Shkencat e Natyrës – Biologji, Kimi dhe Fizikë
  • Shkencat Shoqërore – Histori dhe Gjeografi
  • Matematika dhe Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit (TIK)

Ky test provues ishte një mundësi unike për nxënësit që të testojnë njohuritë e tyre dhe të hapin rrugën drejt një arsimi cilësor, inovativ dhe ndërkombëtar. Pjesëmarrja rekord e mbi 1,500 nxënësve tregon interesin e madh të të rinjve për të zhvilluar potencialin e tyre akademik dhe për të përfituar nga mundësitë e bursave të ofruara.

UBT International Smart Schools falënderon të gjithë nxënësit dhe prindërit për besimin dhe pjesëmarrjen, duke theksuar se përkushtimi ndaj arsimit dhe inovacionit mbetet prioritet kryesor i institucionit.

Për më shumë informacione mbi programet dhe mundësitë e tjera të UBT International Smart Schools, mund të kontaktoni në 046 332 233.

Continue Reading

Lajmet

Fatlume Bunjaku nderohet me çmimin “European Shooting Star” në Berlinale

Published

on

By

Aktorja shqiptare nga Kosova, Fatlume Bunjaku, është shpallur fituese e çmimit prestigjioz European Shooting Stars në kuadër të Berlinale, duke shënuar një arritje të jashtëzakonshme për kinematografinë shqiptare dhe atë ballkanike në skenën ndërkombëtare. Ky program, i organizuar çdo vit nga European Film Promotion në bashkëpunim me Berlinalen, konsiderohet një nga platformat më prestigjioze për promovimin e aktorëve evropianë me potencial për një karrierë ndërkombëtare të suksesshme.

Juria e këtij edicioni përbëhej nga emra të njohur të botës së filmit, përfshirë regjisorin fitues të Oscar-it, Danis Tanović, aktoren Danica Ćurčić, kritiken e filmit Leila Latif, regjisoren Jo Monteiro dhe producentin Jacques-Henri Bronckart. Sipas vlerësimit të tyre, Bunjaku lë një gjurmë të pashlyeshme te shikuesi, duke shfaqur një prezencë të fuqishme në ekran dhe një thellësi emocionale mbresëlënëse. Juria theksoi se talenti dhe angazhimi i saj e bëjnë atë një aktore me potencial të jashtëzakonshëm.

Përveç suksesit në film, Fatlume Bunjaku njihet edhe si profesoreshë në Fakultetin e Arteve Dramatike në UBT, ku ndan eksperiencën dhe pasionin e saj me studentët, duke i frymëzuar ata drejt karrierave në art dhe aktrim. Prania e saj si “Shooting Star” në Berlinale u cilësua si një moment historik jo vetëm për Kosovën dhe Shqipërinë, por për të gjithë rajonin e Ballkanit.

Gjatë ceremonisë, Bunjaku tërhoqi vëmendjen e agjentëve dhe regjisorëve ndërkombëtarë, jo vetëm për interpretimin e saj bindës, por edhe për qasjen modeste dhe të ngrohtë. Në fjalimin e saj, ajo bëri thirrje që industria globale e filmit të vlerësojë kineastët e Ballkanit, duke theksuar potencialin e madh të rajonit dhe nevojën për më shumë mundësi dhe bashkëpunime ndërkombëtare.

Aktorja u nominua në këtë program për filmin Hana, me regji nga Ujkan Hysaj, ku interpreton rolin suportues të Mrikës. Ky vlerësim i hap rrugë prezantimit të saj në një nga skenat më të rëndësishme të kinematografisë botërore dhe shënon një kapitull të ri krenarie për artin shqiptar në nivel evropian dhe global.

Continue Reading

Të kërkuara